Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Festivali i Këngës ne RTSH 2013

    Edicioni i 52 i Festivalit të Këngës në RTSH hap siparin më datat 26, 27, 28 Dhjetor
    në Pallatin e Kongreseve.


    Edicioni i 52-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të hapë siparin më datën 26 nëntor, për të vijuar përgjatë dy ditëve të tjera konkurrim në skenën e Pallatit të Kongreseve. Nëse jemi mësuar të shohim dy netët e para të festivalit si dy net gare, në fund të së cilës bëhej dhe klasifikimi i këngëve që do të shkonin në natën finale, këtë vit skema do të jetë ndryshe.

    Nga 40 këngë konkurruese për të marrë pjesë në këtë edicion, janë përzgjedhur 16 këngë. Ato do të ngjiten në skenë përgjatë dy netëve, por të 16-ta do të shkojnë në finale. Mund të themi se këtë vit Festivali “tkurret”, me një numër më të kufizuar këngësh. “Gjatë dy netëve të para nuk do të ketë seleksionim dhe në natën e tretë të 16 këngët konkurruese do të ngjiten në skenë duke i dhënë kështu mundësi publikut të njohë më mirë këngët dhe konkurrentët e këtij viti.

    Sigurisht, festivalit nuk do t’i mungojnë elementët e spektaklit, por edhe diskutimi apo hapësira të përcaktuara të kritikës. Siç është bërë traditë e këtyre tre viteve të fundit secila prej këngëve konkurruese është e zbërthyer në partitura dhe interpretimi do të realizohet live, në shoqërinë e orkestrës së RTSH-së”, tha kompozitori Edmond Zhulali, i cili do të jetë dhe udhëheqësi artistik i këtij festivali. Dje, gjatë një konference për shtyp është prezantuar dhe stafi organizues i festivalit, ku drejtor i festivalit është Alfons Zeneli, regjisor do të jetë Petri Bozo, skenariste Alda Bido, producent muzikor Alfred Kaçinari, drejtor artistic Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi.

    Elementi që organizatorët kanë gjetur për të kompensuar mungesën e këngëve të tjera konkurruese është dueti. Artistët konkurrues do të këndojnë një duet me artistë të vjetër që kanë marrë pjesë në edicionet e këtij festivali. Këngët që do jenë duete do jenë këngë të suksesshme ndër vite. Ajo çfarë vihet re në emrat e këngëtarëve konkurrues është mungesa e emrave të njohur të skenës. Pjesa më e madhe e artistëve konkurrues janë të rinj. Por, për drejtorin artistik është fat që niveli i këngëve konkurruese është cilësor”. Këtë vit prurjet kanë qenë vërtet të mira. Kemi vokale shumë të mira që edhe pse janë të rinj kanë dalë nga aktivitete shumë të rëndësishme. Unë nuk shoh dallim mes këngëtarëve të rinj dhe atyre me përvojë në skenën e festivalit. Secili këngëtar është në testim të këngës, orkestrimit, tekstit dhe vokaleve. Nuk kam asnjë dyshim tek asnjë këngëtar që do t’i falin publikut performancë të shkëlqyer vokale”, thotë Zhulali.

    Sipas tij, edhe këtë vit festivali do të jetë live. “Kemi një ekip shumë të mirë teknik i ardhur nga Italia që është vënë në krye të kësaj pjesë mjaft të rëndësishme të organizmit të Festivalit. Puna e tyre konsiston në miksazhin e orkestrës dhe dëgjimit. Ata janë mjeshtër me eksperiencë botërore që na japin garanci se gjithçka do të jetë në nivele të larta, pavarësisht vështirësive teknologjike që ne kemi”, thotë Zhulali. Sipas tij, të qenët e këtij festivali live, ka ndikuar dhe në një lloj auto-filtrimi nga vetë këngëtarët, të cilët i njohin kapacitetet e tyre. “Ka këngëtarë që preferojnë të këndojnë play back. Unë sigurisht nuk kam asnjë paragjykim për ata që këndojnë në play-back, por mendoj që festivali ka disa vite që këndohet live është një sfidë për të gjithë këngëtarët. Përgjegjësia bëhet akoma më e madhe kur mendon se njëri prej tyre do të shkojë në Eurovizion aty ku interpretohet live para një spektatori akoma më të gjerë siç është ai europian”, tha Zhulali.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...e-konkurruese/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 08-11-2013 më 12:08

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2013

    KRIJIMET NE KONKURRIM :


    Gjashtëmbëdhjetë është numri i këngëve që do të këndohen në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH. Pas datave të përcaktuar për pranimin e materialeve muzikore dhe pas seleksionimit nga një staf profesionistësh, janë kualifikuar në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës, këto këngë:

    1. Natë e parë
    Kompozitor: Endrit Shani
    Poet: Olti Curri
    Orkestrues: Endrit Shani
    Këngëtar: Venera Lumani & Lindi Islami

    2. Jam larg
    Kompozitor: Vullnet Ibrahimi
    Poet: Vullnet Ibrahimi
    Orkestrues: Vullnet Ibrahimi
    Këngëtar: Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj

    3. Vetëm për ty
    Kompozitor: Edmond Mancaku
    Poet: Alma Meraj
    Orkestrues: Edmond Mancaku
    Këngëtar: Edmond Mancaku & Saviana Vierdha

    4. Grua
    Kompozitor: Endri Sina
    Poet: Sajmir Braho
    Orkestrues: Endri Sina
    Këngëtar: Sajmir Braho

    5. Me ty
    Kompozitor: Klodian Qafoku
    Poet: Florian Zyka
    Orkestrues: Klodian Qafoku
    Këngëtar: Klodian Kacani

    6. Kthehu
    Kompozitor: Marjan Deda
    Poet: Sokol Marsi
    Orkestrues: Marjan Deda
    Këngëtar: Luiz Ejlli

    7. Ti mungon
    Kompozitor: Lambert Jorganxhi
    Poet: Florian Zyka
    Orkestrues: Lambert Jorganxhi
    Këngëtar: Marjeta Billo

    8. Zemërim i një nate
    Kompozitor: Genti Lako
    Poet: Jorgo Papingji
    Orkestrues: Genti Lako
    Këngëtar: Hersi Matmuja

    9. Në zemër
    Kompozitor: Sokol Marsi
    Poet: Sokol Marsi
    Orkestrues: Sokol Marsi
    Këngëtar: Rezarta Smaja

    10. Nuk e di
    Kompozitor: Renis Gjoka
    Poet: Renis Gjoka
    Orkestrues: Genti Myftaraj
    Këngëtar: Renis Gjoka

    11. Kur qielli qan
    Kompozitor: Xhejn & Enxhi Kumrija
    Poet: Xhejn Kumrija
    Orkestrues: Enxhi Kumrija
    Këngëtar: Xhejn & Enxhi Kumrija

    12. Ëndrrat janë ëndrra
    Kompozitor: Xhejsi Jorgaqi
    Poet: Xhejsi Jorgaqi
    Orkestrues: Gjergj Jorgaqi
    Këngëtar: Xhejsi Jorgaqi

    13. Princesha
    Kompozitor: Grupi LYNX
    Poet: Grupi LYNX
    Orkestrues: Grupi LYNX
    Këngëtar: Grupi LYNX

    14. Mikja ime
    Kompozitor: Gramoz Kozeli
    Poet: Gramoz Kozeli
    Orkestrues: De Vox
    Këngëtar: Blerina Braka

    15. Një ditë shprese
    Kompozitor: Frederik Ndoci
    Poet: Agim Doçi
    Orkestrues: Endri Sina
    Këngëtar: Frederik Ndoci

    16. Jeta në orën 4
    Kompozitor: Orges Toçe
    Poet: Orges Toçe
    Orkestrues: Orges Toçe & Markelian Kapedani
    Këngëtar: Orges Toçe


    Nga Faqja Zyrtare e Festivalit te 52-te te Kenges :

    http://www.festivali-rtsh.al/artikull_02.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 08-11-2013 më 12:10

  3. #3

    Festivali i RTSH 2013

    Edmond Zhulali: Festivali i RTSH, cilësisht më i miri

    Festivali i Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë, vjen në edicionin e tij tëfestivali-rtsh 52-të. Në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor, në sallën e Pallatit të Kongreseve këngëtarët, kompozitorët dhe tekstshkruesit do të prezantojnë për publikun 16 këngë në konkurrim. Përtej kësaj, sfida e secilit syresh është trofeu i madh që në të njëjtën kohë përkthehet edhe në biletën e artë për në Eurosong. Për të 11-ën herë, kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që do të mbahet në Kopenhagen, më 6, 8 dhe 10 maj 2014.

    Këtë vit numri i këngëve konkurruese në festival është limituar. Kjo ka ardhur për arsye se prurjet kanë qenë pak, apo për të rritur cilësisht nivelin artistik të përfaqësimit në Festivalin e Këngës?

    Në edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar në konkurrim do të jenë 16 këngë. Kjo ka qenë formula e festivalit të këtij viti, e aprovuar nga Bordi Drejtues i RTSH-së përpara se të ftoheshin kompozitorët dhe këngëtarët për të sjellë këngët e tyre pranë departamentit të muzikës në RTSH. Për çdo organizim të tillë është fat që këngët që prezantohen të jenë në nivele të larta artistike. Dhe këtë vit prurjet kanë qenë cilësisht të mira.

    Si do të jetë formula e konkurrimit këtë vit dhe cilat si janë përzgjedhur 16 më të mirat?

    Fillimisht u ngrit juria profesioniste e udhëhequr nga Departamenti Muzikor, e cila ka dëgjuar të gjitha këngët e paraqitura, mbi 40 të tilla, pranë redaksisë së festivalit. Në fund juria ka përzgjedhur vetëm 16, të cilat do të interpretohen live në skenën e Pallatit të Kongreseve përgjatë tri netëve. Formula e këtij viti parashikon që natën e parë të festivalit të prezantohen tetë këngë konkurrente dhe tetë të tjerat natën e dytë. Përgjatë dy netëve të para, në skenën e Festivalit të Këngës do të jenë të pranishëm edhe artistë të njohur, Big, të cilët do të këndojnë duete me konkurrentët e këtij viti, këngë të njohura të kënduara përgjatë viteve në skenën e festivalit të RTSH-së, çka do të shtojë edhe më shumë nivelin e performancës së këtij eventi. Gjatë dy netëve të para nuk do të ketë seleksionim dhe në natën e tretë të 16 këngët konkurruese do të ngjiten në skenë, duke i dhënë kështu mundësi publikut të njohë më mirë këngët dhe konkurrentët e këtij viti. Sigurisht festivalit nuk do t’i mungojnë elementët e spektaklit, por edhe diskutimi apo hapësira të përcaktuara të kritikës. Siç është bërë traditë e këtyre tri viteve të fundit, secila prej këngëve konkurruese është e zbërthyer në partitura dhe interpretimi do të realizohet live në shoqërinë e Orkestrës së RTSH-së.

    Festivali do të jetë live në të gjithë komponentët?

    Është vitit i tretë që Festivali i RTSH-së organizohet live. Është i vetmi festival në Shqipëri ku këngëtari interpreton live me të gjithë komponentët, pa asnjë truk dhe këtë mund ta themi me forcë. Kemi një ekip shumë të mirë teknik, i ardhur nga Italia, që është vënë në krye të kësaj pjese mjaft të rëndësishme të organizmit të festivalit. Puna e tyre konsiston në miksazhin e orkestrës dhe dëgjimit. Ata janë mjeshtra me eksperiencë botërore, që na japin garanci se gjithçka do të jetë në nivele të larta, pavarësisht vështirësive teknologjike që ne kemi.

    Duke qenë se ky është i vetmi festival live, a mendoni se ka patur ndikim që shumë prej kompozitorëve dhe këngëtarëve t’i largohen kësaj skene?

    Të këndosh live është një përgjegjësi e madhe për të gjithë këngëtarët që paraqiten në Festivalin e RTSH-së. Në njëfarë mase kjo ka ndikuar në një lloj auto-filtrimi nga vetë këngëtarët, të cilët i njohin kapacitetet e tyre. Ka këngëtarë që preferojnë të këndojnë playback. Unë sigurisht nuk kam asnjë paragjykim për ata që zgjedhin të këndojnë në playback. Ndaj mendoj se Festivali i RTSH-së është një sfidë për të gjithë këngëtarët. Përgjegjësia bëhet akoma më e madhe kur mendon se njëri prej tyre do të shkojë në Eurovizion, aty ku këngëtari interpreton live para një spektatori akoma më të gjerë, siç është ai europian.

    Ju si Drejtor artistik, jeni të kënaqur me përzgjedhjen e 16 këngëve nga juria?

    Mendoj se këngët janë shumë cilësore përsa i përket nivelit artistik. Kemi vokale potente që edhe pse të rinj janë evidentuar në aktivitete të rëndësishme. Unë personalisht nuk shoh dallim mes këngëtarëve të rinj dhe atyre me përvojë në skenën e festivalit. Secili këngëtar është në testim; të këngës, orkestrimit, tekstit dhe vokalit. Nuk kam asnjë dyshim se të gjithë këngëtarët pjesëmarrës do t’i falin publikut performancë të shkëlqyer vokale.

    Shpëtim Saraçi i rikthehet Festivalit
    Këtë vit drejtor i Festivalit do të jetë Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tiranës. Drejtorët artistikë të Festivalit do të jenë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, i cili të shtunën kthehet në Shqipëri, i gatshëm të fillojë punën. Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar pas kurimit në Gjermani. Ndërsa producent muzikor do të jetë kompozitori Alfred Kaçinari. Regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos, skenari Alda Bidas, ndërsa skenografia, mjeshtrit Adnan Kastrati.

    Aida Tuci - Mapo
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 10-11-2013 më 17:08
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar shigjeta për postimin:

    sirena_adria (10-12-2013)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Festivali i RTSH 2013

    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Linda5 për postimin:

    sirena_adria (10-12-2013)

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2013

    Diellza Kolgeci e Enkel Demi prezantojnë Festivalin e RTSH-së

    Diellza Kolgeci e Enkel Demi prezantojnë Festivalin e 52-të të RTSH-së, që për pak ditë do të mbahet në Tiranë. Konfirmimi i emrit të saj si prezantuesja e festivalit të dhjetorit ishte një nga surprizat më të bukura të kësaj jave..

    Në pyetjen e Bluetooth se si e ka pritur Diellza ftesën për të prezantuar festivalin, ajo u përgjigj:
    " Normalisht me shumë kënaqësi, pasi është një festival prestigjioz, me traditë ‘live’, dhe ka një autoritet të madh në mbarë Shqiptarinë. Këto janë disa nga arsyet kryesore pse e kam pritur me gëzim ftesën e Aldës dhe të Petrit, bashkëpunëtorëve të mi të hershëm, me të cilët kam bashkëpunuar para 10 vitesh dhe më kanë bërë të ndihem mjaft mire".

    Ajo e ka vlerësuar Festivalin: “Nuk e kam ndjekur shpesh, por di që është i vetmi festival ‘live’ në Shqiptari, ka një bagazh të madh prej së kaluarës – në mos gaboj, ky i sivjetshmi është festivali i 52-të – dhe këtë vit për herë të parë do të shihet në të gjithë Europën. Kjo më jep një përgjegjësi shumë të madhe, sepse nuk do të na shohin vetëm shqiptarët”, ka thënë Diellza Kolgeci.

    http://gazetashqip.eu/vip/diellza-ko...e-rtsh-se.html

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2013

    BIG-ët që do mbështesin Këngëtarët e Festivalit në RTSH

    Ndonëse skena e Festivalit të Këngës në RTSH ende nuk ka filluar të ngrihet, drejtori i Fotografisë së festivalit, Franco Ferrara, këto ditë është në Tiranë. Grupi i punës është mbledhur. Skenografi Adnan Kastrati, regjisori Petri Bozo me Ferrara-n dhe të tjerë pothuaj çdo pasdite mblidhen në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Diskutohet ndriçimi, vendosja e kamerave, elementet skenike dhe gjithçka tjetër në mënyrë që mbrëmjen e 26 dhjetorit, e cila do të shënojë edhe natën e parë të edicionit të 52-të të festivalit, gjithçka të jetë perfekte. Puna do të zgjasë disa ditë e deri kur grupi të fillojë zbatimin dhe ngritjen e skenografisë, të tjera takime, hedhje dhe marrje idesh pritet të ketë.

    Ndërkaq pjesa tjetër e grupit organizator të Festivalit të Këngës në RTSH është gati. Është vendosur tashmë që prezantuesit e festivalit do të jenë Diellza Kolgeci dhe Enkel Demi. Pas diskutimesh e kandidaturash të shumta është vendosur që këtë vit prezantimi të jetë një bashkim Kosovë-Shqipëri, kështu që bukuroshja kosovare, me profesion avokate, por e cilësuar njëherësh edhe si ikonë e modës, do të jetë në krah të showman-it, i njohur tashmë si personazh i spikatur i skenave shqiptare.

    Siç dihet tashmë, formula e këtij viti e Festivalit të Këngës parashikon që natën e parë të tij të prezantohen tetë këngë konkurrente dhe tetë të tjerat natën e dytë. Përgjatë dy netëve të para, në skenën e Festivalit të Këngës do të jenë të pranishëm edhe artistë të njohur, Big, të cilët do të këndojnë duete me konkurrentët e këtij viti, këngë të njohura, të kënduara përgjatë viteve në skenën e festivalit të RTSH-së, çka do të shtojë edhe më shumë nivelin e performancës së këtij eventi.

    E ndërkohë që këngët konkurrente kanë përfunduar, janë përcaktuar gjithashtu edhe duetet që do të performojnë në skenë gjatë dy netëve të para. Kështu pas çdo kënge konkurruese, këngëtari konkurrent do të vijojë të mbetet në skenë, por kësaj here për të interpretuar një këngë të njohur me një Big. Ndër çiftet që do të interpretojnë përgjatë dy netëve të festivalit do të jenë:

    Altin Goci me Edmond Mancakun dhe Entela Zhulan
    Flaka Krelani me Saimir Brahon
    Rovena Dilo me Klodian Kaçanin
    Mira Konçi me Luiz Ejllin
    Juliana Pasha me Marjeta Billon
    Kastriot Tusha me Herciana Matmujën
    Elton Deda me Rezarta Smajën
    Kejsi Tola (fituese dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong) me Renis Gjokën
    Redon Makashi me Xhejn dhe Enxhi Kumrijan
    Eneda Tarifa me Grupin LYNX
    Eranda Libohova me Xhejsi Jorgaqin
    Kamela Islami me Orges Toçen.

    Në këtë mënyrë këngëtarët konkurrentë do të kenë kështu një lloj mbështetjeje të personazheve Big të skenës shqiptare dhe një prezantim të dytë pas atij konkurrues, duke pasur mundësi të njihen më mirë nga publiku. Vlen të thuhet që konkurrentët e këtij viti të Festivalit të Këngës në RTSH janë emra të njohur, sfidues dhe të talentuar në muzikën shqiptare, shumica prej të cilëve mbajnë zgjuar jetën e natës në kryeqytet.

    Në edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës në RTSH do të konkurrojnë për çmimin e madh 16 këngë të përzgjedhura ndër 40 kandidatura të paraqitura pranë redaksisë së festivalit. Ato do të interpretohen live në skenën e Pallatit të Kongreseve përgjatë tri netëve. Kjo ka qenë formula e festivalit të këtij viti, e aprovuar nga Bordi Drejtues i RTSH-së, i cili gjithashtu ka vendosur që ky edicion të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor.

    Këtë vit drejtor i Festivalit do të jetë Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tirana. Drejtorët artistikë të festivalit do të jenë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, producent muzikor do të jetë kompozitori Alfred Kaçinari, skenariste Alda Bida, ndërsa regjia këtë vit i është besuar Petri Bozos.

    Juria që do të gjykojë këngët gjatë netëve të festivalit mbahet ende e fshehtë, për t’u prezantuar më vonë si një prej surprizave të këtij eventi të rëndësishëm të këngës.



    MapoOnline

    http://mapo.al/2013/12/09/big-et-qe-...valit-ne-rtsh/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 10-12-2013 më 13:00

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2013

    Prezantueset e Festivalit - TRE "ZANA" ne krah te Enkel Demit !!!


    Prezantueset e Festivalit: Skena e RTSH, nder për ne

    Pas ikjes së prezantueses së Festivalit të 52-të të Këngës, organizatorët e Radiotelevizionit, kanë gjetur tri të tilla. Në vend të Diellzës, përkrah Enkel Demit, stafi ka sjellë tri "zana".

    Aktorja Klea Huta dhe modelet Marinela Meta e Xhesika Berberi në përballjen e parë me mediat pas marrjes së 'detyrës' u dukën të sigurta për barrën që kanë mbi supe. Ndërsa e konsideruan fat, mundësinë e besimin e dhënë nga RTSH, ato premtuan angazhim maksimal në atë që kanë marrë përsipër.

    Modelet, e kanë eksperiencën e parë në prezantim, ndërsa Huta, përpos angazhimit si aktore, ka prezantuar edhe një nga edicionet e TopFest. "Kur më propozuan këtë punë, sigurisht u ndjeva e lumtur. Po-në ma tha zemra e jo mendja. Po punojmë që të krijojmë mes nesh një marrëdhënie të ngrohtë, në mënyrë që ta përcjellim atë dhe para publikut", tha Klea.

    E bukur, e shkathët dhe e zgjuar, aktorja e re, e konsideron angazhimin e saj në festival si kulmin e karrierës së vet, që është ende në hapat e parë. "Shpresoj se do dal mirë, e nëse po, suksesi do më hapë rrugë të reja. Besoj se me përkrahjen e Enkel Demit, nuk do të ketë asgjë të pakëndshme",u shpreh Huta. Prej pak ditësh, ajo ka nisur provat edhe për një shfaqje në Teatrin e Metropolit, për të cilën thotë: "Kam rolin kryesor në pjesën e Hekuran Zhitit, 'Nusja në thes'. Elma Doresi, është regjisorja dhe përshtatësja e saj". Por, ky rol nuk është i vetmi angazhim në aktrim. Me fillimin e transmetimit në TVSH të serialit "Millenium", imazhi i saj do të shfaqet në një tjetër dimension. E pyetur, nëse të qenit zëvendësuese e Diellza Kolgecit është për të problem, Klea vëren se çdo gjë ndodh për një arsye. "Ikja e paraardhëses është fati im, momenti im. Do ta shijoj deri në fund!"

    Marinela Meta, është modele e JPFG. Në vitin 2012, u kurorëzua me çmimin e parë në konkursin e modelimit, ndërsa në prezantim e ka eksperiencën e parë. "Ftesa për në festival m'u bë nga Joni Peçi tri ditë më parë. Ishte e papritur dhe ndihem e nderuar. Skena e madhe më emocionon, por me ndihmën e Enkelit kam besim se do të shkojë mirë", -thotë ajo.

    Edhe Xhesika Berberi e ka pranuar propozimin e bërë për të qenë prezantuese në RTSH, pa hezitim. E shpallur Miss Univers në vitin 2011, modelja duket e lumtur dhe plot shpresë për detyrën e re. "Me ndihmën e Kelit do ia dalim. Nuk e kam problem që zëvendësoj Diellzën, në televizion ndodhin këto situata", thotë Berberi. Për të, vështirësi përbën skena e madhe e Pallatit të Kongreseve. Hera e parë para një publiku të gjerë, në fakt, nuk është e lehtë për askënd. Gjithsesi, prezantimi është veçse një pjesë e festivalit, më e rëndësishmja e të cilit janë këngët. Se si do jenë ato, sa do ta arrijnë nivelin e përvitshëm të cilësisë artistike, sa do ta bëjnë për vetë jurinë, publikun, e më tej akoma, ku do ta çojnë Shqipërinë në Eurosong, kjo mbetet për t'u parë. Paçka debatit për prezantuesit a veshjet, sfida e vërtetë e këtij konkursi është tjetërçka: niveli i këngëve. Vetëm ky, pra vetëm niveli, nuk duhet kurrsesi të marrë tatëpjetën, ndonëse sivjet, janë vetëm 16 këngë që do ti njohim në datat 26,27 dhe 28 dhjetor.


    Fatmira Nikolli - Ballkanweb

    http://www.balkanweb.com/metropol/26...ne-164330.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 23-12-2013 më 13:02

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2013

    Fituesja e Eurosong 2013, kumbara e Festivalit në RTSH

    Fituesja e Festivalit Europian 2013 do te jete kumbara e edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar, që do të zhvillohet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor.

    Bëhet fjalë për këngëtaren nga Danimarka Emmelie Charlotte-Victoria de Forest, e cila fitoi Festivalin Europian të këtij viti me këngën “Only Teardrops”. Emilie do të jetë e ftuara speciale e festivalit shqiptar . Ajo do të ngjitet në skenë e shoqëruar nga grupi i saj, për të sjellë për publikun shqiptar këngën që i dha fitoren dhe e çoi Eurosongun në vendin e saj, në Danimarkë, ku do të shkojë edhe përfaqësuesi i Shqipërisë.

    Fituesi do të përzgjidhet mes 16 këngëve, të cilat do të këndohen të gjitha live, shoqëruar nga orkestra, që për të tretin vit interpreton 100% drejtpërdrejt nga salla e Pallatit të Kongreseve.

    http://www.panorama.com.al/2013/12/1...valit-ne-rtsh/

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2013

    Shkodrania e talentuar ELHAIDA DANI - Fituesja e Edicionit te Pare " VOICE ITALY " ,qe pak muaj me pare nderoi e gezoi pa mase shqiptaret anekand botes do jete gjithashtu E FTUAR SPECIALE në Festivalin e Këngës në RTSH .

    SURPRIZAT e saj jane lene per skenen me c'duket, pasi pothuaj ne te gjitha gazetat gjen vec te shkruar ndonje rrjesht tek-tuk, ketu - atje ......

    ....Pak muaj me pare mbuloheshin faqet e para te gazetave me fotot e saj e artikujt per te...... e rendesishme asokohe se kendonte ne ITALI ...... tani ne Festival do kendoj , per kombin e saj do kendoj, ne gjuhen e saj do kendoj ........ sikur kushedi se ku !!!! ...... JO PO MOS TE IKIN ARTISTET PASTAJ !!!!



    " Supa me leng limoni " e Diellzes eshte me e rendesishme se ELHAIDA VET !!!! .........Na rrofshin "gjoja gazetaret" e " Artit e Kultures " !!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 23-12-2013 më 14:10

  12. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Festivali i Këngës ne RTSH 2013

    PREZANTIMI I KENGEVE PERGJATE 3 NETEVE TE FESTIVALIT :

    NATA E PARE - 26 DHJETOR

    1. Luiz Ejlli
    2. Rezarta Smaja
    3. Etmond Mancaku & Entela Zhula
    4. Lindi Islami & Venera Lumani
    5. Xhejn & Enxhi Kumrija
    6. Renis Gjoka
    7. Sajmir Braho
    8. Hersi Matmuja


    NATA E DYTE - 27 DHJETOR

    1. Blerina Braka
    2. Marjeta Billo
    3. Xhejsi Jorgaqi
    4. Klodian Kaçani
    5. Frederik Ndoci
    6. Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj
    7. Orges Toçe
    8. Grupi LYNX


    NATA FINALE - 28 DHJETOR

    1. Hersi Matmuja
    2. Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj
    3. Luiz Ejlli
    4. Frederik Ndoci
    5. Orges Toçe
    6. Klodian Kaçani
    7. Lindi Islami & Venera Lumani
    8. Blerina Braka
    9. Xhejsi Jorgaqi
    10. Xhejn & Enxhi Kumrija
    11. Grupi LYNX
    12. Marjeta Billo
    13. Sajmir Braho
    14. Rezarta Smaja
    15. Etmond Mancaku & Entela Zhula
    16. Renis Gjoka


    FITOFTE KENGA ME E BUKUR & INTERPRETIMI ME I MIRE !!!

    http://oikotimes.com/2013/12/09/alba...sts-announced/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 23-12-2013 më 13:59

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •