Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Historia e Uzinës së Azotikut në Fier

    INTERVISTA. Flet ish -specialisti i Uzinës së Azotikut në Fier, Hyso Haskushaj


    Në inaugurimin e Azotikut erdhi Mehmet Shehu, atë ditë e pashë të qeshur

    Pas inaugurimit Mehmeti mori një qese me ure për t’ja çuar Enver Hoxhës

    Azotiku ishte qytet me vete me 1 500 punëtorë

    Enver Hoxha na tha duajeni Azotikun sepse mban me bukë Shqipërinë


    Albert ZHOLI

    Azotiku i Fierit ka qenë një ndër veprat më madhështore industriale që ka ndërtuar Partia e Punës në regjimin komunist. Për këtë vepër ka komente nga më të ndryshmet, pro që të gjitha ato konvertojnë në një pikë, që kjo vepër ka qenë tepër moderne, furnizonte me plehra kimik tërë Shqipërinë, madje dhe prodhonte për eksport. Fierakët kryesisht specialistët, tregojnë histori nga më befasueset, ku tregohet jo vetëm që ata ishin të punësuar, për mirëqenien që i solli Fierit, por dhe për gumëzhitjen e kësaj uzine në 24 orë pa ndërprerje. Ai prodhonte 340 ton në 24 orë superfosfat të cilësisë së parë.

    Kur keni filluar punë për herë të parë në azotik?

    Për herë të parë kam filluar në vitin 1965, kur azotiku sapo kishte filluar. Pra u hodhën themelet e ndërtesës. Ishin bërë shumë studime që u vendos të ndërtohej aty.

    Kush erdhi ditën e parë të hedhjes së themeleve?

    Erdhi Sekretari i parë i rrethit dhe një i deleguar i Komitetit Qendror. Nuk u bë shumë pompoz dita e fillimit të punimeve, pasi mendoj sot, e kishin lënë kur të fillonte prodhimi. Por dua të theksoj se ishte një nismë shumë e vështirë pasi kishte kosto të lartë. Ishte nëntor i vitit 1965 kur filloi të ndërtohej azotiku. Në këtë kohë filluan të vinin makineritë e para.

    Nga vinin makineritë?

    Dua të them se makineritë nuk vinin nga i njëjti vend, pasi uzina kishte disa fabrika dhe në këtë mënyrë blihej aty ku ishte më lirë. Por makineritë kryesore dhe pajisjet vinin nga Italia, pra ajo kishte pjesën dërmuese të makinerive. Pjesa e dytë kryesore vinte nga Gjermania.

    Si bëhej montimi?

    Montimi me thënë të drejtën duhej të ishte shumë i garantuar, ndaj bëhej i përforcuar. Në çdo makineri duhej të ishin tre vetë në prezencë.

    Në ç’kuptim tre vetë, për shkak të peshës apo të mosdijes?

    Ne ahere kishim marrëdhënie të mira me Kinën. Shumica e makinerive ndiqej nga ata për shumë arsye, ndaj dhe Drejtoria kishte vendosur që çdo makineri që montohej duhej të kishte tre teknikë përveç punëtorëve të krahut. Këta tre teknikë do të ishin një shqiptar, një kinez dhe një teknik i firmës nga vinin makineritë. U bë një punë kolosale. Punohej natën dhe ditën. Shumë herë kinezët vinin prapë me ne për ët parë montimin pa qenë teknikët e huaj. Trembeshim nga sabotimet. Ahere ruajtja nga sabotatorët ishte kryefjala e udhëheqësve shqiptarë.

    Pati tendenca për sabotim?

    Jo. Ne ishim shumë vigjilentë, në radhë të parë ruanim veten. Nuk linim të na ikte as presja. E rikontrollonim çdo makineri edhe pas montimit.

    Kur mbaroi së ndërtuari dhe u inaugurua Azotiku i Fierit?

    Në 17 shkurt 1967 filloi prodhimi, pra doli superfosfati i parë. U bë një uzinë model, një uzinë me të gjitha parametrat bashkëkohorë. Atë ditë gëzimi ishte i paimagjinueshëm. Gjitha sheshi dhe deri jashtë uzinës ishin mbledhur njerëz pafund. Një gëzim i papërshkruar. Kur e prekëm për herë të parë superfosfatin me duar na u duk si sheqer. Ishte një prodhim shumë cilësor si i të gjitha vendeve më të zhvilluara perëndimore.

    Kush erdhi në këtë ditë inaugurimi?

    Erdhi vetë Mehmet Shehu. Ai kaloi repart më repart dhe takonte të gjithë punëtorët. Ishte hera e parë që e shihnim aq të qeshur. Ecte me hap të nxituar dhe s’linte gjë pa prekur me dorë. Në fjalën e tij ai theksoi se kjo ishte një dhuratë e partisë dhe shokut Enver për popullin e Fierit. “Ju sot keni në duart tuaja një uzinë nga më modernet në Europë. Partia jonë i ka dhënë rëndësi bujqësisë dhe bujqësia pa këtë superfosfat nuk do të japë rezultate të larta” Pas fjalimit të tij duartrokitjet ishin frenetike. Gjithë zona e uzinës dhe deri në Fier.

    Kur iku, çfarë orientimi dha Mehmeti?

    Ta mbroni dhe ta doni si shtëpinë tuaj, uzinën,- na tha. Pastaj mori me vete një qese me superfosfat për t’ja çuar Enver Hoxhës. E ngriti lart qesen me nitrat duke na thënë: Kjo qese në darkë do të jetë në duart e udhëheqësit tonë të madh shokut Enver Hoxha.

    Si ishin brenda ambientet e Uzinës së Superfosfatit?

    Për mua ishin farmaci. Çdo gjë shkëlqente, çdo gjë ishte super, e pakrahasueshme. Kishte hapësirë, kishte rregull, kishte punë serioze dhe prodhime shumë cilësore. Kur e shikoj sot më duket sikur më shkulet zemra nga vendi.

    Çfarë rëndësie pati azotiku për bujqësinë?

    Ka pasur rëndësi të jashtëzakonshme. Me këtë azotik, me prodhimin e superfosfatit në vend u rrit shumë prodhimi, deri në atë masë sa u sigurua buka në vend. Kjo ishte një arritje e madhe, një arritje e paimagjinueshme. Nitrati, apo superfosfati patën atë rëndësi që sot nuk mund të imagjinohet.

    Sa ton prodhonte në 24 orë uzina?

    Prodhonte 340 ton në 24 orë. Pra një rendiment maksimal. Mund të them se ne i plotësonim nevojat e vendit madje dhe eksportonim. Cilësia ishte e tillë saqë konvertohej kudo. Të gjithë inxhinierët thoshin se është një nga uzinat më moderne në Europë. Ai as mund të krahasohet me prodhimin që sjellim sot nga jashtë. Është si nata me ditën.

    Cila ishte lënda e parë për uzinën?

    E para ishte nafta, ajo ishte lënda bazë kryesore. Më vonë nafta meqë kishte më shumë kosto u zëvendësua me gaz. Punëtorët ishin shumë të përgatitur dhe me shumë përgjegjësi?

    Sa punëtorë kishte azotiku në atë kohë?

    Kishte plot 1 500 punëtorë. Pra ishin aq shumë saqë kur ndërroheshin turnet dukej si një qytet me vete. Në ndërrimin e turneve zhurma e makinave, autobusëve bënte që të dridhej dheu. Dua të them se uzina kishte 3 fabrika, Azotiku si dhe ureja e parë dhe ureja e dytë. Ishte një vepër komplekse që prodhonte disa lëndë për bujqësinë.

    Po ureja e dytë u vu në shfrytëzim?

    Jo. Kur ajo ishte gati për mbarim filluan proceset demokratike dhe ajo ngeli aty përgjysmë. Më vonë çdo gjë u shkatërrua.

    Po vetë Enver Hoxha a ka ardhur në azotik?

    Po ka ardhur në vitin 1974. Ishte një ditë e mrekullueshme. Ajo u mbaj mend gjatë në Azotik, madje diskutohet edhe sot. Ishte hera e parë dhe e fundit që ai vinte në azotik. Në uzinë e shoqëronin Sekretari i parë i rrethit dhe Safa Kumbara ishte kryeinxhinier. Ky i shpjegonte çdo gjë. Enver Hoxha na tha duajeni Azotikun sepse mban me bukë Shqipërinë. Këto fjalë bënë që ne të shpërthenim në duartrokitje.

    Ke nostalgji për të?

    Si nuk kam. Ajo ishte pjesë e jetës time, e familjes time, e mbajtjes me bukë. Aty kalova pjesën më të bukur të jetës. Kalova ato vite që nuk kthehen më.

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Historia e Uzinës së Azotikut në Fier

    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •