Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Rikthehen përmbytjet, zhyten nën ujë 250 ha tokë bujqësore.

    Rikthehen përmbytjet, zhyten nën ujë 250 ha tokë bujqësore

    » Dërguar më: 23/11/2013 - 07:13

    Brikena Shllaku

    Rikthehen përmbytjet në zonën e Shkodrës. Shirat e rëna gjatë ditëve të fundit kanë zhytur nën ujë mbi 250 ha tokë bujqësore në Komunën Ana e Malit, ndërsa tre fshatra të kësaj komune janë me prezencë të theksuar uji. Nisur nga situata e krijuar, ka reaguar kryekomunari, Xhevat Mollca, i cili kërkon ndihmë të menjëhershme. "Sipërfaqe të tëra toke bujqësore që janë të mbjella janë nën ujë, duke sjellë kështu situatë shumë të vështirë për banorët e zonës. Kemi muaj të tërë që kërkojmë të merren masa, dhe tani ja ku jemi. Përmbytjet po nisin dhe ne nuk mund bëjmë asgjë. Situata do të bëhet më kritike, pasi reshjet do të shtohen", u shpreh Mollca. Ai sqaroi se fshatrat: Muriqan, Goricë dhe Obot janë më të rrezikuarat. Të dhënat nga zonat e rrezikuara flasin për rritje të sipërfaqes nën ujë. Parashikimi i motit për ditët të vazhdim nuk i ka bërë aspak optimistë banorët, përkundrazi. Ata i tremben rikthimit të ujit dhe vërshimit të tij në tokat bujqësore dhe në shtëpitë e tyre. Sipas kryekomunarit Mollca "kjo situatë ishte parashikuar, pasi zona ka probleme të shumta me kanalet kulluese. Unë kam ngritur shumë herë shqetësimin se investimet e planifikuara nuk kanë cilësinë e premtuar". Ndërkohë, Prefektura e Shkodrës me anë të specialistëve të saj sqaroi se gjatë dy viteve të fundit janë bërë investime me shmangien e përmbytjeve. Burimet nga Prefektura bënë me dije se janë bërë investime në argjinaturat mbrojtëse në zonën e Oblikës dhe në Komunën e Anës së Malit që kapin vlerën e 870 milionë lekëve. Fond ky i akorduar nga Ministria e Bujqësisë që ka bërë të mundur vendosjen e 11 paneleve mbrojtëse në një territor prej 780 metra gjatësi lineare, duke bërë kështu mbrojtjen e fushës së Oblikës nga gërryerja dhe nga përmbytja. Dy vite më parë Komuna e Anës së Malit kaloi një periudhë shumë të vështirë nga përmbytjet me 1800 ha tokë të zhytura nën ujë dhe mbi 260 shtëpi të izoluara. Fshati Obot ishte më problematiku, pasi për javë të tëra lëvizja e banorëve të zonës bëhej vetëm nëpërmjet varkave. Për-veçse Anës së Malit, rrezikohen nga përmbytjet edhe komuna të tjera si: Bërdica, Komuna Rrethina, Dajçi, Velipoja, Guri i Zi dhe Bushati. Investimet e mbetura përgjysmë apo dhe të pafilluara ende kanë bërë që drejtuesit lokalë të japin alarmin e një rreziku të mundshëm. Nuk mbetet jashtë rrezikut edhe Bashkia e Shkodrës.

    gazeta shqiptare

  2. #2

    Për: Rikthehen përmbytjet, zhyten nën ujë 250 ha tokë bujqësore.

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rikthehen përmbytjet, zhyten nën ujë 250 ha tokë bujqësore.

    Kanalet e kullimit hapen per disa arsye,nuk jane kot.
    Me sa duket fshataret nuk e kane mare mundimin te hapin vija dhe kanale kulluese vete.
    Shame.Tani presin ndihme nga shteti,cdo gje nga shteti.Turp.Kjo permbytje ka ndodhur edhe
    nje here para nje viti dhekanale te pakten 50 cm tegjere dhe 1meter te thelle duheshin te ishin hapur.
    Permbytja shkakton humbje te medha per ekonomine e fshatereve dhe ndikon ne cilesine e jetes dhe
    rreziqe per semundje dhe vdekje.Duhet te dale ligj qe te detyroje te gjithe pronaret e tokes te kene kanale kulluse
    te hapura dhe funksionale.Neglizhenca dhe injoranca con ne humbje ne prodhime bujqesore,ne permbytje shtepiash brenda.
    Pastaj pasi permbyten fillojne dhe shajne shtet, Sali dhe Edvin.Shtetti nuk eshte babysitter.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Rikthehen përmbytjet, zhyten nën ujë 250 ha tokë bujqësore.

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Kanalet e kullimit hapen per disa arsye,nuk jane kot.
    Me sa duket fshataret nuk e kane mare mundimin te hapin vija dhe kanale kulluese vete.
    Shame.Tani presin ndihme nga shteti,cdo gje nga shteti.Turp.Kjo permbytje ka ndodhur edhe
    nje here para nje viti dhekanale te pakten 50 cm tegjere dhe 1meter te thelle duheshin te ishin hapur.
    Permbytja shkakton humbje te medha per ekonomine e fshatereve dhe ndikon ne cilesine e jetes dhe
    rreziqe per semundje dhe vdekje.Duhet te dale ligj qe te detyroje te gjithe pronaret e tokes te kene kanale kulluse
    te hapura dhe funksionale.Neglizhenca dhe injoranca con ne humbje ne prodhime bujqesore,ne permbytje shtepiash brenda.
    Pastaj pasi permbyten fillojne dhe shajne shtet, Sali dhe Edvin.Shtetti nuk eshte babysitter.
    Duket nje njeri qe nuk ka shkelur ndonjehere ne albani sepse nuk e ka idene si jane punet ketu!!!!
    Nje fshatar e shumta mund te hapi nje kanal kullues 50cm te thelle x 30 cm te gjere, me nje lopate bisht thyer qe ka ne shtepi.
    Nuk mbahet gjithe ai shi qe ra me kete lloj kanali.
    E verteta eshte qe dhe fshataret kane faj, ne disa raste ata i bllokojne kanalet kullues (KANALET E MEDHENJ) por ne pergjithesi eshte shteti qe duhet te mirembaje/ruaje/pastroje keto kanale!
    Ok benush? mos ja fut si kau peles!!
    Cdo gje eshte relative...

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rikthehen përmbytjet, zhyten nën ujë 250 ha tokë bujqësore.

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Duket nje njeri qe nuk ka shkelur ndonjehere ne albani sepse nuk e ka idene si jane punet ketu!!!!
    Nje fshatar e shumta mund te hapi nje kanal kullues 50cm te thelle x 30 cm te gjere, me nje lopate bisht thyer qe ka ne shtepi.
    Nuk mbahet gjithe ai shi qe ra me kete lloj kanali.
    E verteta eshte qe dhe fshataret kane faj, ne disa raste ata i bllokojne kanalet kullues (KANALET E MEDHENJ) por ne pergjithesi eshte shteti qe duhet te mirembaje/ruaje/pastroje keto kanale!
    Ok benush? mos ja fut si kau peles!!
    Tokat e permbytura jane prone private dhe eshte pergjegjsia e fshatarit
    injorant te hape ca kanale rrotull cdo 50 metra
    AJO NUK ESHTE PRONE SHTETERORE.
    Shteti ka pergjegjsi vetem te kontrolloje dhe ushtroje ligjet ne fuqi per tokat prone private.
    Ti shpreson qe shteti te nderhyje dhe hape kanalet atyre??????
    Kanalet ti hapin vete fshataret,nuk eshte puna e shtetit te hape kanale ne prona private,te marrin kredi
    nga banka blejne,marrin me qera ndonje eskavator
    dhe te hapin kanalet.Fshatare dembela dhe hileqare shfrytezojne rastin nga permbytjet,qe
    te marrin ndonje ndihme falas nga shteti nga fondii emergjencave,me kete rast tu hape shteti kanalet per free,falas.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •