Endrra e Shqiptarise ,
▓The Albanian Dream ▓
Doni te hyni ne Europe...po si ?
Duhet te plotesojme disa rekomandime, na kane vene disa kushte ! Standarte i quajne...! Po pse sna pranojn dot keshtu sic jemi ? Ne jemi shume krenar per kete qe jemi , po te mundnim ne sdo te ndryshonim asgje , por ja qe BE do qe ne te ndryshojme dicka. Do qe ne mos te bejme ate qe po bejme , per te cilen quhemi Shqiptar !
E Duam ne kete...? Kjo eshte pyetja per mua !
Europe do te thote - Nje menyre tjeter jetese , Jo me e mire e jo me e keqe , thjesht Ndryshe !
A e kane dashur te paret tane BE ? Se beson se e kane mendruar , dicka do ndodhte ne 2002! Pra ata sjane munduar per kete gje ! Jo , burrat e shtetit tane kane enderruar dicka tjeter per shqiperine , dhe per kete kane edukuar shqiptaret ne te tille menyre ...te ndryshme nga ajo qe kane gjetur 28 vendet qe aderojne sot ne EU!
Jo Shqiptar , sje i pergatitur per kete lloj Jetese ! Ja pse spo te pranojne !
Nuk eshte ceshtje se jane me te zgjuar , me te bukur apo me te pasur ...Thjesht jan ndryshe nga ti , jetojne ndryshe nga ti , kenaqen me gjera te tjera ose me te njejtat gjera te bera ne menyra te ndryshme ! Qeshin me humor tjeter , trajtojne jeten ne menyre tjeter . Mendojne ndryshe nga ti !
A do ti te jetosh si ata , te qeshesh me ate qe qeshin ata , te jeshtosh jeten familjare e shoqerore si ata ? Te merzitesh e te jesh indiferent si ata? Mund ta kuptosh TI jeten si ata?
Te Jesh nje Shtet i EU do te thot te kesh nje identitet tendin te plote , te shquhesh per dicka te vecante , te jesh vend i CIVILIZUAR , nje vend ku dikush mund te shkoje edhe per turizem Dimeror dhe te jete i sigurte ! Te jesh nje shtet i EU do te thote te vine turist apo njerez qe duan te jetojne ne shqiperi...(hahaha)
Te jesh nje shtet i EU do te thote qe me te miret tane..ata qe ne zgjedhim per te na qeverisur , dhe ata qe kemi zgjedhur nder vite (ata qe ne u perulemi per zgjuarsine , intelektin dhe zemergjeresine e dashurine ndaj popullit te tyre) te kene qene te pakten aq te zote sa te drejtojne shqiperine drejt nje menyre te mire jetese ! Jo thjesht nje lloj menyre jetese . E gjith kjo , me mirebesimin tone !
E ku eshte shqiperia sot? Ah moj Shqypni , e mjera Shqypni ...kush tka qit me Krye N'Hi..Ti ke pas ken Nji Zoj e Ran...Burrat e Dheut , t'thirrshin Nan !
Burrat e Dheut. Shum emra , shum histori ...Shum pak rezultat.
A kane qene aq te zotet Burrat e Shqiperise?
Iliria , Shqiperia e vjeter , emrat e tyre te skalpitur fort ne koken tone...po Cben ata? Ca ishin ne te vertete? Ishin burra shteti ? Princa , mbreter apo luftetar? Ca endrre kishin ata per SHQIPERINE , ILIRINE APO DARDANINE ? E Dinin ata qe ne shekullin e 21 shqiptaret do te sfidonin Greqine e lashte ne histori ? E dinin ata qe shqiptaret ne vitin 2013 do te krahasonin historine e tyre me historite me te lashta boterore?
Nuk besoj , thjesht nuk dua ta besoj ...sepse po ta besoj qe e kane menduar do te thoja se kane deshtuar...!
Po Skenderbeu yne i madh? Ku na priu ? Ne rezistence? Per kete eshte heroi yne kombetar? Heroi yne kombetar ka bere rezistende ndaj Otomaneve per 25 vite ! Pas se cilave ne u pushtuam barbarisht nga otomanet.Per gati 5 shekujsh ne mesuam gjithcka tyren e harruam gati gjithcka tonen !
Ne hame ne menyren e tyre , perdorim gjellet e tyre , ne flasim me fjalet e tyre , ne u ngjajme atyre ! Ne ata na duan shume sot ! Pyesni Erdoganin ! Pyesni cdo te thote per skenderbeun , do te thote qe ishte heroi juaj , pas tij ju pushtuam per 5 shekuj , e ne e duam shume , sepse tani ai eshte prijesi i shtetit qe ne jemi pjelle ! Shqiperia katolike qe shum shpejt u be thuajse e tera Muslimane , shqiperia e mbiemrave e emrave shqiptar, nje histori me vete ! Un vet kam nje mbiemer qe mbaron me LLARI (- qe ne turqisht do te thote shume) !Besoj se sjam i vetmi.
E turku u terhoq , erdhi gjermani , erdhi italiani , ne luften e I , e te II boterore...me ke ishe o Shqiptar? Cu be me ty ? Te pushtuan apo te cuan ne pushtim ? Vertet donin te te pushtonin ? Te Coptuan e te ndane ...ben me ty cte deshen...nuk falen aspak. Ku qene ata Burrat e tu ? Ku qen ata trima per te cilet thurren lavde edhe sot? Ku qen ata kur te prene krahet? Ku qene ata kur Shqiptarise i nxorren syte e i lane djemt e saj me shume jasht se brenda kufijve te tyre?
Aty mund te kene qene, po spaskan qene aq te zotet !
Spaskan qene aq sa ne kemi shpresuar nder shekuj , skane qene aq dashamires e aq zemergjere e aq te kamur nga dashuria per atdheun e per mirqenien e ketij vendi . Nderkohe ne shtetet e tjera zgjedhjet e prijesve dhane rezultate. Shtet u krijuan , madje edhe luftuan per te mbrojtur kufijte e per ti zgjeruar madje
Po Ne shqiptaret cpo benim nderkohe? Nuk zgjidhnim ne dot aq burra te forte te mencur e atdhetare e patriot sa per te krijuar nje shtet e nje vije kufitare? Nuk ishin ata djem e vajza qe zgjodhem ne , aq te zellshem sa cduhej? Skane qene aq te forte? Apo thjesht ska qene koha e duhur ne favor te tyre?
E pas tyre italianve e gjermaneve..vjen koha e Komunizmit.
Nje popull i shpartalluar nga pushtimet i nevojitet nje dore e forte per ta mbledhur...40 Vite ne nje Grusht!
Vetem nje emer...! Sdua ta them ! Sdua Ta kujtoj !Por ja qe eshte I skalpitur fort ne mendjen time !
Enver Hoxha
40 vite te tjera ne drejtim te gabuar ...
Nje tjeter burre shteti ...Nje tjeter individ qe me gjithe ambicien e tij , ra viktime e nje tjeter gabimi te madheshtise !
Nje lider i lindur qe smundi ti shpetonte DELIRIT TE MADHESHTISE !
E pas tij, demokracia , qe ne fakt shqiptaret nuk dine cdo te thote !
Nje emer per kete lloj forme politik-berje - SALI BERISHA
Nuk e dua kete lloj demokracie ! Nese demokraci do te thote 20 vjet tranzicion , dhe nje premtim 5-10 vjecar per te vazhduar ne kete menyre , me vjen keq te them qe se dua por , VERTET NUK E DUA !
Edhe me Saliun , edhe me te tjeret para tij , kemi deshtuar !
Kemi zgjedhur dike qe nuk duhet te kishim zgjedhur , qe nga iliret e deri te ditet tona . Kufijt tona jane shume te vogla , hallet tona jane shume te medhaja , ne jemi shume pak , dhe vllezrit tane jasht ne kurbet jane , me shume se cduhet te jene !
Perfundimisht ne skemi ditur te Zgjedhim Burra shteti !
Apo kemi zgjedhur mire , por Faktori Kohe nuk ka qene ne favorin e tyre?
Mbase eshte edhe faktori kohe...por, mendoj se ne smund te kerkojme me kohe...Fara e shqiptarit daton 300 vite para eres sone...dhe gjate gjith kesaj kohe ne kemi qene pasiv me keta burrat e shtetit , as nje shtet te denje per ne EU nuk kane krijuar dot .Jetet e tyre ne sherbim te atdheut te tyre te dashur shkojne dem vetem nga disa rekomandime te natyrshme qe tanime duhet te ishin menyra jone e jeteses.EU-sė U duket e domosdoshme ti zbatojme...sepse u dukemi te rrezikshem , u dukemi jo civil sa ata , ju dukemi te demshem per ambjentet e tyre europiane , dhe duan me cdo kusht te ndryshojme ...me cdo kush ...perndryshe Ska BE !
Vertet do kerkojme prap kohe?
Ne keta jemi ...
Dhe vazhdojme te jemi derisa disa burra te tjere te vijne nga ne , po po nga ne... ata burra e gra i zgjedhim ne, jane djemt e ketij populli , vajza te ketyre trojeve qe ne i quajme ATDHE !
E ne i zgjedhim me koshience te plote ,pak rendesi ka na mashtrojne apo na vjedhin , ne prap vazhdojm te zgjedhim ...
...Dhe ata na shtypin , dhe ne e dime , por ne prap do zgjedhim. Ne do zgjedhim dike te na drejtoje, sepse ne smund te ecim vetem , ne smund te mendojme te ecim pa ta , ne sduam te ecim pa ata.
Ne kurre sdo ecim vete, nqs presim nga ata , ne kurre sdo bejme zgjedhje te duhura po nuk ecem pa ata !
Ne kurre nuk do nxjerrim njerez me te afte se ne vete , per te na drejtuar ne ...ne gjithmone do zgjedhim me koshience te plote kė do na vjedhe , shese apo talle per disa vite te tjera !
Sepse ne gjithmone do presim nga ata...!
E gjith kjo sepse populli eshte trajtuar si femije , se nuk i jane hapur syte , nuk eshte tentuar per ta zgjuar nga gjumi...ky popull eshte i pergjumur...me dashje , dhe vullnet te plote nga Burrat e ketij shteti...qe e vetmja gje qe dinin te benin mire, mesa duket, ishte te vinin ne gjum kete popull me fjale te bukura te shkrimeve te tyre !
Ky popull nuk mesoi kurre te jetoje mire , te dashuroj jeten ,2300 vite te mbytura ne plogeshti , ky popull nuk mesoi kure te mos jetoj per te ngrene buke dhe neser, nuk mesoi te jetoje per dicka , per nje qellim madhor , per nje qellim elitar e pozitiv, per nje identitet te persosur shqiptari, per nje histori madheshtroe dhe nje prespektive plot ambicie !
Po po , ky popull me kete histori te madhe por rezultate te dobta jemi ne...kjo eshte e ardhmja qe deshen sdeshen krijuan Burrat e Grate tona te shtetit gjate 2300 viteve ! ...E ardhmja qe enderruan mbase gjith emrat e skalitur fort ne koken tone...Te pakten gjendja faktike eshte e tille por, ... se c'fare ėndrre kishin Genti , Piro , Teuta , Skenderbeu , Alipasha , Fanoli , Naimi , Samiu , Jeronimi , Q.Stafa , Gurakuqi , Ismail qemali , Boletini , Hoxha e Alia ,Kadareja e Agolli , Berisha E Nanoe shume te tjere, per ate qe quhet shqiperi...kete smund ta di me siguri !
E ti popull i vogel symbyllur , ende mendon se do vijne te tjere burra per te marre pergjumesh e per te cuar ne universitet , ne Europe...
Je ti qe duhet te ndryshosh , je ti qe sduhet te besh me zgjedhje te gabuara, nese do te hapesh syte .
Je ti sundimtari , je ti qe drejton ! Je ti qe heq e ve, ke ste sherben sic duhet , je ti qe duhet te ecesh me koken larte , e ata te zvarriten lart e posht per te te sherbyer ty , po po ...ata jane atje ku jane sepse ti i ke zgjedhur si me te miret , dhe ai ka pranuar te te sherbeje ...Eshte ai qe duhet te rropatet per ty , eshte ai qe duhet te bej me te miren per ty...eshte ai qe do sakrifikoje edhe buken e gojes per ty , jo ti per ate!
Po cpret nga nje qe ka dale nga ti ?
Nje djale ose nje vajze ...i mire apo i keq...Ajo eshte pjella jote.
Po po , Qeveria , njerezit qe ti zgjedh , jane pjella jote. Pasqyra e prindit ...ata jane fytyra jote , shembellimi yt...Cdo gabim i tyre edhe gabimi yt , cdo qortim i yti ka qene i kot ose ska egzistuar hic ! Ata nuk te kan degjuar , e ti je per kete fakt nje prind jo i zote e keshtu "CDO POPULL MERITON QEVERINE QE KA"
Gabimet jane tek ti...!
Ti duhet te ndryshosh.Ti duhet te kuptosh.Eshte e gjitha tek ti.
Nqs cdokush nga ne behet me i mire...atje lart detyrimisht do mendoheshim te zgjidhnim alternativa akoma me te mira...zgjedhja detyrimisht do te ishte me e mire dhe rezultati po ashtu me i mire...
Po si te behesh me I mire? Duhet te pranosh ate qe je ! Duhet te hapesh syte per realitetin tend !
Po mbase eshte thjesht ceshte kohe...po po , kohe !
E un mendoj se koha ka ardhur...
Tani me shume se kurre ne duhet te hapim syte , ne duhet te zgjohemi , te zgjohemi qe mos tna kaploje gjumi edhe per shume kohe te tjera , kjo pulitje e syve ne kete moment eshte shume e domosdoshme ne kete kohe ! O sot o kurre ! Mendo per veten , per gabimet qe mund te besh o popull , per gjithcka qe mund te vuash neser nese sot e ben pa menduar . Mendo mire nqs do lejosh te vijne armet kimike ketu , mos harro " TI JE ZOT SHTEPIE" . Mendohu per gjithcka , po mos u mashtro nga Demokracia qe po te ofrojne me keto kushte ! demokracia nuk ka keto kushte ! Mos e hiq vemendjen nga hallet e tua te verteta shoqerore , civile , kulturore , edukative dhe atdhetare , mos u be zevzek e idhnak me vllezerit e tu shqiptar . Mos ushqe rracizem te tepruar apo fobi te kota. Kulturou , edukohu , bej dicka qe nuk te kane lene ta besh per 2300 vite te pakten. Ji zot i shtepise tende ! Vendos ti per fatin e shtepis tende ! Merr pergjegjesit e tua o popull frikacak , i lene me qellim i tille per tu mashtruar lehte ! Bej dicka per veten tani , sepse me vone do jete teper vone ! Do ket humbur GJITHCKA, nga ajo PAK qe te kane lene !
Mos lejo me te abuzojne me ty , meso te ecesh vete ,mesoja ti rrugen qe duhet te ndjekin ata qe do zgjedhesh si prijes ! Behu Zot i Atdheut Tend O SHQIPTAR !
Krijo nje identikit SHQIPTAR o njeri i lindur ne shqiperi prej 2300 vitesh , behu me i miri qe mund te jesh kete kohe , dhe ai qe do vij pas teje do behet edhe me i mire ! Mos bej te njejtat gabime qe kane bere gjith burrat tane te shtetit , gjith djemt e vajzat qe paten nje enderr , qe un sdua te besoj qe te jete kjo qe po jetojme ne sot !
Krijo dhe ti nje enderr tenden , dhe tento per ta realizuar !
Jeto per nje qellim te madh o njeri , mos jeto per te perfituar sot dicka te vogel ne mizerje !
E atehere do behesh Europian !
Atehere do jesh e ardhmja dhe Endrra e realizuar e atyre djemve e vajzave qe jetuan per atdhe ne te shkuaren.Atehere do behesh disfata me e madhe e atyre qe deshen te te coptonin ! Atehere do jesh plotesisht krenar qe je shqiptar !
Kaq sa je , jep me te miren tende !
Pyete veten nese do te behesh europian...
Dhe do behesh ..Nqs vertet DO !
Krijoni Kontakt