Emri:  all-saints-day.jpg

Shikime: 479

Madhėsia:  44.6 KB

Nderimi i shenjtėrve


Kushtetuta e Koncilit II tė Vatikanit SCV mbi nderimin e shenjterve shkruan: Kisha mbi te gjitha gjate vitit ka futur pėrkujtimet mbi martiret dhe shenjterit tjere, tė cilit hiri i Zotit i ka ngritur deri nė persosmeri... (SC 104).
Nė historinė e nderimit te shenjtėrve shofim se hebraizmi i kohes se Krishtit e ka njohur nderimin e vorreve te shenjterve.
Edhe nderimi i krishtere i martireve rrjedh prej nderimit familjar te te vdekurve e qė zhvillohej rreth varreve. Kjo kishte dy forma:

1. Rifrigerium / gostia mortore si shprehje e jetes se te vdekurit apo bashkėsise se te vdekurit me te tijte edhe pas vdekjes
2. Dies natalis pėrkujtimi i lindjes se te vdekurit qe e percillnin paraqitja e flijimeve zotave te nentokes

Tė krishterėt i kanė pranuar ato forma te nderimit, por gjithėsesi me ndryshime te cilat dalin nga besimi ne ringjallje dhe jeten e pasosur
- varrimi ne toke sipas shembullit tė Krishtit duke pritur ngjalljen, pėr dallim nga djegja;
- dies natalis ėshtė dita e vdekjes e jo e lindjes. Me ketė vdekja e martireve eshte shpallur si fitore dhe hyrja nė lavdine e Zotit.

a) Qe nga mesi i shek. II hasim ne shenjat e nderimit te martirėve t Krishtit (Martyres). Kėtė emėr e kane marrė ata tė cilėt me vdekje e dėshmonin Jezu Krishtin.
Nė Lindje rasti me i vjetėr i nderimit tė martirėve eshte rasti i shėn Polikarpit tė Smirnes (rreth 165).
Ndėrsa nė Romė martirėt mė tė vjetėr tė nderuar janė shėn Kalisti Pape 222, Siksti II pape dhe 7 xhakonave te tij 258; pastaj shen Ciprijani 258.


Nė ēka pėrmbahet nderimi i shenjterve?
E gjithė bashkėsia e te krishtereve bashkohet si nj familjen rreth varreve te martireve, keshtu kremton refrigerium, lutjet dhe eukaristine.
b) Edhe pas perndjekjeve i kane nderuar si martire ata te cilet kane vdekur ne ekzil) pra ata qe kane pesuar perndjekje per shkak te emrit te Krishtit, ata quhen confessores, ose rrefyesit).
c) tash kur nuk kishte martire e rrefyes, jane gjetur menyrat tjera e deshmimit heroik te fese. Ata ishin asketet.
d) Shpejt i jane bashkangjitur asketeve edhe virgjerat e kushtuara Zotit. Jeta e tyre eshte njė mėnyrė e lartė e jetės asketike, prandaj e meriton nderimin pėr shkak te dėshmimit heroik. Afėr tyre me pastri dhe detyra ne Kishė nderim te veēantė kane merituar edhe tė vejat.
e) shume ipeshkvije te kishės se pare ishin martire: Injaci i Antiokise, Polikarpi i Smirnes, Pjetri i Aleksandrise, Potini Lionit, Poncijani, Fabijani, Korneli, Siksti i Romes. Ipeshkvi i pare qe nuk ishte martir por qe nderohej si shenjte ishte Gregori Mrekullberes (rreth 270).
Nderimi i martireve prej fillimit eshte dalluar prej nderimit te vdekurve nė pėrgjithėsi, sepse kishte karakter zyrtar nga ana e Kishės. Por, “kanonizim” si sot nuk kishte. Gregori i Madh ka shprehur se ēka kisha kėrkon qė ta radhisė njė martir nė listen e pėrkujtimeve: Nomen, locus, dies. (Te dihet emri, vendi dhe dita e dėshmimit).
Kanonizimi i pare zyrtar, vjen prej Papes Gjonit XV i vitit 993, e i pėrket shėn Ulrikut.
Congregatio rituum qė ėshtė Kėshilli pas-tridentin i riteve do ta ketė detyrėn e hulumtimeve tė rasteve she shpalljes sė shenjtėrve. Mė pas ky Kėshill, pas Koncilit II ndahet nė dy Kėshille: Kėshilli i riteve dhe ai i shpalljeve te shenjterve (Congregatio pro causis sanctorum).
Mbi teologjine e nderimit te shenjterve shif: SC 104 dhe 111.


Mbi kalendarin ne pėrgjithesi
Kalendari ėshtė rendi dhe rregullimi i festimeve gjate vitit liturgjik. Rendi shėnon vendosjen kohore te festimeve, ndėrsa rregullimi shėnon rėndėsinė tė cilėn e kanė festat brenda krejt vitit liturgjik, e kėshtu edhe mėnyrėn, d.th. shkallėn e kremtimit dhe rėndėsinė ndaj kremtimeve tjera.

Terhequr nga forumi katolik.net