Pellasget-Etrusket-Hitit-Iliret=Shqipetaret

--------------------------------------------------------------------------------

Author: Mallakastrioti [ Tue Nov 29, 2011 8:07 pm ]
Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

--------------------------------------------------------------------------------
Kjo eshte nje pjese nga vepra monografike "Trashigime pellazgjesh" e Studiuesit te Shquar shqiptar Shtjefen Konstandin Gjecovi e cila, pjeserisht eshte botuar ne shtypin e viteve 1930.
Materiali eshte pergatitur per botim sipas asaj qe eshte e botuar dhe nga doreshkrimi qe ruhet. Kjo veper monografike e cila trajton problemin e vazhdimesise te Kultit (besimeve) te pellasgeve. Vepra me vertetimin e vazhdimesise se ketyre besimeve deri ne shek e XX tek populli shqiptar afirmonne rruge etnologjike vazhdimesine e pellasgo-iliro-shqiptare.
Pergatitur per botim nga Jaho Brahaj

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


••• Dėshmimet e tė vjetėrvet. •••

Shkaf asht emėn hyjnijet qė sė vonit u vadituna prej kombesh tė kandeve tė dheut, i muaren prej Pellazgjėsh,16 ose prej atyne njerzve tė egėr e bjeshkana, njerzve gavej a vigaj qė nė gjuhė tonė edhe sot thirren "Katallaj" e qė ishin me njė sy nė ball si thotė Homeri,17 njerėz qė quheshin "Farkėtoret e Rrufeve tė Zeusit" si e dėshmon Hesiodi e "Ndimėtarėt e Vullkanit Etnes" si don Virgjili.18
Horodoti prej Halikarnasit i cili jetoi nė 500 e mje nė 424 vj. para Kishtit, i cili edhe thirret "At i historisė" na rrėfen se hyjnitė qė besoheshin prej helenėsh ishin tė pellazgve.19
Ma vonė pellazgėt e permirėsuan nė njėfarė mėnyret trajten e sjelljeve e tė lutunave. Mbas t'ardhunt tė egjiptasvet, pellazgėt e vendit rindreqėn besimin e tyne, tu ju a njitė hyjnive emna tė rinjė, tuj i lutun me sjellje tė reja, e qė mandej u pelqyen e u perqafen edhe prej grekėvet (Herodoti, ibid, 50).
Me hy me folė permbi seicilin hyjni t'etenve tonė, permbi emna e shkadomethanė tė tyne tė shemtueme e t'mbrapshtueme prej helenėsh, latinėsh e prej kombesh tjera 20 kisha me lakue prej shtekut qė e kam mėsy, e prandej po i la anash e nder hyjni tė panjehuna, po i permendi nja disa tė cilave s'u a zhgulė rranja ende prej tokės shqiptare.


••• Hyu - Zojsi - Ejti - Gjuesi - Jovis.•••

Emni i tė Madhit Perendi Jehova i hebrejve gjithduer emnash mbajti: Jao, Jove, Jobe, Jahue. Jehave thirrej prej samaritansh; Jao prej grekėsh; Jova prej latinėsh e prej kėtyne emnavet doli Jovis.
Ky hyjni i paganvet a i gentilvet u qujt:

Hy, Zojės, Ejt, Gjues prej shqiptarėsh,
Jehova prej hebrejsh,
Aesar prej etruskėsh,
Esgi prej indianėsh,
Syre prej persianėsh,
Zeus, Jao, Dhios prej gregėsh,
Zain prej japonezėsh,
Esgi - Istu prej sarmatėsh (polakėt),
Zeno prej rumenėsh,
Jehove prej samaritaish,
Jova - Jovis prej latinėsh.
(arciprete Bilotta, Gli Enti, Sacri della Bibla nė numi Mitologici).


••• Perthanat e madhnia e Zeusit•••

Ma i pari e ma i madhi nder hyj asht Jupiteri, (Horat, Od. I. XII. I).
At i hyjnive edhe i njerzimit, (Virg. Aeneid, 13 254).
At ndihmėdhanės. (Cicer. N. D. 11. 23).
Jovi At. (Gellius. V. 12.).
Hy (Hyjni) (Centerus, p. 23).
Jupiter hedhės. (Jupiter Stator) (Dion Halic. II. 34: Propert. IV. El. XI).
Jupiter Qendrues. (Dion. Halic. II, 50).
Jupiter Shtys, (Jupiter Elecius) (Ovid. Fastor. III. 32).
Jupiter Kapitolini. (Liv. I. 20 et I).
Jupiter Tarpej (Tarpejus). (Juven. XII. 6).
Jupiter i Lacit. (Cicer. pro Planc. 9).
At i ditės e i dritės. (Horat. Od. I. 34).
Shkėlqyes. (Gell.V. 12).
Jupiter Gur. (Gell. I.12).
Zeus mirėpritės, zemergjanė, bujar. (Virg. Eneida. I. 781 et. )
Zeusi Vaj. (Gell. V. 12)
Tertuljani (in Apoleget. 14) thotė se edhe me treqindė emna tė tjerė qe thirrė Zeusi, si e dėshmon Varroni, e sė vonit tė gjithė kėto ju shkruene "Zeusi Creten", Zeusi i Kretės.
Oroe: Nder perdhanat qė i jepnin Zeusit e hyjnive tė tjerė, kam pėr tė zanė nė gojė nė kėtė shkrim vetėm ato, qė u kanė mbetun nė trashėgim shqiptarvet tė sotshem sidomos nder malsinat tona.


••• Lindja e Hyut.•••

Kroni i biri i Uranit mėsoi njerzimin nė bujqėsi. Titanėt ishin vllaznit e Kronit. Ky qe at i shumė fėmijve tė cilėt por sa lindnin i perpinte, e prej tė cilve shpėtoi vetėm Zoti (Zeusi), sepse e ama Rea 21 e dergoi nė Kretė e Kroni i gėnjyem perpiu gurin nė vend tė foshnjes.
Emni i Kronit e ka rranjėn nga gjuha shqipe e don me thanė Mbret a kryekunoruem. - Per nderim tė Kronit shqiptarėt ngritėn njė kėshtjellė nė maje tė Gurit tė Kuq, i cili gjindet nė fushė tė Finiqit, ku u ishte edhe qyteti i Kronit. Sot nė atė vend asht fshati qė quhet Krongji, nė rrethinė tė Delvinės. Permbi fshatin Krongji gjinden germadhat e motnueme tė kohės pellazgve.
Zoti (Zeusi) pra mbas gojdhanės epirote** nuk u lind nė Dodonė nė pallat tė Kronit, por nė Palavli tė Delvinės ku ishin tėbanet (stanet) e Kronit, e prej kėndej u dergue nepėr Butrint me lunder e nė Kretė. - Kėtu e muarne nė kujdes priftėneshat Kurite edhe e rritne Zeusin nė shpellė tė malit "Id". - Kur e venin nė gjumė Zeusin, ushtonte shpella prej kangėsh e prej tė trokitunave tė shigjetave, qė mos tė ndigjonte Kroni vajin e foshnjes e tė vinte e ta perpinte. Kuritat ishin vashėza kėngėtare nė za, e kėto e rritne Zeusin. - Pra Kuritat e Dhiosit e rritne Zeusin.
Mbasi u rrit Zoti (Zeusi), erdhi nė Epir e u ba perandor mbi Epir, Thesali e mbi Ellad. - Gojėdhana nuk thotė se e shfronėsoi tė atin - Kronin, siē bani Kroni me Uranin. Zonja Kjuro nga Palavlija i kishte pasė rrėfye Zoto Mollosit ketė gojėdhanė mbi Hyun: "Zoti kishte pasė luftė me gegėt, (se gegėt quheshin Qeravnarėt a Titanėt e tė afermit e tyne Antitan) edhe Zoti kishte ndihmėtarė njerėz me njė sy edhe me njėqind duar (Kiklopėt-Katallajt) tė cilėt luftonin me njė fuqi tė bindshme e pėr armė kishin hunjė tė hekurt e trenė tė ndezuna, e u binin lodertijevet nė mal tė Olimpit, e titanėt ishin nepėr male tė tjera. - Kjo luftė zgjati dhjetė vjet. Shkaktarėt e luftės ishin titanėt (gegėt) tė cilėt deshten me shfronėsue Zotin e nė kambė tė tij me kunorzue pėr mbret Martin, pse ishte trim edhe i pashėm. - Nė kėtė luftė Zoti (Zeusi) doli ngadhnjyes; i vuni perpara gegėt edhe i qiti tej lumit tė Vjosės e nė vend tė tyne solli lapthit *Labėt). - Nė kėtė luftė muarėn pjesė tė gjihė trimat mbretnorė (tė gjitha perenditė). - Gegėt tė mundun u shkulen, e nė vend tė tyne mbretnoi Zeusi, vllaznit e tij e fėmijėt e ti.
Mbasandej Zoti u hapi luftė kretasve. Ushtarėt e Zotit (Zeusit) ishin laber.
Oroe: Shumė fshatra tė Kretės kanė emnat e fshatravet toskėrisė; si bj. fj. Selinon, Selija e Delvinės; Zvaqja, Sfaka e Gjinokastres etj, si edhe shkronjat "nj" e "lj" i perdorin tepėr kretasit si edhe labėt.
Permbi vajtjen e Zotit nė Kretė, Z. Basil Bendevi nga Lubina e Epirit na ka pasė rrėfye ketė gojėdhanė qė e kishte pasė ndigjuar nga Moshara e kjo nga Ahmet Zuani nga Zhulati i Delvinės: "Mbreti Zoti (Zeusi) kishte luftė me kretas, pse kėta nuk donin t'i napin tė lamet (pagesat, si edhe sod nepėr Shqipni!!!). Dergoi e thirri nji mbret ēalaman nga njė vend shumė i largėt. Kur ju afrue shtėpisė sė Zotit mbreti ēalaman, Zoti i doli perpara per me e pritė e me e pershėndet.Tuj u ulė prej kalit mbreti ēalaman, i shpėtoi sqepari nga brezi edhe e ēau kokėn e Zotit (Zeusit). Nga varra e kokės sė Zotit doli njė vashėz e bukur edhe e armatosun qė e qujshin "Thena". Mbreti ēalaman e shėroi Zotin, edhe i punoi armė si thika, shpata, shtiza, heshta, shigjeta e kėso tjerash. Tuj u nisė per ma mėsye Kretėn Zoti, e la Martin si mėkambės tė vet nė Epir.
Me shumė laber mbėrriti Zoti nė Kretė e me pak mundime i shtroi edhe i vuni nden sundim tė vetė. Permbasi u krye lufta, Zotit (Zeusit) i pelqeu vendi e nguli per shumė kohė aty nė Kretė.
Si u rrit Thena, Zoti e martoi me njė trim tė mirė nė njė vend tė largėt edhe i dhuroi shumė kėshtjella e pėr nder tė sajė ngrehu njė qytet tė ri tė ciliin equejti n'emėn tė vashės, Thena ose Athena e sotshme."
* * *
Si u rritė Zeusi, e ē'veshi tė atin nga mbretnimi edhe e ndau me vllazen tė vet:
Mbreti e sunduesi i Erės e i tokės u ba Zeusi,
Neptuni (nep tė tundun) i ra sundimi mbi detin,
Plutit (plotit) sundimi mbi pasunitė,
Zeusi perfytyrohej ndejun me madhėshti nė njė fron tė trajtuar prej eshtnash tė dhambėve tė elefantit, tuj mbajtė purtekėn e sundimit nė dorė tė majtė, e nė tė djathten rrufenė. Per bri i rrinte rrogesha e kryesja e deshirave tė tij shqipja, e cila si mbretėneshė e puplishteve ishte e trueme kėti, edhe Ganimedi kupėmbajtėsi i Zeusit. Nder landė tė trueme Zeusit ishte bungu (shpardhja). Njėkto janė lumtime qė i nepeshin Zeusit prej kombeve tė botės.
Tashti tė shohim se shka na ka mbetė nė trashėgim ne shqiptarvet kah besimi e bindja ndaj kėti e tjera hyjni pagane.


••• Zeusi nė Shqipni•••

••• "Ndivenesa e Dodonės"•••

Para se tė filloj me shtjell lamshin e ngatėrruem tė kavaljetavet tė Katallajve, po u permendi atdhetarvet tė mij se edhe nė Shqipnin tonė kishte pasė ngulė rranjė tė trasha idhujnijake. Qė tė mbėrrijė me e vu per fije kėtė lamsh mė duhet me i dhanė vedit njė tė hovun pėr tė gjatė tė tokės sė dashtun shqiptare, e tė shkoi me zanė vend nė ato maje tė bindueshme tėmadhnushme tė Dodonės, nga mundem ti sodisė rrethet e atmes teme deri nė tė ngimė. Mbi ato krahina, nga zu fill lumnija e jonė, lumnija e pellazgve, e tė ulem nder ato gomile rrenimesh tė Ndivėnesės sė Dodonės, nga filluen e u perhapen besimet e para, asht ma e arsyeshme t'u tham, hutimet e para, qė u thadruen aq thellė nder zemra shqiptarėsh. Kėto kanė mbėrri mje nė breza tė kohės qė gjalliojm na, sikurse e ban dėshmi kombi i jonė, sodomos i malsinave shqiptare tė sotshme.
Kėto punė po i shkruej kėtu o vėlla shqiptar, jo me ndonjė qėllim tė keq, por pse po mė ka anda me e ndrique me to vjetersinė e kombit tonė e mos o zot, se mė ka lind nė zemėr me i pelqye vetė a me hutue kend me kėso gojdhanash tė paganėvet. Por ta marrė vesht bota se hyjnitė, mendyrat e sjelljet besimtare, si grekėt si edhe latinėt e vjetėr i paten prej etenve tonė pellazgė. 22

••• Dodona•••

A gjindet kush nė jetė qė s'ja ka ndigjue zanin Dodonės shqiptare?
Mbas Permbytjes sė Pergjithshme tė rrozullimit (e cila ndodhi nė vjetin 1675 mbas krijimit tė botės. - P. Fr. Finetti, S. J. Storia del Testamento Antico esposta in lezioni.), e si nisi me u shtue njerzimi e me u shpernda nder vende tė parrahuna tė kanteve tė dheut e tė ndamė prej gishtit tė Fuqiplotit, seicili me familje, gjuhė e komb tė vetė, djali i katert i Javanit tė birit tė Jafetit me emėn Dodanim, e msyni dheun tonė e mu n'atė krahinė, ku sot gjallisin vllaznit tonė toskėt.
Me emėn tė Dodanimit pra u qujt Ndivėnesa e Dodonės e qė asht ma jetike e ma nė za per kah shtektijet, prejse e mėsyente njerzimi i atėhershėm prej kater anvet tė rruzullimit e tė cilėn Homeri e thėrret "Zeusi Pellazgjik", "Dodona Pellazgjike" (Iliada. II. 93). Kėtu e pati ngulė rranjėn e trashė kjoftė largu; kėtu u jepte tė gjegjun hutave tė botės ai Zeusi (Zoti!) i rrejshem, e tė tana tė gjegjunat i shqiptonte tė dyzueme ky rrenės i territ, qė tė mundej tė arrinte qellimin e mbrapėsht per me mbajtė njerzimin tė ngerthyem nder hutime, e tuj jau hedhun ka njė grusht pluhun nder sy, tė mos ti binin nė fije rrenave tė dyzueme, e tuj i percjellun me "Po-Jo! - Jo-Po!"- Po u doli e pėvetmja e edhe po nuk u doli atyne tė marrve, nuk e tirshin ma gjatė: "Ndivėnesa - e foli!"
Ky brinoē i madh, tė cilit i truhej i madh e i vogel, i pasun e i papasun me gjithė shka kishin, e pati fshehun emnin e vetė e qe thirrė prej botės Zeusi. Aq e pati verbue njerzimin, qė paten arrit me nderlikue emnin e Hyut tė jetės me emna tė true e tė mnishem tė hyjve tė rrejshėm. Keta mbasi e shtrinė sundimin e tyne mbi zemra njerzish, i mbrapshtuen pėr mnerė tuj u gjendun gati natė e ditė per me pritun ata qė vinin me kerkue ndihmė prej ti, e me u ba mirė (!) tė gjithė njatyne qė ndodheshin ngushtė, tuj i marrė mendėsh edhe ma ėr mner nepėrmjet tė sherbėtorvet tė vetė, ashtu qė nder e pa nder ata ja falnin shpirtin, e Zeusi, per me i patun sa ma parė nder gaca tė mbretnisė sė territ, i shtynte turravrapthi me kėputė zverkun a nė ndonjė luftė a nė ndonjė tjetėr rrezik!
Kesh tė din tė flasin ato rrenoja, ajo pyllė e lisni, ajo buēilė e ai kumbim i kupave tė remta (bakerta), qė rrinin gati me i dhanė tė gjegjun tė gjithėnjatyne qė shkonin me kerkue fatin e jetės! Kesh tė dinė tė flasin, thashė, e tė na dėftojnė me emėn tė gjithė ata tė mdhajtė e botės qė e mėsynin kėtė Ndivėnesė pa farė priteset, tuj ēue nė fli dhanti tė madhnueshme, qė i mbėshteteshin mbi trevezė tė Zeusit nė mirėnjohje tė rrenave tė rrshtueme me hijeshi e tuj i percjellun me njė grusht miza!
Aso botet i paten zgavernue sytė e curratė veshėt tuj pritun me kureshtje kumbimin e kupave pėr kohėdina qė do tu diftonin tuj parafolun. Tė atyne kupave qė paten bindė botėn e qė bota mbarė qe marrė mendėsh mbas tyne, tuj besue se kumte qiellore u vinin nėpermjet tyne e qė mandej qe ba pėrrallė, si Ndivėnesa si edhe kupat, e filloi njerzimi kur donin me ba qė tė pushonte fjalėgjati (llafazani), sillnin kokėn mėnjananė e thonin: "Na shurdhoi si remet nė Dodonė! (Aes Dodonaeum).
Vetėm veshėt e shqiptarvet tonė as nder ato kavaljeta as nder kohėt e vona tė sotshme nuk i pati as nuk i ka merzitė njaj tingull i kupave; nuk u asht neveritė gurgullimi i asaj gurre a buēile e ushtima e rrebtė e zhaurimės qė derdhej e dredhej si shakllori nepėr lisni tuj e dridhun mbarė vendin kur hovej nder shpella tė mnershme e nder zgavra e plasa currash.
Zeusi edhe sot bindohet nga shqiptarėt mos me dije, padije.
Shiptari, i cili kurdoherė e ka ruajtė edhe e ruanė fjalėn e porosinė e tė parvet si sytė e ballit e qė gojė-thana pėr kombin tonė asht aq e bindueshme, e ka ba qė tė ruhen tė pa fueme e tė pa ndrrueme shume punė e doke e me jau vu mendjen djal mbas djalit pėr tė mos i qitun nė harresė.
Janė sa e sa gojė-thana qė i mbajnė e pa ditė se pėr tė kuajin nderim po i mbajnė; asgjamangut shqiptari i mban, i nderon e i ruan, sepse i ka pasė prej tė parėsh, e me ba me ja vu nė lojė a nė qesti at besim, atė doke e atė fjalė qė i ka ngelun prej tė parve, veē nė mos i punoftė zemra ndonjė tė ligėshtumit, se s'kishte me e lanė me kalue lehtė.
Mos ja lavdrofshim besimin e doket tepėr tė vjetrueme shqiptarit, qė ka pasė prej tė parvet, sepse a tė gabushme a t'egra, detyra e mirnjohjes do ta shtyjė qė ta ja madhnojnė besėn nė nė tė ruajtun tė fjalės e tė porosisė sė parvet.




______________________________
16). Pellazgėt populli ma jetik qė banoj dheun e Greqisė, i cili para se tė quhej Hella qe thirrė Pellazgji, e kėtij populli do t'i dihet qytetnimi i Greqisė. (Dikcjonari mitologik Villarosa. Napull 1841) - ... Homeri kryeshtjellėsi i kombeve tė lashtė Thesalinė e quan Argo Pellazgjik, e Falėtoren e Didonės (Dodonės, qė ishte ma jetikja nė atė kohė e quan Zeusi Pellazgjik. (Saggio Filos fiso antica Grecia. G. C Tipaldo, Napulli 1869, sopra la il Iliade v. 98).
17). Tė quajtun "Kiklopes" prej perkrenarjet qė u mbulonte kryet dhe fytyrėn e cila kishte birė drejtė me sy edhe sepse mbanin njė dritar (pishtar) nė ball per me ju ba dritė sa rrekeshin nder gropa duke nxjerrw minerale. (C. Danti. Compendio della Storia Universale VIII. Greqia.
18). Prof. Dr. G. Garollo Piccola Enciclopedia; U Hoepli. Milano 1892.
19). Banorėt e parė tė tokave greke edhepse jetonin si shpellarė tė vertetė tė shtymun prej ndjesivet tė permbrendshme tė lumnisė adhuronin Hyun nė natyrė duke i perngjitun vetitė e emnat e natyrės vetė tė dukshme. (Tipaldi. Saggio Filosofico etc.) Pellazgėt ma parė luteshin masandej u dhuronin kushte hyjnive. Asnjė hyjnije nuki jepnin emėn as mbiemėn. Popuj qė erdhėn mbrapa, prunė hyjni tė tjera, ose ju a ndėrruan emnat hyjnive qė gjetėn. Priftėnt e tyne sollėn me vedi ttemele besimesh e sjellje besimtare. Nė ato kavaljeta priftėnija pellazge kishin tė vlerėsuar mikpritjen si edhe bashkatthetarėt e tyne. (Herodoti. lib. II, 52).
20). Gjuhė tė ndryshme me emnat e hyjnive shkaktoishin ngatrrime fjalėsh e kuptimesh, prej tė cilavet shtoheshin emna e numėri i hyjnive . (Tipaldi. Saggio ect.).
21). Amulium patruum Rhaea sacerdotis, amore ejus captum, nubilo coelo obscuroque aėre (vrant me re) cum primum illucescere coepisset, in usum sacrorum aquam petenti insidistum in luco Martis compressisse eam... (M. Octavii. Lib I cap. 19).
22). "Dii quos coluerunt Romaniii, fuerunt fere innumeri (Vide Plin. H. N. II. &' Juvenali. XIII. 46).praesertim cum procedente tempore et prolato Imperio omnia fere sacra peregrina in Urbem peuetraverint. (Min, Fel. p. 15 ed Rigal. G. H. Nieupoort' De Sacris Romanor. c. I. De Diis).

--------------------------------------------------------------------------------

Author: Arbėri [ Wed Nov 30, 2011 12:22 am ]
Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?

--------------------------------------------------------------------------------
Pellazgėt stėrgjyshėrit e shumicės sė Greqisė; racė superiore; shqiptarėt pasardhėsit e tyre
, mostra tė shkėlqyera tė njerėzimit


Quote:

Titull: Scottish geographical magazine (1885)
Author: Scottish Geographical Society; Royal Scottish Geographical Society
Botues: Royal Scottish Geographical Society


Ėshtė njė fshat, qė ka njė dorė njerėzish tė shkėlqyer, i quajtur Albohori (alp dhe χώριον, njė vend), qė gjendet 150 metra mbi njė mal i cili mbikėqyr mbetjet e qytetit pellazgjik tė Dodonės, 9 orė nė jug-perėndim tė Janinės. Mund tė jetė quajtur kėshtu. “vend malor", pėr t’u dalluar nga Dodona nė luginė.

Nuk mund tė shkosh larg nė studimin e origjinės nė Shqipėri, pa u pėrplasur me problemin pellazgjik: "Ēfarė ishin dhe ēfarė u ka ndodhur Pellazgėve?" Qė ata ishin stėrgjyshėrit e shumicės sė Greqisė sė lashtė duket qartė; qė ata ishin njė racė superiore me njė qytetėrim tė veēantė, mund tė nxirret si pėrfundim nga mbetjet e shumta ekzistuese arkitektonike tė njohura si Pellazgjike, dhe qė ata u bashkuan me racat e tjera me kalimin e kohės duket qartė nga pėrmendjet e pakta tė tyre nė kohėt historike.

Tani, mendohet, nga disa shqiptarė tė arsimuar tė cilėt janė kompetentė pėr tė shqyrtuar ēėshtjen, se pjesa mė e madhe e pellazgėve u vendos nė Shqipėri, dhe se fiset mė tė mirė tė Shqipėrisė janė pasardhėsit e tyre. Unė jam dakord me kėtė mendim, tė cilin traditat lokale e konfirmojnė, dhe tė cilin do e shpie mė tutje pėr tė shpjeguar dallueshmėrinė unike tė popullit dhe gjuhės shqiptare. Nė Shqipėrinė Qendrore ka shumė fshatra apo grumbuj fshatrash nė male, tė cilėt kanė qėndruar vendosmėrisht tė veēuar, dhe njerėzit janė mostra tė shkėlqyera tė njerėzimit, tė mprehtė nga natyra, me karakteristika tė gdhendura imėt, ballin e hapur, qerpikė tė gjatė, hundė tė drejtė, gojė tė pėrsosur, tė pikturuar si harku i Kupidit, dhe me njė sjellje fisnike por qetėsisht natyrale. Pėr mė tepėr, kur i kėrkova atyre se kush e zotėronte vendin "nė kohėt e vjetra sa s mbahen mend," m'u tha: "Pelėkhź," (Pleqtė) qė ėshtė me siguri Pellazgėt.