Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 131
  1. #71

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Hidhet në erë shtylla e tensionit të lartë

    Publikuar më 02.01.2014 | 14:32

    KURBIN -Një shtyllë e tensionit të lartë është hedhur në erë natën e ndërrimit të viteve në rrethin e Kurbinit. Mësohet se është vendosur lëndë eksplozive në këmbën e një shtylle të tensionit të lartë, të linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të datës 31 dhjetor, në vendin e quajtur Nderlalaj, në Milot, rrethi Kurbinit. Nga shpërthimi eksplozivit është këputur njëra këmbë e shtyllës në lartësinë 10 metra nga toka. Ndërkohë në këmbën tjetër të kësaj shtylle, në lartësi 10 metra nga toka është gjetur një sasi prej 16 kallëpe tritoli me peshë prej 6.4 kilogramë, në të cilën ishte vendosur një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës.

    Policia me të marrë njoftim ka mbërritur në vendngjarje dhe ekspertët xhenierë kanë bërë çaktivizimin e eksplozivit të pashpërthyer. Policia ka administruar të gjitha provat që janë gjetur në vendngjarje, të cilat janë dërguar për ekspertim në Drejtorinë e Policisë Shkencore. Në njërën nga këmbët e shtyllës policia ka gjetur dy kartonë, njëri me mbishkrimin NAFTA dhe tjetri me mbishkrimin TAKSAT, të cilat ishin të ngjitura me ngjitëse natriban në shtyllë.

    Shtylla objekt sulmi ndodhet në një faqe mali në afërsi të rrugës së vjetër Milot-Burrel pranë urës me harqe. Policia po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij akti terrorist si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të saj. Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Kurbin për veprën penale “Shkatërrim prone me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal. Ky është akti i parë terrorist në Republikën e Shqipërisë që shoqërohet me mesazhe të qarta të lëna në vendngjarje nga autorët e vetë aktit.

    /Shekulli Online/ E.L./

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Gjakderdhje për gjela deti/ Rrihen publikisht shqiptarët ( Video)



    Bota Sot | 31.12.2013 16:06

    Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë në zonën pranë Brrylit, ku dy persona janë zënë me grushta dhe thika pasi nuk kanë rënë dakord për shitblerjen e një gjeli deti.

    Në prag të Vitit të Ri shtrohet tryeza me gatime të shijshme ku tradicional është gjeli i detit. Në Shqipëri vijon ende shitja në dorë e shpendëve ku çmimet në prag të festës kapin majat.

    Duket se personat nuk kanë rënë dakord për çmimin dhe nuk kanë kursyer grushtet mes tyre. Dhe gjithmonë hyn në mes një i tretë për ti ndarë.
    Zot na ruajt! Po vetem nje gjel kishte ngel ne tere Tiranen?! C'ben injoranca!
    Feelings change - memories don't.

  3. #73

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Transportonte drogë drejt Greqisë, prangoset autori

    Publikuar më 03.01.2014 | 8:52

    Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 21.2 kilogramë marijuanë. Në pranga ka rënë një person.

    Burime nga Drejtoria e Qarkut të Policisë së Gjirokastrës bëjnë të ditur se forcat antitrafik kanë zbuluar në një automjet tip ‘Renault’ me targë TR7856S sasinë e 21.2 kg drogë të llojit kanabis. Lënda narkotike ishte fshehur në brendësi të mbrapakolpit dhe në shasi.

    Në momentin e transportit, automjeti drejtohej nga shtetasi Viktor Çuko, i cili është vënë menjëherë në pranga nga sektori kundër narkotikëve.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se droga kishte destinacion Athinën.

    /Shekulli Online/ E.L./

  4. #74

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Maskat i grabisin 200 mijë lekë një personi



    Publikuar më 03.01.2014 | 15:05

    MAT - Një person është grabitur nga maskat, të cilët e kishin kërcënuar me armë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në pranë rezervuarit të Ulzës në Mat. Një person ka denoncuar grabitjen, duke thënë se grabitësit i kanë marrë rreth 200 mijë lekë. Dyshohet se autorë të grabitjes me dhunë janë tre persona.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Ndërkaq, nga blutë e Matit po punohet për identifikimin e autorëve të grabitjes dhe kapjen e tyre.

    /Shekulli Online/ E.L./
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-01-2014 më 10:26

  5. #75

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Fier, vidhet linja 35 kw. CEZ: Rastet e përsëritura, të gjenden autorët

    4 Janar 2014 | : Ekonomi | Autor: Gazeta Shqip

    CEZ Shpërndarje njofton se mbrëmjen e djeshme është vjedhur linjën 35 kw që furnizon me energji elektrike nënstacionet e Pobratit dhe Matkës në Prefekturën e Fierit. Për pasojë banorët e kësaj zone kanë mbetur pa energji elektrike.

    “Grupet e specialistëve të CEZ Shpërndarje punuan intensivisht përgjatë gjithë natës për të riparuar dëmin e shkaktuar nga kjo grabitje, që ka jo vetëm vlera të konsiderueshme financiare për kompaninë, por u bë shkak edhe për ndërprerjen e energjisë elektrike për banorët e zonave Roskovec, Pobrat dhe Matkë. Brenda mëngjesit të ditës së sotme specialistët e CEZ Shpërndarje mundën të rikthejnë furnizimin normal me energji elektrike për banorët e këtyre zonave”,-thuhet në një deklaratë të CEZ.

    Kompania shpreh shqetësimin për akte të tilla të përsëritura në këtë zonë dhe i bën thirrje organeve të rendit të vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorët e këtyre grabitjeve.

    4 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)

  6. #76

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Shqiptari me 360 kg marijuanë në gomone, i kërkon ndihmë policisë italiane

    Publikuar më 04.01.2014 | 15:08

    Një gomone e nisur nga Shqipëria është kapur në brigjet e italianë me 360 kg marijuanë.

    Gomoneja, 5 metra e gjatë drejtohej nga një 21-vjeçar nga Vlora.

    Ka qenë vetë i riu shqiptar që i ka telefonuar policisë për ndihmë, kur ai ndodhej rreth 300 metra larg bregdetit në San Cataldo.

    21-vjeçari tërësisht i lagur dhe në gjendje hipotermike, ka kërkuar ndihmë dhe është dërguar për ekzaminim në spital.

    Por ndërsa shqiptar pa dokumente identifikimi po dërgohej në spital, policia ka zbuluar 32 çanta me marijuanë në bordin e gomones.

    Operacioni

    Një anije e Guardi di Finanza-s së Barit identifikoi dhe kapi gomonen me marijuanë pas njoftimit të karabinierëve. Policia e Leçe-s kishte marrë një thirrje për ndihmë nga gomoneje në mesnatë.

    Policia e Otranto-s identifikoi afër bregdetit një të huaj me rroba të lagura dhe në kushte hipotermike (me temperaturë të ulët të trupit). Aksionit iu bashkua patrullat e Guardi di Finanza-s së Bari-t dhe forcat ajrore të Taranto-s.

    shekulli

  7. #77

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Pranga 39-vjeçarit, dhunoi bashkëshorten duke e lidhur në karrige

    Publikuar më 04.01.2014 | 15:27

    Policia e Korçës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili para disa muajsh ishte denoncuar në polici nga bashkëshortja e tij, pasi e kishte dhunuar atë duke e rrahur. Mësohet se në pranga ka rënë Bledar Skënderasin 39-vjeç banues në fshatin Goskovë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë në dhjetor të vitit 2013 e ka dënuar me 9 muaj burg për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirise” dhe “Dhunë në familje”.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua në katër qershor të vitit të kaluar ku 39-vjeçari pas një zënke me bashkëshorten për gjendjen e vështirë ekonomike e ka dhunuar atë barbarisht me sende të forta në sy të dy fëmijëve të mitur dhe më pas e ka mbajtur lidhur këmbë e duar në një karrige për të paktën katër orë. Pas ngjarjes 32- vjeçarja e dhunuar ka denoncuar rastin në polici, ndërsa bashkëshorti 39-vjeçar Bledar Skënderasi u largua nga vendi i ngjarjes duke ju fshehur policisë për të paktën 7 muaj me radhë.

    /Shekulli Online/ E.L./

  8. #78

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Plagoset me armë zjarri një 18-vjeçar

    Publikuar më 04.01.2014 | 14:08

    Elbasan- Sipas burimeve paraprake, është bërë me dije se ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, një sherr mes të rinjsh ka degjeneruar në plagosje me armë zjarri ndaj njërit prej të rinjve që është implikuar në këtë ngjarje.

    Situata dyshohet të ketë ndodhur për motive banale. Autoritetet lokale bëjnë me dije 18-vjeçari është plagosur në këmbë.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” pranë parkut “Rinia”.

    Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes Gj.Rusta, 18-vjeç, i cili do të merret në pyetje për të zbardhur motivet e plota të ngjarjes. Mjekët e spitalit bëjnë me dije se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    /Shekulli Online/S.H./

  9. #79

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Makina përplas për vdekje kalimtarin në Rrugën e Kombit

    Publikuar më 04.01.2014 | 12:02

    Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme, ku një kalimtar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit në vendin e quajtur Gziq. Sipas policisë viktima është Nikoll Tuçi.

    Ai është përplasur nga automjeti me targa SG334604 teksa ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Shaqir Krasniq, i cili do të merret në pyetje për të zbardhur shkaqet aksidentit. Ndërkohë efektivë të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet në terren.

    /Shekulli Online/ E.L./

  10. #80

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Kundërshtim dhe goditje ndaj policisë rrugore, 3 në pranga

    Flash, Lajmi i Fundit e Shtunë, 4 Janar, 2014 | 15:57 pm

    LEZHE- Policia e Lezhes ka arrestuar tre persona te akuzuar për kundërshtim dhe goditje gjatë kryerjes së detyrës të punonjësve të Policisë Rrugore, ne dy ngjarje te ndryshme.

    Sipas policise ne pranga jane vene shtetasit, Aleko Dodani, vjeç 41, banues në fshatin Naraç, komuna Vau i Dejës-Shkodër dhe Paulin Dodani, vjeç 41, banues në fshatin Naraç, komuna Vau i Dejës -Shkodër.

    “Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ora 09.00, duke udhëtuar në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, në vendin e quajtur Piraj, me mjetin veturë B.M.W, me targa AA 703 HK, pronë e shtetasit Aleko Dodani, kanë kundërshtuar, me qëllim për të penguar që të mos kryejnë detyrën, dy punonjësit e patrullës së Policisë Rrugore”- njofton policia.

    Sipas saj, mjeti veturë i markes B.M.W me targa AA 703 HK është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

    Po sot është arrestuar në flagrancë shtetasi Besnik Lleshi, vjeç 31, nga Lezha, pasi akuzohet se rreth orës 09:00, në qytetin e Lezhës, duke udhëtuar me mjetin veturë të markës Fiat Punto, me targa AA 714 GU, në pronësi të tij, ka kundërshtuar dhe goditur gjatë ushtrimit të detyrës një punonjës të Policisë Rrugore.

    “Mjeti Fiat Punto është sekuestruar me cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë rendit publik” në bazë të nenit 236/2 të Kodit Penal”- njofton policia.

    panorama

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •