Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Çfarë e frikëson Djallin?

    Çfarë e frikëson Djallin?

    Nje eremit* e pyet njehere Djallin: Cilat janë gjërat më të frikshme që ndodhin në jetën tënde?

    Djalli iu përgjigj:

    - "Na ndodhin gjëra të tmerrshme dhe të padurueshme."

    - "Cilat janë ato?" - e pyet plaku eremit.

    - "Po t'i tregoj. Misteri i Pagëzimit me anë të së cilit ne humbim krejtësisht autoritetin dhe të drejtat mbi ju. Kryqi që na tmerron, na largon dhe na shkatërron. Dhe në mënyrë të veçantë Kungimi i Shenjtë. Kungimi për ne," - vazhdoi Djalli - "është më i frikshëm se sa gehena e zjarrtë. Jo vetëm që nuk i afrohemi dot atij njeriu të denjë që kungon, por kemi edhe frikë edhe ti dalim përpara. Sidoqoftë, sado vdekjeprurëse që këto gjëra janë për ne, u jemi mirënjohës njerëzve që falë pakujdesisë dhe zakoneve të tyre plot mëkat, me vullnetin e tyre u qëndrojnë larg fuqive të Mistereve. Në këtë mënyrë - përsëri me vullnetin e tyre - na japin ne pushtet mbi zemrat e tyre."


    * Eremit është një murg që zgjedh të jetojë i veçuar në një zonë të largët, larg manastireve dhe njerëzve.


    Historia është shkëputuar nga libri: "Plaku Haxhi Gjergji - Athoniti (1809-1886)" faqe 43-44, versioni anglisht.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (25-06-2018)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •