[QUOTE=unreal;3713779]Ekspertiza dhe verdikti i njxjerrur ishin amatoresk dhe qesharak
pse u zbulua ndonjehere aksidenti i tanit te top-it,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
te vrasin naten dhe te qajne diten, u vra apo e vrane mehmet shehun?
aq shume enigma sa duhet nje batalion me hetues dhe nuk i zbulojne dot?
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
http://gazetadita.al/arminda-dhe-nje...rofilin-e-saj/
Dashje pa dashje Arminda Qylafku u bė protagoniste nė fund tė vitit 2013 pėr faktin se u pėrfol qė ishte nė makinė me deputetin Sokol Olldashi, kur ai u aksidentua. Vetėm njė ditė mė vonė u konfirmua qė nuk ishte Arminda, vajza e dyshuar. Megjithatė ish-sekretarja e Olldashit duket se po e pėrjeton ēdo ditė e mė shumė humbjen e tij. Nė profilin e saj nė Facebook, prej kėtij fillim viti ajo nuk mban mė foto tė sajėn, por tė ish-shefit tė saj. Madje ajo njėherė nė dy ditė poston vazhdimisht momente tė fiksuara nė fotografi nga puna dhe aktiviteti i saj me tė ndjerin. Duket qė Arminda Qylafku nuk po kalon ditė tė mira, humbja e fundit tė nėntorit e ka bėrė atė tė mos ketė njė aktivitet social.
Anonimus
http://gazetadita.al/rrefimi-i-mero-...er-21-janarin/
Rrėfimi i Mero Bazes: Njė bisedė konfidenciale me Olldashin pėr 21 janarin
Lulzim Basha erdhi nė zyrėn time. Ishte i trembur nga gjithēka qė ndodhte brenda dhe jashtė kryeministrisė. I shikonim ngjarjet tė dy nė ekran. Ai kishte qenė nė kryeministri dhe tani i duhej tė pėrballej me tensionin e dinamikės sė ngjarjeve Pjesa e mėsipėrme ėshtė shkėputur nga njė dėshmi e deputetit tė vdekur Sokol Olldashi, dhėnė nė njė bisedė private gazetarit Mero Baze, mik i tij i hershėm.
Ka treguar Olldashi sipas Bazes:
Kur situata perceptoi dhe u pa se ishin vrarė njerėz, u lidh me Bamir Topin. Ai e ftoi tė shkonte nė zyrėn e tij dhe tė bisedonin. Kur u kthye, ishte mė i qetė.
-Si shkoi biseda, i thashė.
-Mirė, mė tha. Nuk mu duk negativ. Kur dola, mė tha bėni kujdes me letrat se ka ngjarje.
Ndėrkohė qė po bisedonim, mori nė telefon Sali Berisha. Po i thoshte diēka tė rėndė lidhur me Topin dhe ngjarjet qė kishin rrjedhur. Shkuam bashkė nė zyrėn e tij. Dukej totalisht i axhituar dhe jashtė kontrollit. U hodh nė sulm kundėr Bamirit. Luli nuk foli. Nuk dija nė i kish treguar qė ishte aty, por pėr ta lehtėsuar situatėn, shkova nė fund tė zyrės ku ishte telefoni fiks dhe me autoparlant tė hapur fola me badigardin e Bamirit, qė e kisha mik qysh kur isha Ministėr i Brendshėm.
-Ku ėshtė ai, e pyeta.
-Nė shpi shefo, mė tha, pushon tani.
Berisha mė pa i ēuditur.
-Me kė po flet, tha.
-Me rojėn e Bamirit, i thashė.
I ra tėrbimi i improvizuar menjėherė dhe tundi kokėn.
-Lere mos na ngatėrro tani, tha. Ai ka bėrė puēin.
Dhe vuri pak buzėn nė gaz.
Ishte e qartė qė i duhej puēist. E kuptoi dhe Basha kėtė dhe i tregoi se ishte tek Bamiri ti bėnte thirrje tė ndalte puēin, por ai e paskėsh kėrcėnuar dhe i kish thėnė kujdes me letrat. Ishte njė version emocional, krejt i ndryshėm nga ajo qė unė isha dėshmitar pak mė parė. Presioni i Berishės pėr tė shpallur Topin puēist bėri tė vetėn. Basha modifikoi pėrshtypjet e tij nga takimi me Topin, dhe manovra ime pėr ta banalizuar situatėn, po ashtu nuk funksionoi. Tani duhet tė bėheshim gati pėr tė mbrojtur grushtin e shtetit.
Unė vendosa vetė tė dal nė media. U thashė njerėzve tė Gardės, qė ishin nė korridor, se makina qė goditi gardhin, ishte e mbushur me tritol. Mė panė pak si tė ēuditur dhe tundėn kokėn.
-Mė duhet njė konfirmim pėr kėtė, u thashė, duke tentuar tė tregoja ēduhet tė bėnin. I sigurt se nė atė moment ata do tė mė mbėshtesnin, dola nė TV dhe thashė atė qė thashė. Nė fakt asgjė nuk kishte ndodhur. As lajm pėr tritol nuk kishte dalė dhe as ndonjė provė nuk ishte siguruar. Nė njė farė mėnyre mė lanė vetėm nė atė pėrpjekje qė ishte boll justifikuese pėr dhunėn. E vetmja gjė qė vendosa tė bėj ėshtė tė mos ua pėrmendja mė. Edhe herė tė tjera Ndrea nė fakt kishte refuzuar tė zbatonte urdhra tė paligjshėm, por atė sepse isha i bindur se do ta bėnte. Nuk e bėri dhe thellė- thellė mė erdhi mirė pėr kėtė pas ngjarjes. Bile nuk jam i sigurt nėse ka qėlluar dhe vetė.
E dyta qė thashė lidhur me vrasjet, ishte pėr ti dhėnė zemėr njerėzve. Ajo e gjitha u perceptua si njė pėrleshje ku ne dolėm fitimtarė me viktima nėpėr kėmbė. Jam pėrpjekur gjithmonė tė jem i paqartė nė atė deklaratė, por perceptimi ėshtė ashtu siē thua ti, mė tha, qė unė kam shprehur vendosmėrinė pėr tė vrarė. Ajo qė mė bėri pėrshtypje, tha, ishte se gjatė fushatės brenda PD-sė, kur e thashė kėtė gjė, nuk funksionoi. Askush nuk ma pėrmendi njė pėrparėsi. Ngjante nė fakt si njė garė mes meje dhe Lulit kush ishte mė radikal mė 21 Janar. E ndjeva nga heshtja qė mė rrethonte kur e thashė kėtė.
Baze shkruan se pastaj erdhi momenti i dytė i rrėfimit tė tij lidhur me urdhėr- arrestin pėr gjashtė oficerėt. Ka rrėfyer Olldashi:
Lajmi pėrflitej dhe Luli erdhi nė zyrėn time pėr shkak tė miqėsisė qė unė kisha me Ina Ramėn. Ina foli me mua dhe mė kėrkoi qė tė bisedoja, tė thėrriste prokuroria gjashtė oficerė pėr ti marrė nė pyetje. Ja thashė Lulit nė njė klimė tėrėsisht tė qetė, pa tensionin e njė puēi tė ri, dhe ishte dakord. I thashė Inės tė dėrgonte letrėn se gjithēka ishte nė rregull.
Pasi uli telefonin me ne, ajo kishte komunikuar me drejtorin e Policisė sė Shtetit. Ai kishte komunikuar direkt me Berishėn dhe i kishte treguar. Berisha mori sėrish Lulin dhe i tha se kryepuēistja Ina Rama kėrkonte tė arrestonte zinxhirin komandues tė Gardės.
-Ka hyrė nė funksion Plani B, i tha.
Luli ia miratoi paranojėn pa guxuar ti tregojė se kish qenė nė parim dakord me atė qė po bėnte Ina. Kėshtu u pėrfshi dhe ajo nė listėn e komplotit. Pas kėsaj, gjithēka e komandonte Berisha, paranojėn, skenarin dhe daljen nga kriza.
Baze rrėfen njė detaj edhe per pergjimet e telefonave, njė ēshtje e shumėdebatuar ato ditė:
Pasi kaloi kulmi i trazirės dhe shumė njerėz u pėrcollėn tė plagosur, unė qė e ndiqja nga lart skenėn, nuk isha i qartė pėr numrin e tė vrarėve. Nuk dija kujt ti thosha tu bėnte thirrje tė tėrhiqeshin. I bėra njė sms Zogajt dhe Ramės ku nė fakt pėrmendja diēka tė tillė me gjysmė humor tė zi. Batuta mori shkas nga njė miku im, A.K., qė hyri nė atė moment nė lokal ku rrinim dhe mė pyeti ēpo ndodh.
-Asgjė, i thashė. Mbaroi, kaq ishte. Tani shko tek dera e kryeministrisė, bėj shurrėn, por mos e kalo gardhin, dhe ik. Po e bėrė kėtė, do tė ngrenė nė detyrė kur tė ndėrrojė pushteti.
Humori i zi qarkulloi pak minuta aty rrotull dhe sjam i sigurt nėse Olldashi e kishte kėtė nga thashethemet e atyshme, nga njė raportues i Agim Shehut qė kishim nė krah, apo nga sms. Sidoqoftė nuk ishte diēka me zarar...
Anonimus
Mero baze te jap pergjigje , ku ndodhej naten e aksidentit te olldashit, pse u prishen pazaret me berishen ne 2006? a ka patur kercenime ne mes te prifit dhe metes per videon e 700000 e, mbi te gjitha e a ka gazetari apo by...lepiresi ne median shqiptare?
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
ros e seli mavise Merua pra po tregon se me olldashin ka pasur konfidenca..
Dicka te tille e tha dhe Edison Ypi..
Silleni shkrimin e YPit per lidhjen MERO-OLLDASH.
nga kjo lind dyshimi se olldashi i ka besuar meros..
qe ketej lind dyshimi se merua ka qen ne korent te levizjeve te olldashit..
kini ven re se asnji gerrmim nuk ben merua dhe partia e tij seli mavia se ku ishte olldashi ate dite..
pse valle?
pra meros e seli mavise nuk u intereson ta dije populli se ku ka qen ato dite e sidomos ate dite Olldashi i mjere..
pra olldashi ka qen ditet e fundit komplet nen kontrollin e spiunit te edvinit shokut mero gelbaz..
pra..
kuptohet vete.. se cfar eshte luajtur..
..
e mer olldash gjete qishe te falesh..
..
gjynah..
..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-01-2014 mė 10:36
Po mire qeveria nuk ben germmime se e ata e vrane Sokolin (sipas teje) po PeDe-ja pse nuk ben germime kur i vrane deputetin dhe nje nga figurat me te rendesishme te PeDe-se? Pse nuk bejne mediat e sulltan Berishes pyetje per vdekjen e Olldashit po te gjitha tezat konsipirative qe jane ngritur jane nga ato "te pavarura" apo me nuanca te majta?
Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
Darka Rama-Topi dhe vdekja e Olldashit
Lajmi se Kryeministri Rama dhe ish-Presidenti e kryetari i Partisė FRD, Bamir Topi darkuan sė bashku mbrėmjen e kaluar, nuk habiti njeri pasi njė gjė e tillė merrej me mend qėkurse partia e Topit bėri aleancė me PS nė zgjedhjet e fundit vendore nė Korēė. Nėse ka njė gjė qė meriton vėmendje analitike nė kėtė ngjarje ėshtė se pėrse Rama dhe Topi, pas disa drekave dhe darkave sekrete qė kanė pasur sė bashku qėkurse Edi Rama ėshtė bėrė kryeministėr, vendosėn qė pikėrisht tani tė lejojnė qė njė ndodhi e tillė tė bėhet lajm nė media. Arsyeja se pėrse ndodhi kėshtu ėshtė se vetėm tani Bamir Topi u bind pėrfundimisht pėr tė zbatuar planin e Edi Ramės qė duhet fuqizuar partia e Topit me rrjedhje nga PD, dhe jo qė Topi tė bėhej kryetar i PD-sė me mbėshtetjen e Edi Ramės, siē dėshironte Topi. Pas darkės sė fundit tė Topit me Edi Ramėn, Topi pėrfundimisht nuk mund tė kthehet mė nė PD. Darka kurorėzon disa veprime tė Topit nė dobi tė Edi Ramės qė nė kohėn kur ishte President i Republikės, mė spektakolarėt prej tė cilėve veprime kanė qenė votimi i Topit pėr Edi Ramėn nė zgjedhjet vendore tė vitit 2011 dhe aleanca e partisė sė Topit me PS nė zgjedhjet e fundit vendore nė Korēė. Shpjegimet qė dhanė pėr darkėn tė dy palėt, Rama dhe Topi, qė nė fakt tashmė janė njė palė e vetme, nuk janė bindėse. Kryeministri dhe kryetari i partisė mė tė madhe nė vend, nuk mund tė ulet dhe tė bisedojė pėr reformat me njė parti qė nuk ka asnjė deputet nė Kuvend. Kjo nuk ndodh nė asnjė vend tė botės dhe nuk ka ndodhur as nė Shqipėri. Arsyeja e njė darke tė tillė mund tė jetė dhe ėshtė vetėm njė: diversioni politik i Kryeministrit kundėr partisė mė tė madhe tė opozitės, PD.
Dalja e Ramės publikisht nė njė darkė me Topin ishte sinjali publik qė Edi Rama u dėrgon kundėrshtarėve tė Bashės nė PD, si dhe atyre tė tjerėve nė PD qė nuk duan tė vuajnė opozitėn e gjatė, qė tė shkojnė te partia e Topit. Pėr tė kontrolluar PD-nė, Edi Rama ka skenarė tė tjerė me Grida Dumėn dhe tė tjerė persona. Edi Ramės nuk i duhet njė parti e madhe opozitare e kontrolluar nga Topi, se ndėrkombėtarėt dikur mund tė kėrkojnė ta sjellin nė pushtet atė. Por Edi Rama kėrkon tė rrijė sė paku nja katėr mandate nė pushtet, prandaj ai do mė mirė njė PD tė ndarė nė dy a mė shumė parti, qė tė mos bashkėpunojnė me njėra-tjetrėn. Nė analizė tė fundit ėshtė skenari i pėlqyer i Ramiz Alisė pėr pluralizmin politik me vetėm njė parti tė madhe, PPSH (PS), qė nė 1991 duhej tė zbatohej me zgjedhjen e Gramoz Pashkos si kryetar i PD-sė dhe qė pastaj, pas zgjedhjeve do tė hynte nė qeverinė e koalicionit si zėvendėskryeministėr. Kėshtu PD do tė kishte humbur mbėshtetjen elektorale nga fakti qė kryetari i saj ishte nė qeveri. Edhe pa kėtė PD nisi ta humbė mbėshtetjen elektorale pėr faktin qė ishte nė qeverinė e koalicionit me PS, tė quajtur qeveria e stabilitetit, dhe shpėtoi nga skenari i Alisė vetėm kur amerikanėt e nxitėn Berishėn qė ta nxjerrė partinė nga bashkėqeverisja. Nė atė kohė, ata qė nė 1991 nuk deshėn qė PD tė largohet nga qeveria e koalicionit me PS, krijuan pas disa muajsh njė parti, Aleanca Demokratike, qė bashkėpunoi me PS-nė, sipas skemės sė vjetėr tė Ramiz Alisė pėr pluralizmin me vetėm njė parti tė madhe.(Me kalimin e viteve gjėrat ndryshuan se PS i ndryshoi skemat dhe i braktisi kėta njerėz.) Por nė thelb kėtė lojė tė vjetėr po luan Topi sot. Ajo qė quhet Fryma e Re Demokratike nuk ėshtė gjė tjetėr veēse Fryma e Vjetėr Anti-PD, sipas skenarit ramizian tė pluralizmit politik me vetėm njė parti tė madhe. Nė funksion tė kėtij skenari tė rimarrė nga Edi Rama, qeveria e sotme kėrkon seriozisht tė burgosė vetėm njė ish-ministėr tė PD-sė, Arben Imamin. Arsyeja ėshtė se Imami ishte i vetmi nga ata qė u larguan nė 1992 nga PD pėr nė PAD, i cili ishte ministėr nė qeveri. Sinjali i Edi Ramės ėshtė i qartė: Unė nuk dua rikthime nė PD, dua qė tė shkoni te partia e Topit.
Darka Rama-Topi ėshtė njė ngjarje qė hedh dritė edhe mbi njė ngjarje tjetėr misterioze, qė ėshtė vdekja e Sokol Olldashit. Ky i fundit pati mbėshtetjen e Edi Ramės kur kandidoi kundėr Lulzim Bashės pėr postin e kryetarit tė PD-sė. Kjo kuptohet edhe nga fakti se deri nė 20 nėntor tė vitit tė kaluar, kur vdiq Sokol Olldashi, nuk kishte asnjė lėvizje nga ministritė qė kishte drejtuar Olldashi pėr tė pėrgatitur njė dosje pėr abuzimet e tij, qė mė pas do tė dėrgohej nė Prokurori. Olldashi kishte qenė pėr gjashtė vite e gjysmė (nga marsi 2007 deri nė shtator 2013) Ministėr i Transporteve dhe Punėve Publike dhe kur mbante kėtė detyrė ishte akuzuar nga PS pėr shumė abuzime me tendera dhe dhėnie koncesionesh e licencash tė ndryshme. Mė parė kishte qenė ministėr i Punėve tė Brendshme. Mes Edi Ramės dhe Olldashit ishte arritur njė marrėveshje qė nėse Olldashi do tė bėnte diversion nė PD, atėherė Rama do t i garantonte paprekshmėrinė. Por Olldashi nuk pajtohej me Ramėn nė njė gjė. Rama donte qė Olldashi sė bashku me grupin e deputetėve qė e mbėshtesnin atė tė shkonin nė partinė e Topit. Olldashi donte qė Rama ta mbėshteste atė pėr t u bėrė kryetar i PD-sė pas zgjedhjeve vendore tė vitit 2015, kur Olldashi do ta sulmonte hapur Bashėn duke pėrdorur si kartė humbjen e PD-sė dhe moskandidimin e pritshėm tė Bashės pėr Bashkinė e Tiranės. Por Rama kishte plane tė tjera nė mendje. Olldashi ishte nervoz pėr faktin se kishte humbur nė bankruptin apo falimentimin e tre bankave tė mėdha nė Qipron Greke, ku ai i kishte depozituar pjesėn mė tė madhe tė parave tė tij, dhjetėra milionė euro qė kishte vjedhur duke abuzuar me detyrat e tij si ministėr gjatė tetė viteve qė kishte qenė nė pushtet. Domethėnė nė letėr ishte shndėrruar nė aksioner i bankave, qė tashmė nuk vlenin asgjė. Tani Olldashi nuk kishte se ku tė merrte para pėrveēse nga Edi Rama. Pėr Edi Ramėn Olldashi duhet tė ishte nėnkryetar i partisė sė Topit, gjė qė Olldashi nuk e pranonte aspak. Kėshtu qė Rama u detyrua tė zgjidhte mes Olldashit dhe Topit. Se kė zgjodhi tashmė ėshtė e qartė. Olldashi pėrfundoi i vdekur nė njė yrt tė shkretė (siē thotė Fan Noli nė pėrkthimin e Macbethit) nė Krrabė, ndėrsa me Topin Rama darkoi mbrėmė.
Darka Rama-Topi ishte njė darkė shekspiriane ku mysafiri i paftuar ishte fantazma e pėrgjakur e Sokol Olldashit. Darka Rama-Topi ėshtė ēelėsi pėr tė kuptuar veprimet, apo mė saktė mosveprimet e ēuditshme tė Policisė sė Shtetit nė hetimin e vdekjes sė Olldashit. Se ka njė mospėrputhje tė ēuditshme mes angazhimit fillestar tė qeverisė nė kėtė ēėshtje, me ministrin e Punėve tė Brendshme Saimir Tahiri i cili shkoi personalisht nė vendngjarje, dhe mėnyrės si ėshtė vepruar mė pas nė hetimet. Policia e Shtetit nuk ka bėrė asgjė nga detyrat qė i ngarkon ligji nė kėtė ēėshtje. As Prokuroria nuk ka bėrė gjė, por kuptohet se kur qeveria nuk dėshiron qė tė hetohet njė ēėshtje, Prokuroria nuk do tė bėjė shumė. Pasiqė ėshtė vėrtetuar se Sokol Olldashi nuk ka qenė nė Elbasan, se automjeti i tij nuk rezulton qė tė ketė kaluar nė tunel, atėherė del se ai ka qenė diku pergjate segmentit tė shkurtėr mes hyrjes sė tunelit dhe vendit ku vdiq. Dhe nė atė vend ka qenė mes orės 18: 30 dhe orės 21:20 kur vdiq. Ku shkoi Olldashi nė atė natė me shi (nė 20 nėntor nė atė orė ėshtė errėsirė), nė atė yrt tė shkretė, po tė pėrdor shprehjen fanoliane tė pėrkthimit tė Macbethit, mes tunelit tė Krrabės dhe vendit ku vdiq? Nė atė zonė, nėse futesh nė rrugė anėsore ka edhe vila, disa prej tė cilave janė misterioze. Pikėrisht nė njėrėn prej tyre ka qenė nė njė takim Olldashi. Atje i ėshtė kėrkuar pėr herė tė fundit nė mėnyrė ultimative nėse pranonte tė luante lojėn ashtu siē ia kėrkonin ata tek tė cilėt ishte shitur. Refuzimi i tij i kushtoi jetėn.
As Policia as Prokuroria nuk guxojnė qė tė kėrkojnė gjurmėt e Sokol Olldashit nė atė segment mes tunelit dhe vendngjarjes ku u gjend i vdekur. As Policia dhe as Prokuroria, nuk guxojnė tė shohin nė plagėt e tij dhe nė mungesėn e gjakut, njė ritual llozhash sekrete masonike, qė ka tė bėjė me njė betim: Betohem se koka do tė jetė e imja, por gjaku im tashmė ėshtė i juaji.). Fondacioni Soros nga ku ėshtė katapultuar Edi Rama nė politikė funksionon vetė si njė llozhė sekrete dhe Sorosi ka nxitur krijimin e llozhave sekrete nė tė gjitha vendet ku ka finacuar tė ashtuquajturėn shoqėri civile dhe politikėn.
Leonardo Scascia (1921-1989) ka qenė njė shkrimtar italian i cili e kaloi jetėn duke bėrė kėrkime dhe pėrsiatje mbi qendrat sekrete tė pushtetit nė vendin e tij. Nė mė tepėr se njė nga romanet e tij Scascia merret me llozhat sekrete qė ushtrojnė njė pushtet tė fshehtė mbi shoqėrinė, duke manipular edhe politikėn dhe institucionet kushtetuese qė duhet tė jenė tė pavarura. Mė i famshmi i librave tė Scascia-s me kėtė temė ėshtė Todo modo, ku flitet pėr njė llozhė tė tillė sekrete anėtarėt e sė cilės mblidheshin nė njė ndėrtesė tė veēuar jashtė qytetit. Ky roman i Scascia pati njė histori tė ēuditshme. Nė 1976 mbi bazėn e tij u bė njė film, ku personazhi kryesor ishte trukuar nė atė mėnyrė qė t i ngjante njė politikani italian tė rėndėsishėm tė kohės, Aldo Moro. Nė film ky personazh vritet kur del nga llozha. Dy vjet pasi kishte dalė filmi Aldo Moro, nė atė kohė Kryeministėr, u rrėmbye dhe u vra nė rrethana ende sot tė pasqaruara. Leonarda Scascia saora u ul tė shkruante njė libėr pėr vdekjen e tij, qė doli po atė vit, me titull L Affaire Moro. Tre vite pas vdekjes sė Moros Policia italiane zbuloi nė njė ndėrtesė tė veēuar dokumentet e njė llozhe masonike, P-2, duke pėrfshirė edhe listėn e anėtarėve, dhe kėto u bėnė publike. Kjo llozhė ėshtė e vetmja nė Perėndim dokumentet sekrete tė sė cilės janė bėrė publike. Misteri mė i madh mbetet se pėrse u bė ky zbulim. Por kjo nuk ka tė bėjė me temėn tonė. Tema jonė ėshtė vdekja e Sokol Olldashit. Dhe vdekja e Olldashit ėshtė njė histori misteresh, shpjegimi i sė cilės ngjan si njė mistery fiction. Nėse nuk e pranojmė kėtė atėherė ēfarė tė bėjmė me faktet e pashpjeguara. Vdekja e Olldashit ėshtė njė kumt makabėr i elitės sorosiane qė ka marrė nėn kontroll Shqipėrinė dhe kėrkon ta mbajė gjatė atė: Duhet tė na bindeni ne ndryshe do tė keni fundin e Olldashit!
Faktet e pashpjeguara tė vdekjes sė Olldashit kanė mbetur tė tillė se qeveria nuk dėshiron qė ato tė qartėsohen. Prandaj janė nė mosveprim tė plotė Policia e Shtetit dhe Prokuroria. Nėse do tė ishte fjala pėr njė krim ordiner, tė kryer nga grupe trafikantėsh me tė cilėt kishte lidhje Olldashi, ose pėr njė krim tė kryer nga opozita, qeveria sot do tė kishte bėrė gjithēka pėr tė zbuluar tė vėrtetėn se kjo do tė ishte nė dobi tė saj. Nė rastin e parė qeveria do t u thoshte ndėrkombėtarėve se ėshtė nė gjendje qė tė zbulojė edhe krime hibride ku politika ndėrthuret me mafien. Nė rastin e dytė qeveria do t i jepte njė goditje tė rėndė opozitės. Por qeveria nuk do qė ta zbulojė tė vėrtetėn e kėsaj vdekjeje se e vėrteta nuk ėshtė nė dobi tė saj.
Sipas planit tė Edi Ramės, nė darkėn e djeshme, nė krah tė Bamir Topit duhet tė kishte qenė Sokol Olldashi. Ky i fundit mungoi se nuk u bind tė bėnte numrin dy nė partinė e Topit. Vetė kryetari Rama kishte nė krah nė kėtė darkė njė dėshmitar tė padėshiruar tė njė krimi tė tij. Niko Peleshi u bė zėvendėskryeministėr vetėm se, kur ishte kryetar i Bashkisė sė Korēės ka kryer nė emėr tė Edi Ramės operacionin e vjedhjes sė tablove tė piktorit mė tė madh shqiptar, Vangjush Mios. Niko Peleshi ishte ai qė kishte nė varėsi galerinė lokale tė arteve ku mbaheshin kėto tablo, dhe ai qėllimisht kishte krijuar kushte qė tablotė tė vidheshin. Humbja e tablove tė Vangjush Mios nė Shqipėri, ėshtė baras me humbjen e tablove tė Leonardo Da Vinēit nė Muzeumin e Louvre, nė Paris. Vetėm kjo ndodhi do tė kishte mjaftuar qė Niko Peleshi, nė mos tė hynte nė burg, sė paku tė merrte fund karriera e tij politike. Por Edi Rama ishte bashkėfajtor me Peleshin kėshtu qė, ose do tė duhej ta dėrgonte kėtė nė njė udhėtim olldashian, ose do tė duhej ta shpėrblente duke e mbajtur pranė vetes si Enver Hoxha Pilo Peristerin.
Darka Topi-Rama e ka tronditur shumė Mero Bazen, i cili kohėt e fundit, pasi Edi Rama drekoi publikisht me tė nė Sarandė, kishte nisur tė shtirej sikur Edi Rama ia kishte besuar penės sė tij paralajmėrimin e lėvizjeve tė tij politike, ashtu siē bėnte Berisha dikur, dhe qė tekefundit ishte arsyeja se pėrse lexoheshin editorialet e Meros. Nėse do tė kishte qenė ashtu siē thotė Meroja, atėherė nė njė nga dy-tre ditėt para darkės Rama-Topi, Meroja duhet tė kishte bėrė njė editorial ku tė shpjegonte se pėrse duhej qė Topi tė bashkėpunonte me Edi Ramėn. Por nuk pati njė editorial tė tillė. Kjo tregon se Edi Rama e quan pėrfundimisht tė konsumuar Meron, pasi e pėrdori atė si misionarin e tij pranė Olldashit, gjė qė e ka pohuar edhe vetė Meroja nė shtyp. kur ka thėnė se nė muajt para vdekjes sė Olldashit ka qenė pothuajse gjatė gjithė kohės me tė. Si duket Rama konsideron se i ka bėrė njė tė mirė tė madhe Meros, duke e njoftuar, me njė shkak tė rremė, se nė mbrėmjen 20 nėntorit nuk duhet tė ishte me Olldashin. Njė tjetėr gazetė pro Edi Ramės, pronari i sė cilės e mbante veten si mikun e Olldashit, na bėnte tė ditur sot se darka Rama-Topi erdhi pas negociatave tė gjata mes dy palėve. Nuk e kupton dot ky zotėri qė kėshtu i prish punė Edi Ramės, pasi njerėzit do tė pyesin pėr shkakun se pėrse u bėnė kėto negociata tė zgjatura. Se nuk ėshtė e besueshme qė janė bėrė pėr t u emėruar Bedri Blloshmi drejtor i Institutit tė ish-tė Pėrndjekurve Politikė! Ironikisht gazeta ka tė drejtė se negociatat kanė nisur qė rreth dy muaj para vdekjes sė Olldashit, dhe Topi kėrkoi neutralizimin e kėtij tė fundit.
Dhe nė fund njė pyetje: ēfarė ju kujton e kuqja qė dominon nė kėtė llozhė sekrete: ngjyrėn qė Edi Rama iu ka dhėnė zyrave qeveritare apo jo? Edi Rama nuk e ka bėrė kėtė pėr pėrkushtimin ndaj komunizmit, nė mos ngjyra e komunizmit ishte huazuar nga kėto llozha./Kastriot Myftaraj
Anonimus
me erdhi nje email nga nje mik i besuar..
miku kish takuar nje mikun e tij te besuar..
e gjat muhabetit dolen tek Olldashi..
miku i kish then ketij mikut pak a shum keshtu..
un e kisha shum mik Olldashin..
Askush nuk e ka vrare tha Olldashin..
Ai ka vrare vehten kish then ki miku..
qysh e ka vrare i thot ky..
Ta thom u i thot ai..
Olldashir or mik kish then ai ishte i krisur nga trute..
Kam udhetuar disa here me te ne makine.. Olldashi shofer e un pasagjer..
Ai tha duke i dhen makines me shpejtesi nxirrte kutin e duhanit..
Pastaj linte timonin e fillonte dridhte cigaren..
Duke dredhur cigaren koken e perdorte si mbajtese te celularit te mbeshtetur tek supi..
Dmth kur detyrimisht duhet te mbante me dy duar timonin ai me te dy duart dridhte cigaren e me kok e sup mbante telefonin e fliste me miletin..
I kam then tha disa her..ti je i Cmendur..
po nuk korigjohej tha..
Pra ish ministri i rrugve paska qen nje xhahil ne trafik..nje totalisht i pa pergjegjshem..
Boll i thash mikut tim..mos trego me se tash e kam shum te qarte..
Kjo eshte e verteta qe un e besoj..
Sokoli eshte rrokullisur pikerisht se nuk e ndante celularin e duhan-cigare-dredhjen gjat vozitjes..
Gjynah..
Nuk e ka ditur vleren e jetes..
Pra mos beni ma hamendesira e fantazira..
kjo eshte odisea Olldashi..
Zoti na ruajt ment e krese..
Krijoni Kontakt