PO JU OFROJ NDERIN TË MËSONI DIÇKA MË TEPËR PËR MUA
Përshëndetje të gjithëve,
tung juve që e përdorni tung-in.![]()
Jam pra Lekë Rezniqi nga Prishtina.
I lindur në Prishtinë, i rritur, i shkolluar, zhvilloj veprimtari profesionale, etj. etj.
Ndjehem shumë i nderuar që ndodhem këtu në Forum me ju të dashur bashkëatdhetarë. Me anëtarët si Agim Doçi. Pelasgian, Dita, AgjëSikurDielli, Dodoni, Drini në L.A. dhe të gjithë ju të tjerët.
Jam në përfundim të shkollës së mesme të mjekësisë.
"""""ZOTI JU RUAJT NË MBETSHIT NË DUART E MIA"""""
![]()
Për ndryshe hobi kam shumë, e ato janë: noti, skijimi, tenisi, lundrimi, bjeshkataria (jo alpinizmi, vetëm shëtia nëpër bjeshkë, nuk jam aq ekstrem), pastaj më pëlqen shumë të luaj në piano (e kam të domosdoshme 1 orë në ditë disi i largoj nga mendja të gjitha problemet), e më pëlqen edhe të lexoj, do të veçoja librat me karakter historik e sidomos periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, me mënyrën e jetesës në veriun shqiptar.
Për nga idetë filozofiko-politike ju preferoj të lexoni në faqet e forumit për çështjen tonë kombëtare, e për idetë lokaliste tek bashkëpatriotët e mi nga Kosova.
Dukem se jam shumë serioz dhe stil aristokrat, por nuk mendoj unë kështu. Jam pak i ftohtë derisa të njoftohem mirë, më pëlqeve si njeri je shoku im më i mirë, po më bëre një të zezë (jam shqiptar) të hakmerrem gjithsesi. Hej ore, të gjitha i kam në masë, mos mendoni se jam monstrum.
Ndoshta pak e teprova me prezentim mjaft filozofik.
Nuk di ç't'ju tregoj tjetër.
Ah po se harrova për pak. Me prejardhje jam nga Malësia, por familja ime ka jetuar shumë gjatë në Gjakovë dhe në rajonin e Dukagjinit në përgjithësi, Pejë e Deçan.
Nëse doni të dini diç më tepër...
Do not hesitate to ask me.
Me gjithë mend e kam pytni çfarë të doni...
E sa i përket fotografive, do i publikoj së shpejti...
Krijoni Kontakt