Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Mali i Shenjte ne mes te Bajkalit


  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Mali i Shenjte ne mes te Bajkalit


  3. #23
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Mali i Shenjte ne mes te Bajkalit

    Citim Postuar mė parė nga neokastra Lexo Postimin
    shoh me vemendje kryqin ne krye te kishes..habitem pse jane tre kryqe se bashku..nga sa di une kryqi kristian thjesht eshte nje kryq qe simbolizon krishtin ne flijimin e tij ..pse tek kryqi ortodoks kemi tre kryqe te mbivendosur..eshte tek te gjithe ortodokset kjo gje apo sejcila patriakane ka rregullat e veta,.desha ta di thjeshte per njohuri te mia personale..

    edhe nje pyetje..kur bejne kryq katoliket i prekin te dy supet kurse kur bejne kryq ortodokset preket vetem supi i djathe dhe qendra e gjoksit..pse ky ndryshim dhe a eshte e unifikuar tek te gjithe ortodokset apo eshte sipas patriakanave..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mali i Shenjte ne mes te Bajkalit

    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    shoh me vemendje kryqin ne krye te kishes..habitem pse jane tre kryqe se bashku..nga sa di une kryqi kristian thjesht eshte nje kryq qe simbolizon krishtin ne flijimin e tij ..pse tek kryqi ortodoks kemi tre kryqe te mbivendosur..eshte tek te gjithe ortodokset kjo gje apo sejcila patriakane ka rregullat e veta,.desha ta di thjeshte per njohuri te mia personale..
    Ky kryqi qe sheh tek fotoja,eshte nje kryq qe perdoret zakonisht nga ortodokset sllave,me shume tek Ruset,nje stil i ngjashem me kete lloj ka egzistuar edhe ne kohen e Bizantit por ndryshonte vetem drejtimi i pjeses se poshtme qe vinte nga poshte-lart.Tre "deget' e kryqit simbolizojne:e para vendin ku u shkruajt shkaku i denimit te Krishtit ne kryq,zakonisht mund ta shohesh me shkronja INRI(Iēsus Nazarēnus, Rēx Iūdaeōrum=Jezu Nazaretasi,mbreti i judenjve),e dyta vendin ku u mberthyen duart,ndersa pjesa e poshtme simbolizon pjesen mbeshtetese ku u mberthyen kembet.
    Keto ndryshime jane me shume tradita qe jane formuar gjate shekujve,por perseri ato simbolizojne te njejten gje,"flijimin e Krishtit".Tek ne ne Shqiperi kjo forma e kryqit nuk haset.

    edhe nje pyetje..kur bejne kryq katoliket i prekin te dy supet kurse kur bejne kryq ortodokset preket vetem supi i djathe dhe qendra e gjoksit..pse ky ndryshim dhe a eshte e unifikuar tek te gjithe ortodokset apo eshte sipas patriakanave..
    Shenja e kryqit qe ne bejme pas nje lutjeje,nuk ndryshon nga vendet e tjera ortodokse,ai ndryshon nga kryqi qe bejne katoliket ne menyren e bashkimit te gishtave(ne bashkojme tre gishtat e pare dhe perkulim 2 te fundit ndersa katoliket i bejne me 5 gishtat bashke) dhe nga levizja(katoliket nga e majta ne te djathte ndersa ne,nga e djathta ne te majte)pra edhe ne i prekim te dy supet,por ne fund te kryqit vendosim doren ne qender te gjoksit,ndersa katoliket puthin doren.Pra vetem keto gjera ndryshojne dhe te gjitha levizjet kane nga nje simbolike te caktuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 17-11-2013 mė 12:09

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Archon pėr postimin:

    _MALSORI_ (17-11-2013)

  6. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Mali i Shenjte ne mes te Bajkalit

    Faleminderit per pyetjen. Ne fakt nuk ka asgje per tu keqinterpretuar pasi te dy pjeset e kryqit lart dhe poshte kane simboliken e tye. Ai lart perfaqeson pllaken e cila shkruante INRI (Jisu Nazareasi Mbreti i Izraelit), ndersa ai poshte eshte pak i pjerret eshte pjesa ku u mbeshteten kembet kur ishte i kryqezuar.

    Persa i perket kryqit ne berjen e tij ne trup te krishteret ortodokse e kane te unifikuar dhe te ngjajshem me katoliket pervec dy fakteve, dores qe kane te grumbulluar ne drejtim te gishtit te madh ne menyre zgjatore dhe dy gishtat ne fund te mbeshtjelle. Tre gishtat te cilet prekin trupin kane simbolin e Trinise, dy te tjeret dy natyrat e Krishtit. Edhe ne kendveshtrimin teresor me doren krijohet ideja e X ose nga Krishtit pasi eshte shkronja e fjalse Krisht ne greqishten e vjeter te cilen e perdorin dhe katoliket, kjo nuk perben problem nacionaliteti sa per informacion.
    Pjesa tjeter qe ka te beje me trupin ndryshe nga katoliket ortodokset e bejne nga e djathta ne te majte dhe ne te dy anet e supeve. Kjo pastaj varet nga menyra sesi tjetri e sheh veten dhe dora rreshqet pak poshte ne te majte dhe ndoshta pak me afer kraharorit, por qe nuk do te thote gje. Ne pergjithesi varet nga personi sepse duke u perpjekur te mendojne lutjen qe thone kur bejne kryqin ndodh dhe kjo gje qe nuk e ve re se dora nuk shtrihet deri ne supin tjeter plotesisht.
    Kisha Ortodokse pavaresisht patriarkanave e ka te unifikuar kryqin, por te te moshuarit kjo ndodh me shpesh te zvogelojne kryqin pasi nuk egziston ndonjehere elasticiteti i duhur.

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar neokastra pėr postimin:

    _MALSORI_ (17-11-2013)

  8. #26
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Mali i Shenjte ne mes te Bajkalit

    ju pergezoj per sqarimet..ja qe njeriu sa te rroje do mesoje..

    tani dy nderhyrje..mire qe kryqi i siperm qenka per shpalljen por kryqi i poshtem me ben pak konfuz..ju thoni se eshte vendi ku krishti vendosi kembet gjate kryqezimit..une kam pare statuja te krishtit te kryqezuar dhe asnjehere nuk e kam pare krishtin me kembe te vendosura ne ate pjesen e poshtme..ai i ka kembet njera mbi tjetren dhe te fiksuara me gozhde..ashtu siq ka edhe duar e lidhura dhe te gozhduara..nuk e di cila eshte e verteta..

    nderhyrja tjeter eshte per sa i perket berjes kryq..une nuk pyeta shume per menyren e mbledhjes se gishterinjeve gjate kryerjes se kryqit por per ritin e plote..nuk jam 100% i sigurte por nga sa kam pare une nje katolik e fillon berjen e kryqit nga prekja e ballit pastaj prekja tek afersia e mesit te trupit te njeriut pastaj prekja e supit te djathe pastaj tek e te majtit dhe pastaj gjoksin ne nivel te supeve dhe puthjen e gishterinjeve..tek ortodokset kam pare qe fillon me prekjen e ballit pastaj prekjen ne afersi te mesit te njeriut pastaj prekja e supit te djathte dhe pastan gjoksit ne nivel te supeve..pra dora nuk kalpn nga supi i djathte ne te majte por ne qender te gjoksit..pra pa nje element te asaj cka bejne katolike..keshtu me duket se e kam pare une por nuk jam 100% i sigurte..cila eshte e verteta sipas doktrines ortodokse dhe jo sipas krahinave apo patriakanave..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 17-11-2013 mė 21:22
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Mali i Shenjte ne mes te Bajkalit

    Ka tradita te ndryshme per pjesen nen kembet, por derisa nuk e ruajme te plote Kryqin ku u kryqezua Krishti eshte e natyrshme qe do te kete diskutime, nese do ta ruanim te plote do te na vinte dhe ky informacion. Per pllaken lart di qe sot mendohet se ruhet ne nje kishe ne Rome, ndersa per pjeset e tjera ato jane te shperndara ne te gjithe boten. Edhe ne Shqiperi kemi pasur nje pjese e cila u ruajt me shume kujdes ne shekuj nga fshataret e Laboves ne jug te Shqiperise, por pas komunizmit kur fshataret e nxorren thesarin dhe e vendosen ne kishe nuk vonuan grabitesit dhe e zhduken. Sot Shqiperia nuk ka asnje pjese nga kryqi i drunjte i Krishtit. Ai kishte dhe nje domethenie per ne pasi e kishte dhuruar perandori me origjine ilirie, Justiniani ai i cili ndertoi dhe kishen e Shen Sofise.

    Per sa i perket kryqit ai behet nga supi i djathte ne supin e majte, ndoshta pavemendshmeria e ben te jete pak me ne qender, ose dhe mosha, por kryesisht behet nga supi ne sup.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •