Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Problemet e Epirit të Veriut në Shqipëri

    MBYLLET CESHTJA E LIGJIT TE LUFTES

    Viron GJYMSHANA, Bruksel

    Ceshtja e respektimit te te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi po i kalon kufijte e saj normale dhe po merr cdo dite e me shume pamjen e pretendimeve te vjetra greke per autonomine e Shqiperise se Jugut, te cilen mjediset nacionaliste greke e konsiderojne gjithmone si Vorio Epir. Ne Bruksel, keto pretendime kane filluar te shfaqen pothuajse hapur, megjithese, here pas here, mundohen te maskohen me respektimin e te drejtave te njeriut dhe minoriteteve. Europarlamentare greke, si Ksarhakos dhe te tjere nuk lene rast pa e ngritur ceshtjen e minoritetit grek ne Shqiperi, si dhe ate Protokollit te Korfuzit, apo te autonomise se Vorio Epirit prane institucioneve evropiane ne Bruksel. Eshte bere legjende leterkembimi i detyruar i komisionerit Kris Patten me europarlamentarin Ksarhakos per keto ceshtje.

    Por ajo qe i hodhi perseri benzine zjarrit dhe i dogji me shume perkrahesit e ketyre pretendimeve ishte raporti i fundit i Komisionit Evropian per Shqiperine, botuar para pak ditesh. Cuditerisht, ky raport shkaktoi dallge jo vetem ne klasen politike shqiptare, por edhe ne ate pjese te klases politike greke, qe mbetet gjithmone e ndjeshme ndaj megaliidhese se Vorio Epirit. Ne kete raport, shkruhej e zeze ne te bardhe se pakica greke ne Shqiperi perfaqeson 1,5% te popullsise se pergjithshme dhe se te drejtat e pakicave atje pergjithesisht respektohen.

    Por ky pohim ka cuar peshe eurodeputetin e djathte grek, Kostandinos Haxhidakis, i cili ka therritur me urgjence ne Bruksel disa nga perfaqesuesit e minoritetit grek ne Shqiperi dhe jashte saj, si p.sh. deputetin minoritar shqiptar, Ligoraq Karamelo.

    Synimi kryesor i fteses, i takimeve dhe konferencave qe Haxhidakis, Karamelos etj organizuan, ishte qe te pergenjeshtroheshin si te dhenat e Komisionit Evropian, por po ashtu edhe per te ringritur edhe nje here tjeter pretendimin e autonomise se Shqiperise se Jugut. Organizatori i ketij takimi, eurodeputeti Haxhidakis pohoi se "...ka disa probleme me raportin e Komisionit Evropian. Ekzistojne shkelje te renda te te drejtave te njeriut dhe te pakicave ne Shqiperi, qe ne kete raport nuk jane pasqyruar. Kjo ka qene edhe nje nga arsyet qe kemi organizuar kete konference dhe qe kemi ftuar perfaqesues te pakices greke ne Shqiperi, te flasin ketu para zyrtareve te Parlamentit dhe Komisionit Evropian, per te pare se si mund t'i zgjidhim keto kundershti ne te ardhmen. Do te jete pozitive per te ardhmen e Shqiperise ne Evrope, qe ajo te respektoje te drejtat e minoritareve greke. Komisioni Evropian eshte informuar keq, prandaj ne do te perpiqemi ta bindim ate se te dhenat ne raportin e tij jane te gabuara", u shpreh nder te tjera europarlamentari grek.

    Por ndersa Haxhidakis foli me nje gjuhe te moderuar diplomatike, perfaqesuesit e minoritetit grek ne Shqiperi ishin edhe me te hapur dhe me agresive ne pretendimet e tyre.

    Deputeti minoritar shqiptar, Ligoraq Karamelo, duke folur ne greqisht, nder te tjera theksoi se Shqiperia ndjek nje politike te dyfishte ndaj minoriteteve. Ajo, sipas tij, i ka aprovuar te gjitha ligjet dhe konventat nderkombetare, per sa i takon respekimit te te drejtave te njeriut dhe pakicave, por, ne praktike, nuk i zbaton ato. Ai nenvizoi pastaj se, ndryshe nga sa thote Kushtetetuta vendase dhe Keshilli i Evropes, ne Shqiperi nuk mund te shprehet me ze te larte perkatesia etnike dhe fetare. Prandaj edhe mungojne te dhena te besueshme mbi numrin real te pakicave kombetare ne Shqiperi, si dhe te perkatesise se tyre fetare, shtoi perfaqesuesi i minoritetit grek ne parlamentin shqiptar. Karamelo e konsideroi si padrejtesi qe vetem ne 99 fshatra te jugut te Shqiperise jane vendosur shkolla ne gjuhen greke dhe jo kudo ku jetojne minoritaret greke. Me pas, ai nevizoi nevojen qe edhe ne Shqiperi, sidomos ne ato zona ku banojne pakicat, te njihet dygjuhesia. Pra, qe gjuha greke te njihet dhe te perdoret si gjuhe e dyte zyrtare ne te gjitha ato treva ku ka prani te minoritareve greke. Sipas logjikes se deputetit Karamelo, te gjithe ata qe do te punojne ne te ardhmen ne administraten lokale, ku jetojne edhe minoritare, duhet te njohin si shqipen ashtu edhe greqishten. Ai beri po ashtu thirrje qe gjuha greke te perdorej ne tabelat e rrugeve, ne shkresat zyrtare etj.

    I pakenaqur dukej deputeti Karamelos edhe me ndarjen e re administrative ne Shqiperi. Ai kerkoi qe zonat e populluara nga minoritare te formonin njesi administrative me vete. Sipas tij, ishte e padrejte p.sh. qe Saranda te formonte me Vloren nje ndarje administrative, ne vend qe te mbetej me Gjirokastren, ku jetojne minoritare.

    Pas tij eurodeputeti grek Haxhidakis ia dha fjalen dikujt qe e paraqiti si perfaqesues te minoritareve qe jetojne ne Greqi, i quajtur Karahanos. Ky i fundit, pasi theksoi se minoritaret greke kane 4000 vjet qe jetojme ne trojet e tyre ne Epirin e Veriut, deklaroi se 10% e popullsise se Shqiperise jane minoritare greke, Megjithate, Karahanos beri thirrje qe te kryhet nje regjistrim i ri i popullsise ne Shqiperi, ku te shenohet edhe perkatesia fetare dhe etnike. Dhe megjithese pati pohuar me perpara se minoritaret greke jane larguar nga Shqiperia ne fillim te viteve '90, per shkak te kushteve te keqija ekonomike, Karahanos nuk ngurroi t'i beje thirrje Bashkimit Evropian t'i ndihmoje dhe t'i mbroje minoritaret greke per t'u kthyer sa me shpejt ne vatrat dhe shtepite tyre ne Vorio Epir.

    Me pas e mori fjalen Janis Simos, i cili u paraqit si keshilltar i minoritetit grek per Epirin e Veriut. Me nje fjalim prej ideologu, Simos iu kundervu termit pakice kombetare, duke pretenduar se nga numri i tyre dhe nga historia ata nuk mund te jene pakice. Ka qene gabim i historise qe e ka lene kete pjese te popullit grek ne shtetin shqiptar, i cili deri ne vitin 1990 nuk e ka njohur demokracine, por edhe tani eshte Bashkimi Evropian qe po angazhohet ne ruajtjen e stabilitetit te tij, tha Simos. Edhe ai kerkoi qe ne Shqiperi te organizohet nje regjistrim i ri i popullsise, nen kujdesin dhe kontrollin e Bashkimit Evropian, ku te theksohet edhe origjina etnike si dhe feja. "Te percaktohen grupet gjuhesore ne cdo zone, jo vetem ne 99 fshatrat qe njihen si minoritare", tha Simos para se te deklaronte qe "minoriteti grek ne Shqiperi kerkon t'i marre ne dore fatet e veta nepermjet vetevendosjes".

    Por perfaqesuesit e Vorio Epirit duket se nuk mjaftoheshin me shtremberimin e fakteve apo kerkesat e tyre per vetadministrim, hapjen e shkollave greke kudo ku ka minoritare, perdorimin e gjuhes greke si gjuhe te dyte zyrtare, por duket se kishin ardhur me kerkesa te qarta dhe synime konkrete. Ato i shprehu hapur Karahanos, kur deklaoi se ata kerkojne qe minoriteti grek ne Shqiperi te kete te drejta te njejta me ato qe gezojne sot kosovaret !

    Dukej se perfaqesuesit greke ishin pergatitur me kujdes per misionin e tyre ne Bruksel. Nder te tjera, ata kishin botuar edhe nje liberth te shkruajtur ne greqisht dhe anglisht te titulluar: "Shqiperia sot dhe bashkesia etnike greke ne Epirin e Veriut", ne te cilin permblidheshin kendveshtrimet e tyre.

    Aq me shume qe nuk eshte hera e pare qe perfaqesues te klases politike greke organizojne konferenca te tilla ne Parlamentin Evropian. Mbahet mend se nje taktike te tille ata e perdoren edhe gjate zgjedhjeve te shkuara vendore ne Shqiperi, ne tetor te vitit 2000, sidomos per te kundershtuar rezultatet e zgjedhjeve ne Himare dhe Dhermi.

    Para nje ofensive te tille te disa qarqeve greke, te vret syte mefshtesia e shtetit shqiptar. Edhe ata ata qe mbrojne te verteten mbi respektimin e te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi, si Romano Prodi, komisioneri Kris Patten apo organizatatat nderkombetare, si Grupi Nderkombetar i Krizave etj., po vihen perhere e me shume para nje presioni gjithmone e me te fuqishem te pales greke. Ndersa shteti shqiptar dhe klasa e tij politike nuk ndihet. Duket se ata jane aq shume te zene me ceshtjen "Rama", saqe nuk kane as kohe, as energji dhe as ide per t'iu kundervene sa pa qene vone kesaj ofensive.


    Shqiptarë mos rrini po dukuni se ja se çfarë po ndodh ata kanë gjetur disa shqiptarë të shitur si këta qelbësirat, dhe nuk mjafton fakti që ne dhe hisorianët e dijnë këtë punë por duhet thënë këtë (për punën e Epirit e kam fjalën) sa herë të kërkohet.
    Pra, politikanë dhe historiane dukuni dhe angazhohuni që tiau mbyllim gojën këtyre qelbësirave njëherë e përgjithmonë me rrenat e Epirit grek, që kurrë në historinë e tij nuk ka qenë grek.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar

  2. #2
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nuk mbyllet ceshtja e ligjit te luftes po su hoq vet ligji luftes.
    Eshte shume e thjeshte.
    Ajo ca ka bere Simitis eshte vetem nje ligj per mozsbatimin e perkohshem,por ne nje te ardhme jo shume te larget ajo mund te jete nje mundesi e vertet per te sulmuar shqiperine (jo vetem me arme lufte, por edhe me ato politike......)
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pajtohem me juve mariglen se ashtu është puna e ligjit të luftës, edhe pse nuk mendoj se mund ta sulmoj ushtarakisht Shqipërinë, sepse për këtë nuk e lejojnë ndërkombëtarët, dhe poashtu kanë frikën e Turqisë ata, jo se ne i kemi miq turqit por ata do të reagonin kundër një forcimi grek të mëtejshëm për të mbetur kryesorët në Ballkan. Kështu që kjo nuk mund të ndodh në asnjë mënyrë.
    Kurse për ligjin e luftës ashtu është se duhet hequr ai sepe nuk ka asnjë llogjikë mbajtja e tij, por për këtë duhet reaguar edhe ndërkombëtarët, sepse është e ndaluar me konventa ndërkombëtare, poashtu edhe problemi i çamëve dhe shqiptarëve tjerë etnik e emigrante në Shqipëri për të drejtat kombëtare të tyre që në të dyja rastet Greqia është duke i shkelur me të dyja këmbët konventat ndërkombëtare prandaj duhet reaguar gjithë shqiptarët por edhe ndërkombëtarët të gjithë.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria,Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    HESHTJA ABSURDE E TIRANES

    Nga Viron Gjymshana

    Eshte bere zakon qe sa here qe ndonje udheheqes shqiptar shkon ne Greqi, apo ndonje udheheqes grek ndalon ne Tirane, te ringrihet me nje zhurme mediatike edhe problemi i cameve dhe Camerise. Po ashtu, sic ngrihet ky problem edhe kur midis dy vendeve ka kriza politike. Ketij rregulli nuk i shpetoi dot as kryeministri Nano. Nuk dihet se ma sa force e ngriti ai ceshtje came prane homologut te tij grek dhe nese e shtroi kete problem vetem sa per te lare gojen apo e trajtoi me seriozitet.

    Por pavaresisht nga shkaqet dhe forca e ringritjes se ketij problemi ne Athine, pyetja qe shtrohet eshte: A ka mundesi qeveria shqiptare te detyroje ate greke qe t'u jape cameve ate qe u takon?! Kur ke parasysh gjendjen e sotme te shtetit shqiptar si dhe kur di se Greqia e sotme eshte nje vend anetar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian, kur sjell nde mend edhe lidhjet dhe aleancat e saja shekullore me disa nga Fuqite e Medha te kesaj bote, pergjigja behet e qarte. Ka nje mije menyra per diplomacine me pervoje greke te shmange kete ceshtje edhe sikur ajo te ngrihet prane gjykatave dhe instancave nderkombetare. Aq me shume qe rasti i cameve nuk eshte as i pari as i fundit ne Europe. Nje problem pothuajse i njejte ekziston edhe midis cekeve dhe gjermaneve te zones se Sudeteve. Pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore nje pjese e madhe e banoreve gjermanike te krahines se Sudeteve u larguan ose u debuan nga qeveria komuniste e Prages me ndihmen dhe perkrahjen e Bashkimit Sovjetik, me arsyetimin se ata u bashkuan me pushtuesit hitleriane. Dhe me gjithe presionet e herepashershme te Gjermanise se sotme te gjithfuqishme, gjermanet e dikurshem te Sudeteve nuk jane lejuar te kthehen as sot e kesaj dite ne vatrat e tyre te dikurshme.

    Por pavaresisht nga te gjitha, eshte e drejte dhe detyre e qeverise shqiptare te mos heqe dore nga kerkesat e ligjshme dhe te kerkoje qe padrejtesite e bera te korrigjohen. Por problemi eshte diku tjeter. Ne nje kohe qe klasa politike shqiptare harxhon kohe dhe energji per nje ceshtje shume te veshtire per tu zgjidhur, sic eshte ajo e cameve, ajo po mbyll syte para nje rreziku edhe me te madh. Keshtu nese camet kerkojne me te drejte te marrin pronat e grabitura apo te kthehen ne Greqi, greket nga ana e tyre pergjigjen me nje rritje te papare te pretendimeve te tyre per Shqiperine e Jugut. Ne gjuhen e nacionalizmit grek Cameria dhe Toskeria quhen thjesht Epiri i Jugut dhe Epiri i Veriut. Dy dite me pare perfaqesues te pakices greke ne Shqiperi, me mbeshtetjen edhe te europarlamentareve greke, mbajten ne seline e Parlamentit Europian ne Bruksel edhe nje konference shtypi si dhe organizuan takime, gjate te cilave shfaqen edhe pretendimet e tyre ndaj Shqiperise se jugut. Ne te gjitha institucionet qe vajten dhe me te gjithe personalitetet qe u takuan, ata i bene te njohura pretendimet e tyre si gojarisht, por po ashtu edhe me ane te nje broshure te shkruar ne greqisht dhe anglisht te titulluar: "Shqiperia sot dhe bashkesia etnike greke ne Epirin e Veriut". As me shume dhe as me pak ata kerkuan vetvendosje per greket qe jetojne ne territorin qe shtrihet nga Himara ne Korce. "Grekeve ne Shqiperi duhet t'u njihen po ato te drejta qe u njihen sot kosovareve" - theksuan zedhenesit e minoritetit grek ne Shqiperi. Regjistrim i ri i popullsise ku secili te kete te drejte te shprehe kombesine dhe fene qe i pelqen, njohja e greqishtes si gjuhe e dyte zyrtare ne te gjitha trevat ku banojne minoritare, pavaresisht nga perqindja e popullsise se tyre atje, e shoqeruar kjo me perdorimin e greqishtes ne administrate dhe dokumenta, ishin disa nga kerkesat e pales greke qe ata nuk ngurruan t'i shprehin hapur dhe me force. Per me shume ata i kerkuan Bashkimit Europian qe ai t'i ndihmoje dhe t'i mbroje ata kur te kthehen ne trojet e tyre, nga u larguan ne fillim te viteve '90 per shkaqe ekonomike. E vetmja gje qe ata nuk thane ishte nese ata do te vinin te armatosur si dikur organizata greke Mavi, apo kerkonin qe te ruheshin nga forcat e armatosura te Bashkimit Europian!

    Para gjithe kesaj mesymjeje klasa politike shqiptare hesht. Ajo nuk pergjigjet dhe as kundervepron per te mbrojtur te verteten, duke lene te krijohet pershtypja se akuzat dhe pretendimet e pakices greke jane te ligjshme. Ao nuk guxon madje te ngreje dhe te beje te njohur boterisht as ceshtjen e cameve dhe as ate te ligjit te luftes para institucioneve euroatlantike ne Bruksel, sic bejne minoritaret dhe europarlamentaret greke. Dhe ne rast se ajo nuk guxon ta marre kete hap per shkaqe diplomatike dhe politike te vetkuptueshme, ka shume rruge dhe menyra per ta bere te qarte qe keto probleme ekzistojne, sic bejne nga ana tjeter, edhe minoritaret greke. Shoqeria shqiptare ka shume personalitete shteterore apo te pavarura qe mund te mbrojne me argumente dhe fakte interesat e Shqiperise. Pa pretendime, por vetem duke pasur parasysh se si kane vepruar dhe veprojne vendet e tjera, kjo detyre mund t'u ngarkohet qofte disa organizatave jashtepartiake, por edhe disa figurave te respektuara sic jane p.sh Alfred Moisiu, Leka Zogu, Ismail Kadare etj. etj.

    Ceshtja e jugut te Shqiperise, ose e Toskerise, eshte po me aq interes per shtetin shqiptar, ne mos me shume, se sa c'eshte edhe ajo e Camerise apo e Kosoves.


    Qeveria dhe politikanët shqiptarë duhet të reagojnë menjëherë, sa herë që kjo të lipset për problemet kombëtare dhe ato të mbrojtjes së interesave kombëtare dhe jo të lejoj që disa shqiptarë të shitur të Jugut të na komprometojnë dhe nxjerrin probleme me këto rrena dhe gënjeshtra të pabazuara në asgjë fare.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Grekët tregojnë... Çamët myslymanë të Epirit (1923 – 2000)
    Nga Arrnubi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 10:33
  2. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •