Skicė pėr njė elegji
Ja
Kjo shtėpi
Ka njė tė vrarė
Dhe kjo kėtu
Dhe kjo pranė saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo
Ja
Dhe ajo shtėpi
Ka njė tė vrarė
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranė saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo
A.K.
Skicė pėr njė elegji
Ja
Kjo shtėpi
Ka njė tė vrarė
Dhe kjo kėtu
Dhe kjo pranė saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo
Ja
Dhe ajo shtėpi
Ka njė tė vrarė
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranė saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo
A.K.
Si e krijoi Zojsi Dardaninė
Nuk dihet
Nga koka a nga kofsha
Zojsi nxori Dardaninė
Dhe e deshi, e deshi, shumė e deshi
Nga dashuri e madhe
Kish rrezik ta mbyste
Sot e atė mot
E varim nė dardhė
Dashurinė e tij tė madhe
Dhe kryqin e marrim nė shpinė
Duke pritur tė ndodhė mrekullia
Eshtrat i bėjmė grumbull
Nė Kodrėn e Kafkave
P.S. Zojsi = Zeusi...
Dhe ikim ikim ikim
Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamė
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janė tė lara nė gjak
Ndodh largohemi nga rrugėt
Qė klithin nė fytyra fėmijėsh
Dhe i mbyllim sytė
Kur Mezia i ngul ushtėn
Demit tonė tė Zi
Nė Mozomazinė e pėrhumbur
Dheu na rrėshqet nėn kėmbė
Duke pritur Gjergjin e Ri
Ai do tė vijė
Ti do ta ēosh patjetėr
Ne do tė dalim dhe do ta presim
Me tupan e me zurna
Do ta marrim do ta hipim
Lart mbi supe
Do t'i brohoritim
Derisa tė mos kemi zė
Ai do tė vijė
Se ne e presim
Si Shpėtimtarin si Shėlbyesin
Do tė shkelė kėmbėzbathur
Mbi Dheun tonė
Do tė ndezė qirinj
Te varret tona
Ai do tė vijė
Ne e shohim ėndėrr pėrnatė
Ėshtė kripėgjatė
Dhe nuk i trembet bishės
Qė s'na lė tė dalim
Nga portat e qytetit
Ai do tė vijė
Ta therė nė fyt bishėn
Do t'i pastrojmė puset
Do tė gjuajmė peshk
Dhe shpesė dhe kafshė
Do t'i njomim flitė pėrsėri
Ai do tė vijė
Se ne e presim
Se ne vdesim pėrditė e mė shumė
Se qyteti bie erė kufomė
Vdekja e dytė e Gjergjit*
Kur derdhet atdheu nė det
Shkulet shkėmbi fusha mali
Terri derdhet me shtėmba
Dhe thikat vezullojnė
Vlorėn e zėnė ethet e dridhet
(Babi, do t'i kenė tretur
Gjergjit eshtėrat
Se Atdheu po derdhet
Pėrsėri nė det)
Drilonit s'mund t'i them
Ji i fortė
Dritoni ėshtė bėrė dhé
Dhe ata po e shohin
Se s'ėshtė kjo mė
Lojė me qen e mace
* Vjershė pėr eksodin e madh nė Shqipėri
Ėndrra... pastaj Vlora
Diqysh shkuam nė njė planet tjetėr
Ku kishte bukė qumėsht mish
Dhe skishte milicė
Shqiptarėt ishin shumė tė mirė
Preheshin hijeve
Hidhnin valle shesheve
Bėnin dashuri tė mėdha
Disi... kur hyri Vlora nė dhomė
Babi mbrėmė me dy orė natė
Na shkallmuan derėn pėrsėri
Ata qė smund tu zė emrin nė gojė
Jeta nė Mozomazi
Nė Mozomazi mund tė vdesėsh ēdo ēast
Tė kėputesh si lule nė erė
Dhe tė vazhdosh sė jetuari pas vdekjes
Me tė gjallėt e vdekur pėrreth
Qė ruajnė kujtimin tėnd tė pėrgjakshėm
Si vashėn e mallit tė parė
Nė Mozomazi jetohet pėr mrekulli
Aktor mund tė jesh kur tė duash
Dhe tė ndėrrosh jetė kur tė tė teket
Si njė aktor i palodhshėm tragjik
Ja pse nė Mozomazi pihet shumė raki
Dhe pagjumėsia bėhet ėndėrr e ankthshme
Dhe njerėzit kanė turp tė gjallojnė
Karshi thneglave milingonave karkalecave
Qė kryejnė punėt e ditės e natėn ēojnė dashuri
Zot
Nė Mozomazi nuk shihet njeri
Se nata bie aq shpesh
Dhe terri ėshtė aq pis
Ēdo gjė qė lėviz ecėn fluturon
Shoqėrohet lehaqensh larashėsh laureshash
Kthimi i dritėsorėve
Dritėsorėt do tė kthehen
Me leshra tė kėrleshur
Me thonj tė paprerė
Me trup-duar-fytyrėdheu
Do tė pėrplasen brenda
Do tė na zėnė pėr fyti
Do tė na shkulin pėr flokėsh
Dhe ne sdo ti shohim
Se ata janė prej drite
Se nuk bėjnė hije mbi dhé
Ata e kanė pushtuar
Zemrėn e tokės
Dhe kupėn e qiellit
Dritėsorėt do tė kthehen
Tė na mėsojnė zejėn e vdekjes
Tė na japin pak zemėr tė tokės
Pak kupė tė qiellit
Tė dehemi dhe ne
Me hirin e zjarrit
Tė mos jemi vetėm hije mbi dhé
Vjershė ekspresioniste
Qielli ka ethe
Dhe mban erė gjak
Nga zogjtė e hekurt
Qė i therin gjirin
Mjeshtrit e vdekjes
E punojnė shkel e shko tokėn
Koka duar kėmbė
Hedhin ngado
Si ti mbledh gjymtyrėt
Para se tė bjerė nata
Dhe ti kall nė dhe
Para se tu bien nė erė
Larashėt oshėnarėt
Mungesa e lirisė
Ti ishe
Njė mėngjes i freskėt
Qė lėshonte
Tinguj tė kthjellėt
Dhe ishe njė kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erė me ngjyrė
Mbytje ēdo gjė pėrreth
Nga duart nga yjet
Si nga njė libėr i hapur
Mund tė parathoshe ēdo gjė
Si fatthėnė e rysur qė ishe
Po jepeshe lehtė
Si njė kafshė
E lodhur nga ndjekjet
Se nė flokė
Nė ballė
Nė sy
Kudo
Tė vihej re
Mungesa e lirisė
Krijoni Kontakt