Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21

    Kosovë - Xhamia dhe Kisha do të respektojnë ligjin për mbrojtje nga zhurma

    BIK-u dhe Kisha do të respektojnë ligjin për mbrojtje nga zhurma

    Publikuar: 17.11.2013 - 21:02



    Zhurmave në mjedis, veçanërisht në zona të banuara, parqe publike dhe hapësira të tjera të qeta, pritet t’u vijë fundi.

    Me projektligjin për mbrojtjen nga zhurma, të miratuar nga Qeveria ditë më parë, pos trafikut rrugor, hekurudhor dhe ajror, që llogariten si burime të zhurmës, aty përfshihen edhe pajisjet akustike të objekteve fetare.

    Kambanat e kishave, por edhe thirrjet për namaz të xhamive, sipas këtij projektligji, duhet të nivelohen deri në atë masë që të mos pengojnë qytetarët, ka theksuar Gëzime Hasani nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor.

    Të prekur nga ky projektligj, zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës kanë deklaruar se thirrjet fetare nuk mund të konsiderohen zhurma, por do të jenë bashkëpunues me organet përgjegjëse. Nga ana tjetër, Don Shan Zefi, nga Kisha Katolike, ka deklaruar se do të pranojnë minimizimin, por në asnjë mënyrë eliminimin e kambanave, që është traditë mijëvjeçare.

    zeri info
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-11-2013 më 17:42

  2. #22

    Për: Kosovë - Xhamia dhe Kisha do të respektojnë ligjin për mbrojtje nga zhurma

    Edhe ne Shqiperi duhet qe urgjentisht te ndalohet ky lloj terrori qe u behet qytetareve. Si rrjedhoje e ketyre zhurmave çjerrese, shqiptaret paraqiten si popull mesjetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-11-2013 më 17:41

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DYDRINAS për postimin:

    iliria e para (18-11-2013)

  4. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosovë - Xhamia dhe Kisha do të respektojnë ligjin për mbrojtje nga zhurma

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Edhe ne Shqiperi duhet qe urgjentisht te ndalohet ky lloj terrori qe u behet qytetareve. Si rrjedhoje e ketyre zhurmave çjerrese, shqiptaret paraqiten si popull mesjetar.
    E rendesishme nuk eshte qe ai qytetari te praktikoje besimin e tij, e rendesishme eshte qe te "mos u vriten veshet qytetareve" dhe Dydrinasit te mos i vije turp nga populli i tij qe ne syte e tij i duket si nje "popull mesjetar"? Dydrinas, perse nuk na nxjerr edhe nje ligj te ri qe te na besh popull francez apo danez apo suedez, qe te mos jemi me popull mesjetar?

    Komunitetet fetare nuk duhet te pranojne nje diktat te tille komplet antikushtetues. Kushtetuta nuk u njeh komuniteteve fetare vetem ekzistencen, por edhe praktikimin e besimit te tyre. Dhe renia e kembanes apo kendimet e minarese jane pjese e praktikimit te ketij besimi.

    Nese ka qytetare qe nuk u pelqen kjo gje, le ti shesin shtepite e tyre prane ketyre xhamive e kishave, e te shkojne te jetojne ne zona e lagje ku nuk ka as xhami e as kisha.

    Dhe ajo qe e ben qesharak kete "ligj" eshte fakti se zhurma me e madhe ne Shqiperi nuk shkaktohet nga xhamite e kishat, shkaktohet nga kafenete e klubet e shumta ne katet e para te pallateve qe nuk pushojne as diten e as naten. Ato nuk i ze ligji, por kishat e xhamite i ze ligji.

    Albo

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    angmokio (18-11-2013),Nete (19-11-2013)

  6. #24
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Qeveria e Kosovës ua ul zërin ezanit dhe kambanave

    Shteti i Kosoves, shpesh te çon mallin sikur t'ishte mall kinez ! Nje mall me kualitet i dobet, nje kopje e nje produkti evropian.

    Ligji i cili u aprovua, u miratua vetem per muslimanet dhe katoliket, kurse per ortodokset qe jan komuniteti i dyte fetar ne vend, nuk vlen ky ligjë ngase nuk do ta respektojn me gjithe te drejtat qe i gezojn, dhe kan te drejt ngase ky nuk eshte vullnet i popullit, por vullnet i qeverise qe mendon se po u'a ulem zerin, po i ndaluan xhamiat, po i arrestuam vehabistat, do t'dukemi tamam evropjan !

    Turp per kete fallco-qeveri !
    … ///

  7. #25
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Kosovë - Xhamia dhe Kisha do të respektojnë ligjin për mbrojtje nga zhurma

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E rendesishme nuk eshte qe ai qytetari te praktikoje besimin e tij, e rendesishme eshte qe te "mos u vriten veshet qytetareve" dhe Dydrinasit te mos i vije turp nga populli i tij qe ne syte e tij i duket si nje "popull mesjetar"? Dydrinas, perse nuk na nxjerr edhe nje ligj te ri qe te na besh popull francez apo danez apo suedez, qe te mos jemi me popull mesjetar?

    Komunitetet fetare nuk duhet te pranojne nje diktat te tille komplet antikushtetues. Kushtetuta nuk u njeh komuniteteve fetare vetem ekzistencen, por edhe praktikimin e besimit te tyre. Dhe renia e kembanes apo kendimet e minarese jane pjese e praktikimit te ketij besimi.

    Nese ka qytetare qe nuk u pelqen kjo gje, le ti shesin shtepite e tyre prane ketyre xhamive e kishave, e te shkojne te jetojne ne zona e lagje ku nuk ka as xhami e as kisha.
    Dhe ajo qe e ben qesharak kete "ligj" eshte fakti se zhurma me e madhe ne Shqiperi nuk shkaktohet nga xhamite e kishat, shkaktohet nga kafenete e klubet e shumta ne katet e para te pallateve qe nuk pushojne as diten e as naten. Ato nuk i ze ligji, por kishat e xhamite i ze ligji.

    Albo
    kjo qe ke shkruar albo eshte vertete qesharake..sinqerisht nuk me duket se e ke shkruar ti por dikush te ka vjehur identitetin dhe paska shkruar ne emrin tend..

    nese nisemi per te shitur shtepite vaj medet mo albo..si do ti behej faktit qe metarlugjiku po e mbyt elbasanin ?? .. te iknin te gjithe elbasanasit nga elbasani..si do i behej faktit per ata qe e kan shtepine apo pronen e tyre buze rrugeve nacionale e kombetare dhe te degjonin gjithe diten zhurmen e makinave qe kalonin aty..ti shisnin..si mund te shes shtepine apo pronen time per shkak te xhamise apo kishes..xhamija dhe kisha dhe etj jane nje objek kurse shtepite dhe komuniteti eshte nje teresi..pse ne boten moderne nuk i degjohet zeri fare hoxhes apo kembora e kishes..jan me budallenj se ne ata..ne fakt ti nuk je zgjuar asnjehere ne oren 5 te mengjesit nga pellitja e hoxhes ne maje te minares..nese do zgjoheshe 365 ditet e vitit nga kjo pellitje nuk do vije te flisje keshtu ne kete forum..as ndodhta nuk ta ka qare koken kembana ore e pa ore dhe te duket tani se po i bien ne qafe komuniteteve fetare..nese do e kishe pesuar ne kurriz nuk kishe me u shprehe keshtu..shtepia dhe prona nuk shiten sa here ngrihet apo bie nje kishe apo xhami..sejcili ne komunitet te rrespektoje rregullat e komunitetit..

    Kushtetuta nuk u njeh komuniteteve fetare vetem ekzistencen, por edhe praktikimin e besimit te tyre. Dhe renia e kembanes apo kendimet e minarese jane pjese e praktikimit te ketij besimi.
    eshte gje shume e mire kur kushtetuta ju jep lirine e praktikimit te besimit por mos harro nje te drejte fundamentale qe eshte '' liria jote mbaron aty ku fillon liria ime ''..ne momentin qe ti me cenon lirine time je kunder kushtetutes dhe te drejtes time si qytetar..mos u kap pas zhurmes se pubeve apo lokaleve te nates..po ne fshatra qe nuk i ke keto pse duhet te degjoj 5 here ne dite ezanin apo renien e kembanes..ligji duhet te jete i njejte per te gjithe por nuk do te thote pse e shkelen pubet ta shkelin edhe te tjeret..

    keta po duan ti ulin pak volumin kurse po te me pyesnin mua do jua ndaloja rreptesisht per fare..ashtu siq e ke ne biten e qyteteruar..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 18-11-2013 më 09:53
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Kosovës ua ul zërin ezanit dhe kambanave

    nese nisemi per te shitur shtepite vaj medet mo albo..si do ti behej faktit qe metarlugjiku po e mbyt elbasanin ?? .. te iknin te gjithe elbasanasit nga elbasani..si do i behej faktit per ata qe e kan shtepine apo pronen e tyre buze rrugeve nacionale e kombetare dhe te degjonin gjithe diten zhurmen e makinave qe kalonin aty..ti shisnin..si mund te shes shtepine apo pronen time per shkak te xhamise apo kishes..xhamija dhe kisha dhe etj jane nje objek kurse shtepite dhe komuniteti eshte nje teresi..pse ne boten moderne nuk i degjohet zeri fare hoxhes apo kembora e kishes..jan me budallenj se ne ata..ne fakt ti nuk je zgjuar asnjehere ne oren 5 te mengjesit nga pellitja e hoxhes ne maje te minares..nese do zgjoheshe 365 ditet e vitit nga kjo pellitje nuk do vije te flisje keshtu ne kete forum..as ndodhta nuk ta ka qare koken kembana ore e pa ore dhe te duket tani se po i bien ne qafe komuniteteve fetare..nese do e kishe pesuar ne kurriz nuk kishe me u shprehe keshtu..shtepia dhe prona nuk shiten sa here ngrihet apo bie nje kishe apo xhami..sejcili ne komunitet te rrespektoje rregullat e komunitetit..
    Te gjithe banoret e Elbasanit e Shqiperise, jane te lire te levizin lirshem ne territorin e vendit. Te shesin shtepine ne Elbasan e te shkojne te jetojne ne Tirane apo ne cdo qytet e fshat te Shqiperise. Te njejten gje bej edhe une ne Amerike. Nuk me pelqen lagjia apo zona apo shteti ku banoj per arsyen X apo Y, ngrihem dhe leviz nga kjo zone e shkoj e jetoj ne nje zone, qytet apo shtet tjeter te Amerikes. Dhe nuk kane me vlere "pronat" e "shtepite" se sa kishat e xhamite qe jane ndertuar e kane ne ate vend me shekuj. Por as kjo nuk eshte ceshtja, ceshtja eshte qe ai muslimani apo i krishteri kane cdo te drejte qe te praktikojne besimin e tyre, dhe shteti e shoqeria nuk duhet ta pengojne ate por t'ia mbrojne keto liri. Pasi kushtetuta sic e thashe me lart i njeh qytetarit te lire lirine e ndergjegjes, lirine e besimit e praktikimit te ketij besimi.

    Dhe keto "rregulla" qe dalin ne emer te qetesise publike nuk jane gje tjeter vecse shkelje e te drejtave e lirive te qytetareve te atij vendi qe zgjedhin te besojne. Mos duhet te nxjerrin nje ligj tjeter nese duhen te leme mjeker apo jo? Nje rregull tjeter se si duhet te vishemi? Apo nje rregull tjeter se cfare duhet te besojme e si ta praktikojme kete besim, sic beri rregjimi komunist mes 1944-1967? Kjo eshte shkelje me kembe e lirive themelore te njeriut, e sa me pare te shkundeni nga ky mentalitet fatalist, aq me mire per ju. Ajo qe ju nuk kuptoni qe e beni ashtu pa vetedije eshte heqja dore nga lirite tuaja si njerez dhe kalimi i kesaj lirie e pushteti ne duart e pushtetareve, qe t'i qeverisin e sundojne jo si njerez te lire por si bageti.

    Cdo komunitet fetar ka traditen dhe ritet e veta, qe nuk u vendosen sot, jane vendosur shekuj e mijeravjecare me pare. Per aq kohe sa zgjedh te jetosh ne nje shoqeri si ajo shqiptare, ku has ne komunitete te besimeve te ndryshme, duhet te mesosh ti respektosh keto komunitete ne lirine e tyre. Nese nuk te pelqen, je i lire te ngrihesh e te shkosh te jetosh ne nje vend si Franca apo Suedia ku nuk te degjon veshi as kambana e as ezane.

    Une nuk ndryshoj besimin e traditen time miijeravjecare se nuk te pelqen ty.

    eshte gje shume e mire kur kushtetuta ju jep lirine e praktikimit te besimit por mos harro nje te drejte fundamentale qe eshte '' liria jote mbaron aty ku fillon liria ime ''..ne momentin qe ti me cenon lirine time je kunder kushtetutes dhe te drejtes time si qytetar..mos u kap pas zhurmes se pubeve apo lokaleve te nates..po ne fshatra qe nuk i ke keto pse duhet te degjoj 5 here ne dite ezanin apo renien e kembanes..ligji duhet te jete i njejte per te gjithe por nuk do te thote pse e shkelen pubet ta shkelin edhe te tjeret..

    keta po duan ti ulin pak volumin kurse po te me pyesnin mua do jua ndaloja rreptesisht per fare..ashtu siq e ke ne biten e qyteteruar..
    Si ta cenoj une ty lirine ty, kur ne nje qytet me 1 milion banore qe po shkon Tirana, objektet e kultit qe numerohen me gishtat e njerez dore, te prishin ty qetesine e vesheve? Cili eshte ai nen i Kushtetutes qe thote se nuk duhet ti vriten veshet Malesorit nga zhurma e kambanave dhe ezaneve te muslimaneve? Apo ju pelqen ta merrni ligjin neper kembe e te beni sic u do qejfi ju si persona? Ne ka nje cenim lirie ne kete rast, eshte cinimi i lirise te gjithe shqiptareve qe zgjedhin te besojne e praktikojne besimin e tyre.

    Zhurma e kambanave dhe ezaneve ne Shqiperi eshte zhurma e lirise. Per 50 vjet ne ate vend shqiptareve iu mohua besimi dhe praktikimi i ketij besimi, e kjo eshte arsyeja qe sot jane kthyer ne kafshe me fytyre njeriu qe bejne krimet me monstruoze ne Shqiperi e ne bote. Shqiperia nuk vuan nga besimi i tepruar, Shqiperia e shqiptarevet vuajne nga mungesa e besimit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-11-2013 më 11:11

  9. #27
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kosovë - Xhamia dhe Kisha do të respektojnë ligjin për mbrojtje nga zhurma

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin

    keta po duan ti ulin pak volumin kurse po te me pyesnin mua do jua ndaloja rreptesisht per fare..ashtu siq e ke ne biten e qyteteruar..
    Para se te ndertohet XHAMIA (ose kisha), aty se pari ndertohen shtepite..........shtepia eshte arsyeja e ekzistences se xhamise ose kishes....rrjedhimisht nga kjo, nuk ka ARSYE te bindshme mos te ndegjohet ezani ose kembana....... dakor ???.............xhamia o kisha jane prodhim i atyre qe i kane shtepite rreth tyre........ergo, ka qene baba jot, gjyshi jot ose stergjyshi i jot etj., qe eshte bere "sebep" te ndertohen ato objekte, ngase thjeshte KESHTU ESHTE (disa gjana nuk ka nevoje te "zberthehen" - mere kete keshtu pa rezerve).

    Nese SOT dikush na del dhe thot, se NUK E DUAM KISHEN OSE XHAMINE qe ja ka ndertuar baba, gjyshi, stergjyshi etj.....atehere rrejdhimisht pergjigjeja e zoteri albos eshte e sakte dhe kausale....shite shtepine e shko diku tjeter....xhamia do rrije aty ku eshte, dhe ezani natyrisht se do te thirret sic eshte thire qe nga dita e pare kur eshte inaguruar ajo xhami (ose kishe njejte....).

    Sakte se duhet te rregullohen nivelet e zhurmes...............ngase per civilizimet anrahamike lojaliteti ndaj "ligjit" (kurani ose bibla nuk jane me shume pos ligje, rregulla, rrende, norma etj...) eshte gati "semundje"......do te ish abzurde qe "fetaret", edhe me "fanatiket" mos te ishin per nje rregullim, do te ju shkonte ndesh me natyren e tyre.....und do te thoja se nga natyra e problemit, pikerisht fetaret me te medhenj - fundamentalistet - duhet te ishin te PARET qe do te kerkonin pikerisht nje standardizim te nivelit te ezanit ose kembanes.....gjoja se e ben hashimi nje gje te tille dyqish ja mer ate BOJEN racionale kesaj pune, hmmmmmmmmm, aman do ja dalim dyqish....jame optimist (ne krahasim me ti.....nuk te kendoj goja nje here.....)


    tung
    albanish by nature

  10. #28
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Kosovë - Xhamia dhe Kisha do të respektojnë ligjin për mbrojtje nga zhurma

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Para se te ndertohet XHAMIA (ose kisha), aty se pari ndertohen shtepite.
    gjeja e vetme qe me pelqeu te shkrimi jot jane fjalet e thjeshta dhe ja kur flet me fjale te thjeshte edhe arrin te kuptohesh ..shpesh here edhe ti ja fut si fatos nano me megalomanine tende e me fjale '' te medha '' sa qe as vete nuk e kupton

    te hidhemi te shkrimi..sigurisht qe si kisha dhe xhamia apo cdo objekt tjeter fetar nuk ka kuptim pa shtepite rrethe e rrotull saj apo pa xhematin apo besimtaret qe vene ne te..por ke harruar nje dicka i dashur..kur babai im gjyshi apo stergjyshi im dhe besimtare te tjere ndikuan qe te ngrihej nje kishe apo nje xhami nuk e di a ishin me te menqur se ne apo me budallenj por di qe u kujdesen qe kryesisht keto objekte fetare te mos ishin ne grumbullin e shtepive te lagjes fshatit apo krahines..jo gjithmone por kryesisht jane zgjedhur vakefet per te ngritur objekte te tilla dhe ne shume raste keto objekte kan qene dhe jane vende qe nuk perbejne problem per komunitetin ..shpesh here jane shfrytezuar edhe varrezat per te ngritur objete te tilla dhe vetem te vdekurit ndoshta do te shqetesoheshin nga ezani apo kembanorja..ne kohen kur babai im gjyshi apo stergjyshi ngrinin xhamija dhe kisha nuk kishte altoporlanta qe e amplifikonin zerin e hoxhes apo te kembanores te shkonte edhe matan fshatit apo qytetit fqinj..dhe mbi te gjitha per kohen kur ti flet ndjekja e fese ishte shume me shume se sa eshte sot dhe pjeses dermuese te besimtareve ju dukej e embel melodia e ezanit dhe e kembanores..por sot kan ndryshuar koherat i dashur nuh..ka nje shprehje populli qe thote qe '' deti duke u shterruar e njerezit duke u mbytur ne te ''..besimtaret gjithnje e me shume po i largohen objekteve fetare kurse komunitetet fetare duke bere lufte per te ndertuar objekte kulti..objekte kulti per hoxhen me 3 besimtare dhe priftin me 3 te tjere..dhe mania me e shthurut altoparlantat ne kupen e qielit a thua se sa me shume te degjohet zeri i hoxhes apo kumbimi i kembores aq me shume ftohen besimtaret drejt fese..jo nuh kjo eshte e paprecedet..nuk jan ufot qe kan kerkuar te ulet zeri (pellitja per mua e hoxhes dhe e kembores ) por jan vete besimtaret qe kan kerkuar nje gje te tille..pra vete besimtarit ja vret veshet kjo pellitje le ma atyre qe jan ateist..dhe mos harro se jan shumica e ketyre kategorive qe kan kerkuar nje gje te tille..

    edhe nje here ta kuptosh edhe ti edhe albija..prona ime , e babait , e gjyshit e ku ta di une sa e sa breza nuk eshte nje plaqke qe del ne treg sa here pellet hoxha apo prifti..jo or jo..e mban mend qysh thoshte i famshmi mitrush kuteli ne '' poem kosovar ''..Se jam këtu kur s’kish njeri,kur s’kish kufi as fqinjëri ''..une isha aty edhe para se te ndertohej kisha apo xhamija dhe as kisha e as xhamija nuk me detyrojne dot ta shesh pronen time..e keshtu si une jan pjesa dermuese e besimtareve dhe jo besimtareve qe e kan ngritur zerin prane autoriteteve qe i mbron keto besimtare ..dhe ja perfundimi i qeverise ' ulje te volumit te zerit ''..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  11. #29
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Qeveria e Kosovës ua ul zërin ezanit dhe kambanave

    [QUOTE=Albo;3697658]Te gjithe banoret e Elbasanit e Shqiperise, jane te lire te levizin lirshem ne territorin e vendit. Te shesin shtepine ne Elbasan e te shkojne te jetojne ne Tirane apo ne cdo qytet e fshat te Shqiperise.[/QUOTE

    ti e ke shume te thjeshte albo..me nje te rene te lapsit i shperngul banoret e elbasanit dhe te gjithe shqiperise sipas deshires..pune e madhe prona e 1 apo 1000 elbasanlive apo durrsakeve..po mire mo albo cfare qe ajo histeri popullore ndaj vendimit te palloshit per te sjelle armet kimike ne shqiperi..a nuk eshte e njejta gje si ne rastin e zhurmes si ne rastin e armeve kimike..armet ta zeme se do shkonin ne permet..atje ku ke lindur ti..apo ne kukes ku kam lindur une..dhe tju thonim permetareve apo kuksianeve '' ore nese nuk ju pelqen krisni bithen ku te doni..kjo eshte sipas teje..jam i sigurte se do mundohesh te thuash jo po nuk ka lidhje ezani , kembanorja , arma kimike dhe metarlugjiku..per mua te gjitha kane nje te perbashket ..mbrojtjen e popullit edhe nga zhurma e ezanit , kembanores , helmimi i shpjte apo i ngadalte nga armet kimike dhe metarlugjiku..vetem nje te drejte ke..ligji duhet te jete i njejte per te gjithe..jo i mire per te njerkes dhe i keq per te nenes apo anasjelltas..

    Por as kjo nuk eshte ceshtja, ceshtja eshte qe ai muslimani apo i krishteri kane cdo te drejte qe te praktikojne besimin e tyre, dhe shteti e shoqeria nuk duhet ta pengojne ate por t'ia mbrojne keto liri.
    sigurisht qe po..por ama nese ti ke te drejte si besimtar te praktikosh besimin tend edhe une kam te drejte te mos cenohem nga besimi jot ..cka i thua ti asaj qe 365 dite te vitit te zgjohem pa deshiren time ne oren 5.20 min te mengjesit..liri i thua kesaj..aspak..shko pak me pushime ne bregdet dhe do e shohesh tmerrin cdo dite ne oren 5.20 minuta te mengjesit..dhe pastaj eja e fol ketu..

    Une nuk ndryshoj besimin e traditen time miijeravjecare se nuk te pelqen ty
    as une nuk e ndryshoj dhe nuk e braktis pronen time pse te pelqen te pellasesh ti ( hoxha apo prifti apo kushdo tjeter )..provoje e beje ti ne amerike dhe e she ku fluturon..


    Si ta cenoj une ty lirine ty, kur ne nje qytet me 1 milion banore qe po shkon Tirana, objektet e kultit qe numerohen me gishtat e njerez dore, te prishin ty qetesine e vesheve
    epo me vjen keq qe nuk arrin ta kuptosh lirine tende dhe lirine time..dhe me vjen keq qe flet keshtu kur nuk e ke pesuar ne kurriz siq po e pesojne mijera banore te tiranes qe banojne rreth e rreth xhamijave dhe kishave..e per ate se a na qenkan sa gishtat e dores keto kisha dhe xhami mos u merzit..e ben altopotlanti punen e 1000 kishave dhe xhamijave..nuk e di mire ne qytetin e tiranes por e di mire ate se sa here qe shkoj per pushime une e degjoj ezanin e xhamise se kasharit edhe pse jam 8 km larg saj..

    mbi te gjitha ju nuk arrini te kuptoni se komunitetet fetare jan ne krize me te thelle sa nuk ka..cdo dite e me teper po forcohet nje grusht fare i vogel i ekstremisteve fetare te te gjitha kraheve dhe ne anen tjeter kemi braktisjen ne mase te objekteve fetare dhe te fese nga masa tjeter..sot ne shqiperi por edhe ne viset e tjera kemi kisha dhe xhamija qe kurre nuk i kan hapur dyert e tyre pasi nuk ka besimtare qe shkojne ne ta..duke e pare kete braktisje totale komunitetet fetare nuk kan cbejne tjeter pos zhurmes mediatike a thua po ju neperkemben te drejtat e tyre..perralla qe askush nuk i beson me..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 18-11-2013 më 19:18
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  12. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Qeveria e Kosovës ua ul zërin ezanit dhe kambanave

    Nese ka qytetare qe nuk u pelqen kjo gje, le ti shesin shtepite e tyre prane ketyre xhamive e kishave, e te shkojne te jetojne ne zona e lagje ku nuk ka as xhami e as kisha.
    Rri e rri ti e ja fut si kau pelës.
    Po sipas teje kur ndërtohet një fshat apo qytet ngrihet kisha në fillim dhe pastaj rreth kishës ngrihen shtëpitë apo ngrihet fshati dhe pastaj nëse ka besimtarë ngrihet kisha apo xhamia. Unë mendoj dhe gjykoj se janë kishat dhe xhamiat që ndjekin popullin kudo që shkon dhe jo populli që ndjek kishat dhe xhamiat. Mbase andej nga Amerika me sa duket ndërtojnë një kishë në mes të fushës dhe presin që të vijnë besimtarët që të ndërtojnë shtëpitë.

    O djal përmeti objektet e kultit kanë ardhur afër shtëpive në fshat apo qytet pas tyre prandaj ato duhet të respektojnë ligjet që kanë gjetur aty dhe jo e kundërta or tunxh.
    Pra kisha e xhamia ose duhet të ulë zërin ose të largohet e jo populli or tunxh. Po hiku populli ça do bëj kisha vetëm or tunxh. Do shkoj prap do gjurmoj popullin se ku do hanë qyl ata or tunxh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 18-11-2013 më 19:32

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dardajan për postimin:

    drague (20-11-2013)

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •