
Postuar më parë nga
Albo
Shiko shiko.
Nuk na hyjne me ne sy 95 milion euro, duam miliarda euro? Apo na kane zene edhe ne ethet e "mjelesve te BE", sic i zune fqinjet tane ne jug e ne Perendim, qe tani kane ngelur me gisht ne goje?
Ky eshte problemi im me anetaresimin e Shqiperise ne BE se shumica e shqiptareve e shohin anetaresimin ne BE si nje "cek te bardhe" dhe "fundin e historise" pasi te gjitha hallet tona marrin fund me hyrjen ne BE. As nuk kemi me nevoje per qeverisje te mire ne vend e per reforma. Mendon e na qeveris BE ne, apo jo?
Zgjohuni nga gjumi me enderra te bukura dhe ulni koken e kurrizin e shtrojuni punes, se Roma nuk u ndertua ne nje dite dhe as vetevetiu. Ndihma e BE eshte e konsiderueshme dhe eshte nje ndihme fillestare qe shkon per hedhjen e bazave te shtetit ligjor shqiptar. Pengesat me te medha qe une shoh jane dy:
1. Injoranca e klases politike, e kallepit te Edi Rames e kompani qe nuk respektojne as Kushtetuten Shqiptare e jo me normat evropiane.
2. Mentalitetin socialist te shoqerise shqiptare, qe ashtu si ne komunizem i prisnin gjerat te gatshme nga "Partia" e "Pushteti Popullor", sot i presin gjerat te gatshme nga BE.
Kapitalizmi eshte rruga e vetme e zhvillimit te Shqiperise dhe jo modelet e deshtuara te shteteve sociale ne BE. Dhe kapitalizmi qe te zhvillohet nuk ka nevoje per lemoshat e BE, ka nevoje vetem per krijimin e nje klime te tille ne vend, ku inisiativa private dhe investimet private te vendit apo te huaja stimulohen e nuk taksohen deri ne stratosfere.
Albo
Krijoni Kontakt