Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 131
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    ckemi dydrins,vazhdon propaganda berishianovice,vazhdoni vazhdoni,mgjs ju pdistoberishovicet jeni te djegur tashme dhe nuk ja vlen te merret kush me ju,jeni me te vertete shume gjynah,per te ardhur keq jeni..po kontriboj dhe une pak tek kronika e zeze,me kete lajmin qe me siguri ti nuk e pe gjekundi....hahahahha..

    Pranga ish-gardistit të Berishës
    Fatos Skeja gjobiti biznesmenin


    TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar mesditën e të martës ish-gardistin Fatos Skeja. Bashkë me të është shoqëruar në pranga edhe Gojart Loci.

    Dy të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjobëvënie prej 10 milionë lekë të reja një biznesmeni shqiptaro-amerikan, i cili ka edhe lidhje familjare me Skejën.

    Për të njëjtën akuzë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte marrë në mungesë dhe në fshehtësi në gjykatë masën e arrestit me burg për ish-gardistin.

    Skeja ka qenë pjesë e truprojave të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe u bë i njohur kur u denoncua dhe u përfshi në një process gjyqësor me vëllain e vitktimës së 21 Janarit, Hekuran Dedës, që e denoncoi se ishte dërguar nga ish-kryeministri me kërkesën që të takohej me familjarët e Hekuranit.



    -Fatos Skeja duke ruajtur Berishën edhe pas largimit nga pushteti
    (Në foto: Me rreth të kuq ish-gardisti Fatos Skeja duke shoqëruar ish-kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PD, Basha në protestën e parë të PD-së sapo kaloi në opozitë, me 11 nentor 2013 përballë kryeministrisë)



    Redaksia Online
    (e.s/shqiptarja.com)
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 24-12-2013 më 16:31

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BLEDI_SH për postimin:

    DYDRINAS (24-12-2013)

  3. #32

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Faleminderit per lajmin dhe ndihmesen ne zhvillimin e temes. Ligji duhet te veproje ndaj cilitdo qe e shkel ate.

  4. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Hallall o BLEDI cudi qe nuk e pa dydrinas kete lajmin qe solle se ky lajm u dha perpara atij te babagjysherve
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #34
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Faleminderit per lajmin dhe ndihmesen ne zhvillimin e temes. Ligji duhet te veproje ndaj cilitdo qe e shkel ate.
    po po,po shikoj se je teper i shqetesuar per cka arriti qeveria e re per 100 dite,per diten 1 prillit,etj etj,tema te tilla propagandistike te hapura nga ti,por lajmi me lart na tregon dhe nje here teper qart se cfare i la qeverise se re ajo qe iku,tregon se cfare njerezish kishin ne dore gjithe ato vite fatet e shqiperise,tregon politikanet tuaj pdiste te lidhur ska me mgusht me krimin..dhe ti pret qe qeveria e re,te beje per 2 muaj ate qe me dashje nuk beri qeveria jote e dashur per te pakten 10 vjet me radhe..permbahuni pak,permbahuni,se toke te djegur late pas,filluan nga gardisti,uroj qe pas tij te shohim dhe plakun mere me klanin e tij ne paranga.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 24-12-2013 më 16:48

  6. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Hallall o BLEDI cudi qe nuk e pa dydrinas kete lajmin qe solle se ky lajm u dha perpara atij te babagjysherve
    hehe :-),po nuk i shikon dydrinsi lajme te tilla edhe pse jane me germa te medha ne gjitha gazetat,,,sepse keta lajmet i djegun syt dydrinsit dhe shokeve te tij pdistoberishianovicis...

  7. #36

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Gjendet i vetëvrarë 40-vjeçari

    Marte, 24 Dhjetor 2013 09:12 Shkruar nga Koha Jone Lexo 97 herë

    FIER - Ka zgjedhur shtëpinë e së motrës për t’i dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur dje në Qytetin e Fierit në lagjen “Kastriot”, ku 40-vjeçari E.B., banor i këtij qyteti është gjetur i pajetë në banesën e së motrës. Sipas informacioneve, viktima është vetëvrarë duke përdorur një thikë.

  8. #37

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Zënka e vjetër, plagoset me thikë 20-vjeçari

    Marte, 24 Dhjetor 2013 09:10 Shkruar nga Koha Jone

    ELBASAN - Një zënkë e vjetër për motive banale për pak i ka kushtuar jetën 20-vjeçarit S.L., nga Elbasani. I ulur në një lokal me disa shokë të tij, pak kilometra jashtë qytetit, një tjetër person ka shkuar drejt tij, duke e goditur disa herë me thikë në pjesën e barkut dhe është larguar menjëherë me një automjet. Policia ka identifikuar D.G., dhe po punon për kapjen e tij. Ky i fundit njihet si person me precedentë penalë, ndërsa si shkak i plagosjes është një konflikt i hershëm për motive banale. 20-vjeçari i plagosur është transportuar në spitalin e Elbasanit dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

  9. #38

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Makina del nga rruga, plagoset një fëmijë 3 vjeç

    Aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Mali-Fierzë, ku një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë një ure.

    Drejt vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë ambulanca dhe policia, të cilët kanë nxjerrë nga makina një vajzë 3 vjeçare, e cila ka marrë plagë të shumta në trup. Vogëlushja është nisur menjëherë drejt spitalit, ndërkohë që në makinë ka mbetur i bllokuar edhe një tjetër person.

    Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    sot

  10. #39

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    1000 të burgosur përfitojnë amnisti

    Në amnisti propozohet të përfitojë çdo i dënuar me burg për vepra që parashikojnë deri në dy vjet burg

    Publikuar më 24.12.2013 | 20:02

    Pothuajse 550 persona që aktualisht mbahen si të dënuar në burgje, pa llogaritur një numër të konsiderueshëm që janë nën shërbim prove, që në total mund të shkojnë rreth 1000 mijë të burgosur, pritet të përfitojnë nga amnistia.

    Në amnisti propozohet të përfitojë çdo i dënuar me burg për vepra që parashikojnë deri në dy vjet burg, çdo person që është me dënim alternativ i dënuar deri në dy vite burg, si dhe të pushohet çdo hetim apo procedim penal në prokurori për vepra penale të kryera deri më datën 30 nëntor që parashikojnë dënimin deri në dy vjet burg.

    Për shkak të mbipopullimit, Ministria e Drejtësisë para pak ditësh paralajmëroi amnistinë dhe lirimin e 1000 të burgosurve, të dënuar për vepra të lehta. Siç bën të ditur njoftimi zyrtar nga MD sot, një projektligj mbi amnistinë është dërguar për konsultim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prokurorisë së Përgjithshme e më pas do kalojë për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave.

    Personat që përfitojnë amnisti:

    a) personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2013, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

    b) personat e dënuar, ndaj të cilëve gjykata, me vendim të formës së prerë, ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

    c) personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

    ç) personat e dënuar me burgim, të cilëve, në datën 30 nëntor 2013, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

    d) të dënuarat femra, që në datën 30 nëntor 2013 janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

    dh) të dënuarit meshkuj, që në datën 30 nëntor 2013 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;

    e) të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 139, 140 e 141 të kodit penal.

    Personat që nuk përfitojnë amnisti:

    Konkretisht, neni 4 parashikon se nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:

    a) krime kundër njerëzimit;

    b) krime kundër jetës, të kryera me dashje dhe vrasje e mbetur në tentativë;

    c) vepra penale, të kryera me dashje kundër shëndetit;

    ç) krime seksuale;

    d) vepra penale kundër lirisë së personit;

    dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit;

    e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes;

    ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike;

    f) vepra penale kundër mjedisit;

    g) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues;

    gj) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera;

    h) vepra me qëllime terroriste;

    i) krime kundër autoritetit të shtetit;

    j) vepra me qëllime terroriste;

    k) vepra penale kundër drejtësisë;

    l) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve;

    ll) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale.

    /Shekulli Online/ E.B./

  11. #40
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Shume kushte kane vene nga A-ja te LL-ja Atehere i bie te fitojne amnisti
    hajdutet ordinere,hajdute xhepash,vjedhesa bicikletash,vjedhesa camcakizash,sapunash,tullumbacesh
    edhe ndonje qe ka hyre ne teater pa bilete lol dhe eshte denuar,ndonje qe ka ik nga restoranti pa paguar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 24-12-2013 më 23:52
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •