Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

Votues
14. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Ilir Meta

    2 14.29%
  • Pandeli Majko

    5 35.71%
  • Ben Blushi

    2 14.29%
  • Dikush tjeter - Mundesisht emrin qe mendoni

    5 35.71%
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #-9

    Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

    Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

    Pse do japi gje Rama doreheqjen keshtu qe keni hapur kete sondazh? Tjetri s'ka as nje sezon qe i ka hyp kalit. LOL
    Feelings change - memories don't.

  3. #-7

    Pėr: Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Pse do japi gje Rama doreheqjen keshtu qe keni hapur kete sondazh? Tjetri s'ka as nje sezon qe i ka hyp kalit. LOL
    Rama do te largohet!

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Rama do te largohet!
    E tha ai, apo e thua ti?
    Feelings change - memories don't.

  5. #-5

    Pėr: Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    E tha ai, apo e thua ti?
    Merkure, 13 Nentor 2013 10:17

    Njė qeveri qė del nga populli nuk mund tė jetė kundėr tij

    Written by Koha Jone

    Nga Marko Bello

    Ka disa ditė qė mbarė opinioni publik shqiptar po reagon si asnjėherė tjetėr nė kėto vite kundėr lajmeve tė kobshme se nė Shqipėri do tė vijnė pėr t’u shkatėrruar armėt kimike tė Sirisė. Pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, njerėz tė shquar tė artit dhe shkencės, profesorė e studentė, shumė tė rinj e tė reja qė e duan kėtė vend dhe punojnė e shpresojnė pėr tė ndėrtuar jetėn e tyre dhe tė fėmijėve tė tyre kėtu, po shprehen hapur dhe me vendosmėri kundėr kthimit tė vendit tonė nė njė kosh gjigant plehrash kimike, me pasoja tė parikuperueshme pėr jetėn e tė gjithėve.

    Ėshtė ndoshta nga tė paktat raste nė kėto 20 vjet pluralizėm politik dhe partiak, kur njerėzit po bashkohen rreth njė kauze tė madhe, nisur jo nga bindjet politike apo interesat e ēastit, por thjesht nga meraku dhe interesi i pėrbashkėt - tė mbrojnė mjedisin ku jetojnė e punojnė nga degradimi i mėtejshėm, ku e ka zhytur abuzimi me detyrėn e pushtetarit, papėrgjegjshmėria dhe makutėria e tė gjithė atyre qė nuk njohin norma, ligje, moral dhe solidaritet njerėzor.

    Pėrballė gjithė kėtij shqetėsimi nė rritje ka pllakosur njė heshtje e pashpjegueshme e atyre qė kanė marrė pėrsipėr misionin pėr tė qeverisur vendin dhe rritur mirėqenien e qytetarėve, e politikanėve qė mendojnė se mund tė luajnė lehtėsisht me nervat, durimin dhe mbėshtetjen, shpeshherė pa kushte tė shqiptarėve. Vetėm sot, kryeministri Edi Rama u detyrua tė “qetėsonte” disi opinionin publik, teksa u shpreh se asnjė vendim nuk ėshtė marrė dhe se gjithēka do tė diskutohet hapur nė kohėn dhe momentin e duhur”.

    Fatkeqėsisht, reagimi i kryeministrit ka qenė i dobėt dhe i vonuar, ndėrsa kodi i heshtjes qė ai ka zgjedhur si model pėr kabinetin e tij, vetėm sa e ka dėmtuar dhe do tė vijojė ta dėmtojė atė dhe mazhorancėn, nėse nuk kupton se nė njė sistem demokratik dhe nė njė republikė parlamentare, parimet qė prevalojnė janė transparenca, llogaridhėnia dhe pėrgjegjshmėria para vendit dhe qytetarėve.

    Nė fakt, ky rast ka zbuluar edhe njėherė se politika vijon tė mbetet nė bisht tė shoqėrisė, ndėrkohė qė roli i saj ėshtė qė t’i paraprijė shoqėrisė dhe tė gjejė zgjidhje pėr sfidat, me tė cilat ajo ballafaqohet. Njė qeveri e pėrgjegjshme dhe me mbėshtetje kaq tė madhe sa koalicioni i majtė qė fitoi zgjedhjet e 23 qershorit ka barrėn e madhe qė tė mos i zhgėnjejė shqiptarėt, por tė bisedojė hapur me ta dhe tė respektojė vullnetin e shumicės sė tyre.

    Askush nuk ka tė drejtė tė dalė mbi interesat e popullit dhe asnjė politikan nuk mund tė justifikohet me gjoja “detyrimet” qė kemi si vend anėtar i NATO-s, pasi e vėrteta ėshtė se asnjė aleancė, apo asnjė vend mik nuk tė detyron me zor tė marrėsh pėrsipėr ngarkesa “qė shpatullat tona nuk i mbajnė dot”, sikurse u shpreh me tė drejtė kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

    Zhgėnjimi dhe absurdi i kėtyre ditėve shtohet edhe nga ato pak zėra tė disa pseudoanalistėve, tė cilėt kėrkojnė qė t’i manipulojnė qytetarėt me gjoja “avantazhet” qė do tė ketė vendi nė rast se pranojmė shkatėrrimin e armėve kimike, duke pėrmendur “fondet e majme” qė gjoja do tė vėrshojnė dhe mundėsitė e punėsimit pėr shumė vetė, pa harruar edhe “rritjen e prestigjit” tė Shqipėrisė nė sytė e partnerėve.

    Kėto janė gėnjeshtra tė paskrupullta qė nuk i pėrgjigjen realitetit, pasi as nuk ka pasur dhe as nuk do tė ketė presione si nga NATO, ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilat, sikurse u shpreh ambasadori amerikan Aleksandėr Arvizu, “dėshirojnė mirėqenien dhe dinjitetin e qytetarėve shqiptarė”.

    Shqipėria dhe shqiptarėt kanė qenė dhe janė mirėnjohės pėr gjithēka kanė bėrė pėr demokracinė dhe ēėshtjen tonė kombėtare aleatėt tanė tė mėdhenj me nė krye SHBA. Ne nuk u jemi shmangur detyrimeve qė burojnė nga marrėveshjet ndėrkombėtare apo anėtarėsimi nė organizmat ndėrkombėtare, duke kontribuar aktivisht me trupa nė Afganistan, Irak e Bosnjė, por duke hapur dyert edhe pėr ujgurėt apo tė burgosur tė tjerė tė Guantanamos.

    Shqipėria, ndryshe nga shumė vende nė rajon, ka shkatėrruar mbi 16 tonė lėndė kimike, mbi 200 mijė armė tė mesme e tė lehta dhe 1.6 milionė mina antipersonel, duke dhėnė njė kontribut real pėr paqen, stabilitetin dhe sigurinė nė rajonin tonė. Prandaj, ne nuk kemi pėrse tė ndjehemi inferiorė, as edhe borxhlinj nė raport me mundėsitė dhe kapacitetet tona.

    Pėrndryshe, pranimi pa kushte i armėve kimike nga Siria pėr t’u shkatėrruar nė trojet tona, nė mungesė tė transparencės dhe pėrgjegjshmėrisė, pa llogaritur vullnetin e shumicės sė shqiptarėve mund tė provokojė atė qė Dritėro Agolli e konsideronte me tė drejtė si “fundin e politikės, parlamentit dhe pluralizmit nė Shqipėri”

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Pėr: Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?
    Nese vazhdoni ju te djathtet e forumit me kete sjellje aspak qytetare kam frike se do te rrije gjate.
    La verita' ti rendera' libero!

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar VOLSIV pėr postimin:

    MijnWonder (15-11-2013)

  8. #-3

    Pėr: Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    Nese vazhdoni ju te djathtet e forumit me kete sjellje aspak qytetare kam frike se do te rrije gjate.
    Shqiptaret e kane vrare friken.

    Cili do te jete kryeministri i ri i dale nga e majta?

  9. #-2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

    Eh Dyndrinas. Sa drama ka kaluar Shqiperia deri me sot, asnje s'ka dhene doreheqjen, pervec Fatosit. Thuaj do Zoti nuk e miratojne qe te vijne helmet kimike ne Shqiperi, mos u gezoni se e shikoni si preteks per te larguar Ramen.
    Feelings change - memories don't.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mia@ pėr postimin:

    MijnWonder (15-11-2013)

  11. #-1

    Pėr: Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Eh Dyndrinas. Sa drama ka kaluar Shqiperia deri me sot, asnje s'ka dhene doreheqjen, pervec Fatosit. Thuaj do Zoti nuk e miratojne qe te vijne helmet kimike ne Shqiperi, mos u gezoni se e shikoni si preteks per te larguar Ramen.
    Edi Rama nuk perfaqeson te majten shqiptare. Ai e ka marre peng ate.

  12. #0

    Pėr: Cili do te jete kryeministri i ri pas largimit te Rames?

    Greqia, front kundėr armėve

    13/11/2013

    E pėrditshmja greke 'Kathimerini' shkruan se lajmi i shkatėrrimit tė armėve kimike siriane nė Shqipėri ka alarmuar Qeverinė greke, e cila mendon se ekziston njė rrezik mjedisor pėr tė gjithė rajonin, sidomos neėse planifikohet zhvillimi i operacionit nė jug tė vendit, pranė kufirit me Greqinė.

    Ka shume gjasa te perhapjes se kontaminimit, pavaresisht ēdo mase parandaluese qe mund te merret nga Tirana zyrtare dhe perendimit, thote gazeta duke cituar burime ne Athine. Per kete arsye, autoritetet greke e kane bere te qarte pozicionin e tyre ne lidhje me kete ēeshtje dhe po ndermarrin hapa diplomatike per te frenuar nje zhvillim te tille.

    'Kjo mund te arrihet permes krijimit te nje fronti te perbashket me vendet fqinje te Shqiperise, - shkruhet me tej ne artikull,- i cili te punoje me Tiranen per ta bindur te mos pranoje asgjesimin e armeve te rrezikshme te Sirise, edhe pse stimujt financiare te perendimit mund te jene te medha'.

    Cilat jane alternativat?

    'Siria,- thote 'Kathimerini', - ka shkretetira te pabanuara sidomos ne juglindje te vendit, dhe duke qene se armet jane te saj, territori sirian duhet te ishte zgjedhja e pare per shkaterrimit apo groposjen e tyre. Perpos kesaj, edhe vete Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund te gjejne zona brenda territoreve te tyre per shkaterrimin e ketyre armeve, duke e ndare ne menyre te barabarte perqindjen e armeve per shkaterrim'.


    / Top Channel

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •