-
Kodiku i Korces 93
Ne kete link do te gjeni informacionin e duhur per nje nga Kodiket me interesant te Arkives se Shtetit duke treguar se komuniteti i krishtere ortodoks ka percjelle vlera te medha kulturore duke i ruajtur deri ne ditet tona me dashuri pasi ky kodik eshte nje Ungjill.
http://kodikuikorces.shoqeriabiblike.al/index.html
Shoqėria Biblike Ndėrkonfensionale e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Arkivave dhe me Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, synojnė qė nėpėrmjet kėtij projekti tė pėrbashkėt tė njohin publikun e gjerė, shqiptar dhe tė huaj, me vlerėn e jashtėzakonshme qė kanė pėr historinė e popullit shqiptar dorėshkrimet shumėshekullore, tė cilat ruhen nė Arkivin Qendror tė Shtetit, nėpėrmjet botimit faksimile tė Kodikut tė Korēės nr. 93. Ky kodik, si njė ndėr mė pėrfaqėsuesit e kodikėve mesjetarė nė Shqipėri, pėrbėn njė thesar tė paēmuar historik, kulturor dhe shkencor, pėrsa i pėrket gjurmėve historike tė banorėve tė vendit, fateve, marrėdhėnieve dhe arritjeve tė tyre nė njė udhėkryq tė rėndėsishėm historik, siē ėshtė shek. X.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 08-11-2013 mė 12:57
-
-
Pėr: Kodiku i Korces 93
PARAFJALĖ
Prototipi i kėtij dorėshkrimi tė mrekullueshėm tė katėr Ungjijve,qė mbani nė duart tuaja nė kėtė botim faksimile, u krijua nė shekullin X, sipas tė gjitha gjasave nė ndonjė punishte tė Konstandinopojės, dhe u pėrdor nė jetėn adhuruese tė Mitropolisė orthodhokse tė Korēės.Pėrpara zbulimit tė shtypshkronjės, tekstet ELEOLNH, tė cilat kurdoherė kanė qenė element themelor i jetės adhuruese tė orthodhoksėve, kishin formė dorėshkrimesh tė punuara artistikisht – mė herėt nė pergamenė, mė pas nė fletė letre. Gjithmonė janė konsideruar si objekte tė shenjta. Veēanėrisht dorėshkrimet e katėr Ungjijve, tė cilat vendoseshin nė hijerore, mbi Tryezėn e Shenjtė, ku celebrohej Eukaristia Hyjnore. Kur dorėshkrimet u zėvendėsuan nga librat e shtypur, tė parat u vendosėn nė sakristi si objekte tė shumėēmuara dhe tė shenjta, me simbolikė tė shumėfishtė.Gjatė pėrndjekjes sė pamėshirshme ateiste, nė gjysmėn e dytė tė shek. XX, e cila e shkatėrroi Kishėn Orthodhokse, shumė nga objektet e shenjta – veēanėrisht kodikėt e dorėshkruar dhe regjistrat kishtarė – fatmirėsisht u ruajtėn nė Arkivin e Shtetit tė Shqipėrisė. Ato pėrbėjnė prova tė pakundėrshtueshme se Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė ka qenė pjesė e krijimtarisė sė gjerė artistike tė Bizantit dhe se ka ruajtur dėshmi me vlera unikale pėr kulturėn e gjithė rruzullit.
Falėnderime tė pėrzemėrta dhe pėrgėzime meritojnė tė gjithė ata qė kontribuuan nė realizimin e kėtij botimi artistik: mbikėqyrėsit shkencor z. Agamemnon Celikas, z. Andi Rembeci dhe z. Sokol Ēunga, shtėpisė botuese “Militos”, Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shqipėrisė dhe Shoqėrisė Biblike tė Shqipėrisė. Botimi i kėtij dorėshkrimi tė rrallė, qė pėrmban tekstin e ungjillit tė shkruar nė formė kryqi, pėrbėn njė kontribut simbolik nė festimin e 20 vjetorit tė ringritjes sė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Thesaret kishtare nuk u prodhuan prej artistėve orthodhoksė pėr tė zbukuruar shtėpi tė pasurish apo vitrina ekspozite. Kanė njė nėnė qė i lindi. Dhe kjo ėshtė Kisha Orthodhokse. U pėrdorėn pėr jetėn fetare dhe pėr tė forcuar besėn e tė krishterėve. U shenjtėruan nėpėr kisha, ku zinin vend kryesor, duke frymėzuar dhe mbėshtetur popullin orthodhoks nė sprovat e tij. Pra, nuk janė vetėm dokumente historike me rėndėsi tė veēantė dhe krijimtari artistike, por janė, kryesisht, objekte tė shenjta. Pėrfaqėsojnė lėvizjen e njeriut drejt Hyjnores dhe na kujtojnė shpresėn dhe forcėn qė u sollėn atyre brezave tė njerėzve tė ēdo niveli dhe arsimi. Ky dorėshkrim i shkėlqyer jo vetėm pėrbėn njė dritare shpirtėrore qė na tregon krijimtarinė e sė shkuarės, por njėkohėsisht ofron dritė jetėbėrėse nė tė tashmen – duke ringjallur shpresėn pėr vazhdimin e krijimtarisė artistike dhe kulturore tė Kishės sonė edhe nė tė ardhmen.
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė
***
Ashtu si e kemi provuar edhe nė veprimtari dhe botime tė tjera tonat, gjithmonė kemi pasur nė qendėr tė vėmendjes urat e komunikimit me publikun, ballafaqimin e dashamirėsve tė historisė dhe tė dokumentit me fondin e arkivave tona, sidomos atė tė Arkivit Qendror Shtetėror. Pėrmes ekspozitave tė punuara nga arkivistėt tanė jemi pėrpjekur qė, nė njė mėnyrė tė thjeshtėzuar, por edhe metodologjike, tė ēojmė arkivin nė sytė e publikut tė gjerė. Nė shoqėrinė e sotshme globale, brenda sė cilės vazhdimisht gėrshetohen ide, koncepte dhe identitete, njė nga detyrat qė na bie tė mbajmė si arkiv dhe si arkivistė ėshtė kujtimi i vazhdueshėm i sė shkuarės, risjellja nė qendėr tė vėmendjes e vlerave kulturore dhe materialeve historike nė dobi tė shoqėrisė sė sotshme, si kontribut nė pėrparimin e saj.Ky ishte qėllimi ynė si pjesėmarrės nė kėtė projekt pėr botimin faksimile tė kodikut tė Korēės nr. 93 nga fondi i mirėnjohur “Kodikėt e Shqipėrisė”. Dua tė theksoj kėtu se njė botim i tillė me materiale qė ruhen nė Arkivin Qendror Shtetėror ėshtė i pari nė historinė e botimeve dokumentare nė Shqipėri, pėrgatitur me bashkėpunimin e institucioneve vendase. Fusha e botimeve tė burimeve historike ėshtė pak e lėvruar nė Shqipėri, qoftė pėr shkak tė sė kaluarės sė izoluar, qoftė pėr shkak tė mungesės sė pėrvojės dhe mundėsive. Botimi i kėtij kodiku, si njė prej mė pėrfaqėsuesve nė rang botėror tė asaj veprimtarie intelektuale tė spikatur gjatė njėrės prej periudhave mė tė lulėzuara kulturore tė Bizantit, vjen tė shėrbejė si njė kontribut nė festimet e 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė .
Falenderime tė pėrzemėrta dėshiroj t’u shpreh bashkėpunėtorėve tanė nė kėtė projekt, Shoqėrisė Biblike Ndėrkonfensionale tė Shqipėrisė, Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe shtėpisė botuese “Militos”. Po ashtu, nuk dua tė lė pa falenderuar dhe bashkėpunėtorin tonė z. Agamemnon Celikas, si dhe dy autorėt qė punuan pėr studimin hyrės dhe pėrgatitjen cilėsore tė kėtij botimi, historianin-paleografin z. Andi Rembeci nga Fakulteti i Historisė, UT, dhe paleografin z. Sokol Ēunga nga Arkivi Qendror Shtetėror.
Prof. Dr. Nevila Nika
Drejtore e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave
***
Me kontributin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, tė Shoqėrisė Biblike Ndėrkonfensionale tė Shqipėrisė dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shqipėrisė, u bė i mundur realizimi i botimit tė plotė dhe besnik (faksimile) tė Kodikut tė Korēės nr. 93.
Veprimtaria e promovimit tė botimit faksimile tė kodikut njė mijė vjeēar u krye pasditen e datės 16 dhjetor 2012, nė mjediset e Qendrės Kulturore tė Katedrales sė re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” nė Tiranė. Tė pranishėm nė kėtė eveniment ishin Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė, Prof. Dr. Anastasi, Drejtorja e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave, Prof. Dr. Nevila Nika, Sekretari i Pėrgjithshėm i Shoqėrisė Biblike Ndėrkonfensionale tė Shqipėrisė, z. Altin Hysi, Prof. Dr. Aleksandėr Meksi, Prof. Agamemnon Celikas, anėtarė tė Sinodit tė Shenjtė, Ministri pėr Inovacionin dhe Teknologjinė e Informacionit dhe tė Komunikimit, z. Genc Pollo, deputetė, ambasadorė, historianė, intelektuale tė njohur, klerikė dhe tė ftuar tė tjerė. I pari i pėrshėndeti tė pranishmit Kryepiskopi Anastas, i cili e cilėsoi kėtė botim si shumė tė rėndėsishėm nė promovimin e thesareve kulturorė tė krishterimit nė vend. Ndėr tė tjera ai theksoi se kodikėt e Shqipėrisė dhe konkretisht Kodiku i Korēės nr. 93 “pėrbėjnė prova tė pakundėrshtueshme se Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė ka qenė pjesė e krijimtarisė sė gjerė artistike tė Bizantit dhe se ka ruajtur dėshmi me vlera unikale pėr kulturėn e gjithė rruzullit... Ky dorėshkrim i shkėlqyer jo vetėm pėrbėn njė dritare qė na tregon krijimtarinė e sė shkuarės, por njėkohėsisht ofron dritė jetėbėrėse nė tė tashmen, duke ringjallur shpresėn pėr vazhdimin e krijimtarisė artistike dhe kulturore tė Kishės sonė edhe nė tė ardhmen”.Nė vijim, e mori fjalėn Drejtorja e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave, Prof. Dr. Nevila Nika, e cila pasi falėnderoi autorėt dhe tė gjithė ata qė kontribuuan nė realizimin e kėtij botimi tė veēantė, theksoi se “njė botim i tillė... ėshtė i pari nė historinė e botimeve dokumentare nė Shqipėri, i pėrgatitur nga autorė dhe institucione vendase. Botimi i kėtij kodiku, si njė prej mė pėrfaqėsuesve nė rang botėror tė asaj veprimtarie intelektuale tė spikatur gjatė njėrės prej periudhave mė tė lulėzuara tė kulturės sė Bizantit, kontribuon duke risjellė nė qendėr tė vėmendjes vlerat kulturore dhe materiale nė dobi tė shoqėrisė sė sotme, si kontribut nė pėrparimin e saj”.Pas kėsaj, veprimtarinė e pėrshėndeti Sekretari i Pėrgjithshėm i Shoqėrisė Biblike Ndėrkonfensionale tė Shqipėrisė, z. Altin Hysi, i cili vuri nė dukje se “qėllimi i botimit synonte nė theksimin dhe nxjerrjen nė pah tė njė vlere tė mrekullueshme, siē ėshtė prania e Shkrimit tė Shenjtė nė mjediset shqiptare qė nė kohėt e hershme”.I pranishėm nė kėtė promovim ishte edhe studiuesi i mirėnjohur nė kulturėn monumentale bizantine, Prof. Dr. Aleksandėr Meksi. Ai bėri njė paraqitje tė botimit faksimile tė Kodikut tė Korēės nr. 93, duke theksuar vlerat poliedrike tė kėtij monumenti tė fjalės sė shkruar nėpėrmjet paraqitjes analitike tė studimit shkencor tė autorėve qė shoqėron kėtė botim. Nė mbyllje tė fjalės sė tij, Prof. Meksi vuri nė dukje se “nisma pėr botimin tėrėsor tė katėrungjillit tė Korēės nė faksimile, transkriptimin, studimin pėrkatės dhe pėrkthimin nė gjuhėn shqipe, duhet tė vlerėsohet si njė ngjarje kulturore me rėndėsi tė veēantė, qė duhet tė pasohet me tė tjera tė kėsaj natyre”.Paleografi dhe bizantinologu i mirėnjohur, Prof. Agmemnon Celikas, i ardhur enkas nga Athina pėr kėtė eveniment, veē tė tjerash nėnvizoi se “ky botim, veē rėndėsisė sė vet shkencore, ėshtė edhe njė veprim simbolik pėr promovimin e monumenteve tė krishterimit nė Shqipėri, por edhe nė pėrgjithėsi tė botės sė krishterė”.Nė fund fjalėn e morėn autorėt, Andi Rėmbeci dhe Sokol Ēunga, tė cilėt theksuan se mesazhi parėsor i kodikėve ėshtė pikėrisht ky: dituria, vlera dhe e bukura duhen shpėrndarė, ndryshe ē’vlerė kanė? Nė vijim autorėt shprehėn mirėnjohjen ndaj tre institucioneve, qė me mbėshtetjen e pakursyer tė tyre bėnė tė mundur realizimin e kėsaj vepre, pjesėtarėt e nderuar tė panelit, tė cilėt me praninė dhe fjalėt e tyre vlerėsuese dhe inkurajuese i dhanė vlerėn e duhur kėsaj nisme si edhe ndaj tė gjithė tė pranishmėve pėr pjesėmarrjen e tyre.Promovimi u shoqėrua nga kori bizantin “Shėn Joan Kukuzeli”, i cili nėn drejtimin e z. Theodhor Peci interpretoi tre pjesė korale bizantine nė shqip, tė shkėputura dhe pėrkthyera nga teksti i Kodikut tė Korēės nr. 93 dhe tė melodizuara enkas pėr kėtė eveniment. Gjithashtu, me zėrat koral u gėrshetuan edhe pjesė tė zgjedhura instrumentale, tė cilat u ekzekutuan nga kuarteti i Radios “Ngjallja”.
***
VLERA E KODIKUT TĖ KORĒĖS NR. 93
Kodiku i Korēės 93, ndodhet sot nė Arkivin Qendror Shtetėror dhe ėshtė njė nga 100 dorėshkrimet bizantine dhe pasbizantine qė u rizbuluan nga mosdukja pas ndryshimit tė regjimit ateist nė vend. Kodiku i pėrket shek. X dhe pėrmban tekstin e katėr Ungjijve. Ky kodik ka vlerė tė shumėfishtė pėr kulturėn tonė. Pikėsėpari, ai ėshtė produkt i qėllimit adhurues, qė ka frymėzuar dhe mbėshtetur popullin e thjeshtė nė sprovat e tij ndėr shekuj. Pėr nga periudha historike, kodiku ėshtė i vendosur nė mes tė epokės Maqedonase, gjatė sė cilės Bizanti njohu fuqinė dhe lavdinė mė tė madhe tė tij. I prodhuar nė Kostandinopojė, ai ėshtė pėrdorur nė Mitropolinė e Korēės, thesar i ēmuar i sė cilės pati qenė pėr shumė shekuj. Kodiku paraqet interes tė pėrveēėm artistik dhe historik. Nga njėra ana na jep njė pamje interesante tė prirjeve artistike qė kishin punishtet libėrshkruese tė Konstandinopojės gjatė periudhės sė quajtur si Rilindja Maqedonase dhe, nga ana tjetėr, dėshmon pėr lidhjen nė pėrgjithėsi tė mjedisit tė Shqipėrisė sė sotshme me kryeqendrėn kulturore tė Bizantit. Kodiku i Korēės nr. 93 pėrmban krijimtari pamore me estetikė tė lartė dhe vlera artistike (miniatura, programe dekorimi me ar, vlera kaligrafike tė tekstit), karakteristike pėr artin e spikatur tė periudhės sė Dinastisė Maqedonase. Pėrmban tekste dhe pjesė tė kulturės qė shėrbejnė si gjurmė tė njė dėshmie shumė tė vyer pėr historinė e rajonit tonė dhe kontribuon nė njohjen mė tė mirė tė sė shkuarės sonė tė pėrbashkėt. Pra, ky dorėshkrim gati 11 shekullor tė shtyn nė mendime, por edhe tė ndėrgjegjėson pėr barrėn e rėndėsishme historike qė mbart me vete, duke zėnė vend tė pėrveēėm mes atyre dorėshkrimeve qė pėr shumė shekuj u pėrdorėn dhe u ruajtėn nė mjedisin shqiptar. Meriton jo vetėm ta vlerėsojmė dhe ta admirojmė, por mbi tė gjitha t’ua lėmė me respekt trashėgimi pasardhėsve, ashtu siē i morėm nga paraardhėsit tanė.
***
Kodiku i Korēės 93 paraqet elementė ikonografikė dhe, kryesisht, dekorativė tė ēmuar tė kohės dhe pėrbėn pjesė tė pashkėputur tė historisė sė artit bizantin. Ato kryesisht ndeshen si mė poshtė: Kanonet e gjegjėsisė. Nė gjashtė fletė paraqiten kanonet e gjegjėsisė sė ungjijve (kanonet e Eusebit). Nė ēdonjėrėn nga miniaturat e sipėrme, kanonet pėrmblidhen brenda tre kolonave, qė pėrfundojnė me kapitele dhe krijojnė njė hapėsirė prej dy lobesh mbuluar me harqe. Tek disa nga tabelat kolonat kanė ngjyrė jeshile, kurse tek disa kafe e kuqe. Harqet, kapitelet dhe titujt janė punuar me ar. Pothuaj tek tė gjitha fletėt element kryesor dekorativ janė njė sėrė elementėsh morfologjikė tė ndryshėm ndėrtesash apo motivesh arkitekturore, floreale dhe zoomorfe.
Miniaturat e ungjilloreve.
Nė kodikun e Korēės 93 ruhen tė katėr miniaturat e ungjillorėve Mate, Mark, Luka dhe Joan. Ungjillorėt paraqiten tė gjithė nė fushė tė artė dhe tė ulur. Mbajnė tė veshur tunikė tė kaltėr dhe mantel ngjyrė rozė tė ēelėt. Nė tė katėr miniaturat ndiqet i njėjti tip ikonografik i ungjillorit-shkrues, ku njė libėr i hapur, shkruar me germa tė mėdha ari, ndodhet nė gjunjėt e shkruesit, kurse tjetri, po ashtu i hapur tek i njėjti pasazh, nė njė pult tė pjerrėt leximi.
Dekore mbititullore dhe germa nistore.
Dekoret e Kodikut tė Korēės 93 plotėsohen nga gjashtė dekore mbititullore nė formė porte, me konture kafe tė kuqe, dhe pesė germa nistore. Nė spektrin e ngjyrave mbizotėron ari, ndėrsa kombinohet edhe kafja e kuqe, jeshilja e errėt dhe kaltra. Motivet gjeometrike dhe bimore tė dekoreve mbititullore zhvillohen mbi sfond tė kaltėr apo jeshile tė errėt. Germat nistore tė punuara artistikisht ndjekin, nė pėrgjithėsi, po atė stil.
Dekoret e Kodikut tė Korēės 93, parė nė total, dallohen pėr mospėrngjasimet stilistikore, ēka vjen si pasojė e fazave tė ndryshme tė dekorimit tė tij. Tabelat e gjegjshmėrisė, dekoret mbititullore dhe germat nistore tė katėr ungjijve, elementė qė i pėrkasin fazės sė parė tė kodikut (shek. X), dallohen pėr pėrdorimin e gjerė tė arit, krahasuar me ngjyrat e tjera, si kafja e kuqe, jeshilja e errėt dhe e kaltra. Ky stil dekorimi paraqet ngjashmėri me grupin e kodikėve qė njihen si Blau-Gold-Ornamentgruppe (sipas terminologjisė sė Kurt Weitzmann), stil i cili konsiderohet i lidhur me punishtet e Konstandinopojės nė fund tė shek. IX dhe fillim tė shek. X. Dekoret qė pėrmbajnė elementet e rozetės (Mandelrosette) dhe lulen dorėzonjė na drejtojnė pėr nga shek. X dhe pėr nga qyteti i Konstandinopojės, apo zonat pėrreth. Pėr sa u pėrket miniaturave tė ungjillorėve qė janė shtuar nė njė fazė shumė mė tė vonė (fundi i shek. XIII), bėhet fjalė pėr punėn e njė piktori shumė tė mirė, nga punishtet e Konstandinopojės gjatė periudhės sė parė paleologe.


Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 08-11-2013 mė 13:29
-
-
-
-
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt