- A ka ekzistuar vertete “Perandoria Bizantine” , une mendoj qe jo , me kete emer.
Perandoria Romake u nda ne dysh, njera ishte ajo e Lindjes me qender Kostantinopojen dhe tjetra ajo e Perendimit me qender Romen. Banoret e Perandorise Romake quheshin romake. Pas renies se pjeses Perendimore te Perandorise , si rezultat i dyndjeve barbare, banoret e pjeses Lindore vazhdonin te quheshin romake…
Lind pyetja; - Kur u quajt per here te pare pjesa Lindore, “Perandoria Bizantine”? A ka ekzistuar vertete ky emertim? Nese jo, perse u pervetesua nga historianet modern? Si pra e humben vetedijen pasuesit e atyre popujve qe perbenin Perandorine Lindore Romake? Pas lirise nga osmanet, perse nuk riformuan edhe nje here Perandorine Romake Lindore?!
Termi “bizantin” eshte perdorur per here te pare nga studiuesi Hieronymus Wolf, ne publikimet e tija historike me 1562.
Pyetja; - A ka lidhje ky term i ri, me sundimin e kompletuar te Evropes Perendimore nga Franket, ku si rezultat te kesaj hegjemonie midis te tjerash “novacjone” ne sfera te ndryshme te jetes si psh. teologjike, nderhyne te deformojne edhe historine…!? - Pse?
Sot “bizantinistet” te shtyre nga nje drejtim politik, ndonse e dine mire qe kurre me pare nuk ka ekzistuar nje shtet me emrin “bizant” , por qe shume prej tyre ne nje kohe historike me presion te larte nen pushtimin franko-gjerman, shume i’u nenshtruan per aresye taktike mbijetese, politike dhe religjoze!
Ne nje shikim te pare do ju duken pak si banale keto pyetje, pasi sikur na kane mesuar neper shkolla, zgjidhjen e ketyre pyetjeve mund te ja jape fare lehtesisht edhe nje student me shkolle 8-vjeçare…, por mendoj se po ti thellohemi me tej, do te shohim qe shume me teper pyetje lindin vetiu…, ku shume pika nuk kane nje lidhje harmonioze. Pra ekziston mundesia te jete deformuar me dashje, pra nga Perandoria Romake Lindore, ne Perandoria Bizantine…?
Fshati qe njohim nga historia, pra bizanti, nuk kishte se si ti jepte emrin Perandorise!
Por gjithsesi qendra quhej Roma e dyte, pra eshte e natyrshme qe te kishte nje vazhdimesi edhe emri…
Mund te quhej per kokefortet, “Perandoria Kostantinopolitane” …, pasi kryeqyteti, pse jo, Roma nuk i dha emrin edhe Perandorise?!
Banoret romake te Lindjes, na u shenderruan ne nje hapesire relativisht te shkurter kohe, pas pushtimit ottoman, nga romake ne greko-bizantin!!! Por qe harrohet me dashje, qe kishte shume popuj ne te!
Pra une mendoj, e kam aresye, qe emertimi “bizantin” eshte perdorur jo rastesisht nga historianet modern.
Por pse? Kete ftoj te diskutojme bashke, kuptohet kush ka deshire…
Pershendetje
Krijoni Kontakt