Kjo mrekulli e Shėn Minait ndodhi nė vitin 1826 ne Heraklia, Krete. Pese vjet pasi kishte filluar revolucioni grek dhe turqit kishin vrare nje numer te madh grekesh ne Krete, me se shumti me tė rėndėsishmit duke filluar nga mitropoliti i Kretes bashke me shume peshkope te krahinave te ndryshme ne 24 qershor 1821 ne katedralen e Shėn Minait, bashke me priftin e kishės i cili u masakrua mbi altar gjatė Liturgjisė Hyjnore.

Pesė vjet mė vonė turqit ishin duke pėrgatitur njė tjetėr masakėr ndaj tė krishterėve nė 18 prill 1826, e cila ishte Festa e Pashkės kur tė gjithė tė krishterėt e qytetit do tė mblidheshin pėr tė festuar Festėn e Festave. Pėr t’i hutuar ata ata ndezėn zjarre tė Pashkės nė disa zona tė qytetit dhe shumė u mblodhėn nė kishė pėr tė festuar festėn dhe tė kėndonin “Krishti u ngjall!”

Ndėrsa Ungjilli po fillonte tė lexohej pėr tė shpallur Festėn e Ngjalljes, menjėherė njė burrė me flokė gri u shfaq dhe filloi tė vrapojė rreth kishės duke mbajtur njė shpatė, dhe besimtarėt panė atė tė pėrzinte turqit tė cilėt ishin duke pėrgatitur masakrėn.



Turqit menduan se burri ishte njė mysliman i cili ishte dėrguar nga guvernatori i qytetit pėr tė ndaluar masakrėn. Edhe guvernatori siguroi ata se ai nuk kishte dėrguar askėnd dhe nė fakt nuk ishte larguar nga shtėpia atė natė. Ishte vetėm pas kėsaj qė turqit kuptuan se kjo ishte njė mrekulli i Shėn Minait dhe filluan tė sjellin dhurata nė kishė.

Kjo ngjarje festohet ēdo vit nė katedralen e Shėn Minait nga populli i Heraklionit nė tė Martėn e Ndritėshme, dhe gjatė shėrbesės sė mbrėmėsores lipsanet e tij nderohen nga besimtarėt.


Me nr 1 eshte katedralja e re, me nr.2 eshte kisha ku ndodhi mrekullia.