Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Fenomeni i mitmarjes në rradhët e pedagogëve

    FORUM/ Mitmarrja në radhët e pedagogëve flasin: Birçe Hasko, Aleksandër Lalo, Alqi Lepuri, Elena Kocaqi, Ksenoela Sotirofski dhe Mimoza Agalliu

    Mitmarrja, duhet luftuar tek peshkaqenët, pastaj tek sardelet

    Albert ZHOLI

    Mitmarrja, fenomeni më i shumëdiskutuar sot në radhët e pedagogëve dhe mësuesve shqiptarë. Një fenomen që në regjimin komunist nuk njihej as si emër dhe tani është shtruar këmbëkryq në mes të arsimit. Janë dënuar shumë pedagog, por sërishmi fenomeni nuk është asgjësuar. Ai është shtrirë në dimensione të tilla që është e vështirë ta eliminosh, pasi dhe format e veprimit janë nga më të përsosurat. Reformat në arsim e kanë minizuar shumë këtë fenomen, pro tendencat nuk janë shuar.

    Birçe Hasko

    Sot flitet për mitmarrje në radhët e pedagogëve, madje, shumë raste janë bërë prezent dhe në shtyp. Si ish- pedagog mendimi im është se jam i habitur. Jam i çuditur për këtë fenomen të shëmtuar?

    Ky është fenomen i kohës që jetojmë. Unë këta pedagogë do t’i quaja pedagogë langaraqër, ose plehra për mua. Si ka mundësi, që prindi paguan sot 300 mijë lekë për regjistrimin e fëmijëve, ahere si i kërkon pedagogu studentëve? Si i bën goja, t’u kërkojë. Ky është fenomeni më i shëmtuar. Edhe kur e mendoj tmerrohem pa le më ta kem përdorur vetë. Është i paimagjinueshëm. Ky fenomen luftohet nga lart, aty ku ka mbirë, ku ka hedhur rrënjë ky fenomen. Pra duhet luftuar në radhë të parë nga peshkaqenët, pastaj duhet ardhur tek sardelet.

    Aleksandër Lalo

    Sot diskutohet shumë kërkesa e mësimdhënies në Universitetin e Arteve në raport me regjimin komunist, por dhe mitmarrja. Kur japim mendime për një kohë të caktuar, ndoshta nuk japim mendime të sakta, pra ka subjektivizëm, pasi në momente të caktuara futet dhe elementi i nostalgjisë. Ekziston dhe një lloj nihilizmi i brezit për brezin. Edhe kjo pyetje me këtë ka të bëjë, sepse ne për të ruajtur nostalgjinë tonë themi hë mo se ky brez nuk bën. Por do të theksoja që shkolla ka të bëjë shumë, por në fakt po kaq ka të bëjë dhe individi. Brezi im ose pak para ose mbrapa meje, ata që kanë dashur të marrin nga shkolla kanë marrë. Ata që s’kanë dashur s’kanë marrë. Edhe sot unë se di se çfarë bëhet konkretisht në shkollat e muzikës, por di një gjë që nga bisedat që bëj me kolegët e mi, se ka studentë shumë të talentuar, të cilët marrin maksimumin e shkollës, por studiojnë edhe vetë. Ne nuk duhet të kërkojmë që nga shkollat e muzikës të dalin çdo vit, kompozitorë, instrumentistë, dirigjent të shkëlqyer, sepse me kaq vend sa jemi ne sikur tre ose katër të tillë të dalin në një dekadë është shumë mirë. Fakti tregon se nga shkollat tona të muzikës, por edhe të fushave të tjera kanë dalë talente që kanë zënë vende kyçe nëpër institucione muzikore shumë të rëndësishme të Europës dhe më gjerë. P.sh Inva Mula, Eda Zari, apo baletmaestër etj..kanë bërë famë dhe janë të shkollës sonë në etapa të ndryshme dhe jo të një gjenerate. Pra, nuk dua të them që shkolla dje kishte më nivel mësimdhënie, pasi shkollat sot kanë shumë më shumë informacion, por kjo ka të bëjë më shumë me pasionin që kanë individët që marrin këtë rrugë. Obligimi që ata kanë. Këtu hynë dhe pasioni, geni, dhuntia, adrenalina, dashuria për profesionin, studimi i mëvonshëm. Ti mund të kesh dalë me 10-ta, në mësime, por n.q.s s’ke këto elementë jetësorë nuk do ecësh përpara. Shumë kompozitorë, dirigjent, këngëtarë, po t’u bësh skanerin nuk është se kanë shkëlqyer nëpër shkolla, por kanë pasur këto elementë të tjerë pas shkollës. Për mitmarrjen ngre supet. As e mendoj, as e konceptoj, as e kam njohur si emër. Të marrë para pedagogu, atëherë çfarë do mësojë?!

    Alqi Lepuri, pedagog

    Sot thuhet se ka rënë niveli mësimdhënies dhe ka madje, edhe mitmarrje?

    Për mua kjo nuk qëndron. Pedagogët thuajse janë ata që ishin, me po aq seriozitet, me aq përkushtim. Unë vija në orën 5 të mëngjesit dhe ikja në 11 të natës nga shkolla, kur isha student. Edhe sot ata studentë që duan të mësojnë, kërkojnë vetë edhe të mos dojë pedagogu. Ata që s’duan të mësojnë flasin keq për pedagogët. Ndërsa mitmarrjen as e imagjinoj në radhët e pedagogëve të Universitetit të Arteve.


    Ksenoela Sotirofski, Dekane


    Flitet se ekziston mitmarrja në radhët e pedagogëve, si mund të luftohet ky fenomen?

    Po flitet dhe mësojmë dhe raste të identifikuara. Mendoj se ka mënyra të shumta për ta luftuar këtë fenomen. Po përmend disa që me vijnë menjëherë në mendje. Fillimisht mendoj se duhet të ketë pasoja të rënda ligjore për ata që përfshihen në këtë fenomen, por për të dyja palët. Transparenca, është një element i rëndësishëm gjithashtu. Nëse drejtuesit e të gjithë hallkave në universitete nxisin transparencën kryesisht në zhvillimin dhe vlerësimin e provimeve, mendoj se ky fenomen do të zhduket.
    Dhe më e rëndësishmja, është e turpshme që sot brezi i ri, e ardhmja e vendit është një nga palët e këtij fenomeni. Nëse ne e konsiderojmë mitmarrjen si një stigmë sociale, njerëzit do të shmangen nga ky fenomen.


    Mimoza Agalliu, pedagoge

    Vetë koncepti i mitmarrjes do të thotë abuzim. Personalisht mitmarrjen e klasifikoj si krim të rrezikshëm me efekte të gjata vepruese e komprometuese për shoqërinë. Sigurisht që, kjo është një dukuri tepër negative. që pati një ‘lulëzim “ ne vitet e shkuara e cila e dëmtoi shumë rëndë arsimin, por komprometoi edhe shumë personalitete të fushës së mësimdhënies, të cilët u përlyen apo individë të veçantë, në rolin e sekserit abuzuan në emër të tyre . Kjo nuk është shumë e vështirë të konstatohet, mjafton të shikosh ndryshimet në jetën e gjithsecilit brenda një kohe të shkurtër me makina, shtëpi apo vila, me pushime jashtë shtetit apo pasuri të shtuar jashtë mundësive reale që lejon paga e pedagogut . Të ushtrosh mitmarrjen do të thotë të shkelësh mbi karakterin tënd, të shesësh moralin dhe kulturën tënde, do të thotë të jesh një tjetër njeri përballë atyre që ju bën moral e leksion me orë të tëra. Ryshfeti është një plagë e shoqërisë shqiptare, një bashkёjetesё mes mentalitetit, formimit kulturor nga njёra anё dhe kushteve social –ekonomike nga ana tjetёr.

    Të shndërrohesh nga një investues dijesh për studentët në një shembull shitësi ambulant vlerësimi në vlerë material, do të thotë të shkelësh mbi veten dhe të tjerët .

    Këtu ligji duhet të jetë i pamëshirshëm, sepse gjendja psiko- sociale e studentëve cenohet rëndë. Gjykoj, që duhen marrë masa efikase për ta izoluar këtë fenomen duke rritur pagat e pedagogëve, duke sensibilizuar studentët për të mos dhënë ryshfet, kontrolli i provimeve të bëhet nga pedagogë të tjerë, dhe jo thjesht të mbetet në nivel teorie ose keqpraktikimi etj..

    Mitmarrja është e dënueshme moralisht dhe ligjërisht. Prandaj shteti , por edhe vetë studentët duhet të jenë të parët në denoncimin dhe dënimin e kësaj plage të egër që nuk i shërben askujt e në radhë të parë studentit.

    Mitmarrja është gënjeshtër, është vjedhje, është mashtrim, është turp, është degjenerim moral për këdo që e ushtron .

    Elena Kocaqi, pedagoge

    Thuhet se ka rënë shumë kërkesa e llogarisë në universitet dhe shqetësues është mitmarrja? Cili është mendimi juaj për këto fenomene?

    Nuk ka rënë kërkesa e llogarisë nëpër universitete shtetërore kjo është e pa diskutueshme, por ky fenomen mund të ndodh në disa prej universiteteve private, por jo në të gjitha. Kjo vjen nga që dija është e ngatërruar me biznesin. Fakulteti shihet si biznes që jep të ardhura dhe kjo është primare dhe jo si një institucion që edukon. Për mua thelbësore është zgjedhja e një stafi akademik profesional në universitete. Në lidhje me mitmarrjen do ta quaj një skandal dhe paturpësi që ai që e bën jo vetëm që nuk mund ta quaj veten pedagoge, por as edhe njeri. Studentët janë shtresa më e varfër e shoqërisë dhe si të tillë duhen mbrojtur por edhe sikur te ishin te pasur është shume e turpshme për një intelektual që presupozohet të jetë i nivelit të lartë të bëj të tilla gjëra. Kjo ndodh me ato njerëz mediokër që kanë marrë në mënyre të pamerituar një pozicion kaq të nderuar dhe që e përdorin në mënyrë kaq poshtëruese. Për mua të tillë njerëz jo vetëm që nuk duhet të ketë në fakultete, por nëse ka, ata duhet që të përballen me drejtësinë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Fenomeni i mitmarjes në rradhët e pedagogëve

    Edhe prindi edhe studenti... Kerkojne ate qe su takon.... Keshtu dhe petagogu merr ate qe si takon....Se pari dhe prindi do qiqra ne hell per femijen qe se meriton ndjekjen e shkolles se larte, jo me te kaloj apo pretendoj. Ik shikoni notat e studenteve sot. Ndrisin... ne te vertet jane bylmez vec.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Fenomeni i mitmarjes në rradhët e pedagogëve

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    Edhe prindi edhe studenti... Kerkojne ate qe su takon.... Keshtu dhe petagogu merr ate qe si takon....Se pari dhe prindi do qiqra ne hell per femijen qe se meriton ndjekjen e shkolles se larte, jo me te kaloj apo pretendoj. Ik shikoni notat e studenteve sot. Ndrisin... ne te vertet jane bylmez vec.
    Prudenc.....,
    Gjysma ose me shume e atyre qe ka sjelle ALBO me inervista per te ilustruar kete tem,qofte dhe emra publike,kane nga ata qe nuk ikin ne shpi pa mbushur xhepat me leke,marre studenteve.
    Ke te drejte per ate cka thua,nje Student i viteve 89-94 i notes nga 5 deri ne 7,sot do te krahasohej e nje student te notes 10(nuk eshte krahasim i imi).
    Shkaterimit dhe sistemit te saj nuk i shpetoj as shkollimi,cfare rezultati do ti kur studentet e mjekesise nuk kane libra,dhe studiojne ne dispenca,kur pedagoget nuk japin leksione se do bejne vizita,kur Genc Stefanaq Pollo ish minister SHKATERIMI(arsimi)kerkon 300 mije euro(kur ishte minister dhe koha e buuuum te universiteteve)per nje leje Universieti privat.......kur Fatos Thanas Nano i degjenuari tjeter gjysmat e Spitaleve u a dha me qira mjekeve,ku shkollat u kthyen ne an pa porta,ku mesuesit......mjaftonet te ishe/jesh me PARTINE pa ska rendesi dhe coban te jesh,hajt meso se si milet Dhia ne shkolle...............
    Kryeminisri do lek............
    Ministri do lek............
    Zv ministri po e po......
    Rektori,pedagogu.....kush po pyet se cfare do mesosh,te gjithe duan vetem LEK...usd,euro,ca e jete
    Shqiperia mjerisht ka shume probleme,dhe nuk ka shanc qe ai vend te vije ne vete,Ti shiko ne Forum shume komentuese dhe pse jane e jetojne me vite jashe ne Perendim,jane shume te lodhur ne ato c'ka thone jo te lodhur,po te dermuar fare,po ata qe jetojne ne shiqperi ????
    Ju Uroj atyre qe Kane pranuar Perendimin,jo ata qe Perendimi ka pranuar,ne Shqiperi vec per hall te shkojne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 27-11-2013 më 19:11

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Fenomeni i mitmarjes në rradhët e pedagogëve

    Ngjarje te tilla jane shprehje e korrupsionit moral nga pedagoge dhe studente.
    Karakteri I tyre eshte I korruptuar dhe eshte harruar se cilat jane
    cilesite qe perbejne nje karakter te mire ne nje person.
    Sikur pedagoge dhe studente te kishin karakter te forte,akte te rryshfeteve nuk do ndodhnin.


    6 Cilesite themelore per te pasur Karakter te mire


    1.Ji i Besushem(Trustworthy)
    Te jesh i ndershem,i besushem,te mos genjesh,te
    mos vjedhesh,te mos japesh as marresh rryshfet apo
    materiale qe s'te takojne,ose jane te vjedhura.
    Te besh ateqe thua,te kesh kurajo dhe guxim per
    te bere gjerat drejt.Nderto reputacion te mire.
    Qendroi besnik,miqve familjes dhe atdheut.

    2.Ji i Pergjegjshem(Responsible)
    bej ate qe te takon te besh,duhet bere sepse eshte
    detyrim dhe pergjegjsia jote per ta bere.
    Planifiko perpara.Ji kebengules,mos u terhiq,vazhdo
    te provosh te besh me te miren qe mundesh.
    Krijo disipline ne vetvete.Kontrollo veten.
    Mendo perpara se te veprosh.Mendo pasojat e veprimeve qe do besh.
    Mendo perpara se te flasesh.Merr pergjegjsine per ato qe ben dhe flet.
    (mos genje me vone qe ato qe ke bere dhe thene nuk jane vepra jote por e dikujt tjeter.)
    Krijo nje shembull pozitiv per te tjeret me ato qe thua dhe ato qe ben.

    3.Respekt
    Trajtoi te tjeret me respekt.Ji tolerant dhe prano diferencat
    ne botkuptime,paragjykime filozofi,opinione dhe kultura te ndryshme.
    Sillu mire dhe mos perdor fjale te pista.merr parasysh,konsidero ndjejat ete tjereve.
    Mos kerceno,shaj,tall,perqesh,perbuz,plagos ndjenjat e te tjereve.
    Trajtoji gjendjet shpirterore te zemerimit,ofendimeve,argumentave.mosmarrveshjeve, konfliktet verbale
    ne menyre paqesore dhe me gjakftohtesi,pa kaluar ne drama,dhune, ekstremizem.
    Cdo akt negativ qe nuk merr parasysh ndjenjat e te tjereve por i demton ato eshte akt disrespekti.
    4.Drejtesi.(Fairness)
    Luaj sipas rregullave me fjale te tjera bej ate qe konsiderohet e drejte dhe
    e ndershme, e paster nga opinioni publik dhe kultura embare shoqerise shqiptare.
    Jepi te drejten
    dhe kreditin atij qe i takon atij qe e ka fituar me mund edhe me pune,
    pamvarsisht nese e pelqen apo jo ate person.Mos bej kompromis
    me akte te dyshimta ilegale apo imorale per shoqerine.Lufto dhe kontribo
    per shoqerine,komunitetin per te drejtat e qytetarit,dhe gjithe shtresave sociale pamvarsisht nga statusi.
    Ngrij zerin e protestes kunder padrejtsive ne shtet,politike dhe shoqeri.
    Mos akuzo dhe fajeso pa pergjegjsi,pa patur fakte.
    Trajtoi njerezit me drejtesi dhe mos fajeso padrejtesisht te tjeret per faje qe jane ne fakt te tuat.
    5.Trego kujdes dhe simpati e dhembshuri.(Care for others)
    Perkrah fatkeqet,te semuret,te dobetit,trego aktin e kujdesit dhe kompasionit me fjale dhe vepra ndihme.
    Ji mirenjohes per ndihmen qe te jepet.Ndihmo gjithmone kur ke rast dhe mundesi te tjeret.
    Fal kur eshte per te falur dhe harro kur eshte per te harruar.Kjo eshte pjese e procesit te sherimit te plageve shpirterore
    dhe forcimit si karakter.
    6.Ji qytetar aktiv dhe pozitiv per shoqerine.(Be a good citizen)
    Ji qytetar pozitiv ne shoqeri jo qytetar negativ.Qytetari pozitiv gjithmon i njeh dhe respekton ligjet.
    Nuk ka frike te konfrontoje shtetin dhe politikanet,Protestoje kunder akteve te thyerjeve
    te ligjeve korrupsionit dhe padrejtesive.Ji aktiv dhe merr pjese ne komunitetin ku jeton, ne aktivitete politike,ambjentale,sociale,fetare,etj
    Ji komshi imire,jo spiun(te futesh hundet aty ku s'tetakon),jo shamataxhi,grindavec.Respekto ligjet dhe autoritetet shteterore.
    Mbro dhemos ndot ambjentin ,kudo qe te jesh.Jep ndihme falas ne lokalitetin ku jeton.Respekto te drejtat e njeriut,te drejtat e femijeve,te drejtat e gruas.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 27-11-2013 më 20:45
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Fenomeni i mitmarjes në rradhët e pedagogëve

    kam nje nipce, e pranoj qe eshte dembel i madh,mi ben nervat kacurrel, qe i ka vene qellim vetes qe o e merr dipllomen pa mesuar o vdes, nuk e di po ai thote se i jep leke sekretares se fakultetit, sekretaret bekan ligjin ne fakultete....
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Fenomeni i mitmarjes në rradhët e pedagogëve

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    kam nje nipce, e pranoj qe eshte dembel i madh,mi ben nervat kacurrel, qe i ka vene qellim vetes qe o e merr dipllomen pa mesuar o vdes, nuk e di po ai thote se i jep leke sekretares se fakultetit, sekretaret bekan ligjin ne fakultete....
    Po ti japi ndonje gje tjeter sekretares,e sigurte qe nuk paguan me lek

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Fenomeni i mitmarjes në rradhët e pedagogëve

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    k nuk e di po ai thote se i jep leke sekretares se fakultetit..........., sekretaret bekan ligjin ne fakultete....
    sekretaret bejne ndermjetesin
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Fenomeni i mitmarjes në rradhët e pedagogëve

    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Prudenc.....,
    Gjysma ose me shume e atyre qe ka sjelle ALBO me inervista per te ilustruar kete tem,qofte dhe emra publike,kane nga ata qe nuk ikin ne shpi pa mbushur xhepat me leke,marre studenteve.
    Ke te drejte per ate cka thua,nje Student i viteve 89-94 i notes nga 5 deri ne 7,sot do te krahasohej e nje student te notes 10(nuk eshte krahasim i imi).
    Shkaterimit dhe sistemit te saj nuk i shpetoj as shkollimi,cfare rezultati do ti kur studentet e mjekesise nuk kane libra,dhe studiojne ne dispenca,kur pedagoget nuk japin leksione se do bejne vizita,kur Genc Stefanaq Pollo ish minister SHKATERIMI(arsimi)kerkon 300 mije euro(kur ishte minister dhe koha e buuuum te universiteteve)per nje leje Universieti privat.......kur Fatos Thanas Nano i degjenuari tjeter gjysmat e Spitaleve u a dha me qira mjekeve,ku shkollat u kthyen ne an pa porta,ku mesuesit......mjaftonet te ishe/jesh me PARTINE pa ska rendesi dhe coban te jesh,hajt meso se si milet Dhia ne shkolle...............
    Kryeminisri do lek............
    Ministri do lek............
    Zv ministri po e po......
    Rektori,pedagogu.....kush po pyet se cfare do mesosh,te gjithe duan vetem LEK...usd,euro,ca e jete
    Shqiperia mjerisht ka shume probleme,dhe nuk ka shanc qe ai vend te vije ne vete,Ti shiko ne Forum shume komentuese dhe pse jane e jetojne me vite jashe ne Perendim,jane shume te lodhur ne ato c'ka thone jo te lodhur,po te dermuar fare,po ata qe jetojne ne shiqperi ????
    Ju Uroj atyre qe Kane pranuar Perendimin,jo ata qe Perendimi ka pranuar,ne Shqiperi vec per hall te shkojne.
    Jam plotesisht dakord me ju,te kundershtoj vetem faktin kur thua se Shqiperia nuk behet,behet por jo me plehrat qe jane ne politike.
    Per korruptimin e pedagogeve dhe jo vetem te tyre duhen zbatuar denime drastike duke nisur qe nga heqja e licenses per te bere pedagogun dhe deri ne burg,mbasi te futen tre kater ne burg do ti shohesh ata te tjeret se si do veprojne. ''Frika e ruan vreshten thote populli''
    MOS I NDY TEMAT no name

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Fenomeni i mitmarjes në rradhët e pedagogëve

    *
    Perse te quhet fenomen kur eshte tradite, edhe ate tradite e trasheguar brez pas brezi.

    Prandaj dhe kemi nje armate te tere intelektualesh gjysmeanalfabetesh

    *
    klipp&klar

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Fenomeni i mitmarjes në rradhët e pedagogëve

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    *
    Perse te quhet fenomen kur eshte tradite, edhe ate tradite e trasheguar brez pas brezi.

    Prandaj dhe kemi nje armate te tere intelektualesh gjysmeanalfabetesh

    *
    keshtu ka ndodhur ne gjitha vendet e zhvilluara kur ato kane qene ne hapat e para te kapitalizmit. por anglezit apo gjermanit para 100 vjetesh nuk i rruhej per dipllome. ai ishte dashuruar pas prones, zhvillimit te saj. keshtu ndodh kur shqiptareve nuk u intereson dija, praktika por vetem diplloma.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •