Qytet e medha jane si karuselet. Te mbushur me drita te zbehta, me histori qe vlejne per tu treguar vetem pas darkave te bollshme. Nga ana tjeter edhe karuselet jane si qytet e medhenj. I vetmi ndryshim eshte se vdekshmeria eshte me e vogel, si dhe njerzit me te qeshur. Pastaj po ta mendosh holle holle cdo gje ne bote eshte nje qytet. Bile edhe njerzit jane qytete.
Une do te kisha deshire ta shikoja veten si nje qytet te vogel, pa muzeum, pa stacion televiziv, bile edhe pa banjo publike. Gjithcka ndoth ne mua eshte nje argumentim i qenies, e cila e humbur ne rutinen e ekzistences, e lodhur nga te gjitha arsyetimet gjysem klishe, vendos veton per te ekzistuar si nje qytet. Qe te jem plotesisht i sinqerte kam pasur edhe momente dyshimi, nese vertet jam apo jo nje qytet, por ato kane humbur me kohen. Eshte e cuditshme se si konsolidohet brenda kokes mendimi se je apo i perket dickaje. Me kujtohet se jo shume kohe me pare takova dike qe mendonte se ne nje dite te jeteve tona qellon te jesh edhe zoti, por vetem ne nje dite ama. Mjafton qe te sillesh cdo dite si zoti, e mund te ndryshosh boten. Eshte fatkeqesi qe diten qe ty te qellon te jesh zoti, ta vrasesh kohen me banalitete, a idiotesira qe nuk i hyjna ne pune askujt vec teje. Pamundesia per tu shkeputur nga natyra jote njerzore kjo mbase eshte edhe fatkeqesia jone me e madhe.
Une kam vendosur te sillem si nje qytet i vogel i qyteteruar, e mbase ja dale te ndryshoj dicka ne botkuptimin qe kemi per ato qe krijojme ne menyre koshiente ose jo.
Qe sot kam vendosur te mos krijoj, por te jem, te transformohem, edhe me pelqen te mbetem nje qytet, i vogel, ose me mire nje qytet i gjerave te vogla.
Po Zoti?
Sigurisht edhe ai eshte nje qytet. Nje qytet ndryshe. Nuk mund te them ndryse nga se sepse, mosnjohja nuk ma lejon kete, por mund te them se eshte perfundimisht ndryshe mga une, me perjashtim te nje dite. Nje dite ne jeten tende me tha dikush qellon te jesh zoti, e une zgjodha te jem gjithe jeten qytet, pa pyetur se cmund te beja per boten, per veten. Qytet i mbushur i gjera te vogla, deri ne amshim. Qytet i qyteteruar mashkull, pa banjo publike, muzeum, a stacion televiziv, me perfekt se nje kosh plerash ku kullosin qente rrugac sipas nje hierakie leshatore.
Qytet i lumtur.
Krijoni Kontakt