Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Misteret e cuditshme te Mozartit te madh dhe raporti me Salierin

    http://eshtunamagjike.blogspot.com/2...itshme-te.html

    Wolfgang Amadeus Mozart kishte lindur kėshtu nė Salzburg, qytetin e lashtė nė rrugėn e kripės (Salzburg - Saltzburg - do tė thotė pikėrisht "qytet i kripės") dhe qyteti ishte kryeqytet i arqidioqezės me tė njėjtin emėr tė njė territori sovran tė perandorisė sė Shenjtė Romake, nė Qarkun Bavarez (aktualisht ėshtė territor i Austrisė sė Sipėrme). Sipas traditės, Wolfgang u pagėzua tė nesėrmen e lindjes nė Katedralen e Shėn Rupertit. Prindėrit e Wolfgang kishin pothuajse tė njėjtėn moshė dhe qenė personazhe shumė aktivė nė shoqėrinė e tyre: babai Leopold ishte kompozitor, mėsues muzike dhe zėvendės "kapellmeister" pranė oborrit tė Arqipeshkėvit Anton Firmiane; e ėma Anna Maria Pertl (1720-1778) ishte bijė e njė prefekti. Tė dy bashkėshortėt patėn shumė fėmijė, por mbijetuan vetėm Wolfgang dhe motra e madhe Maria Anna (1751-1829), e quajtur Nannerl apo Nannette. Pothuajse e kotė tė thuhet se nė kėtė shtėpi thithej muzikė. Tė gjithė i binin mė shumė se njė instrumenti dhe Wolfgang nuk pėrbėnte pėrjashtim. Qe menjėherė e qartė se ishte ai qė sot do ta quanim njė "énfant prodige": qysh nė moshėn 3-vjeēare fuste duart nė klaviēembalin e tė jatit; nė moshėn 4-vjeēare luante me to dhe nė moshėn 5-vjeēare kompozonte. Ishte, veē tė tjerash, i pajisur me njė kujtesė tė mrekullueshme, e cila u bė menjėherė proverbiale, sė bashku me koncertin e kompozuar nė moshėn 5-vjeēare, nė frikėn e tij tė parė nga tingulli i trombės, nė veshin muzikor tė tij qė i mundėsonte tė kompozonte pėrmendėsh. Nė moshėn 6-vjeēare, i ati e ēoi atė dhe motrėn e tij (edhe ajo instrumentiste e mirė) nė Mynih ku, siē e kemi thėnė tashmė, dhanė shfaqje pėr oborrin e Elektorit tė Bavarisė; muaj mė pas treshja u spostua nė Vjenė, ku iu paraqitėn oborrit perandorak. E kotė tė thuhet se Leopoldi, babai, shumė shumė krenar pėr Wolfgang tė cilin e quante "Mrekullia qė Zoti e ka lindur nė Salzburg" dhe ai ndjehej nė detyrim qė t'ia bėnte tė njohur tė gjithė botės ndoshta duke fituar diēka. Aq ėshtė sa nė mesin e vitit 1763 Leopoldi siguroi licencėn e pezullimit tė impenjimit tė vet si zėvendės-Kapellmeister pranė Arqipeshkėvit tė Salzburgut. Kjo licencė i mundėsoi familjes Mozart qė tė udhėtonte nėpėr Europė pėr mė shumė se 3 vjet, gjatė tė cilėve prekėn ato qė qenė qendrat kryesore muzikore tė Europės perėndimore: nga Parisi nė Mynih, por edhe nė Augusta, nė Stutgart, nė Mannheim, nė Magonza, nė Frankfurt dhe nė Bruxelles, pastaj Londra (ku qėndruan pėr 15 muaj). Kthimi ndoqi njė itinerar nėpėrmjet Hagės, Amsterdamit, Parisit, Lionit, Zvicrės. Natyrisht qė Wolfgang dha shfaqje nė pjesėn mė tė madhe tė kėtyre qyteteve, nganjėherė vetėm, nganjėherė me tė motrėn; nė njė oborr, nė publik apo nė njė kishė duke ngjallur admirim tė pakushtėzuar dhe universal. Qe edhe njė periudhė aktiviteti kompozues intensiv. Mė sė fundi, nė nėntor tė vitit 1766, qenė sėrish nė Salzburg. Nuk do tė qėndrojnė gjatė: pas pak mė shumė se 9 muajsh, nė shtator tė 1767, Mozart-ėt u nisėn pėr Vjenė, ku u ndalėn pėr 15 muaj, pėrjashto njė interval tė shkurtėr pėr njė qėndrim nė Brno (Brünn) e Olomuc (Olmütz) gjatė njė epidemije lije dhensh. Nė tetor tė vitit 1767 Amadeus u bė "Konzertmeister" honorifik nė oborrin arqipeshkvor tė Salzburgut. Kjo nėnkuptonte se Arqipeshkėv - Konti i njihte njė Mozart-i pothuajse 13 vjeēar njė familjaritet tė konsiderueshėm me gjuhėn muzikore tė kohės sė tij. Ndėrsa sonatat e para (ato tė Parisit dhe Londrės) qenė kompozuar me ndihmėn e babait Leopold, simfonitė e mėpasme tė Londrės dhe tė Hagės verifikojnė fitimin e shpejtė dhe konkret nga ana e Mozart tė muzikės qė kishte hasur. Fitim i konfirmuar nė simfonitė e kompozuara nė Vjenė (vepra KV 43 dhe sidomos KV 48), tė karakterizuara nga njė teksturė mė e pasur dhe nga njė zhvillim mė i thelluar. Veē tė tjerash, vepra e tij e parė italiane tregon njė kuptim tė shpejtė tė teknikave tė stilit komik.
    Periudha e Mannheim dhe e Parisit
    Turneu i gjatė nėpėr Europė pati meritėn qė t'i bėjė tė vetėdijshėm tė dy Mozart-ėt pėr faktin se njė oborr i vogėl provincial si ai i Salzburgut nuk ishte bėrė pėr tė kėnaqur aspiratat e gjeniut tė vogėl. Qe kėshtu qė nė vitin 1777, i shoqėruar nga e ėma, u nis nė kėrkim mundėsish tė reja. Nė kėtė periudhė Wolfgang mbajti njė korrespondencė tė dendur me tė atin, korrespondencė qė dokumenton njė ndryshim tė konsiderueshėm nė marrėdhėniet midis babait Leopold dhe njė Wolfgang, tashmė 21-vjeēar qė ndjente gjithnjė e mė shumė nevojėn pėr t'u ēliruar nga dominimi i prindit. Ndėrsa babai Leopold, nga ana e tij, ishte gjithnjė i prekur nga preokupime me karakter ekonomik dhe kontingjente qė morėn pėrmasa patologjike. Ėshtė jashtė ēdo dyshimi se aventura me tė ėmėn pati ulje-ngritjet e saj: me fjalė tė tjera, nuk u bė ai shtrat me trėndafila e lule qė priste, pėrveē intervalit erotik me kushėrirėn Maria Anna Thekla (i cili ka mbetur i dokumentuar nė njė epistolar sa plot me humorizėm, aq edhe alegro dhe i turpshėm). Nė tetor Mozart dhe e ėma u spostuan nė Mannheim, qė ishte njė qendėr me rėndėsi parėsore e Europės muzikore. Kėsaj radhe Wolfgang arriti qė tė futej nė oborrin e Eleketorit tė Palatinatit. Qėndrimi nė Mannheim zgjati mė shumė se katėr muaj, pavarėsisht faktit qė Mozart e kuptonte se as aty nuk kishte vend pėr tė. Megjithatė, Amadeus u bė mik me muzikantė tė ndryshėm tė Mannheim, gjeti mėnyrėn tė mėsojė muzikė e tė luajė dhe, mė sė fundi, u dashurua me Aloysia Weber, soprano, e dyta e katėr vajzave tė njė kopisti muzike. Kompozoi sonata tė ndryshme pėr pianoforte, por edhe pėr pianoforte e violinė. Megjithatė, njė projekt udhėtimi nė Itali nė shoqėrinė e Weber-ėve u gjykua krejtėsisht i papėrgjegjshėm dhe u refuzua me neveri nga babai Leopold: "Ik nė Paris! Dhe qė shpejt tė arrish tė gjesh vendin tėnd midis njerėzve tė mėdhenj: aut Caesar aut nihil!". Sigurisht qė Leopold nuk ushqente shumė besim tek i biri dhe plani i tij parashikonte qė edhe nė kryeqytetin francez tė shoqėrohej nga e ėma. Nė kompleks, gjėrat nė Paris ecėn gjithsesi mirė: Wolfgang gjeti shumė shpejt tė punojė dhe nė mars tė vitit 1778 debutoi me Simfoninė KV 297 nė Re Minor me shije tipike parisiane. Por Parisi shėnoi edhe fundin e sė ėmės: e sėmurė nė debutim, Anna Maria Pertl vdiq mė 3 korrik tė vitit 1778 dhe u varros nė varrezėn Saint Eustache; nė funeralin e saj qenė tė pranishėm vetėm i biri Wolfgang dhe miku Heina. Mozart u detyrua qė tė strehohej pranė Friedrich Melchior, Baron von Grimm; nga kėtu, pak mė vonė i shkroi babait Leopold njė letėr, nė tė cilėn deklaronte se i shikonte nė mėnyrė pesimiste perspektivat e njė pranie tė mėtejshme nė Paris. Leopold iu desh ta negocionte rimarrjen e tė birit nė oborrin e Salzburgut, pranė Arqipeshkėvit (Hyeronimus Colloredo). Kėsaj radhe, nuk mund tė siguronte mė shumė se njė post organisti tė thjeshtė. Wolfgang nuk kishte se ēfarė tė bėnte veēse tė pranonte, megjithėse me zemėr tė thyer. Nė janar tė vitit 1780 ai ishte sėrish nė Salzburg. Prishja me Arqipeshkėvin tashmė ishte nė ajėr, pasi puna si organist ishte jashtėzakonisht reduktuese pėr njė njeri qė kishte shijuar triumfin nė Paris. Pėr mė tepėr, nė Salzburg organisti Mozart u gjend nėn urdhrat e tė atit qė mbulonte rolin e zėvendėsdrejtorit tė Kapelės. Ndėrsa i ati gėzonte njė pozicion tė rėndėsishėm (ishte me rrogė fikse), Wolfgang kthehej tė ishte njė artist i pavarur qė fitonte vetėm kur thirrej. Ky fakt pėrfundoi me thellimin e kontradiktave babė e bir tė lindura nė epokėn e turneut tė munguar nė Itali, pa llogaritur se, pėr mė tepėr, Amadeus ishte pushtuar nga idetė e lirisė qė do tė ēonin nė Revolucionin Amerikan dhe nė atė Francez. Kontradiktave me tė atin i shtoheshin edhe ato me Arqipeshkėvin e Salzburgut, qė nuk arriti asnjėherė tė kuptojė se kishte nė shėrbimin e vet njė gjeni. Ėshtė megjithatė e vėrtetė se Mozart kėrkonte gjithnjė e mė shumė licenca tė jashtėzakonshme, pėr mė tepėr gjithnjė e mė tė gjata, gjė qė natyrisht Colloredo mezi e duronte. Ndoshta pėr gjithė kėto motive Mozart u kushtua krejtėsisht dhe me entuziazėm nė kompozim. Nė fund tė 1780 ndodhej nė Mynih, ku mė 29 janar tė vitit 1781 doli nė skenė "Idomeneo" (qė korri njė sukses tė madh). Pikėrisht nė atė periudhė vdiste Perandorja Maria Teresa dhe Arqipeshkėvi Colloredo iu desh qė tė shkonte nė Vjenė pėr funeralin.
    Kthesa: Mozart nė Vjenė
    Kjo seri evenimentesh ēoi nė njė kthesė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės nė jetėn e Ėolfgang: Prania e Collaredo nė Vjenė siguroi pretekstin (domethėnė, e "shtrėngoi") Wolfgang qė tė arrinte Arqipeshkėvin nė Vjenė dhe tė qėndronte ne kryeqytet mė shumė sesa duhej. Zyrtarisht duhej tė bashkohej me punėdhėnėsin e tij. Nė realitet, ndoqi qėllimin qė tė punėsohej nga Perandori i ri Jozefi II, nga i cili arriti qė tė njihej. I befasuar nga sjellja e tij, Arqipeshkėvi e flaku vėrtet jashtė nga pallati nga shambelani i tij me njė shkelm bythėve "historik". Tė kota lutjet e babait Leopold (qė ndoshta kishte shpresa tė tjera): i punėsuar, i biri pėr momentin qėndronte nė Vjenė pėr tė jetuar si artist i lirė, domethėnė pa impenjime fikse, megjithėse duke kompozuar muzikė pėr oborrin. Nė fakt, Mozart qėndroi nė kryeqytetin austriak, pėrjashto periudha tė shkurtra, gjatė tė gjithė jetės sė tij, duke kompozuar muzikat e tij mė tė mira dhe duke vdekur i ri, pa e njohur suksesin e vėrtetė. Vetėm nė vitin 1787 u emėrua kompozitor i oborrit, njė post modest pėr sa i shpėrblyer me 800 fiorina nė vit (tė kihet parasysh se Gluck kishte marrė 4000 fiorina me tė njėjtin titull). Qe nė Vjenė qė Mozart takoi Salieri.
    Mozart dhe vlerėsuesit
    Ka njė refleksion qė duhet bėrė lidhur me pozicionin e Konzertmeister honorifik pranė oborrit tė Salzburgut, tė cilin Mozart e kishte mbuluar nė fillimet e karrierės sė tij. Nė kohėn e Mozart sukesi i njė artisti i garantohej vetėm atij qė gjente mecenatin e duhur dhe nė kėtė Leopold ishte as: jo rastėsisht kish filluar nga Maria Teresa, mbi gjunjėt e sė cilės kishte lėnė tė shkonte (si tė thuash) vogėlushin Amadeus. Shumė shpejt, Amadeus bėn tri miq tė mėdhenj dhe, sipas tė gjitha gjasave, njė armik tė madh. I pari ėshtė mentori i parė zyrtar i tij, vlerėsuesi i parė i gjeniut tė vogėl salzburgas: Sigizmund Schrattenbach, Princi - Peshkop i plakur i Salzburgut, i cili e merr nė shėrbimin e tij, e mbush me vėmendje dhe i fal ēamarrokllėqet e shumta tė pashmangshme. I dyti ėshtė Emanuel Schinkaneder, drejtor i njė kompanie komikėsh shėtitės. I treti mik i madh ėshtė Lorenzo Da Ponte, njė venetas me origjinė herreje - i konvertuar nė katolicizėm - libretin i thekur, libretisti zyrtar i Mozart operist. Pėr tė shkruan libretet e veprave mė tė famshme: "Dasma e Figaros", "Don Xhovani" (nė italisht) dhe "Cosģ fan tutte". Nė fakt, ai tė cilit i takon ana e tė "keqit" ėshtė Girolami Gerolamo (Hyeronimus) i Colleredo, i bėrė nė vitin 1772 Arqipeshkėv i Salzburgut, duke zėnė vendin e Sigizmund Schrattenbach. Mozart ėshtė jashtėzakonisht antipatik, e urren dhe nuk bėn asgjė pėr t'ia fshehur kėtė antipati; e nėnshtron nė poshtėrime tė vazhdueshme deri nė pikėn sa ta detyrojė qė tė emigrojė - siē e kemi parė - nė Vjenė. Lista e armiqve apo e tė supozuarve tė tillė nuk ka mbaruar. Nė Vjenė, Amadeus takon Antonio Salieri, njė muzikant venetas, Kapelmaestėr nė Oborrin e Vjenės. Po Salieri qe vėrtet njė armik i Amadeus? Lidhur me kėtė raport ėshtė shfryrė fantazia e historianėve dhe e dashamirėsve tė gosipit. Pėr shembull, nė "Amadeusin" e tij tė vitit 984, Milosh Forman i ka rėnduar anėt karakteriale tė tė dy personazheve dhe e ka bėrė Mozart njė personazh kalama dhe tė paqėndrueshėm (njė lloj Peter Pan ante litteram), ndėrsa i ka caktuar Salieri rolin e "shumė tė keqit", i paaftėm, hajdut potencial dhe kopjac i pakėnqaur. Forman, i cili nuk harron aspektet gjeniale tė kompozitorit austriak, jo rastėsisht e vendos kornizėn e filmit tė tij nė brendėsi tė atij qė mund tė konsiderohet ekuivalenti i njė ēmendine ku Salieri mė sė fundi ka mundėsinė qė tė gjendet pėrballė vetvetes. Ajo qė praktikisht na sjell gosipi historik ėshtė kontrasti midis njė djaloshi, kapriēoz, por i guximshėm, i pajisur me njė aftėsi tė pamat pėr tė dhėnė vepra gjeniale, me njė tė paaftė tė supozuar qė duhet tė lodhet pėr ēdo faqe qė arrin tė prodhojė. Ēfarė ka tė vėrtetė nė kėtė kuadėr prej romani apendiks? Sipas pikėpamjes tonė, tė vėrtetė ka vetėm nė faktin qė Mozart qe njė fėmijė - gjeni i pajisur me njė kujtesė tė jashtėzakonshme, asnjėherė i rritur. Nga ana tjetėr, njė qė fillon tė kompozojė qysh 5 vjeē fare mirė mund tė jetė pak krenar pėr veten dhe pėr suksesin qė gėzon (qė nuk qe asnjėherė shumė!). Pėr mė tepėr, Amadeus pati njė baba - menaxher qė e dinte punėn e tij dhe ishte futur nė oborret kryesore europiane ku mburrte me kujdes djalin - gjeni. Nė fakt, nuk ekziston asnjė provė e urrejtjes sė Salieri kundrejt Mozart, as nuk mund tė ekzistojė prova e helmimit me art i rivalit tė vetėquajtur. Nga ana tjetėr, Salieri nuk mund tė konsiderohet i paaftė. Bėrja Maestro i kapelės nė njė oborr ku vetė Perandori ishte kultivues i muzikės dhe njė instrumentist me vlera, nuk ishte njė ndėrmarrje e pakėt. Kritika muzikore serioze i ka rivlerėsuar gjerėsisht veprat e Salieri, i cili qe njė muzikant i shkėlqyer, edhe pse pa atė gjenialitet qė nė fakt dallonte Mozart.
    Antonio Salieri
    Antonio Salieri, italiani (u lind nė Legnago mė 18 gusht tė vitit 1750 dhe vdiq nė Vjenė mė 7 maj tė vitit 1825), pati njė fat akoma mė tė habitshėm: atė qė tė bėhej i famshėm jo prej dhuntive muzikore tė tij, por prej ndodhisė sė raportit tė stuhishėm me Mozart. Efektivisht kritikėt seriozė e gjykuan dhe e gjykojnė njė drejtor orkestre tė aftė, kompozitorin mė tė famshėm dhe mė tė rėndėsishėm tė Europės tė kohės sė tij. E thėnė nė kėto terma, Salieri qe njė muzikant i pajisur me njė talent tė konsiderueshėm, i prirur pėr mėsimdhėnien, pavarėsisht mėnyrės sesi e ka pėrshkruar Milosh Forman, i cili e ka bėrė pothuajse si vrasės (episodi i pa demonstruar ndonjėherė historikisht pėr sa paraqitet me ironi dhe forcė vizionare nga regjisori i "Amadeus", 1984 prodhim i Warner Bros). I diskutueshėm ėshtė edhe rivaliteti artistik i tij. Faktikisht, nė atė kohė veprat e Salieri ngjallnin vlerėsim mė tė madh nga sa u rezervohej atyre tė Mozart. Nė karrierėn e tij Salieri pati si nxėnės muzikantė tė ardhshėm tė destinuar qė tė bėheshin tė famshėm: nga Beethoven tek Schubert, nga Liszt tek Czerny dhe Hummel. Ironi e fatit, midis nxėnėsve tė tij pati njė njė prej djemve tė vetė Mozart, Franz Xaver Wolfgang. Me fjalė tė tjera, Salieri ishte ai qė sot do tė pėrkufizohej si njė njeri i "plotėsuar".
    Gjeneza e njė kundėrshtie
    Le tė shikojmė tani nėse historia mund tė na zbulojė ndonjė gjė qė nuk na del nga arti muzikor dhe nga rivaliteti inekzistues. Kėshtu, historia na thotė se kundėrshtia Salieri - Mozart nuk kishte arsye qė tė ekzistonte. Atėherė, ėshtė shpikur ditėn pėr diell nga njė regjisor nė kėrkim tė pėrrallores artistike? Jo, sepse shkak i kundėrshtisė qe pikėrisht Mozart i cili rreth vitit 1790, megjithėse duke qenė nė kulmin e famės, akuzoi Salieri - me qė ra fjala, nė rėnie fame - pėr kopjim dhe atentat ndaj jetės sė tij. Ēfarė kishte tė vėrtetė nė kėtė akuzė? Alexander Wheelock Thayer, me profesion historiak, rreth 10 vjet pėrpara takimit Mozart - Salieri i kish hequr salzburgasit rolin e mėsuesit tė muzikės tė Princeshės Württemberg. Pėr mė tepėr, as vitin e ardhshėm, Mozart nuk kishte arritur ta siguronte detyrėn e mėsuesit tė pianos tė princeshės. Kėtyre mossukseseve "profesionale" i shtohet mossuksesi i njėkohshėm pranė publikut (dhe pranė Perandorit) qė shėnoi debutimin e "Dasmės sė Figaros": pėr njėrin mossukses dhe tjetrin Mozart akuzoi Salieri qė i kishte bojkotuar kandidaturėn dhe ekzekutimin. Njė shqyrtim serioz i mossuksesit tė "Dasmės sė Figaros: na zbulon se nė atė kohė Salieri ishte nė Francė pėr premierėn e veprės sė tij "Les Horaces": do tė kishte pasur goxha tė vėshtirė qė tė pėrcaktonte nė atė largėsi suksesin apo mossuksesin e njė vepre tė Mozart. Ka shumė mundėsi qė nxitėsi anti-Salieri qe poeti Giovanni Battista Casti, i cili ishte njė rival i poetit tė oborrit Lorenzo da Ponte, autor i libretit tė "Figaro". Nė thelb, diatriba Mozart - Salieri nuk duhet tė ketė qenė gjė tjetėr veēse njė aferė e montuar me art. Nė fakt, kur nė mėnyrė tė ēuditshme - nė vitin 1788 - Salieri mori detyrėn e "Kapellmeister" tė oborrit perandorak, ai nuk propozoi pėr rastin njė opera tė ēfarėdoshme, por njė ribėrje tė "Dasmės sė Figaros" tė Mozart (mik - armikut!?). Ėshtė fakt se me kalimin e kohės u pėrhap dhe u konsolidua legjenda e helmimit tė supozuar tė Mozart nga ana e njė Salieri tė tėrbuar nga zilia. Legjendė e privuar nga ēdo bazė, por qė gjithsesi ka frymėzuar artistė tė ndryshėm gjatė shekujve. Forman nuk ka qenė as i vetmi, as i pari: pėrpara tij, nė ekuivok analog kishte rėnė edhe poeti (dhe shkrimtari) rus Aleksąndr Sergejeviē Pushkin. Ky nė vitin 1830 kishte shkruar "Mozart e Salieri" (nė tė kundėrt e mbiquajtur nė mėnyrė simptomatike "Zilia"). Nė dramėn e tij shumė tė shkurtėr nė vargje, Pushkin imagjinon qė Salieri - i tėrbuar nga xhelozia - do t'i komisiononte rivalin "Requiem" e zakonshėm, me synimin qė t'ia vidhte pasi ta helmonte. Nė linjė pastėrtisht fakti, padyshim qė "Requiem" ishte njė vepėr e kompozuar me komision; megjithatė, porositėsi ishte i mirėnjohur: bėhej fjalė pėr Kontin Fritz Von Walsegg dhe ishte ky qė mund tė kishte synimin qė ta paraqiste si tė vetin me rastin e ekzekutimit tė funeralit tė dhėndėrit tė vet. Nuk ka munguar kush e ka konsideruar tė drejtė qė tė bėjė shaka lidhur me ndodhinė e treguar nga Pushkin, duke pohuar: "Nėqoftėse Salieri nuk e ka vrarė Mozart, me siguri Pushkin e ka vrarė Salieri". Nė vitin 1898, "Mozart e Salieri" u shfaq nė versionin e kompozitorit Nikolaj Rimskij-Korsakov. Muzika ėshtė frymėzuar dhe i ėshtė kushtuar kompozitorit Aleksandr Dargomujzhiski, ndėrsa libreti ishte i vetė Rimskij-Korsakov, qė bazohej mbi dramėn me tė njėjtin emėr tė Pushkin dhe sesi kjo vepėr u nda vetėm nė dy skena. Muzika u ekzekutua nga pianisti dhe kompozitori Sergej Rahmaninov. Ėshtė i vitit 1978 njė pėrshtatje e mėtejshme e ndodhisė mozartiane: nė fakt, mė "Amadeus" dramaturgu Peter Shaffer pushton teatrot e Londrės. Ndodhia merr bazat e veprės sė Pushkin dhe ia zgjeron shtrirjen. Mbetet zilia e Salieri dhe "Requiem" i porositur nga njė njeri i veshur me tė zeza (Salieri i maskuar), por gjithēka thellohet dhe sidomos narrativa vjen nga vepra e vetė Salieri. Teksti pėson modifikime, deri nė versionin definitiv tė vitit 1981. Pėr tė gjetur versionin e fundit, dramėn e Shaffer, duhet tė arrihet nė vitin 1984 kur Milosh Forman sjell nė sallat kinematografike "Amadeusin" e tij. Nuk do tė donim qė puna e tanishme tė tingėllonte si njė gjykim absolutisht negativ ndaj veprės sė Forman. Praktikisht, nga njėra anė personazhi Mozart merr karakteristika lehtėsisht karikatureske; nga ana tjetėr janė zbutur anėt negative tė personazhit Salieri: Salieri kinematografik (i interpretuar nga F. Murray Abraham) ėshtė patjetėr mė pak "negativ" se ai i propozuar nė dramėn e Shaffer. Nė thelb, karakteret e tė dy personazheve janė zhveshur nga njė sens ironie dhe zbutur nga njė ndjenjė e madhe muzikore nė skenėn e famshme madhėshtore tė kompozimit tė "confutatis maledictis". Nėqoftėse do tė na duhej tė bėnim bilancin lidhur me atė qė mund tė ketė ndodhur nė fakt midis Salieri dhe Mozart, do tė detyroheshim tė konkludonim se:
    " Ėshtė shumė e mundur qė Salieri tė jetė nxitur nga ky rivalitet qė dallon raportet midis artistėve tė nivelit tė lartė;
    " Se kjo nuk nėnkupton automatikisht qė Salieri kishte mundėsinė, rastin apo vullnetin pėr ta eliminuar fizikisht Mozart nga horizonti i tij;
    " Nė ēdo rast, nuk do tė kishte asnjė pėrfitim;
    " Nga ana tjetėr nuk ka dyshim se Mozart ishte gjeni, se ndjehej pothuajse totalisht i "pakuptueshėm" dhe se ishte njė subjekt lehtėsisht i influencueshėm dhe pafundėsisht i brishtė.
    Mozart dhe masoneria
    Nė epokėn e Mozart tė ishe mason ishte njė stil jetese: ishte Mjeshtėr i Madh Perandori i Prusisė, Frederiku II i Madh, vetė Perandori i Austrisė, Jozefi II; do tė ishin Benjamin Franklin, George Washington dhe shumė mendje tė tjera tė shkėlqyera nga shekulli XVIII e kėtej (pėr shembull, Voltaire, ndoshta Rousseau, Diderot dhe iluministė tė tjerė). Mozart nuk i shpėtoi sharmit dhe prestigjit qė nė atė moment historik rrethonte masonerinė. U regjistrua menjėherė pas nisjes definitive pėr nė Vjenė, nė momentin nė tė cilin karriera e tij si muzikant ishte nė kulmin e suksesit. U regjistrua si "stazhier" mė 14 dhjetor tė vitit 1784, nė Lozhėn "Bamirėsia" tė Vjenės, duke i djegur etapat (nė mars tė vitit 1785 kaloi nė gradėn e "Shokut" dhe muajin e ardhshėm - mė 22 prill - u bė "Mjeshtėr"). Ndėrkohė, edhe babai i tij Leopold u bė pjesė e Muratorisė sė Lirė. Ėshtė bėrė pyetja nėse pėrkatėsia nė masoneri nga ana e Mozart ishte njė fakt thjesht formaliteti apo, mė keq, njė fakt oportunist. Faktet duket se demonstrojnė tė kundėrtėn: Mozart nxorri nga masoneria bindje tė thella ezoterike dhe shpirtėrore, tė cilat i pėrktheu nė frymėzim dhe vepra muzikore. Midis tyre padyshim vendin e parė e ka "Flauti magjik" me simbolizėm muzikor tė paarritshėm: nuk ėshtė rastėsi qė ai e ripropozoi kėtė simbolizėm edhe nė teknikėn kompozuese tė terceve paralele qė do tė pėrdorė edhe nė "confutatis" tė Requiem monumental. Kjo teknikė ėshtė karakteristikė qė dallon tė gjithė pjesėn finale tė veprės K623, nga pikėpamja karakteristike masonike edhe nė tonalitet ( mi - bemol), pėr pėrdorimin e timbreve, ku ėshtė dominuese prania e instrumenteve frymore dhe e zėrave mashkullorė, pėr tercet paralele e sipėrpėrmendura dhe pėr shtatė septimat dishendente. Nga ana tjetėr, universit tė muzikės masonike duket se i pėrkasin, veē tė tjerave, "Cantata K471" e vitit 1785, "L'Adagio" pėr 2 klarineta dhe 3 brirė K411 (edhe kjo e vitit 1785) dhe "Musica Funebre Massonica" K 477 (edhe kjo e vitit 1785), pėrveē "Piccola Cantata Massonica" K623 e vitit 1791.
    Vdekja dhe varrosja e Mozart
    Mozart vdiq 50 minuta pas mesnatės, mė 5 dhjetor 1791. Ceremonitė mortore u mbajtėn mė 6 dhjetor, nė orėn 15. Arkivoli u ēua pėrpara Kapelės sė Kryqit tė Dumos sė Shėn Stefanit (pranė tė ashtuquajturit "altari i Capistran"). Pati njė lloj funerali modest (i mbajtur nė vend tė hapur) dhe varrimi nė njė varr tė pėrbashkėt tė varrezės sė Shėn Markut. Kufoma e tij nuk ėshtė gjetur asnjėherė. Megjithatė, ėshtė falls imazhi i njė Mozart qė vdes i varfėr dhe i harruar nga tė gjithė. Varrimi nė njė varr tė pėrbashkėt ishte tipik i statusit social, tė cilit i pėrkiste: nė thelb, nuk u pėrcaktua nga motive ekonomike. Le tė themi se Mozart nuk u bė asnjėherė i pasur, as kur nė vitet e fundit tė jetės gėzonte njė sukses tė jashtėzakonshėm: mbeti gjithmonė njė kompozitor oborri me rrogėn prej vetėm 800 fiorinash nė vit. E kotė tė thuash se sėmundja dhe vdekja e Mozart kanė mbetur tė mbėshtjella me njė aureolė misteri, tė errėsuara nga legjenda romantike dhe grumbuj teorish kontradiktore dhe legjendash. Pėr shembull, studiuesit nuk kanė arritur kurrė njė marrėveshje lidhur me arsyet e rėnies sė papritur tė shėndetit tė Mozart, as lidhur me momentin nė tė cilėn Mozart u bė i vetėdijshėm pėr vdekjen e afėrt, as nėse kjo vetėdije i ka influencuar apo jo veprat e fundit. Njė vizion i caktuar romantik i problemit thekson se rėnia e Mozart ishte graduale dhe se kompozimet e tij kanė ardhur duke rėnė me tė njėjtėn masė. Ndonjė bashkėkohės nėnvizoi sesi Mozart nė vitin e fundit tė jetės ishte nė gjendje tė mirė shpirtėrore dhe se vdekja erdhi e papritur si pėr miqtė, ashtu dhe pėr familjen. Po ēfarė tė thuash pėr shkakun e vdekjes? Ai qe dhe ka mbetur nė lėmin e hipotezave tė pastra duke mos qenė pėr asnjė ndihmė ēertifikata e tij e vdekjes qė ka tė shkruar "hitziges Frieselfieber" ("ethe e fortė akute" apo "kruarje febrile", qė nė atė kohė konsiderohej infektuese): bėhet fjalė pėr njė pėrkufizim qė nuk identifikon njė diagnozė korresponduese tė pėrdorshme nė mjekėsinė e sotme. Ėshtė punuar akoma me fantazi dhe ėshtė folur pėr trikinozė (helmin nga zhiva), pėr ethe reumatike ose, ama vetėm kohėt e fundit, pėr sifiliz. Ndaj tij u praktikua nė me shumė seanca terapia e marrjes sė gjakut, nė atė kohė shumė e parhapur dhe nuk ėshtė e pėrjashtuar qė edhe kjo tė mund tė ketė pėrfaqėsuar njė bashkėshkak tė vdekjes. Pėrtej fantazive tė Forman, Mozart nuk arriti qė ta pėrfundojė "Requiem". Ai iu besua nga e shoqja, Constanze Weber, muzikantit Joseph von Eybler, i cili shumė shpejt e braktisi ndėrmarrjen e kompletimit. Pastaj u thirr kompozitori i ri Franz Xaver Süssmayr, nxėnės dhe mik i Mozart, i cili e pėrfundoi punėn, duke kompletuar pjesėt jo tė mbaruara dhe duke shkruar ex novo ato qė nuk ekzistonin. Ludėig Kochel qe i pari qė mblodhi dhe rregulloi veprėn e plotė tė Mozart. Kjo ėshtė domethėnia e germės "K" qė i paraprin numrit tė kompozimeve tė ndryshme. Nė katalogun e tij figurojnė 626 kompozime, midis tė cilave 24 vepra teatrore, 51 simfoni, 19 mesha. Partiturat e tij kėrkuan 33 vėllime qė tė mund tė botoheshin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jessy : 01-02-2014 mė 06:20
    Anonimus

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •