Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 131
  1. #1

    Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Durrës, aksident rrugor, vdes 32-vjeçari

    26/11/2013

    Një aksident me pasojë vdekjen e nje 32-vjeçari ka ndodhur mbremjen e së hënës në autostraden Tiranë-Durrës.

    Nje automjet qe drejtohej nga 27-vjeçari Endri Koka nga Durresi ka aksidentuar per vdekje 32-vjeçarin Gentian Buzo nga Kavaja, i cili ishte duke levizur me biçiklete.

    Ne vendin e ngjarjes ka mberritur menjehre policia, e cila ka transportuar trupin e pajete drejt morgut te qytetit te Durresit dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin. Nga hetimet e para mesohet se viktima ishte duke levizur me biçiklete ne krahun e kundert te rruges ne momentin kur eshte perplasur nga makina. Policia po heton per zbardhjen e plote te rrethanave te ketij aksidenti.

    / Top Channel

  2. #2

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Korfuz, policia greke plagos dy skafistë shqiptarë

    Bota Sot | 26.11.2013 15:52

    Dy skafistë shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një përplasje me policinë greke . Shqiptarët identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur po po udhëtonin me gomone në kanalin e Korfuzit kur janë pikasur nga policia greke. Skafi i policisë greke është vënë në ndjekje të gomones dhe në një moment komonia dhe skafi me dy shqiptarët janë përplasur.

    Policia greke ka qëlluar në drejtim të gomones me qëllim për të dëmtuar motorrët e saj por plumbat kanë kapur edhe dy skafistët shqiptarë. Nga kontrolli i ushtruar në gomone nuk është gjetur drogë. Policia dyshon se edhe nëse ka patur lëndë narkotike ajo mund të jetë hedhur në det nga dy skafistët në momentin që kanë vënë re se po ndiqeshin nga polica. Policia greke po bën krehjen e zonës.

    bota sot

  3. #3

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Aksidenti, 5 të plagosur në aksin Lushnje- Peqin

    Flash, Lajmi i Fundit e Dielë, 1 Dhjetor, 2013 | 12:37 pm

    Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve. Aksidenti u shënua mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnje- Peqin, në vendin e quajtur “Shkalla e Gërunjasit”. Mësohet se dy drejtuesit e automjeteve “Mercedes Benz”, Sh. Greca dhe Sh. Tërbuni, janë në gjendje më të rëndë për jetën. Të gjithë të plagosurit janë dërguar menjëherë për në spitalin e Lushnjes, ku po marrin edhe ndihmën e parë. Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e rrugës për disa minuta, nderi në tërheqjen e makinave nga rruga.

    panorama

  4. #4

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Kombinat, përplasen 4 makina, 4 të plagosur

    Flash, Lajmi i Fundit e Dielë, 1 Dhjetor, 2013 | 15:21 pm

    TIRANE- Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së katër automjeteve.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 në hyrje të zonës së Kombinatit. Katër të plagosurit janë dërguar menjëherë për në spitalin ushtarak, ku mësohet se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë për jetën.

    Paraprakisht mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe parakalimit të gabuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve që kanë çuar në përplasjen e makinave.

    panorama

  5. #5
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Kishte me shume aksidente ne kohen e sales!
    Pra thene ndryshe, e djathta triumfon perseri !!
    Cdo gje eshte relative...

  6. #6

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Zbulohen autorët e eksplozivit
    Publikuar më 05.12.2013 | 18:03
    1187 0


    Tiranë- Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 të natës, në automjetin tip “BMV” ka shpërthyer një lënde eksplozive e vendosur qëllimisht nga persona, identiteti i të cilëve është zbardhur tashmë.

    Burimet zyrtare të policisë, kanë arrestuar shtetasit e implikuar në këtë ngjarje të rëndë.

    Lulëzim Lanaj dhe Renard Sagëri, janë dy të arrestuarit që mbanin këtë lëndë plasëse në automjetin me targa AA 656 BC.

    Si pasojë e kësaj ngjarjeje ka ngelur i plagosur shtetasi, Renard Sagëri, 27 vjeç banues në komunën Vaqarr. Autoritetet lokale kanë bërë një kontroll edhe në banesat e të arrestuarve. Në banesën e Renard Sagërit, policia ka sekuestruar një armë zjarri me 110 fishekë, model 56 si dhe një krehër për fishekë pistolete.

    Ndaj Lulzim Lanajt, u mor masa e "arrestit në flagrancë", për veprën penale të “plagosjes së rëndë” dhe ndaj Renard Sagërit gjithashtu arrest për veprën penale “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

    Çështja është dërguar për hetim të mëtejshëm në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

    /Shekulli Online/S.H./

  7. #7

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Krujë, 18-vjeçari vret të atin: Nuk desha, ishte i dehur dhe po rrihte nënën dhe motrën

    Publikuar më 05.12.2013 | 20:13


    Një krim i rëndë brenda familjes ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Tapiz të Krujës. Sipas informacioneve paraprake, një 18-vjeçar vrau babanë e tij me mjete të forta.

    Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe sipas burimeve, ka arrestuar autorin e dyshuar, Ardit Krashin 18 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes djalit dhe babait.

    Sipas burimeve brenda policisë, Ardit Krashi i tha forcave blu se nuk kishte për qëllim që ta vriste babanë. Ai tha se babai kishte ardhur i dehur në shtëpi dhe nisi të rrihte nënën dhe motrën.

    Për këtë arsye, ai kërkoi të vetëmbrohej duke e goditur me sende të forta në kokë. Ai tregoi se e kishte lidhur nga këmbët dhe më pas e kishte nxjerrë jashtë oborrit të shtëpisë.

    Ai tregoi se babai pinte vazhdimisht dhe ishte i papunë. “Babai erdhi i dehur në shtëpi, duke na rrahur. Nuk kisha qëllim ta vrisja, por të parandaloja. Babai filloi të rrihte mamanë dhe motrat. Ndërhyra për ta ndaluar dhe e godita në kokë. E nxora jashtë dhe më pas e lidha këmbë e duar. Se dija se kishte vdekur, doja të mos na rrihte sërish”, rrëfeu i riu në polici.

    shekulli

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    nje pijanec me pak

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    C'kerkoi gjeti. Dhuna, dhune do sjelli. Me vjen keq per kete djale e qe u be viktime e dhunes dhe njekohesisht u detyrua t'i pergjigjej me dhune, dhunes. Familje te kalbura! Gra te mjera, qe e mbajne burrin per llafet e botes dhe shkaterrojne veten duke heshtur ndaj dhunes, e behen vet grua e burre,nene e babe e akoma me keq, shkaterrojne femijet e te ardhmen e tyre.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Tiranë, përplasen dy automjete

    Publikuar më 07.12.2013 | 11:25

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme si pasojë e të cilit, janë përplasur dy automjete nga ku i dëmtuar ka ngelur njëri prej drejtuesve të mjetit.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja”, ku një makinë e tipit Porsh me targa AA 727 është përplasur me automjetin Renauld AA 490 .

    Sipas burimeve zyrtare, bëhet me dije se drejtuesi i automjetit tip Renauld, ka thyer këmbën. Shkak për aksidentin ka qenë moszbatimi i rregullave rrugorë nga ana e drejtuesve të mjetit.

    /Shekulli Online/S.H./

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •