Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 131
  1. #11

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Si në filma/ Gruaja dhe i dashuri i saj masakrojnë burrin me 18 thika

    Bota Sot | 08.12.2013 10:17

    Një ngjarje e rendë eshte shënuar në qytetin e Patozit.

    Një grua bashke me të dashurin e saj kanë masakruar me thika bashkeshortin e saj.

    Autore e krimit është Ermira Xhaferi, 27 vjec nga Fieri dhe i dashuri i saj, Aleksander Ahmetaj, 47 vjec.

    Per me teper, Ahmetaj eshte burri i motres se bashkeshortit te Ermires, Saimirit.

    Te dy kane hyre ne dhomen e gjumit ku po flinte 33 vjecari Saimir Xhaferi dhe e kane qelluar me 33 thika.

    Ata jane kapur ne flagrance nga vellai i Saimirit.

    Ai mbajti ne vendin e ngjarjes Ermiren, por i dashuri u largua per tu arrestuar me vone nga Policia e Gjirokastres.

    Sipas GSh, Saimiri eshte ne gjendje kome ne spital.

  2. #12

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Përleshje në kufirin greko-shqiptar, vriten 2 vëllëzërit shqiptarë dhe një polic grek

    Bota Sot | 08.12.2013 09:27

    (I plotësuar) - Një ngjarje e rëndë ndodhi natën e kaluar pas mesnate në kufirin shqiptaro-grek, në fshatin Vrontero pranë Follorinës, kur një grup prej tre oficerësh policie janë përleshur me 2 persona të armatosur.

    Ngjarja ka ndodhur në piramidën 1920 pranë liqenit të Prespës.

    Ora ka qenë 00:45 kur patrulla e policisë që merrej me kontrollin e peshkimit të paligjshëm, vuri re një kasolle rreth 2 km larg liqenit të Prespës, kasolle që shpesh sipas policisë, përdoret nga trafikantët e emigrantëve të paligjshëm apo trafikantët e drogës.

    Dy nga policët shkuan për të kontrolluar kasollen, ndërsa i treti qëndroi më pas për t’iu mbuluar atyre krahët.
    Kur u afruan, policët kanë bërtitur në gjuhën shqipe “policia, policia!” dhe pas kësaj një nga shqiptarët ka hapur zjarr me kallashnikov.

    Plumbat kanë plagosur policin 43 vjecar Ilia Kosteni dhe pas kësaj polici tretë që ndodhej jashtë kasolles hapi zjarr mbi njërin nga shqiptarët. Tjetri mori armën e shokut dhe vijoi të qëllojë mbi policinë, por pas kësaj edhe ai mbeti i vdekur.

    Sipas mediave greke që i referohen informacioneve të policisë, gjithcka ndodhi në rreth 2 minuta, ndërkohë që temperatura në zonë ishte -15 gradë celcius.

    Polici i plagosur nuk iu mbijetoi dot plagëve dhe vdiq rrugës për tek makina e patrullës së policisë, e cila ishte larg zonës ku ndodhi ngjarja.

    Nga kontrolli nuk u gjet drogë apo armë dhe shtohen dyshimet se shqiptarët mund të kishin hyrë në tokën greke për peshkim të paligjshëm në liqenin e Prespës.

    Vetëm pak orë pas ngjarjes policia e Korcës, bëri të ditur se viktimat janë vëllezërit Melsi dhe Elvis Collaku nga fshati Shuec i Devollit, ndërkohë që viktimat nuk kishin asnjë mjet identifikimi me vete. Policia ka marrë gjurmët e gishave të dy shqiptarëve dhe në bashkëpunim me autoritetet shqiptare pritet të përcaktohet identiteti i tyre dhe të gjendet nëse kanë të kaluar penale.

    FAMILJARËT E DY VËLLEZËRVE TË VRARË: KËRKONIN BUKËN E GOJËS, NUK JANË TRAFIKANTË

    Pas ngjarjes së rëndë ku në një përplasje me policinë greke kanë mbetur të vrarë dy vëllezrit Çollaku, flasin familjarët e tyre. Të afërmit deklarojnë se dy vëllezrit nuk janë trafikantë droge ashtu siç kishte dyshuar policia greke.

    “Ata nuk janë trafikantë, kërkonin bukën e gojës. I vrau policia greke.”- deklarojnë familjarët. Melsi dhe Elvis Çollaku të cilët u vranë mbrëmjen e djeshme nga një shkëmbim zjarri me policinë greke kanë të dy nga dy fëmijë.

  3. #13

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Kutalli, vidhen 6300 m linearë tela bakri

    CEZ: Dëmi, shumë i madh

    Vidhen 6300 metra linearë përcjellës bakri, duke lënë pa energji banorët e fshatit Kutalli të Beratit. Denoncimi është bërë nga CEZ Shpërndarje, në reagimin e të cilit thuhet se grupet e kontrollit të saj kanë evidentuar se gjatë tri ditëve të fundit, në linjën 35 kv të tensionit të lartë, në afërsi të fshatit Kutalli të Beratit, janë vjedhur 6300 metra linearë përcjellës bakri. Gjithashtu është vjedhur edhe një fazë, si dhe dy kampata rreth 300 metra lineare, çfarë ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Punonjësit e kompanisë CEZ Shpërndarje njoftuan menjëherë Policinë e Beratit për të kryer procedurat për këtë ngjarje. Ndërkohë, ekipet e specialistëve të kompanisë po bëjnë zëvendësimin e linjës me përcjellës alumin-çeliku, rreth 2 tonë në total. Nga ndërhyrja e menjëhershme e CEZ Shpërndarjes, banorët e kësaj zone janë furnizuar me energji elektrike dhe stakime ka vetëm disa orë gjatë natës. Ndërkohë, kjo kompani ka bërë të ditur se operacionet për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe ndërhyrjet ndaj debitorëve që nuk shlyejnë detyrimet vijojnë në të gjithë vendin. Për kryeqytetin, ky aksion, në ditët e fundit, është përqendruar në Kamzë e Paskuqan. Vetëm në këto dy zona janë kryer 310 prerje lidhjesh debitore dhe ndërhyrjesh të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

    shqip

  4. #14

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Itali, kapet peshkarexha me 1 040 kg marijuanë, vinte nga Shqipëria

    8 Dhjetor 2013 | : Aktualitet | Autor: Gazeta Shqip

    Një ngarkesë marijuane me një vlerë mbi 10 milionë euro u kap nga forcat italiane të rendit gjatë një patrullimi në Kanalin e Otrantos.

    Peshkarexha “Maestrale”, 22 metra e gjatë, e regjistruar në Corigliano Calabro dhe e drejtuar nga tre shtetas italianë u bllokua nga Rojet Financiare pas një ndjekjeje në det.

    Ajo vinte nga brigjet shqiptare dhe pasi pati kaluar zonën pulieze të Santa Maria di Leuca, po udhëtonte drejt brigjeve të Kalabrisë. Mjeti lundrues ngjalli dyshime sepse udhëtonte me shpejtësi të vogël megjithëse nuk kishte hedhur rrjeta peshkimi në det.

    Pas një kontrolli, në sallën e makinave të peshkarexhës u gjetën 1 040 kilogramë marijuhanë e tharë, e ambalazhuar në 84 pako. Tre shtetasit, 49, 46 dhe 34 vjeç, të tre nga zona jugore e Cozencës, u arrestuan me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

    8 dhjetor 2013 (gazeta-Shqip.com)

  5. #15

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Bllokohet 100 kg. eksploziv, kapen 4 trafikantët

    Publikuar më 08.12.2013 | 8:45

    Mbi 100 kg eksploziv është sekuestruar mbrëmjen e djeshme nga policia e Elbasanit, ndërsa drejtoria e Luftës Kundër Krimit të Organizuar pohon se ka rënë në gjurmët e një trafiku lëndësh plasëse. Policia ka arrestuar Jetmir Rrumbullakun, Aleks Milloshin, Afrim dhe Roland Dodën, të cilët mësohet se kanë qenë në të njëjtin mjet me të cilin po udhëtonin në drejtim të Elbasanit. Katër personat nuk dihet ende se ku e kanë siguruar sasinë prej 110 kilogramëve eksplozivi të tipit amonit, një lloj lënde që mund përdoret për shumëllojshmëri shpërthimesh. Gjithashtu mësohet se policia ka sekuestruar edhe një arkë me 650 kapsolla, me detonator elektrik të cilët gjendeshin në mjet. Të gjithë personat e arrestuar janë me precedentë të mëparshëm penalë për akuza të ngjashme dhe madje edhe më të rënda. Një grup i hetimit të Krimeve të Rënda mësohet se ka marrë në dorë hetimin e këtij trafiku, pasi policia bën me dije se tre prej të arrestuarve janë persona të skeduar dhe të dënuar pikërisht për trafik armësh dhe municionesh.

    Hetimi mësohet se do të përqendrohet, jo vetëm tek rruga që do të ndiqte kjo sasi eksplozivi, por edhe fakti se përse do të përdorej. Eksplozivi tashmë është kthyer në mjetin efikas për të kryer krime të rënda, të cilat policia thuajse nuk ka mundur t’i zbardhë. Janë me dhjetëra raste vetëm muajve të fundit ku janë gjymtuar dhe plagosur rëndë personat me anë të minave me telekomandë, për të cilat policia dhe prokuroria nuk kanë akoma autor. Vetëm katër net më parë, në kryeqytet, në Sharrë, u zbulua një tjetër rast ku dy persona po transportonin lëndë të këtij lloji, thuajse të gatshme për veprim. Lënda plasi brenda makinës duke u plagosur rëndë njëri nga personat. Policia arriti të vinte në pranga të dy protagonistët, por pa sqaruar rrethanat në të cilat kishte ndodhur ngjarja dhe as faktin se për çfarë dy personat ishin të pajisur me lëndën plasëse që iu shpërtheu në makinë.

    shekulli

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    sa te paguajne ne dite per propagande opozitare?
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    sa te paguajne ne dite per propagande opozitare?
    s`eshte propagane, keto jane fakte
    ai nuk eshte si edi qe thoshte fajin e ka saliu per c`do aksident.
    edi rama kerkon te mbledhe armet, ne fakt po behet nami me thika. duhen mbledhur edhe thikat.

  8. #18

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Sherri për tokën, vritet me thikë një 27-vjeçar

    Flash, Lajmi i Fundit e Hënë, 9 Dhjetor, 2013 | 20:10 pm

    FIER- Një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur disa herë me thikë në bark mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Fierit. Sipas policisë, Kastriot Toska është goditur me thikë nga bashkëfshatari i tij Tomorr Kaso, 46-vjeç. Vrasja mendohet të ketë ndodhur pas një grindje për motive të dobëta.

    Fillimisht i riu i plagosur ëshët shoqëruar me urgjencë në spitalin e qytetit të Fierit, por sipas mjekëve thika i ka prekur organet jetësore dhe për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes mjekësore.

    Policia ka shpallur në kërkim 46-vjeçarin, Kaso dhe po punon për kapjen e tij. Dyshohet se sherri mes dy bashkëfshatarëve ka ardhur për një sipërfaqe toke për të cilën të dy pretendonin pronësinë. Mësohet po ashtu se mes tyre ka patur debate edhe herë të tjera.

    top-channel

  9. #19

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Furgoni përplaset me makinën, 4 të plagosur në Tiranë

    Bota Sot | 08.12.2013 21:00

    Katër persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e të dielës pas përplasjes së dy automjeteve në afërsi të fshatit Ibë në Tiranë.
    Lajmi është bërë me dije nga burime të policisë që theksuan se një furgon
    është përplasur me një makinë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
    Të plagosurit u dërguan në spitalin e Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve të këtij spitali, ata kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

  10. #20

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Po mblidhnin skrap tek Shkëmbi i Kavajës, masivi i dheut zë poshtë dy persona

    Bota Sot | 08.12.2013 15:29

    Shaqir Dajçi 66 vjeç si dhe Artan Myftari 28 vjeç, qëndruan plot dy orë të bllokuar 3 metra nën tokë.
    Masivi i dherave i shkëputur nga bregu i kanalit në afërsi të Shkëmbit të Kavajës u rrezikoi seriozisht jeten.
    Darion Cumani, ka qenë personi i parë që i ka pikasur. Më pas të tjerë banorë kanë shkuar në ndihmë të dy personave të mbuluar nga dheu.
    Dajçi dhe Myftari nga Shkallnuri pasi u nxoren nga nentoka u derguan ne spitalin e Durresit ne gjendje te rende per jeten.

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •