– Policia italiane ka arrestuar 46-vjeçarin danez Ulrik Andersen, nën akuzën e abuzimit seksual. Sipas mediave italiane, 46-vjeçari i vetëshpallur shenjt, shkonte në familjet që vuanin dhimbjen për humbjen e një njeriu të dashur, apo kishin sëmundje të rënda dhe u premtonte se do tu largonte vuajtjet, vetëm duke kryer marrëdhënie seksuale me të.
Sipas autoriteteve italiane, “shenjti” përdorte personalitetin e tij të fortë, argumentet se dispononte fuqi magjike dhe i kërcënonte “viktimat” e tij, duke i detyruar ti jepnin para, të merrnin pjesë në orgji, apo të kryenin marrëdhënie seksuale me të.
Hetimet për 46-vjeçarin Andersen kanë nisur që prej vitit 2012, pasi tre gra e kanë denoncuar në polici, duke e akuzuar për përdhunim. Një 30-vjeçare e cila vuan nga një sëmundje gjenetike që i shkakton dhimbje të forta në kokë dhe këmbë, i tregoi policisë se përmes një shoku ishte lidhur me “shenjtin e vetëshpallur”, i cili i kishte thënë se për të lehtësuar dhimbjet ajo duhet të transmetonte dashurinë për Zotin duke kryer 2-3 herë në javë marrëdhënie seksuale me të. 46-vjeçari i kishte bërë vajzës një lavash truri, duke e larguar nga familjarët, në mënyrë që ajo të mos i tregonte askujt ato që po bënte. Pas pak kohësh, 30-vjeçarja e kuptoi se kishte rënë viktimë e një mashtrimi dhe bëri denoncimin në polici.
Tashmë, 46-vjeçari danez pritet të përballet me drejtësinë italiane, nën akuzën e abuzimit seksual me persona në gjendje të rënduar psikologjike.
BALKANWEB
Krijoni Kontakt