
Postuar më parë nga
Viti5
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, 15 vite më parë, në Kosovë dhe Shqipëri, për dallim nga dikur koha e komunizmit dhe pushtimit serb, tani më shikohen pa asnjë pengesë shumë kanale televizive të Kosovës dhe Shqipërisë. Dëshira ime është që Tirana, Prishtina dhe Shkupi, ta themelojnë një kanal (pse jo edhe më shumë) të përbashkët gjithkombëtar, i cili do të transmetohej falas, në të rrjetet, tokësor dhe satelitor, në të gjithë hapësirat shqiptare: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, Greqinë veriore etj. Ai kanal do të quhej thjesht KANALI SHQIPTAR, dhe nuk do të kishte seli të vetme, mirëpo do do t`i kishte tri të tilla, në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup. I tërë programi do të ishte vetëm në gjuhën shqipe, kurse lajmet (apo Ditari) do të ishte i përbashkët, dhe do të transmetohej njëkohsëisht nga të trija sudiot. Njësoj do të veprohej edhe me programin e mëngjesit, si dhe me esimonet tjera, të cilat do të ishin të përbashkëta. Do të kishte edhe lidhje të drejtpërdrejta apo biseda live me mysafirë në Tiranë, Prishtinë e Shkup pr ëtema të caktuara. Mendoj se një gjë të tillë nuk do ta ndalonte as BE-ja, as SHBA-ja. Mirëpo, ne duhet të jemi vetë ata që duhet të bashkohemi në një komb, së paku me aq sa mundemi.
Krijoni Kontakt