Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet në Bllog
    23

    Berisha: Rama ndaloi transmetimin e ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë

    TIRANE- Ish kryeministri, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin, Edi Rama se me anë të një akti të paprecedentë, nuk ka lejuar te transmetohej direkt nga Vlora ceremonia e ngritjes së flamurit.
    Në një mesazh në Facebook, po ashtu ish kryeministri, akuzon Ramën se mori kompetencat e kryebashkiakut të Vlorës, gjatë prezantimit të konkursit “Lungomare”.
    “Kjo ceremoni, qe eshte shnderruar tashme ne nje rit thuaj te shenjte per mbare kombin, kete vit me urdher te Edi Rames nuk u lejua te transmetohej direkt nga mediat e vendit. Ky ishte urimi per Vloren dhe shqiptaret nga sheshi i tyre i Flamurit i z. Edi Rama.”- shkruan Berisha per ceremonine e ngritjes se flamurit ne Vlore.
    Ndërkaq, sipas Berishës, në kundërshtim me nenin 13 te Kushtetutes dhe disa vendimeve te Gjykates Kushtetuese, ne dhunim te ligjit te pushtetit vendor dhe Kartes Europiane te Autonomise Vendore, Rama mori kompetencat e kryetarit te Bashkise Vlore, Keshillit Bashkiak te Vlores dhe shpalli konkursin per Lungomaren e qytetit.
    Mesazhi i plotë i Berishes
    Ndalimi i transmetimit direkt te ceremonise nga sheshi i Flamurit, ishte urimi i z. Rama per vlonjatet dhe shqiptaret per diten e Pavaresise.

    Te dashur miq, sot ne nje akt te paprecedent se paku 70 vitet e fundit, shqiptaret qe prisnin para ekraneve te televizorit te ndiqnin live transmetimin e ceremonise se ngritjes se flamurit kombetar ne sheshin e Flamurit ne Vlore, nga Presidenti i Republikes dhe festime te tjera mbeten te zhgenjyer.

    Kjo ceremoni, qe eshte shnderruar tashme ne nje rit thuaj te shenjte per mbare kombin, kete vit me urdher te Edi Rames nuk u lejua te transmetohej direkt nga mediat e vendit. Ky ishte urimi per Vloren dhe shqiptaret nga sheshi i tyre i Flamurit i z. Edi Rama.

    Nderkohe u transmetua direkt fjala e z. Rama ne nje takim, ne te cilin ai de fakto u inaugurua si kryetar i Bashkise se Vlores. Ne kete takim, ne kundershtim me nenin 13 te Kushtetutes dhe disa vendimeve te Gjykates Kushtetuese, ne dhunim te ligjit te pushtetit vendor dhe Kartes Europiane te Autonomise Vendore, Rama mori kompetencat e kryetarit te Bashkise Vlore, Keshillit Bashkiak te Vlores dhe shpalli konkursin per Lungomaren e qytetit. Ky konkurs, sipas ligjeve te mesiperme, eshte e drejte ekskluzive e Bashkise se Vlores, por deputeti i Vlores duke abuzuar me pushtetin e tij ekzekutiv shpalli veten de fakto edhe kryetar te Bashkise se qytetit qe e votoi per deputet.

    Ketij i thone deputet – kryeminister – kryetar bashkie = gaz i dheut!! sb


    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Berisha: Rama ndaloi transmetimin e ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë

    Gjika, incident me Protokollin e Ramës

    Marrëdhëniet jo të qeta mes kryetarit të Bashkisë Vlorë dhe Kryeministrit Rama janë reflektuar dhe gjatë festimit të shpalljes së pavarësisë.

    Madje nervozizmi i këtyre marrëdhënieve ka shkuar deri në incident. Pasi ishte njoftuar programi i axhendës së Kryeministrit për datën 28 Nëntor në Vlorë, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, kishte vendosur 101 fotografi të Bashkisë së këtij qyteti në këto vite. Një pjesë e konsiderueshme e fotove tregonin aktivitetet e viteve të fundit të Bashkisë, ku protagonist ishte vetë kryetari Gjika. Kryesisht ato kishin të bënin me festimet madhështore të 100-vjetorit të pavarësisë, ku Vlora u bë kryeqyteti i shqiptarëve, por dhe i polemikave politike, kur PS ishte dhe në opozitë. Por, sipas Protokollit të Kryeministrit, i cili organizonte të gjitha festimet e djeshme, ishte vendosur që në hollin e teatrit “Petro Marko” të ekspozoheshin veprat e piktorëve më të mirë vlonjatë që gjenden aktualisht në Galerinë e Arteve. Heqja e fotografive të Bashkisë së Vlorës gati sa nuk ka shkaktuar përplasje fizike me personat që ishin ngarkuar për të vendosur pikturat e Galerisë së Arteve në hollin e Teatrit mbrëmjen e 27 nëntorit. Dje, gjatë mbërritjes së të ftuarve në aktivitetin e Ministrisë së Turizmit dhe Kryeministrit për projektin “Lungo Mare”, ranë në sy fotografitë e Bashkisë së Vlorës, që ishin vendosur në pjesën e jashtme dhe shkallët e teatrit “Petro Marko”. Edhe gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit dhe vendosjes së kurorave në varrin e Ismail Qemalit, kryetari i Bashkisë së Vlorës nuk kishte rolin që ka pasur vitet e shkuara, ku si i zoti i shtëpisë mbante gjithmonë fjalën në emër të qytetarëve vlonjatë. I pyetur për mungesën e fjalimeve në ceremoninë e djeshme, Gjika tha se Protokolli i djeshëm nuk e përfshinte fjalën përshëndetëse. “Së pari, i uroj të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, gëzuar festën e 28 Nëntorit, festën e shtetit shqiptar! 101-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Besoj që ishte një aktivitet dhe festë e gëzueshme, siç ka qenë edhe herët e tjera, ndërsa sa i përket pyetjes suaj përse nuk kishte një fjalë, ju e patë që Protokolli sot nuk kishte asnjë përshëndetje”, tha Gjika. Por, kryetari i Bashkisë së Vlorës nuk mori pjesë as në drekën e organizuar në Vlorë nga Kryeministri Rama, e ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të qarkut Vlorë. Marrëdhëniet mes Ramës dhe Gjikës pas akuzave të prokurorisë ndaj tij për dy leje ndërtimi të falsifikuara nuk janë më ato të dikurshmet. Rama është shprehur qartë se nuk do të jetë mburojë e askujt të korruptuari që shkel ligjet e shtetit, qoftë dhe përfaqësues i PS-së.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Berisha: Rama ndaloi transmetimin e ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë

    Gjikes nuk i takon me te mbaje fjalim para popullit.
    .Gjika eshte vertetuar me fakte qe eshte i korruptuar dhe ka thyer ligje.Gjika eshte figure
    e diskretituar plotesisht dhe duhet te zbrese vullnetarisht nga funksioni i kryetarit te bashkise.
    Ka abuzuar me besimin qe i ka dhene publiku.
    Rama nuk ka te drejte te jape urdhera per heqje fotografish.
    Ne shtepine e tij po,ne kryeministri po, eshte bos.
    Rama nuk eshte bosi i bashkise se Vlores dhe me ligj
    nuk ka te drejte te nderhyje per fotografite.
    Ai ka te drejte te sygjeroje dicka,por jo te jape urdhera.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Berisha: Rama ndaloi transmetimin e ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë

    Po ky qenka nje krim njerezoro-historiko-politiko-ekonomike
    1o vjet varje ne litar....dhe 40 vjet pushkatim

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e MéLoDiE
    Anëtarësuar
    21-11-2013
    Vendndodhja
    Coming soon
    Postime
    130

    Për: Berisha: Rama ndaloi transmetimin e ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë

    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Po ky qenka nje krim njerezoro-historiko-politiko-ekonomike
    1o vjet varje ne litar....dhe 40 vjet pushkatim
    he mo he , tadhesh ti ?
    kaq e rende eshte situata ?!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Berisha: Rama ndaloi transmetimin e ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë

    Prania e Gjikes besoj ishte te 101 fotografite. "Doni me per Belulin?", pyeti Gjika.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Berisha: Rama ndaloi transmetimin e ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë

    LUNGO MARE -----> projekt.... cfare projekti italian????? me duket se nuk komandon as njeri e as tjetri, por "ambasada"(konsullata) talione ne vlore....peccato!
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Berisha: Rama ndaloi transmetimin e ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    LUNGO MARE -----> projekt.... cfare projekti italian????? me duket se nuk komandon as njeri e as tjetri, por "ambasada"(konsullata) talione ne vlore....peccato!
    tunizianet nuk kane te drejte te frenkuentojne plazhet e tumnizise sepse ato jane te blera nga francezet. te njejten gje do kerkoje te beje edi rama. tu heqin te drejten shqiptareve te shkojne ne plazhet e tyre. bregdeti do u shitet te huajve me justifikimin se ata do punesojne ne hotelet dhe bordellet e veta te rinj shqiptare.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Berisha: Rama ndaloi transmetimin e ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë

    Citim Postuar më parë nga MéLoDiE Lexo Postimin
    he mo he , tadhesh ti ?
    kaq e rende eshte situata ?!
    Rri melodie,se kur shkrujn ca veta......situata eshte dhe me keq,eshte tragjiko-komike,eshte shume e thelle,po ti se kupto....ouuu ka Fol vet Bac Sala me Gojen e vet.
    me capisci moj e kozmait
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 01-12-2013 më 08:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •