Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    A mund te jete lipsani i humbur i Shen Kozmait te Kolkondasit?



    Duke pare disa foto nga nje koleksion i ushtrise Bullgare i publikuar per here te pare ne vitin 1992, nder to ishte dhe pikerishit ky lipsan i Shen Kozmait i vitit 1803 kur duhet te jete bere kutia mbajtese e kokes se Shen Kozmait.
    Nga informacionet e tradites se Kishes dime se pas vrasjes se Shen Kozmait Ali Pashe Tepelena kerkoi t'i sillnin koken e tij perpara dhe ai e nderoi ate duke dhuruar shume monedha ari. Ne prezence te tij kujtohet se ishte dhe nje klerik i larte mysliman i cili ngeli i habitur nga respekti i madh i pashait te Janines.
    Por cuditerisht nder objektet pas luftes se pare boterore kjo pjese e lipsanit nuk eshte e gjendur dot. Madje dyshimet se e kane marre austriaket sepse ata pushtuan pjesen ku ndodhet manastiri i Shen Kozmait dhe ku ndodheshin lipsanet perseri deshtuan pas interesimit te komunitetit ortodoks atje.
    Deri tani lipsani i tij i pjeses se kokes mbetet i panjohur se ku ndodhet. Ndoshta ky lipsan mund te jete i tij, pasi dhe perputhet dhe me periudhen e qeverisjes se Ali pashe Tepelenes i cili e nderon si shenjtor por edhe kontribuon per ndertimin e manastirit te tij.
    Deshmitaret thone se kjo pjese e lipsanit ka qene ne nje kuti te zbukuruar dhe me vlere artistike dhe vlere metali te cmuar.
    Te shpresojme qe te jete kjo foto nje ndihme per rigjetjen e shenjtorit te dashur cudiberes te Myzeqese.
    Kete gje sigurisht duhet ta vertetojne ekspertet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Pėr: A mund te jete lipsani i humbur i Shen Kozmait te Kolkondasit?

    Nuk do ishte mire ta shqiperoje fjalen e huaj "lipsan"????
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: A mund te jete lipsani i humbur i Shen Kozmait te Kolkondasit?

    Po eshte fjale e huaj por e shqiperuar ne fakt dhe fjala shqip fatkeqesisht eshte fjale latine, por te gjithe identifikohemi me kete fjale.
    Por le t'i leme qendrimet tona dhe te flasim perse te krishteret ortodokse perdorin kete fjale. Se pari ekziston vetem nje fjale koresponduese e cila eshte latinisht relikt. Te krishteret ortodokse kete fjale e perdorin per te identifikuar keto objekte te vecanta te cilat kane nje vlere me te larte shpirterore per kete komunitet. Kete fjale e njoin te gjithe ortodokse dhe kjo fjale ben dallimin e duhur pasi ne shqip nuk e kemi nje fjale percaktuese te tille. Derisa kjo fjale perdoret ne nje kuptim te vecante dhe asnjehere nuk mohohet se origjina e saj eshte nga greqishtja e vjeter dhe se greqishtja e vjeter ishte gjuha zyrtare e Bizantit dhe e kishes, sigurisht kjo fjale ka hyre ne fjalorin e ketij komuniteti, por e shqiperuar si fjala latine eshte shqiperuar per fojen shqiptoj.

    Ajo qe duhet te shohim te mos jemi kaq uniste se jane disa fjale qe ne popull jane te njohura keshtu dhe kjo nuk ben pengese te identifikohesh per cfare je nga etnia, kjo gje nuk ka qene problem nese lexon edhe historine te njiheshin iliret ne bizant si ilire apo armenet si armene etj. Kriza e identiteteve vjen kur ndalet komunikimi dhe politikanet per te ruajtur lekuren e tyre per paaftesine nxjerrin karten e nacionalizmit ekstrem.
    Ajo cka duhet te njihet duhet te njihet dhe duhet te kuptohet qarte. Ortodokset ne kete rast me kete fjale permendin vetem ato objekte qe i nderojne per qellime fetare ne disa raste jane eshtrat e shenjtoreve dhe objekte te tjera qe lidhen me ta. Prandaj ende nuk kemi nje fjale te percaktuar me qarte ne kete komunitet sesa kjo fjale pavaresisht se eshte nga greqishtja e vjeter ose gjuha zyrtare e romakeve te lindjes.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Pėr: A mund te jete lipsani i humbur i Shen Kozmait te Kolkondasit?

    Gjuha e Perandorise Bizantine ishte ajo latine dhe pas ardhejs ne krye te Herakliut me 610 ai futi ne mase gjuhen greke por jo greqishten e vjeter.
    Ku doja te dilja me kete eshte se: shumica e perhapsave dhe predikuesve te adhurimit/levdimit te drejte/vertete (orthodhoksise) flitnin gjuhen e trasheguar nga mali i shenjte (agjios oros) dhe ne kete menyre gjate meshes dhe lutjeve gjuha qe u perdor ne kurriz te popullit tone ishte gjuha greke dhe si e tille do te ishte mire te kishim pershkrimin e duhur per c'far do grimce pershkrimi te veprimtarise hyjnore me fjale Shqip...... se si do qe ta kemi kopjuar ose mesuar permendesh, me qelim te mire apo te keq, do te ishin me te kuptueshme dhe aq me teper te shpjegueshme kur identiteti gjuhesor percjell fjalen/objektin qofte ky edhe shpirteror.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: A mund te jete lipsani i humbur i Shen Kozmait te Kolkondasit?

    Ne jemi nje popull qe kemi kaluar shume shekuj pjese perandorish jo thjesht te pushtuar por pjese perbererese e tyre. Sigurisht kjo ka dhe te keqijat dhe te mirat e saj. Disa gjera i jane dhene dhe disa te tjera jane marre, kjo eshte nje gje normale mes popujve. Ka terma qe jepen ka dhe terma qe merren. Ky eshte nje term i marre nga gjuha e Kishes se Perandorise Romake te Lindjes pasi eshte nje term i vecante dhe i kuptueshem per kete komunitet, por kjo nuk do te thote asimilim apo ne kurriz te nje populli edhe katoliket qe kane latinen si gjuhe kane me dhjetra fjale nga greqishtja e vjeter ne fjalorin kishtar te tyre. Do te ishte e tepert te diskutojme, popujt marrin e japin, gjuhet marrin e japin, ne kemi ngelur ne vend dhe kujtojme se cdo fjale na e ka fajin duke harruar se gjerat qe kuptohen dhe kane kuptim ne popull eshte e mire te qendrojne si jane madje shpesh lehtesojne komunikimin ndermjet popujve. Vertet popujve iu ngaterruan gjuhet ne kullen e Babelit, por kjo nuk do te thote qe ata nuk munden te mesojne per te kuptuar gjuhen e tjetrit dhe besimin ne nje Zot pavaresisht gjuhes i ndergjegjeson se nga balta linden si lindoret dhe perendimoret, dhe balte do behen si lindoret dhe perendimore. Kushtojini pak me shume kohe menyres se te jetuarit si i krishtere se pastaj dhe fjalet marrin kuptim ashtu si Shen Jeronimi i cili perktheu Biblen ne latinisht nga Greqishtja dhe iu deshen 14 vjet dhe jo disa dite. Ai i dha kuptim jetes se krishtere ne Bibel qe ta kishte dhe latinisht, ky eshte qellimi ti japim jete besimit se gure fjalesh do te kete ne rruge sado ta pastrojme perdite pasi ne te dyja anet kalojne njerez dhe njerez do te kalojne gjithmone.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •