Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 131
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin

    Publikuar më 30.01.2014 | 9:35

    LUSHNJË-Një burrë është vrarë ditën e sotme me thikë në një fshat të Lushnjës nga një grua. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grabjan të Lushnjës.

    Policia bëri të ditur se viktima është shtetasi Ilir Llozi 38 vjeç. Mësohet se policia ka vënë në pranga autoren e këtij krimi, e cila është Daniela Mecani. Sipas dëshmisë së gruas, Ilir Llozi kishte tentuar ta përdhunonte dhe ajo u mbrojt duke e qëlluar me thikë. Mësohet se 38-vjeçari humbi jetën teksa po transportohej për në spital.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që ka nisur verifikimet mbi ngjarjen. Policia njofton se shtetasja Daniela Mecani dyshohet se ka vrarë me thikë për motive banale shtetasin Ilir Llozi.

    shekulli
    perdhunimi motiv banal????!!!! hajde gazete hajde....po pse s'u perdhunua e pastaj ta vriste qe te mos quhej banale, por "vetembrojtje"...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  2. #122

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Aksident me pasojë vdekjen në Peqin

    Publikuar më 02.02.2014 | 17:26

    Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, ku një person mbeti i vdekur. Aksidenti ndodhi pranë vendit të quajtur, Pajovë.

    Mësohet se një automjet u përplas me një motoçikletë dhe për pasojë, mbeti i vdekur drejtuesi i motoçikletës. Ai është Zyfer Elezi, 45 vjeç.

    Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka nisur me njëherë hetimet për zbardhjen e tyre. Po kështu, policia shoqëroi drejtuesin e mjetit.

    /Shekulli Online/E.D./

  3. #123

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Vidhnin në fshatrat grekë, arrestohet një shqiptar

    Publikuar më 02.02.2014 | 12:42

    Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet se ka kryer disa vjedhje në fshatrat greke, në bashkëpunim edhe me dy shqiptarë të tjerë. Mediat greke bëjnë të ditur se, në një operacion të ndërmarrë mëngjesin e sotëm në kufirin shqiptaro-grek, ka sekuestruar një furgon me materiale të vjedhura dhe ka arrestuar edhe drejtuesin e tij.

    Sipas informacioneve më të fundit, operacioni është zhvilluar në vendin e quajtur Palamba. Policia ka pikasur një furgon që ecte drejt tokës shqiptare dhe i bëri thirrje të ndalonte.

    Por, furgoni me të cilin udhëtonin 3 persona nuk iu bind thirrjes për të ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe më pas u braktis pranë kufirit.

    Sipas policisë greke, 3 personat dolën nga furgoni, por vetëm njëri u arrestua, ndërsa dy të tjerët mundën të largohen.

    Sipas policisë në furgon u gjetën dy motorskafë dhe 1 armë gjahu, të cilat ishin të vjedhura.

    Ndërkohë, po vijojnë kërkimet për kapjen e dy personave të tjerë të cilët mundën të largohen drejt Sarandës.

    /Shekulli Online/ E.L./

  4. #124

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Durrës, gjendet një i vdekur

    02/02/2014

    Policia e Durrësit njoftoi gjetjen e trupit të pajetë të një personi në afërsi të grykëderdhjes së Lumit Ishëm.

    Burime nga uniformat blu thanë se morën njoftimin nga banorët e zonës të cilët kishin gjetur të parët trupin e pajetë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes u konstatua se viktima ishte e seksit mashkull, ende i paidentifikuar.

    Trupi u transportua për në morgun e qytetit të Durrësit, ku do të nënshtrohet analizave për zbardhjen e shkakut të vdekjes.

    Policia tha se paraprakisht dyshohet për një vdekje natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, ndërkohë që po punohet për identifikimin e saj.

    Kukës, gjendet një trup i pajetë në përrua

    Një tjetër trup i pajetë është gjetur nga banorët e zonës në një përrua në fshatin Shtamë në Kukës.

    Trupi i pajetë është gjetur mbrëmjen e së shtunës dhe dyshohet se është e një të riu që është shpallur i zhdukur që prej fundit të vitit të kaluar.

    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetjeve banorët vendas për zbardhjen e saj.

    Aktualisht viktima ndodhet në morgun e qytetit të Kukësit për t’iu nënshtruar analizave për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes dhe identifikimin e plotë.

    / Top Channel

  5. #125

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Sulmohen në banesë të moshuarit

    04/02/2014

    Çifti i të moshuarve Sako dhe Bedrie Leka nga 70 vjeç jane goditur me mjete të forta ne trup. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen '18 Tetori' në qytetin e Lushnjës.

    Dy personat e maskuar pasi kane kercenuar nusen e djalit duke i kerkuar te tregonte se ku ishin parate, kane nisur t'i gjuanin me lopate. Pasi kane kontrolluar neper shtepi dhe nuk kane gjetur ate qe kerkonin jane larguar neper erresire.

    Te moshuarit jane derguar ne spitalin e Lushnjes, per te marre ndihmen mjeksore dhe sipas mjekeve jane jashtë rrezikut per jeten. Pas kesaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka shoqeruar ne Komisariat 40 persona si te dyshuar.

    Sipas burimeve policore, po hetohet edhe per nje konflikt pronesie. Çifti Leka eshte pronar i nje siperfaqjeje trualli ne qender te qytetit te Lushnjes dhe prej disa vitesh eshte ne konflikt me persona te tjere qe pretendojne pronesine.

    Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes dhe dhunes se ushtruar mbi familjen Leka. / Top Channel

  6. #126

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Vrasje në Peshkopi

    04/02/2014

    Një shtetas është ekzekutuar me armë zjarri në orët e mbrëmjes së martë në qytetin e Peshkopisë.

    Sipas informacioneve paraprake nga policia e Dibrës shtetasi Blontin Lusha është qëlluar disa herë me armë në afërsi të spitalit. Ai është shoqëruar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

    Policia mbërriti në vendngjarje dhe nga dëshmitë e para identifikoi autorët e krimit. Sipas uniformave blu autorë janë dy shtetasit, Ramiz Cena dhe Endrit Cena, atë e bir, që janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke përfituar nga errësira.

    Policia ka nisur operacion për kapjen e tyre, ndërkohë që raportohet se shkak i krimit të rëndë dyshohet të jetë një konflikt i vjetër për shkaqe pronësie. / Top Channel

  7. #127

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Vidhen 20 mijë euro në një bankë

    Publikuar më 04.02.2014 | 20:55

    Një shumë prej 20 mijë eurosh është vjedhur paraditen e sotme në një bankë në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga drejtuesit e bankës, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. Sipas policisë autor i dyshuar për grabitjen është një punonjës i brendshëm i bankës, por ende nuk është konfirmuar ky fakt.

    Policia ka marrë në pyetje punonjësit e bankës, ndërkohë që ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në bankë. Efektivët e komisariatit numër 2 po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

    /Shekulli Online/ E.B./

  8. #128

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Tri tragjedi në një ditë, 12 persona humbin jetën

    Dy aksidente në Kukës dhe Sarandë marrin jetën e 11 qytetarëve. Mbijetojnë 5 persona nga aksidenti i Kukësit. Në Krujë shpërthen granata, humb jetën 6-vjeçari

    Publikuar më 09.02.2014 | 12:02

    Nikoleta Kovaçi

    -E shtunë tragjike! Nga Kukësi në Sarandë, rrugët, pakujdesitë dhe armët iu kanë marrë jetën 12 personave, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur në këto ngjarje të paktën 12 persona të tjerë. Aksidenti i parë ndodhi dje, në mëngjes, rreth orës 06.40, në Topojan, 35 km larg qytetit të Kukësit, ku një furgon me 13 udhëtarë doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Policisë dhe ambulancave iu është dashur kohë të shkojnë deri atje, ndërkohë që dy helikopterë transportuan drejt Tiranës të plagosurit rëndë. Tre persona janë gjetur të pajetë, ndërsa pesë të tjerë është bërë e mundur të nxirren në rrugë me shenja jete. Prej tyre, tre të tjerë humbën jetën në Kukës, ndërsa helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë sollën të mbijetuarit në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Nga të mbijetuarit, dy vijojnë të jenë në gjendje kritike. E ndërsa vëmendja e gjithë autoriteteve ishte përqendruar në Kukës, nga Fushë-Kruja katër të mitur nisen me plagë të shumta drejt kryeqytetit. Fatkeqësisht fëmijët janë të gjithë të së njëjtës familje dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Policia lokale njoftoi se fëmijëve iu ka shpërthyer një granatë dhe 6-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa 3 të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Mirëpo, e djeshme nuk mbyllej me aq. Në Qafë-Botë, Sarandë, rreth orës 15.30, dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin. Njëri kthehej nga morti dhe tjetri shkonte drejt Kakavijës për të pritur trupin e pajetë të një të afërmit të tyre që sillej nga Greqia! Rreth një orë më vonë, një tjetër aksident ndodhi në aksin Levan-Tepelenë. Sërish u përplasen dy mjete, prej të cilave u plagosën rëndë tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës makinë.

    Kukës

    Ka qenë ora rreth 06.45 minuta kur në sallën operative të Policisë së Kukësit është lajmëruar se në vendin e quajtur Ura e Topojanit, një fugon pasagjerësh ka përfunduar në greminë. I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë një djalë i ri i cili ka parë mjetin të rrokulliset, ndërsa në ndihmë mësohet se kanë mbërritur pasagjerët e një tjetër automjeti që lëvizte nga zona e Shishtavecit në drejtim të Kukësit. Referuar të dhënave të policisë, por edhe të dhënave që vijnë nga vendi i ngjarjes bëhet me dije se, në momentin kur në vendin e aksidentit kishin mbërritur kalimtarët, tre prej pasagjerëve kishin ndërruar jetë, konkretisht, drejtuesi i mjetit, 21-vjeçari Bashkim Çuni. Djali mësohet se ditën e djeshme kishte në makinë edhe vëllain e tij, Xhevahirin, dy vite më të madh se veten, i cili vijon të mbahet në jetë në Spitalin Ushtarak. Mëngjesi i djeshëm ka qenë fatal për nusen e Xhevahirit dhe kunatën e drejtuesit të mjetit, Majlindën. E reja, mësohet se ditën e djeshme ishte nisur në drejtim të qytetit të Kukësit për të dhënë një provim në Universitet, ku ndiqte Fakultetin e Ekonomisë. Majlinda ishte edhe katër muajsh shtatzënë dhe ishte fëmija i parë i saj dhe i Xhevahirit. Por nuk arriti të bëhet nënë. Gruaja, sipas mjekëve ka mbërritur me pak shenja jete në spital, po ashtu edhe Bashkimi dhe një tjetër e plagosur, 22-vjeçare, të cilët kanë ndërruar jetë në spitalin e Kukësit. Pesë persona janë nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë, dy prej të cilëve, pikërisht vëllai i Bashkimit dhe bashkëshorti i Majlindës si dhe një tjetër i plagosur rëndë, janë transportuar me helikopter.

    Rrëfimi nga vendi i tragjedisë

    Ngjarjen e rëndë e kanë parë nga afër tre banorë të fshatit, të cilët kanë shtëpitë në afërsi të vendit ku furgoni është rrokullisur. Sipas një djali të ri, që i ka shkuar i pari në ndihmë viktimave, fugoni është rrokullisur sepse automjeti ka humbur kontrollin. “Në trasenë e rrugës, ku ka kaluar fugoni ka shumë gropa dhe shoferi për t’iu shmangur pellgjeve, mund të ketë humbur kontrollin dhe ka shkarë nga një lartësi të tillë. Unë erdha sa e pashë që fugoni u rrokullis. Kur erdha këtu, o Zot, tmerr kishte qenë. U mundova të nxjerr nga makina trupat që ishin varur e që klithnin me të madhe për ndihmë. 3 persona i pashë të vdekur, ndërkohë që 3 të tjerët që i nisëm me një furgon, nga i cili zbritëm pasagjerët e tjerë, ishin gati duke vdekur. Pastaj nisëm edhe 5 personat e tjerë. Çfarë t’iu them, ishte tmerr i vërtetë..!”

    Fushë-Krujë; Granatë në mbeturina, humb jetën 6-vjeçari

    Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës njëri prej katër fëmijëve të aksidentuar mëngjesin e djeshëm në fshatin Vrion të komunës Nikël, në Krujë, ku katër fëmijë, të së njëjtës familje, mbetën të plagosur në afërsi të banesës së tyre. Pas hetimeve paraprake policia bëri të ditur se, nuk bëhet fjalë për shpërthimin e një bombule gazi, por të një granate që ishte gjetur nga fëmijët e vegjël. Sipas policisë, fëmijët kanë gjetur një granatë në një tub dhe duke luajtur i kanë hequr siguresën ç`ka ka sjellë edhe shpërthimin. Nga granata mbetën të plagosur Xhuli Tema, 9 vjeçe, BrunildaTema, 8 vjeçe dhe Fredi Tema, 6 vjeç, si dhe ka humbur jetën 6 -vjeçari Fabian Tema, i cili sipas të dhënave, në momentin që ka mbërritur në Spitalin Ushtarak ka qenë me pak shenja jeta. Xhaxhai i fëmijëve ka treguar ditën e djeshme për mediat se pranë fshatit kanë një vendgrumbullim plehrash. Aty mendohet se fëmijët kanë gjetur granatën: “Dëgjuam një shpërthim të madh. Kur shkuam gjetëm fëmijët të plagosur. Pranë fshatit është një vendgrumbullim mbeturinash ku çfarë nuk hidhet. Atje duhet ta kenë gjetur granatën dhe kanë nisur të luajnë me të, pasi nuk e kanë ditur se çfarë është”.

    Aksidenti në Konispol, valltari Taip Madani mes 5 viktimave

    Përplasja erdhi ndoshta nga një devijim rruge pa vëmendje, apo shpejtësia e madhe me të cilën kanë qenë duke udhëtuar dy mjetet. Tragjedia e pasdites së djeshme në Sarandë shënoi pesë të vdekur. Nuk mbeti asnjë i mbijetuar në atë aksident fatal, ku kanë humbur jetën, në njërën makinë dy vëllezër dhe në mjetin tjetër, babë e bir. Viktima e pestë e Sarandës është një emër i njohur i artit, Taip Madani. Pjesëtari i shquar i komunitetit çam mbahet mend për vallen e tij në një plan të filmit “Gjeneral Gramafoni”.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 15:15 në Qafë- Botë, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”, e cila ndodhet midis Konispolit dhe Livadhjasë. Në ngjarje u përfshinë 2 automjete, njëri tip “Renault” me targa “AA875BG”, i cili po udhëtonte me drejtim Konispol-Sarandë dhe tjetri “Alfa Romeo” me targa “AA493IE” me drejtim Sarandë-Konispol. Si rezultat i aksidentit kanë humbur jetën 3 personat që ndodheshin në automjetin tip “Renault” dhe 2 personat që udhëtonin me mjetin “Alfa Romeo”. Nga spitali i Sarandës ka informacion se dyshohet edhe për një të plagosur tjetër që mund të jetë dërguar drejt Greqisë, në Spitalin e Filatit, por burime nga policia deklarojnë se nuk ka të plagosur nga ky aksident. Personat që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së fortë të dy automjeteve janë dy vëllezërit Fejzo Sulo dhe Krenar Sulo; Petro Meçi dhe Kristaq Meçi, babë e bir; dhe Taip Madani, ish-valltar i Konispolit. Reagimet Kryetarja e bashkisë së Konispolit, Mimoza Arapi, në një lidhje telefonike tha se ky aks rrugor nuk paraqitet problematik.

    “Këto momente janë të rënda për të gjithë sidomos për familjet, i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave. Aksi rrugor nuk njihet për aksidente. Por ky është rasti i dytë ku para pak kohësh ka ndodhur një tjetër aksident. Përgjithësisht nuk është aks që është shoqëruar nga aksidente, nuk e di, policia do të shprehet për aksidentin”, tha Mimoza Arapi Deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-valltarit Taip Madani. Sipas zotit Tahiri, kjo është një humbje e madhe për komunitetin çam. “Valltari Taip Madani legjenda e valles çame . Ngushëllime familjeve të viktimave në aksident.”- u shpreh deputeti Tahiri. Ndërkaq, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimave që humbën jetën. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan ndër të tjera: “E shtunë e zezë për Shqipërinë…Ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimave që humbën jetën. Zoti u dhëntë forcë dhe kurajë për ta përballuar dhimbjen. Lutemi qe të plagosurit të kenë shërim të shpejtë.”- shkruan Basha.

    Edhe ish-kryeministri Berisha e ka quajtur këtë të shtunë si një ditë të zezë tragjike. “Të dashur miq, sot ditë e zezë, humbasin jetën në aksidente tragjike rrugore 11 qytetarë…le tu shprehim ne të dashur miq ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe t’i lutemi Zotit që shpirtrat e Lindës, Meleqes, Bashkimit, Feimit, Zykriut, Zamirit, Taipit, Fejzos, Krenarit, Kristaqit, Petros që humbën jetën në këto dy aksidente tragjike dhe vogëlushit Fabian Tema që u vra aksidentalisht nga një bombë, të gjejnë paqen e merituar! Ngushëllime!”- shkruan Berisha në FB.

    shekulli

  9. #129

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Makina del nga rruga, plagosen 5 persona

    Publikuar më 09.02.2014 | 15:55

    PESHKOPI -Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku pesë persona janë plagosur. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur sot pasdite në fshatin Katund i Ri në Peshkopi. Mësohet se 3 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.

    Policia bën të ditur se, automjeti në të cilin udhëtonin pesë persona ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar rëndë. Personat po udhëtonin nga Peshkopia drejt Luznisë.

    Dyshohet se shkak ka qenë moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë zonën si dhe terreni malor ku ndodhet rruga.

    /Shekulli Online/ E.L/

  10. #130

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Shkëmbim zjarri, një i plagosur

    Eva Hoxha

    07 Mars 2015, 20:56



    Durrës- Një shkëmbim zjarri mes dy grupesh të rinjsh, ndodhi mbrëmjen e sotshme në qytetin e Durrësit, ku për pasojë mbeti një i plagosur.

    Ngjarja ndodhi në një lokal pranë Prokurorisë, në rrugën “Aleksandër Goga”. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit. Disa persona, kryesisht të rinj, u shoqëruan në polici, pasi dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

    Si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri, mbeti plagosur një 17-vjecar me inicialet F.B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin Rajonal të Durrësit. Nga burimet në vendin e ngjarjes, mësohet se të rinjtë janë konfliktuar fillimisht, më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armëve dhe plagosjen e njërit prej tyre.

    Forcat blu nisën hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe autorët e përfshirë në të.

    shekulli

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •