Emri:  advent-wreath.jpg

Shikime: 5964

Madhėsia:  29.2 KB

Koha e pėrgatitjes pėr Krishtlindje quhet Advent. Advent (latinisht “adventus”) domethėnė mbėrritje. Koha e Ardhjes ėshtė kohė e pritjes dhe pėrgatitjes pėr mbėrritjen, lindjen e Jezusit. Me 24 dhjetor, Natėn e shenjtė, dhe me 25 dhjetor e kremtojmė festėn e Mishėrimit tė Zotit. Nė pėrgatitjen pėr kėtė festė pėrdoren simbole tė ndryshme qė me porosinė qė pėrmbajnė dėshirojnė tė nxisin besimtarin tė vetėdijėsohet pėr kėtė ngjarje, qė ta lidhė jetėn e vet me atė mister. Njė simbol i tillė ėshtė edhe qiriu.

Roli i qiriut

Qirinjtė e luajnė njė rol tė veēantė nė jetėn e njerėzve. Sidomos nė kohėn e sotshme, nė tė cilėn njerėzit po e jetojnė njė stil turravrap, qiriu ndikon duke i bėrė mirė njeriut dhe duke krijuar njė atmosferė qetėsuese qė si pasojė ka zvogėlimin e stresit.
Qirinjtė respektivisht flaka ėshtė njėra prej metodave mė tė vjetra, pėr tė krijuar dritė. Nėpėrmjet ndezjes sė qirinjve krijohet njė gjendje e kėndshme dhe e qetė. Pėr kėtė arsye qirinjtė janė pjesė pėrbėrėse e qėndrueshme e kohės sė Adventit dhe Krishtlindjeve. Sidomos Adveti ėshtė kohė kur duhet qė njeriu tė qetėsohet dhe tė hyjė nė brendėsinė e tij, pėr t`u pėrgatitur pėr festėn e madhe – Krishtlindjet. Nė errėsirėn e brendshme tė sjell dritė, pėr ta parė gjendjen e vet ku ėshtė, dhe nė kėtė mėnyrė tė kėrkojė ndihmėn e Zotit pėr t`ia rrafshuar rrugėn Atij qė po vjen.
Kemi lloje tė ndryshme qirinjsh. Njeriu mund t`i dallojė ata me forma tė ndryshme apo nga materiali i ndryshėm, prej tė cilit prodhohet. Nė kėtė kuptim kemi edhe qirinjė dylli, qirinj qė pėrdoren pėr vorre, qirinj pėr ta mbajtur ēajin tė ngrohtė, qiriun e bredhit tė Krishtlindjes e kėshtu me radhė.

Prejardhja e kurorės sė Adventit

Degėt e pemėve kanė qenė gjithmonė tė pėlqyera pėr zbukurime kishash dhe shtėpish. Famullitari evangjelist Johann Heinrich Wichern (1808-1881) kishte filluar t`i vendoste degėt e gėrshetuara duke i lidhur ato me kohėn e Krishtlindjeve. Si themelues i “Rauhes Haus”, tė njė instituti pėr pėrkujdesjen e tė rinjve tė pambrojtur, filloi ta praktikonte pėrsiatjen/meditimin e kohės sė Ardhjes - Adventit.
Gjatė kėtyre meditimeve/lutjeve ndizeshin pėr ēdo ditė njėri prej 24 qirinjve tė vendosur nė njė kurorė druri tė madhe sa njė rrotė qerresh tė atėhershme. Kėshtu ēdo ditė e Adventit jepte gjithnjė e mė shumė dritė. Kulmin e saj kjo dritė e arrinte nė festėn e lindjes sė Jezu Krishtit, “Dritės sė botės”.
Me kalimin e kohės kurora zbukurohej edhe me degė bredhi, ku nė vend tė 24 qirinjve u zgjodhėn 4 qirinj pėr katėr tė dielat e Adventit. Qiriu pėr tė dielen 3-tė tė Adventit ėshtė ngjyrė rozė dhe pėrkujton meshėn shenjte tė kėsaj tė diele, e cila qėndron nėn moton “Gaudete!” – “Gėzohuni!” Ēdo tė diele dhezet njė qiri mė shumė duke paralajmėruar Dritėn e Dritės.

Historia e pėrgatitjes pėr Krishtlindje

Gjurmėt e para tė njė pėrgatitjeje pėr Krishtlindje i hasim nė Spanjė dhe nė Gali. Si dėshmia mė e vjetėr pėr Adventin vlenė “rregullorja e agjėrimit” e ipeshkvit Perpetuus i Tur-it (+ 490). Kjo rregullore kėrkonte agjėrimin tri herė nė javė nė kohėn prej festės sė Shėn Martinit (11 nėntor) deri nė Krishtlindje. Gjurmėt e para tė njė liturgjie tė Adventit mund tė vėrtetohen rreth mesit tė shekullit 5 nė Ravenė. Pritja e Lindjes sė Jezu Krishtit ėshtė nė fakt tema e kėsaj liturgjie.

Sot nė kohėn e Adventit nė shumė kisha kremtohen meshėt e mėngjesit, ende pa aguar dita, si pėrgatitje shpirtėrore pėr Ditėn qė po vjen.

Pergatiti P.Shtjefen
http://www.forumikatolik.net/showthread.php?t=6845