
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
GAFĖ DIPLOMATIKE NĖ LONDĖR
22 Nėntor 2013 | : Opinion | Autor: Arben Manaj
ARBEN MANAJ
arben-manaj-Nė mungesė tė njė reagimi apo prononcimi nga pala angleze apo tė ndonjė njoftimi nga zyra e Kamerunit, qė faktikisht nuk gjendet nė faqen online tė Downing Street No 10, siē kishte pėr shembull pėr bisedėn telefonike tė Kryeministrit britanik me Presidentin iranian, Rouhani, nė po tė njėjtėn mbrėmje qė takoi Ramėn, po i besoj versionit shqiptar tė takimit, dhe po e quaj tė suksesshėm takimin dhe s’kam arsye tė dyshoj.
Vetė fakti qė Kameruni e takoi Ramėn nė zyrėn e tij, i pari Kryeministėr shqiptar nė mos gaboj, pas ‘92-shit, ėshtė shenjė e predispozicionit pozitiv dhe e dėshirės britanike pėr tė qenė pranė Shqipėrisė, por edhe e vlerėsimit pėr Ramėn, pa pikėn mė tė vogėl tė dyshimit.
Besoj, tė gjithė do duhet tė mbajnė mend foton nga takimi zyrtar me Kryeministrin britanik, ku nė palėn shqiptare, ka njė mungesė tė rėndėsishme; pikėrisht prania e ambasadorit shqiptar nė Londėr.
Cilėsorėt e parė qė mė vijnė nė mend janė; e pafalshme, joserioze dhe e paprecedent nė protokollin diplomatik.
Nė bazė tė rregullave dhe protokollit diplomatik, ambasadorėt janė fuqiplotė, pasi pėrfaqėsojnė, Presidentin e Republikės, Kryeministrin, anėtarėt e kabinetit, dhe siē ėshtė sanksionuar edhe sė fundi, me tė drejtė, edhe institucionin e kryeopozitarit.
Ambasadori i Shqipėrisė nė Britani tė Madhe ėshtė Mal Berisha, diplomat karriere, i akredituar nė disa shtete dhe institucione ndėrkombėtare, padyshim njė njeri shumė i afėrt i ish-kryeministrit Berisha dhe pa mėdyshje, i afėrt politikisht me tė.
Kjo ėshtė njė e vėrtetė po aq e madhe, sa fakti qė ai ėshtė zyrtarisht pėrfaqėsuesi zyrtar i shtetit shqiptar nė kėtė vend, ku unė jetoj.
Nėse do tė gjykojmė si partiak dhe nė majė tė gjuhės do na vijė mendimi se “ėshtė njeri i Berishės, dhe mirė ia ka bėrė Rama qė e ka shpėrfillur”, druaj se ėshtė shprehje e palatueshmėrisė demokratike dhe militantizmit kokėtrashė, qė s’i hyn nė punė as dreqit.
Nė parantezė, personalisht, edhe pse kam bindje tė kundėrta politike me ambasadorin tonė nė Londėr, kjo nuk mė ka penguar assesi, as mua e as atė, tė kemi relata korrekte njerėzore dhe profesionale.
E vlerėsoj, jo si njeri i Berishės, me tė cilin kam pasur njė kalvar tė tėrė problemesh personale, pėr shkak tė angazhimit tim profesional, por e vlerėsoj ambasadorin, siē besoj shumica e komunitetit shqiptar nė Britani, si njėrin nga diplomatėt mė rezultativė dhe mė tė suksesshėm tė Shqipėrisė nė Londėr.
Qoftė pėr pėrvojėn diplomatike, qoftė edhe pėr lidhjet me tė gjitha krahėt e politikės ose njerėzve me influencė nė shoqėrinė britanike, tė lidhur nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr me Shqipėrinė dhe Kosovėn, aq mė tepėr kur dihet se eksponentė tė sė djathtės britanike, kanė qenė shumė herė mė tė lidhur me fatet e Shqipėrisė sesa ata tė majtė, historikisht. Pėr mė tepėr qė janė edhe mė tė angazhuarit pėr ēėshtjen shqiptare nė tėrėsi.
Dhe Mal Berisha ka qenė jashtėzakonisht aktiv dhe ka bėrė shumė pėr Shqipėrinė dhe komunitetin shqiptar nė Britani, ku njė nga rezultatet e punės sė tij, ka qenė shėrimi sadopak i sėmundjes sė vjetėr tė pėrēarjes sė kėtij komuniteti, pa harruar edhe vendosjen e bustit tė Skėnderbeut nė Londėr, ndėr tė tjera.
Ajo qė ndodhi me vizitėn e Kryeministrit Rama, ishte se ambasadori shqiptar, pėrfaqėsuesi mė i lartė i shtetit i akredituar pranė Mbretėrisė, mungoi nė protokollin e vizitės sė Kryeministrit tė ri.
Padyshim, qė Mal Berisha nuk ėshtė i parapėlqyeri politik i Ramės, ose siē thonė anglezėt ai nuk ėshtė “his cup of tea”.
Normale fare, dhe Rama nėse dėshiron, le tė bėjė gjithė demarshet zyrtare te Presidenti qė ta shkarkojė dhe zėvendėsojė, edhe pse Presidenti pėr arsye tė njohura nuk do ta pranojė, ose nuk e ka pranuar.
Por kėtu po flasim pėr seriozitetin e shtetit shqiptar, nė njė vizitė tė rėndėsishme tė kreut tė ekzekutivit nė njė vend si Londra.
Pavarėsisht nga preferencat politike, ambasadori ėshtė njeriu qė ka atunė tė kontaktojė dhe koordinojė gjithė punėt e shtetit nė relacion me vendin, ku ėshtė akredituar dhe ka paraqitur letrat kredenciale.
Ėshtė e pafalshme qė ambasadori shqiptar nė Londėr i fillon dhe i mbaron puna si kryediplomat nė marrjen e Kryeministrit nga aeroporti i Gatwick-ut, deri nė hotelin, ku u akomodua delegacioni qeveritar, dhe kaq!
Ėshtė e pafalshme kur nė takimin nė BERZH, ambasadori i Shqipėrisė nuk ėshtė pjesė e delegacionit, por i ftuar nga banka!
Ėshtė e pafalshme kur nė takimin me drejtorin pėr Ballkanin dhe Zgjerimin nė Forin Ofis, njeriu me tė cilin merret rregullisht njė ambasador si ai i Shqipėrisė, apo Maqedonisė, etj., mungon nė takimin me Kryeministrin e vendit tė tij!
Edhe Sali Berisha, me sa mė kujtohet, njeriu pėr tė cilin personalisht, kam konsideratėn mė tė ulėt politike, kur ka shkuar nė Nju Jork, edhe pse ka gjetur njeriun e Fatos Nanos si ambasador nė OKB, Fehrit Hoxhėn nė mos gaboj, por sėrish e ka pasur nė krahun e djathtė nė daljet politike dhe zyrtare.
Imagjinoni pėr njė moment, sikur Kryeministri britanik Dejvid Kamerun, tė vijė nė Shqipėri, do Zoti, dhe nė takimet zyrtare tė mos ketė nė krah ambasadorin britanik nė Tiranė, apo kur ish-presidenti Bush tė mos kishte kur vizitoi Shqipėrinė, ambasadorin amerikan nė Tiranė.
Kjo ėshtė e pakonceptueshme. Me siguri, qė edhe Komisioni parlamentar pėr Politikėn e Jashtme do tė duhet ta ngrejė kėtė ēėshtje si ēėshtje principialiteti dhe nė kuadėr tė llogaridhėnies institucionale.
Pėr tė shmangur njė gafė tė tillė diplomatike, gjatė ditėve tė vizitės sė Ramės nė Londėr, mė mirė do ishte tė thirrej ambasadori nė Tiranė pėr konsultim pėr njė arsye banale, qė tė kishte formalisht njė justifikim disi mė tė pranueshėm, edhe pse jo fort bindės, tė mospranisė zyrtare tė pėrfaqėsuesit tė shtetit tėnd nė vendin qė e viziton. Do tė ishte gjysma e sė keqes, dhe shumė mė mirė se ajo qė ndodhi. Fundja, do tė ishte mė diplomatike.
Njė shtet serioz mbahet dhe vlerėsohet si i tillė, nėse di tė jetė serioz nė burokracinė shtetėrore, nė shėrbimin sekret dhe nė protokoll.
Nė kėtė tė fundit, jam i bindur se Shqipėria ēaloi keqaz nė Londėr, gjatė vizitės sė Kryeministrit Rama. Nėse as formalisht nuk respektojmė veten, ėshtė e guximshme dhe iluzore tė presim si shtet, qė tė na respektojnė tė tjerėt, tė cilėt dinė tė konstatojnė, por edhe tė nėnqeshin.
shqip
Krijoni Kontakt