-
Gjethja ëndërrimtare
Një gjethe e verdhë pa rënë nga dega
nis e u thotë shoqeve të veta:
- “Jo, s’dua të këputem, të bie në tokë,
t’më mbledhin me fshesë, t’më hedhin në shportë”.
- “Dimrit e vetme, çfarë do bësh pastaj?
I thanë shoqet tjera nga toka asaj.
- “Dua të qëndroj deri në pranverë,
ta gëzoj pranverën n’mot edhe një herë”.
- “Kjo që thua ti, është e padëgjuar,
e papërsëritshme, gjë shumë e ngatërruar.
Ne të sojit tonë çelim edhe biem,
asnjëherë dimrin nuk e kapërcyem”.
- “Kjo është fjala ime, e gjethes së fortë,
dua të qëndroj dhe jo të bëhem trok…”.
Ende pa mbaruar mendimin në kokë
fryni erë e madhe, e hodhi në tokë.
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar deep_blue për postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt