Aksioni i pastrimit nga plehrat, i bashkohen mijëra nxënës e qytetarë (foto galeri)
Aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, ka nisur sot në mëngjes në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Deri në mbrëmjen e sotshme synohet të mblidhen 20 mijë ton mbeturina. Rreth 100 mijë aktivistë, vullnetarë, ekologjistë pritet të pastrojnë të gjitha zonat e papastra në vend dhe bëhet fjalë për të gjitha ato zona të cilat nuk paraqesin rrezikshmëri dhe ku pastrimi mund të kryhet në kushte të thjeshta.
Kryeministri Edi Rama iu bashkua fushatës duke dalë sot në zonën e Kombinatit ku tha se “sot jemi qytetarë dhe shërbëtorë të vendit”. “Kjo nuk duhet të jetë një ditë e shënuar por e përditshmja jonë duke mirëmbajtur vendin. Kjo qeveri ka marrë angazhim për pastrimin nga plehrat dhe sigurisht që do e bëjmë ”- tha Rama.
Gjithashtu kjo nismë mbështetet nga ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe Ministrisë së Pushtetit Vendor. Në kryeqyet aksioni i pastrimit do të nis në Parkun Rinia.
Në rrjetet sociale ka pasur boom fotosh të postuara në faqen e kjo nismë ku duken student, nxënës e qytetarë të organizuar në pastrimin e territorit. Aksioni ka përfshirë dhe shumë qytete të tjera të vendit jo vetëm kryeqytetin.
MAPO
Krijoni Kontakt