Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Makinat e vjetra, nga 1 janari “supertaksim”

    Makinat e vjetra, nga 1 janari “supertaksim”


    Paketa e re fiskale parashikon ndërhyrje në çdo sektor

    Nuk priten rritje në paga e pensione, rritje progresive për TAP

    Blerina Spaho

    Duke filluar që nga janari i vitit 2014 mbajtja e një makine shumëvjeçare do të quhet luks. Kjo pasi paketa e re fiskale 2014 që po përgatit Ministria e Financave parashikon ndërhyrje rrënjësore në sistemin e taksimit të tyre. Sipas burimeve nga ky institucion, politika që do të ndjekë qeveria socialiste është stimulimi i automjeteve të reja, të cilat zbatojnë dhe normat e Bashkimin Europian për çlirimin e gazrave të dëmshëm, kushtet teknike, si dhe të ardhura më të larta për buxhetin e shtetit.

    Automjetet e vjetra, më të kushtueshme?!

    Paketa e re fiskale të cilën Ministria e Financave po e harton në këshillim nga ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore pritet të prekë gjithçka. Një nga taksat e cilat pritet të rritet ndjeshëm është dhe ajo mbi automjetet. Sipas politikës së ndjekur do të stimulohet së tepërmi shitblerja e atyre të rejave, ndërsa do të “ndëshkohen” ato që janë prodhuar para shumë viteve. Po kështu ndryshime do të ketë dhe në taksat dhe akcizat për karburantet, ndërsa nuk është vendosur ende se cila do të jetë masa e ndërhyrjes apo diferenca mes tyre.

    Paga dhe pensione

    Asnjë rritje page apo pensioni nuk do të parashikohet në buxhet për vitin e ardhshëm. Shtrëngimi i rripit i cili është ripërsëritur me forcë dhe nga FMN si një masë e nevojshme në një periudhë ku dhe rritja ekonomike vijon frenimin duket se do të vërehet pikërisht në këtë zë. Ndonëse qeveria e mëparshme thuajse çdo vit ka bërë rritje apo indeksim të pagave e pensioneve, sivjet kjo nuk do të ndodhë. Ministria e Financave parashikon të bëjë vetëm indeksimin e tyre, ndërsa FMN insiston që dhe kjo të mos realizohet për shkak të parametrave financiarë të përkeqësuar. Në deklaratën e fundit, FMN ripërsëriti se Shqipëria duhet të hartojë një projektbuxhet sa më realist.

    Taksa progresive

    Duke filluar nga viti i ardhshëm, pritet qw tw ketw progresivitet nw tatimin mbi tw ardhurat personale, ndërsa tek tatimi mbi fitimin e biznesit do tw zbatohet njw sistem me 2 standarde. Paketa fiskale pritet të diskutohet javën e ardhshme dhe me biznesin, por paraprakisht ajo ccfarw wshtw e sigurt wshtw që tatimi mbi të ardhurat personale dhe ajo e bizneseve do të ketë nivele progresiviteti dhe 2 nivele taksimi pwr tatimin mbi fitimin. Ndwrkohw nw diskutim wshtw dhe përjashtimi ose taksw zero pwr biznesin e vogël. PO kështu diskutim do të marrë dhe ulja e TVSH-së deri në 10 për qind për turizmin, si një stimul për zhvillimin e këtij sektori.

    Për sa i përket TVSH-së së energjisë elektrike, burimet nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se ajo nuk do të ndryshojë, por do të rritet shuma e subvencionimit për shtresat në nevojë. Gjithashtu, Ministria e Financave ka avancuar në diskutimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të siguruar një kredi me vlerë deri në 200 milionë euro, për të bërë të mundur shlyerjen e menjëhershme të borxhit ndaj biznesit. Kjo kredi pritet të merret vitin e ardhshëm. Ndërkaq, më datë 3 dhjetor pritet të mbërrijë në Tiranë misioni i radhës së FMN-së për të certifikuar projektbuxhetin 2014.




    Paketa fiskale 2014
    Rritje taksash për automjetet e vjetra
    Vetëm indeksim i pagave dhe pensioneve
    Taksë progresive për të ardhurat personale
    Taksë progresive për tatimin mbi fitimin
    Taksë 0 për biznesin e vogël
    Ulje në 10% e TVSH për turizmin
    Nuk ndryshon TVSH e energjisë elektrike
    Do të rriten subvencionet për energjinë

    Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Makinat e vjetra, nga 1 janari “supertaksim”

    Ketu te ne nuk paguan takse te larte nese e ke makinen shume te vjeter, por e kunderta. Megjithate je i detyruar te besh testin e emission cdo vit. Nese se kalon ( kur makina leshon me shume tym sec duhet)je i detyruar ta rregullosh makinen brenda vitit, ndryshe s'te lejojne te besh regjistrimin e makines, rrjedhimisht as ke te drejte ta ngasesh. Apo s'kane tani makina policie te pajisura me scanner te vecante qe te diktojne pa te ndaluar nese e ke te regjistruar makinen apo jo. Shoqes sime i kishte skaduar regjistrimi prej disa ditesh dhe e ndaloi policia. Ja diktoi scanneri. Ajo kishte harruar ta paguante regjistrimin.
    I duhet kushtuar rendesi faktit sa e mirembajtur eshte dhe jo sa e vjeter. Makina ime e meparshme s'ishte shume e vjeter dhe se kaloi testin, kur ka makina me te vjetra dhe e kalojne.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Makinat e vjetra, nga 1 janari “supertaksim”

    Supertaksim do duhej vene makinave te reja dhe luksoze.
    Kaca e shtetit do te mbushej me leke nga benzat,bmw,porsche,audi dhe vilat e politikanve.

    mia@,heren tjeter mos hedh makinen nese nuk ta kalon inspection.
    Kam nje te vjeter qe s'i hiqet kurre check engine dhe "kalon" pa problem lol

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Makinat e vjetra, nga 1 janari “supertaksim”

    Makinat e vjetra mbi 5 vjet duhen pare nga shteti sa milje kane kryer.Po pati mbi 100 mije milje
    le ti bllokojne dhe cojne per skrap,pasi edhe ndotin me shume ambjentin,jane te pasigurta dhe mund
    te shkaktojne edhe aksidente nga difekte te befasishme ne rruge.Llogjika eshte qe makinat e vjetra
    duhet te paguajne vetem takse ndotjeje dhe taksa nuk duhet te jete e larte.
    Pse taksa nuk duhet te jete e larte?
    Nuk duhet te jete e larte sepse keto makina i perdorin rob qe nuk kane leke.
    Makinat e reja qe jane me shtrenjte blehen dhe perdoren nga njerez qe jane mire
    me para dhe normalisht taksa per keto makina duhet te jete me e larte.
    Kontroll emisioni nuk ka ne Shqiperi,so eshte e veshtire te thuhet se sa jane ndotjet nga makinat e vjetra..
    Duhet te dale ligj qe te ndaloje qarkullimn e makinave te prodhuara para vitit 1995.Territori ne Shqiperi eshte
    i vogel so toleranca ndaj ndotjes duhet te jete afer zeros.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 23-11-2013 më 23:02
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Makinat e vjetra, nga 1 janari “supertaksim”

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Supertaksim do duhej vene makinave te reja dhe luksoze.
    Kaca e shtetit do te mbushej me leke nga benzat,bmw,porsche,audi dhe vilat e politikanve.

    mia@,heren tjeter mos hedh makinen nese nuk ta kalon inspection.
    Kam nje te vjeter qe s'i hiqet kurre check engine dhe "kalon" pa problem lol
    Ashtu i rrinte dhe makines sime. Ma futi njeri me makine te madhe keq fare kur e kisha parkuar makinen ne rrugen para shtepise. Dera e shoferit u be cope-cope. E rregulluam, por shenja i ngeli ndezur qe atehere. Gjithsesi nuk e nderrova se nuk kaloi emission por po jepte probleme te tjera. Makina me slow ne highway makina ime ishte. Nuk shkonte me shume se 50. Mezi merrte gaz. Mbase probleme me transmission. Edhe mund te rregullohej xhanem. Nuk kishte as 90000 milje brenda.Iku ajo tani. E lame peng kur bleme te rene.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Makinat e vjetra, nga 1 janari “supertaksim”

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    ...Makina me slow ne highway makina ime ishte. Nuk shkonte me shume se 50.
    hahahhaa ti prap me shpejt se une lol
    Mora njehere makinen e shokut te shkoj nga NJ e qe nuk kalonte 45 mph edhe te plasish.Dukesha si grandma me tractor trailer.

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Makinat e vjetra, nga 1 janari “supertaksim”

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Makinat e vjetra mbi 5 vjet duhen pare nga shteti sa milje kane kryer.Po pati mbi 100 mije milje
    le ti bllokojne dhe cojne per skrap,pasi edhe ndotin me shume ambjentin,jane te pasigurta dhe mund
    te shkaktojne edhe aksidente nga difekte te befasishme ne rruge.Llogjika eshte qe makinat e vjetra
    duhet te paguajne vetem takse ndotjeje dhe taksa nuk duhet te jete e larte.
    Pse taksa nuk duhet te jete e larte?
    Nuk duhet te jete e larte sepse keto makina i perdorin rob qe nuk kane leke.
    Makinat e reja qe jane me shtrenjte blehen dhe perdoren nga njerez qe jane mire
    me para dhe normalisht taksa per keto makina duhet te jete me e larte.
    Kontroll emisioni nuk ka ne Shqiperi,so eshte e veshtire te thuhet se sa jane ndotjet nga makinat e vjetra..
    Duhet te dale ligj qe te ndaloje qarkullimn e makinave te prodhuara para vitit 1995.Territori ne Shqiperi eshte
    i vogel so toleranca ndaj ndotjes duhet te jete afer zeros.
    Pse mor benush (me b te vogel), te duket shume 5 vjet dhe 100.000 milje per nje makine?
    Une ngas nje Peugeot te 2003 dhe eshte OK. Asnje problem nuk ka.
    Cdo gje eshte relative...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Makinat e vjetra, nga 1 janari “supertaksim”

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Makinat e vjetra mbi 5 vjet duhen pare nga shteti sa milje kane kryer.Po pati mbi 100 mije milje

    .
    Ka makina qe kane me pak se 5 vjet dhe kane mbi 50000 milje brenda, dhe e kunderta, mund te kete mbi 10 vjet dhe i ka apo si ka 30000 milje brenda. Varet sa e perdor, sa larg shkon, dhe si e miremban makinen.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Makinat e vjetra, nga 1 janari “supertaksim”

    Nqs shteti do rrisi taksat per makinat e vjetra , duhet ti stimuloje qytetaret me ndonje paket ndihmese ( money) qe te blejne te rejat lol


    Rrogat po rrine ne vendnumro , kuse taksat ne stratosfer , keshtu do e mbushi qeveria kassen ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Makinat e vjetra, nga 1 janari “supertaksim”

    Makinen nuk ke pse ta hedhesh pas 5 vitesh apo 100 mije miljesh ... ne USA nuk e di si funksonon por ne Europe,te pakten ne disa vende qe kam jetuar une nuk ka pas ndonje ligj qe makina pas 100 mije miljesh [qe dmth 160 mije km]te dale jashte perdorimit ,apo ndonje vend qe makinat mbi 5 vjet duhen taksuar me shume .Une kam nje Benz prodhim te 2006,pra 7 vjet makine,dhe qe ka 137 mije Km afersisht,pra 85 500 milje ... dhe me thene te drejten nuk kam ndermend ta hedh apo ta shes per skrap edhe per ca vite te tjere ... dhe nuk do e nderroja kurre me ndonje Mazda,Toyota,Ford apo Fiat edhe te ri akull ... shume makina te ketyre markave sapo kalojne nje vit pune jane ne gjendje shume me te keqe dhe shume me te pa rehatshme se makina qe perdor une .

    Siguracioni jashte eshte me i shtrenjte per makinat e reja dhe te shtrenjta,pasi vlera e tyre eshte me e larte,dhe komania e sigurimit kerkon me shume leke per te siguruar nje mjet te tille,pasi dhe ne rast aksidenti ata shpenzojne me shume per kompensimin e te demtuarit .

    Per problemin e ndotjes dhe kushteve teknike mjafton te futet nje sistem i specializuar dhe serioz per kontrollin teknik te automjeteve ... mundesisht 100 % i kompjuterizuar,ku vetem testi kompjuterik e percakton kalimin apo jo te testit ...dhe pastaj gjithkush mund te mbaje ate makine qe ka deshire te mbaje per sa kohe te doje ta nese nuk shkakton ndotje apo perben rrezik per aksidente rrugore nga gjendja e dobet teknike !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga KNFC : 24-11-2013 më 12:09
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •