Atje ku djelli eshte i bukur dhe ret e fresketa
e qielli blu dhe i arte
dielli ndricon i plotefuqishem e i mencur
te ngazellen.
Po ti mos u merzit o vendi im se une do te kthehem,
do te kthehem
atje ku qente lehin e te kafshojn vertet
atje ku peshqit shpalosin krahet e fluturojn
atje ku zogjte kendojn simfonite me te bukura
atje ku nata eshte blu e erret me yje plot e perplot
ku une u linda qava e mora frymen e pare e deklarova jeten
atje ku pashe baben dhe memen per here te pare
e une po rritesha e njoha vellezerit e mi, ku njoha shoket
ku njoha dashurine e pare ku njoha lumturine me te gjate ne bote
me vite e miliona kilomentra.
Atje ku koha nuk vrapone por priste qe ta shijoje
atje nuk plakej ose plakej shume ngadale
atje e shijoje Kohen nuk te vidheshte si ketu
atje ne gezoheshim me dicka te vogel
gezoheshim me fare pak, me nje fjale, nje triko, nje xhakete
nje e puthur vajze ishte e rralle dhe kulminante
isha I vogel e lozja tere diten neper rruget e pluhurta me lumturi
atje urreva per here te pare, atje dashurova per here te pare
e une urrejtjen e harrova, dashurine jo, por e mbrojta tere jeten
si dashnor besnik.
Atje ku lulet kundermojn aroma te mahnitshme
ku parcelat e grurit te dukeshin si bloqe gjigande
te arta e valevitese nga e ngrohta puhize e pasdites
ishe si nje bime, e ndjeje ne trup diellin, henen, mallet
kodrat, fushat, eren, boren, shiun, te gjitha, te gjitha
te ngrohtin, te ftohtin, rruget, shtepite, cdo gje
cdo gje qe te rrethonte bashkjetoje
jetoje, jetoje, jetoje.
Po ti mos u merzit o vendi im, se une do te kthehem
atje ku lumenjet rrjedhin ne trupin tend
atje ku gruaja floke verdhe uloke me kacurrelat e saj
perjashta ne oborr ushqen pellumbat me grure te arte
dhe muri mbrapa saj lyer me te verdhe
e dritarja e madhe me xhamat blu qe merrnin gjyren nga qielli
qe zbukuron gjithcka, gjithcka.
Po ti mos u perzit o vend I im se une do te kthehem
do te puth faqet e bukura te ledhatoj floket e te perqafoj
te perqafoj tere madheshtine tende, e ndjej plaget,
e ndjej dhimbjen gjithashtu.
Por ti mus u merzit o vendi im se une do te kthehem
te plakemi se bashku, e une do te sodis ate grua lesheverdhe
qe ushqen pellumbat me grure te arte…
Skendo Dine
Krijoni Kontakt