Shpërndanin drogë, dënohen 6 shqiptarë në Itali

Gjashtë shqiptarë janë dënuar nga një Gjykatë në Itali, të cilët ishin arrestuar nga policia në Sanremo, më 19 dhjetor të viti 2012.
Xhani Gjonaj, 24 vjeç, është dënuar me 5 vjet e 6 muaj, rezident në Shqipëri por me banim në rrugën Pallavicini në Sanremo.
Fran Gjonaj, 52 vjeç, Rita Prelaj, 47 vjeç, Eva Mirashi, 24 vjeç, Flora Mirashi, 49 vjeç dhe Artan Pjetri, 39 vjeç, janë dënuar me nga katër vite e 4 muaj burg.
Gjykimi më i rëndë për 24-vjeçarin erdhi për shkak të pozicionit që ai kishte si organizatorë në grupin e trafikantëve.
Operacioni i viti 2012-të përfundoi me sekuestrimin e një sasie heroine që shkonte deri në 1 kg, 150 gram kokainë, dhe 40 gram marijuanë, me një vlerë totale prej 200.000 euro.
Panorama
Krijoni Kontakt