Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Tentohet të rëzohet busti i Ahmet Zogut

    "Atentat" ndaj Ahmet Zogut

    Në ditët e fundit të pushtetit, ish-Kryeministri, Sali Berisha u përpoq të restauronte imazhin e Ahmet Zogut. Berisha i referohej atij si formues të shtetit shqiptar. Përveç kthimit në atdhe të eshtrave të tij, u mundësua edhe ngritja e një busti në sheshin “Zogu I-rë”.

    Ndaj këtij veprimi ka pasur shumë zëra kundër. Ndërsa mbrëmë disa të rinj kanë tentuar të rrëzojnë këtë bust.

    Të rinjtë kanë shkruar në bazamentin e bustit “Poshtë hajduti i floririt” dhe më pas e lidhën me litarë për ta rrëzuar. Por mbërritja e shpejtë e policisë ka bërë që të rinjtë të mos ia arrijnë qëllimit.

    Shekulli

    Emri:  zogu.JPG

Shikime: 1046

Madhësia:  31.2 KB

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Tentohet të rëzohet busti i Ahmet Zogut

    si ka mundesi,ate e don populli.....??

  3. #3
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Tentohet të rëzohet busti i Ahmet Zogut

    Qenkan riaktivizuar njesitet guerrile.
    relata refero

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tentohet të rëzohet busti i Ahmet Zogut

    Poshte hajduti qe e beri Shqiperine shtet dhe fshatin Tirane kryeqytet!

    Rrofte shoku Enver qe nuk i gjendet varri!

    Albo

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Tentohet të rëzohet busti i Ahmet Zogut

    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Qenkan riaktivizuar njesitet guerrile.
    mos u habit fare per kete gje..i ke ne qeveri mo..kan ike eterit por kan ardhe te binjte..nuk harrohet zanati i vjeter..ja ke kryeministrin qe ka marre mesime nga i jati si te denoje me varje poete e disidente..politiken e jashtme ta ben djali i komunist sulejman bushati qe cka ti vinte ne dore e bente pa pase dhimbjen me te vogel..ke te tjere e te tjere qe po vene ne zbatim ate qe jua kan mesuar prinderit e tyre..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Tentohet të rëzohet busti i Ahmet Zogut

    Kelyshet e kuq kane filluar aktivizimin e njesiteve guerile, por i kane ditet e numeruara.
    Mbreti Zog ndertoi shtetin modern shqiptar, Enveri ate GJAKATAR, e keta jane KELYSHET E TIJ !!!!!!!!!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Tentohet të rëzohet busti i Ahmet Zogut

    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Kelyshet e kuq kane filluar aktivizimin e njesiteve guerile, por i kane ditet e numeruara.
    Mbreti Zog ndertoi shtetin modern shqiptar, Enveri ate GJAKATAR, e keta jane KELYSHET E TIJ !!!!!!!!!
    Kur Konica,Noli ....etj,perkthenin dhe jepnin leksione perendimore,Zogu apo Zogolli,milte dhite akoma ne Mat.

  8. 2 antarët më poshtë falenderuan Alti Elezi për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Gentian_gr (10-11-2013),iliria e para (09-11-2013)

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Tentohet të rëzohet busti i Ahmet Zogut

    Ahmet Zogu per shumicen absolute te shqipetareve eshte perfundimisht i diskredituar...
    Njerezve te tille, te cilet edhe ashtu keqperdoren politikisht, nuk duhet ngritur buste.

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tentohet të rëzohet busti i Ahmet Zogut

    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Kur Konica,Noli ....etj,perkthenin dhe jepnin leksione perendimore,Zogu apo Zogolli,milte dhite akoma ne Mat.
    Ahmet Zogu ishte 18 vjec kur firmosi dokumentin e shpalljes se pavaresise ne Vlore ne 1912.
    Ishte 26 vjec kur 8 vjet me pas u be nismetari i Kongresit te Lushnjes ku u hodhen bazat e shtetit modern shqiptar.
    Ishte 26 vjec kur fshatin Tirane, cifligun e Toptaneve, e ktheu ne kryeqytet te Shqiperise ne 1920, duke e zhvendosur qeverine nga Durresi ne Tirane.


    Ne 1912 i biri i beut te Konices, ishte duke punuar si agjent i ministrise se jashtme austro-hungareze, e cila sponsorizonte gazeten Albania. Dhe kur mesoi qe Ismail Bej Vlora shpalli pavaresine e Shqiperise ne Vlore, u xhindos aq shume, sa ishte hera e pare dhe e fundit qe mori rrugen drejt Shqiperise, per t'u bashkuar me Esat Pashe Toptanin dhe per te themeluar "qeverine e Durresit" e per te minuar pavaresine e Shqiperise e punen e qeverise se Vlores drejtuar nga Ismail Bej Vlora.

    Kurse Imzot Theofan Noli ne 1912, ishte duke shkruajtur artikuj ne gazeten Dielli ne Boston, duke i mbushur mendjen shqiptareve te atjeshem se Shqiperia nuk ekzistonte dot si e pavarur, pa mbrojtjen e Turqise! Dhe ne 1920 e ne vitet ne vazhdim, Noli e kompani u kthyen ne kundershtare politike te Ahmet Zogut dhe i bene edhe atentat ne Kuvendin e Shqiperise, i bene edhe "revolucion bolshevik" nga varrimi i komunistit Avni Rustemi ne Vlore.

    Ti ka mesuar keto gjera shoku Enver ne Veprat e tij, tek i lexoje me endje duke kullotur dhite qe ze ne goje me lart?

    Enver Hoxha shkoi ne France per studime, me burse te paguar nga qeveria e Zogut, per te krijuar intelektuale te rinj me kulture perparimtare evropiane! Ngeli ne klase e perjashtuan edhe nga shkolla dhe u kthye me bisht ne shale ne Shqiperi.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-11-2013 më 22:44

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Tentohet të rëzohet busti i Ahmet Zogut

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    ...

    Enver Hoxha shkoi ne France per studime, me burse te paguar nga qeveria e Zogut, per te krijuar intelektuale te rinj me kulture perparimtare evropiane! Ngeli ne klase e perjashtuan edhe nga shkolla dhe u kthye me bisht ne shale ne Shqiperi.

    Albo
    Fati i tij...
    Po te mos ngelte dhe perjashtohej, sot nuk do ta njihte askush.
    Keshtu ka siguruar vend te perhershem, se paku per disa shekuj, ne historine e Shqiperise, te Europes dhe te botes.

    Shumica e diktatoreve dhe udheheqesve politik te vendeve(koloni) kane ngel, jane perjashtuar apo nuk kane perfunduar shkollim te rregullt.
    P.sh.:
    Lenini
    Stalini
    Hitleri
    Musolini
    Caushesku
    Tito
    ...
    Pra, disa nga njerezit me te njohur dhe te rendesishem te historise njerezore kane qene "te pashkolluar".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 09-11-2013 më 23:08

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •