Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 131
  1. #21

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Fier, vritet barbarisht 51-vjeçari

    11/12/2013

    Një 51-vjeçar është gjetur i vrarë në qendër të qytetit të Fierit. Trupi i pajetë i Petrit Saliajt është gjetur i masakruar pranë xhamisë së qytetit.

    Sipas informacioneve paraprake, ai është qëlluar me mjete të forta dhe më pas është keqtrajtuar duke u shtypur edhe me makinë. Gjithçka mendohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit.

    Saliaj punonte si roje objektesh tregtare, ndërkohë që gjatë natës së mbrëmshme është thyer xhamia dhe janë vjedhur 45 mijë lekë të reja në një dyqan të këmbimit të valutës.

    Vendi ku u gjet i vrarë 51-vjeçari Saliaj ndodhet vetëm 50 metra larg bulevardit kryesor të qytetit. Policia po punon për kapjen e autorëve të kësaj vrasjeje si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


    / Top Channel

  2. #22

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Kamioni me drogë kalon doganën

    11/12/2013

    Pas bllokimit të një ngarkese me 850 kilogramë kanabis sativa në portin e Durrësit dhe arrestimit të shoferit, i cili me sa duket është vetëm transportuesi, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjeron rrethin e të dyshuarve për këtë çështje.

    Të pakten 10 doganiere te doganes se Tiranes jane thirrur per t'u pyetur kete te merkure dhe ka shume mundesi te jene si te dyshuar per implikim ne trafikimin e kanabisit tha per Top Channel nje pjesetar i grupit te hetimit prane Krimeve te Renda. Kjo pasi gjate procedurave ne doganen e Tiranes keta punonjes kane nenshkruar dhe vulosur per mjetin tip kamion sikur te ishte çdo gje ne rregull, ne nje kohe qe automjeti ishte i mbushur me droge dhe fare pak me konfeksione siç edhe ishte deklaruar prane autoriteteve doganore.

    Prokuroria e Krimeve te Renda thekson se punonjesit ne fjale do te pyeten fillimit per procedurat qe ata kane ndjekur dhe me pas do te vendoset se çfare do te behet me ta, nese do te jenë apo jo të dyshuar kamioni i ngarkuar me droge u zbulua mbremjen e te martes ne kohen qe po kryheshin procedurat e imbarkimit drejt Italise.

    Policia deklaroi se pari se konstatoi lende narkotike ne mjetin me targat AA 942 CC, i cili do të udhëtonte drejt Italisë me një nga tragetet e linjës Durres-Bari, ndersa Prokuroria e Krimeve te Renda thote se organi i akuzës ne keto hetime prej ditesh. Behet me dije se transportuesi kishte deklaruar si ngarkesë pranë autoriteteve doganore dhe atyre policore nje ngarkese me çorape, por qe ne fakt doli se ne ato kuti ishte fshehur lenda narkotike.

    Aktualisht per akuzen e trafikut te droges ndodhet i arrestuar ne kushtet e flagrances drejtuesi i mjetit Ilir Durmishi, 35 vjeç me banim në Tiranë, si dhe pronari i firmes qe bente transportin Vesel Gjyzeli, kurse Prokuroria thote se po heton edhe per persona te tjere përfshirë në këtë trafik narkotikësh mes dy brigjeve të Adriatikut.

    Top Channel

  3. #23

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Gjendet i pajetë në rrugë një 49-vjeçar

    Publikuar më 11.12.2013 | 11:41

    Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në aksin rrugor Nikël-Kamëz. Viktima është identifikuar si shtetasi Enver Cangu,49 vjeç, banues në fshatin Verion Nikël të Krujës.

    Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 49-vjeçarit. Po ditën e sotme është gjetur i vrarë në rrugë një 50-vjeçar nga Fieri, i cili punonte si roje nate.

    /Shekulli Online/ E.L./

  4. #24

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Përfshihet nga flakët një automjet luksoz

    Publikuar më 11.12.2013 | 10:12

    Elbasan- Një automjet tip Benz ML është përfshirë nga flakët në afërsi të shkollës, “Dhaskal Todri”, në qytetin e Elbasanit. Menjëherë pasi u informuan për situatën, policia dhe zjarrfikësja janë nisur për në vendin e ngjarjes.

    Aktualisht nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, por policia bën me dije se është duke vijuar punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e personave të implikuar në këtë situatë.

    Sipas burimeve të policisë, bëhet me dije se muajin e kaluar në këtë qytet u dogjën 5 makina luksoze.

    /Shekulli Online/S.H./

  5. #25

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Humb jetën 53-vjeçari

    12/12/2013

    Një biznesmen nga Durrësi, baba i dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës së tij mëngjesin e së enjtes, duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit të tij.

    Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të Durrësit, pranë shëtitores bregdetare ku familja e 52-vjeçarit jeton. Viktima, që deklarohet se vuante nga depresioni nervor, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit të tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Ai merrej me tregtimin e pajisjeve për bar-restorante dhe ekspresë kafeje. Paraprakisht dyshohet se situata jo e mirë financiare, borxhet dhe ecuria e biznesit të tij e kanë rënduar gjendjen e viktimës deri në ndërmarrjen e aktit të fundit. Grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes po kryen veprime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat që e çuan biznesmenin durrsak drejt vetëflijimit.


    / Top Channel

  6. #26

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Asfiksohen nga gazi të moshuarit, vdes 73-vjeçari

    Flash, Lajmi i Fundit e Dielë, 15 Dhjetor, 2013 | 12:26 pm

    KUÇOVE- Dy të moshuar janë asfiksuar nga gazi në banesë. Për pasojë një 73-vjeçar, i identifikuar si Stilian Thomai, ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij, Krisanthi Thomai, 70 vjeç ka mbijetuar dhe është jashtë rrezikut për jetën në spital.

    Siç njofton policia lokale, të moshuarit kaun harruar pa mbyllur bombolën e gazit, me të cilën ngroheshin, duke sjellë kështu edhe asfiksimin e tyre.

    Mësohet se të moshuarit jetonin të vetëm në banesë, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dnejrë erën e fortë të gazit.

    panorama

  7. #27

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Depresioni, vetëvaret babai i dy fëmijëve

    Flash, Kronike, Lajmi i Fundit e Dielë, 15 Dhjetor, 2013 | 10:20 am

    Foto Ilustruese
    TIRANE – Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në kryeqytet. Babai i dy fëmijëve, shtetasi Pëllumb Lamçe, është gjetur pa jetë në një pallat në rrugën “Besim Alla” në zonën e Kombinatit. Pas gjetjes së kufomës në orën 17:00, policia zhvilloi hetime dhe arriti në përfundimin se personi ka varur veten. Viktima Pëllumb Lamçe, 57 vjeç, me origjinë nga Erseka, ishte është babai i dy fëmijëve. Polica tha se menjëherë pas njoftimit për ngjarjen dhe kryerjen e veprimeve të para ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që e çuan 57-vjeçarin drejt vetëvrasjes. Nga pyetja e dëshmitarëve është mësuar se njëri nga djemtë e ka gjetur viktimën të varur në banesë dhe menjëherë ka lajmëruar policinë. Specialistët e mjekësisë ligjore mësohet se kanë përcaktuar se 57-vjeçari është varur me një litar të improvizuar. Familjarët u kanë thënë hetuesve të policisë se babai i dy fëmijëve ka shfaqur shenja depresive gjatë muajve të fundit.

    panorama

  8. #28

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Tiranë, maskat grabisin me armë pikën e karburantit

    Flash, Kronike, Lajmi i Fundit e Dielë, 15 Dhjetor, 2013 | 10:18 am

    TIRANE – Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur mbrëmjen e djeshme një pikë karburanti në zonën e “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Policia ka marrë njoftim për grabitjen e një biznesi në këtë zonë dhe menjëherë është drejtuar për në vendin e ngjarjes. Mësohet se dy persona me maska dhe me armë zjarri në duar kanë kërcënuar rojën e karburantit që ndodhej në shërbim dhe një punonjës. Autorët nën kërcënimin e armëve kanë arritur të marrin 20 mijë lekë të reja të arkëtuara gjatë turnit të pasdites dhe më pas kanë goditur rojën me qytën e armëve. Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendin ku ndodhi krimi dhe kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Nga grabitja mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar, pasi edhe roja i karburantit është qëlluar për ta trembur nga autorët e krimit që kanë dashur të fitojnë kohë teksa largoheshin nga vendi ku kryen grabitjen.

    panorama

  9. #29

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Kapshticë, makina rrëshqet në akull

    16/12/2013

    Një e moshuar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e të hënës në vendin e quajtur kthesa e Kapshticës, në Korçë.

    Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se automjeti me targë KO7110B ka rrëshqitur në akull dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën 73-vjeçarja Eleni Nasi dhe janë plagosur 3 persona të tjerë që ndodheshin në makinë.

    Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

    / Top Channel

  10. #30

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Maskohen si babagjysh, vjedhin një argjendari te TEG në Tiranë

    24 Dhjetor 2013 | : Aktualitet | Autor: Gazeta Shqip

    Policia KosoveDy persona të maskuar me veshjen e Babagjyshit të Vitit të Ri kanë grabitur me armë një argjendari në qendrën tregtare TEG në periferi të Tiranës.

    Mësohet se dy i personat duke përfituar nga veshja festive kanë hyrë të armatosur pa u vënë re nga siguria dhe më pas kanë goditur objektivin e tyre. Ata kanë mbajtur për disa minuta peng punonjësit e argjendarisë, ndërkohë që menjëherë pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar maskimin, pa u vënë re nga askush.

    Menjëherë pas marrjes së informacionit forca të shumta të policisë kanë mbërritur në qendrën tregtare dhe kanë nisur hetimet. Fillimisht u morën në pyetje dëshmitarët okularë dhe po vëzhgohen kamerat e sigurisë për të siguruar të dhëna që do të conin në identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

    Pikërisht gjatë kësaj kohe në afërsi të fshatit Lanabregas një patrullë policie raportoi për shkëmbim zjarri me disa persona. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se personat që kanë qëlluar ndaj patrullës janë të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë.

    Ata kanë braktisur dhe djegur automjetin me të cilin po udhëtonin duke vazhduar arratisjen në këmbë. Pavarësisht djegies, policia ka mundur të shquajë targat e mjetit dhe po punon për identifikimin e pronësisë së tij dhe për të mësuar nëse ai ishte i vjedhur.

    Në vendin e grabitjes ka mbërritur edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, ndërsa kërkimet për kapjen e autorëve janë zgjeruar në zonat përreth fshatrave Lanabregas dhe Surrel.

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •