Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Ushtarët serbë zbuluan krimet e eprorëve të tyre mbi shqiptarët



    Kapitenin Pavle Gavrilovic (48) nga Leskovci , ish-komandant i një Batalioni të Brigadës së motorizuar 549 të Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave dhe rreshterin Rajko Kozlina (37) nga Beogradi, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi dje I ka akuzuar se kanë vrarë 27 civilë shqiptarë në Ternje të Suharekës, më 25 mars 1999.

    Në mesin e dëshmitarëve, përveç civilëve të mbijetuar shqiptarë, janë edhe D.M. dhe M.E., pjesëtarë të dikurshëm të grupit të parë luftarak të këtij batalioni të cilët kanë refuzuar urdhrin për vrasjen e civilëve shqiptarë

    Gavrilovic, i cili ka urdhëruar sulmin kundër civilëve në fshat, më 25 mars ka tubuar eprorët e tij vartës, ndër ta edhe Rajko Kozlina dhe ka dhënë urdhër që të vriten civilët, me fjalët: “'Nuk guxon të ketë të mbijetuar”, njofton “Blic”, transmeton reporteri.

    Sipas urdhrit, kjo do të thoshte spastrim i fshatit dhe vrasje të banorëve.

    Eprorët, ndër të cilët edhe rreshteri Kozlina, i ndau ushtarët në tri grupe luftarake që hynë në fshatin Ternje dhe gjatë aksionit vranë të paktën 27 banorë.

    Kozlina akuzohet se me rastin e hyrjes në fshat ka vrarë pas shpine plakun Maliq Voca si dhe ka urdhëruar ushtarë që të hapin zjarr duke vrarë 16 civilë.

    Dy të akuzuarit tani janë oficerë të ushtrisë së Serbisë.

    http://www.zeri.info/artikulli/20027...mbi-shqiptaret

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ushtarët serbë zbuluan krimet e eprorëve të tyre mbi shqiptarët

    serbet jane ortodokse, ata besojne. kjo eshte arsyja qe nga frika tek zoti ata do i kallezojne krimet e veta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •