Viti i qenve




Arben Shehi



perendimSikurse ndodhte prej kohėsh kambanat e mėdha tė kishės franēeskane qė ranė shumė herė me ndėrprerje tė shkurtra, i kumtonin mbėrritjen e sė dielės. Kisha ishte shumė afėr shtėpisė sonė, nė rrugėn paralele me Piacėn e Madhe, dhe kambanat e saj ndiheshin sikur binin shi mbas dritareve tė dhomės sė gjumit. Ndėrkohė, kur donte tė paktėn edhe tri javė deri pėr Krishtlindje, Gjystina u kujtua qė ishte ende nė shtresat e ngrohta tė shtratit, madje i erdhi mirė qė mund tė sillej edhe pėr pak kohė brenda tyre. Nga nėnkresa tjetėr vinte era e njohur e tė shoqit, i cili gjithashtu kishte marrė tė njėjtin zakon si tė sajin. Tė paktėn pėr vitet qė qenė bashkė pas martesės. Kishte ndodhur qysh nė ditėt e para kur kishin ndarė sė bashku krevatin bashkėshortor. Nė fillim ajo ishte ēuditur nga madhėsia e atij shtrati, por shumė shpejt po ashtu ishte ēuditur me vetė habinė e saj. E mėsuar kėshtu qė nė fillimet e rinisė, Gjystina flinte krejtėsisht e zhveshur. Madje edhe njė kėmishė nate e hollė nė netėt mė tė ftohta tė dimrit, i dukej se mund t’ia prishte kėnaqėsinė e tė ndierit mirė nė ngrohtėsinė qė krijohej midis shtresave dhe trupit tė saj lakuriq. Kjo gjė e kishte habitur Faikun nė netėt e para tė pasmartesės, aq sa gati i kishte pėrligjur fjalėt mbi pėshtjellimin e burrit tė saj tė parė, piktorit impotent. Gjystina ishte kaq tėrheqėse dhe ftuese sa pėr tė dyshuar nė natyrshmėrinė e lindur femėrore tė saj dhe tė ndonjė prirje hiperseksualiteti.

Gjithsesi ata kishin konsumuar shumė marrėdhėnie, veēanėrisht nė vitin e parė tė martesės. Ajo e kishte dėshiruar me verbėri njė fėmijė, gjė qė edhe Faiku ishte bindur se duhej t’ia jepte, ndoshta pėr mėnyrėn e veēantė dhe prindėrore me tė cilėn ajo ishte lidhur me vajzėn e gjetur, Florėn e vogėl, tė paqtė si njė engjėll. Gjystina qe kėnaqur nga gatishmėria e tė shoqit, dhe kėsisoj nuk ishin ruajtur as nė ditėt mė tė papėrshtatshme pėr tė. Konsumi kishte qenė i plotė dhe pasionant, qoftė edhe nė netėt kur ai kthehej thuajse i dėrrmuar nga dita e punės. Por i mjaftonte futja nė shtresat e ngrohura nga kurmi i mrekullueshėm i Gjystinės, pėr tė harruar gjithēka. Mėnyra se si ajo futej poshtė tij, si gjendej papritur pėrsipėr duke ia shfaqur tė gjitha pjesėt e saj tė hirshme dhe tė dėshirueshme, e kishte kthyer atė burrė tė heshtur dhe serioz nė njė dashnor pasionant, si nė ditėt mė tė bukura tė rinisė sė largėt. Gjystinės i pėlqente pjesa e tij burrėrore, si mė e qenėsishmja, dhe shpesh kishte menduar se si mund te ishte njė burrė pa kėtė veti mashkullore. Nė tė kundėrtėn e tij, mungesėn e fjalėve tė Faikut ajo e mbulonte me femėrinė e saj. Veēanėrisht nė momentet e skajshme, kur orgazma e lagte tė gjithėn, nė herėn e parė e tė dytė, dhe kur i shoqi ishte nė gjendje vazhdonte edhe herėn e tretė, deri nė tė zbardhur. Kjo ndodhte zakonisht tė shtunave nė darkė vonė, ngaqė tė nesėrmen ishte ditė pushimi, me pėrjashtim tė rasteve kur kishte ndonjė detyrim me korin e kishės. Gjė qė po ndodhte edhe sot, nė atė mėngjes zgjimi tė sė dielės nga zhurma e mrekullueshme e kambanave tė kishės franēeskane.

Meqenėse Faiku nuk ishte mėsuar tė flinte si ajo, pa rrobat e natės, kėnaqėsia e njė dite tė tillė fillonte sėrish me njė lėvizje qė e kėnaqte sė tepėrmi. Ajo ia merrte ngadalė dorėn e tij tė madhe nė dorėn e saj tė vogėl, dhe e shtrirė pėrmbys nė shtresat e ngrohta ia drejtonte nė zonėn e saj mė tė zjarrtė. E linte qė ai ta pėrkėdhelte lehtė dhe ngadalė nė errėsirėn e papėrballueshme tė kėnaqėsisė sė saj. Kur dora e tij mbetej pas disa minutash e palėvizur, e heshtur dhe e pagojė, ajo gjithashtu nuk lėvizte mė. Rėndesa e trupit tė saj, si nė qendėrsinė nga ku niste gjithēka nė kėtė jetė, e zbuste dorėn e madhe tė tė shoqit duke e shndėrruar mė pas nė njė copė gjymtyre pa kurrfarė vlere. E diela qe kthyer nė ditėn e saj mė tė patjetėrsueshme; me dėshirėn pėr afrimin e sė cilės, ajo e kalonte gjithė javėn nė heshtjen e mbuluar me femėrinė e saj ēuditėrisht ulėritėse.

A mund tė kishin ata tė dy njė fėmijė? Pėr herė tė parė iu duk se kambanat nuk po binin si gjithherė: tė gėzueshme dhe miqėsore. Madje pati pėrshtypjen e befasishme se kambanat kishin kohė qė binin tjetėrsoj, jo si nė vitin e parė, kur gjithēka mbėshtillej nga ngrohtėsia e trupave tė tyre brenda shtresave gjithashtu tė ngrohta, nė atė shtrat martesor, habitshėm pėrtej ēdo pėrmase normale. Si pa e ndier, rrethuar nga pasioni i netėve tė kaluara sė bashku nėn gjithė atė konsum gati trevjeēar, dėshira e saj ishte zbehur, madje ishte tretur bashkė me dushin e ēdo mėngjesi, ndėrsa shpresonte marrėzisht qė linjat e trupit tė saj tė ndryshonin. Nė tė njėjtėn kohė qė ndiente ujin e ngrohtė t’i rrėshqiste nga lart nėpėr gjithė kurmin e bukur dhe habitshėm tė pandryshuar nga mosha, madje edhe ndėrsa prekte lehtas me dorėn e hajthme gjinjtė ende tė fortė dhe mė pas e rrėshqiste mbi pubisin e ėndėrruar prej shumėkujt nė qytet, mendonte me alarm pėr kohėn qė ikte ēmendurisht, tashmė nė drejtim tė kundėrt me dėshirėn e saj pėr t’u bėrė nėnė.

Njė orė mė vonė, teksa po gjerbte kafenė e mėngjesit, nė qoshkun e dhomės sė bukės (aty ku pėr fat tė keq flinte edhe e bija), Faiku vuri re fytyrėn e bukur tė Gjystinės, ēuditėrisht nėn njė hije mėrzie lehtėsisht tė lexueshme. Para sė gjithash anash syve.

- Ke parė ėndrra tė kėqija? – e pyeti ai gati shkarazi. Por ndėrsa nuk mori njė pėrgjigje, mendoi se zėri i tij mund tė kishte qenė i ulėt.

- Gjyze! – vazhdoi ai, me njė ton tepėr mė tė lartė, duke pritur qė e shoqja t’i pėrgjigjej tė paktėn shqiptimit tė emrit. E ndjeu se nuk ishte aspak ashtu. Iu afrua nga mbrapa dhe ia mbėshteti buzėt mbi flokėt e mbetura ende me aromėn e shtresave ku deri pak mė parė kishin qenė aq afėr. Nuk mund tė pohonte, por as edhe tė thoshte se nuk e priste: gjithė ai kurm i drejtė dhe i pathyeshėm, veēse nga ngrohtėsia pėshtjelluese e shtresave, u drodh fort si njė pemė qė e tundin erėra tė forta. Iu ngjit ngadalė nė tė gjithė lartėsinė e trupit tė saj, ndėrkohė qė po ndiente se gjithashtu edhe ajo nuk po e kundėrshtonte atė dyzim fizik. Tani gjėrat lexoheshin pa kurrfarė vėshtirėsie pėr t’i deshifruar. Ajo nuk po shfaqte asnjė shenjė se do tė donte t’i largohej atij afrimi, madje pėr mė tepėr drithėrimi i lehtė dhe i pandėrprerė i kurmit tė saj linte tė dukej qartazi se kish dėshiruar pikėrisht atė. Faiku mendoi se edhe mund t’i thoshte fjalė qė mund ta qetėsonin, tė paktėn pėr atė mėngjes tė nisur jo mirė, ndonėse nėn muzikėn festive tė kambanave tė kishės franēeskane, korin e sė cilės e drejtonte e shoqja. Madje do tė kishte dashur tė shtonte qė edhe ai po e dėshironte gjithashtu tė njėjtėn gjė, por me sa duket ishin punė tė Zotit dhe nė njėfarė mėnyre do tė duhej tė luteshin mė tepėr, ose duhej tė prisnin qė Ai tė bėnte punėn e tij, kur ta shihte tė mundshme…

Megjithatė ai nuk i tha asnjė prej kėtyre fjalėve, qė atij trupi ende tė dridhur nuk do t’i bėnin asnjė efekt, mė sė shumti do ta pėshtjellonin edhe mė. Ia ktheu fytyrėn e bukur nga vetja dhe nuk u pėrpoq t’ia fshinte lotėt qė po i rrokulliseshin nga nėnqepallat e qullura, pėr t’u mbledhur anash buzėve tė bukura dhe mishtore. E puthi pikėrisht aty, duke ia marrė njė pjesė tė madhe tė tyre, qė ndoshta qe njė pėrmbledhje e shpejtė e gjithēka kishte rreshtuar nė mendje t’i thoshte pak sė pari.

- Do tė bėhet mirė! – i tha ngadalė dhe gjithė dashuri, ndėrsa harronte gjithēka tė tijėn qė fillonte nga ajo pragmbrėmje e largėt, nė shtėpinė e shokut Koqo Byberi. Bile pati kohė qė tė risillte ndėr mend fytyrėn dhe vėshtrimin pyetės tė Gjystinės kur ai sapo qe kthyer nė shtėpi, tė lėnė pa pėrgjigje prej tij, pėr tė mos llogaritur belbėzimin ndėrdhėmbės tė tij, “punė qensh”, qė nuk e mori vesh kush. U ndje nė faj. Pati kohė tė ndėrtonte silogjizmin e thjeshtė tė lidhjes sė pėrgjithshme tė gjithēkaje nė kėtė botė. Gjystina qė besonte, ose ngaqė ishte rritur me atė frymė, do ta kishte pėrligjur atė ēka ai po mendonte, por qė nuk arriti ta formulonte qoftė edhe shkarazi.

- Do tė bėhet mirė, – foli ai pėrsėri, duke parė thellė nė sytė paksa tė qetėsuar tė sė shoqes. – Mė beso!

Kishte kohė qė nuk qe mė i zoti t’i pėrballonte lotėt, sido qofshin ato.

Pėrpara se Gjystina tė dilte pėr nė orarin e meshės tė sė dielės, ai sėrish nuk harroi ta puthte pėrsėri, nė mėnyrėn mė qetėsuese qė ajo puthje do tė mund t’i komunikonte asaj.



* * *



At Gjergjin e hasi sapo iu afrua oborrit tė kishės. Donte edhe njėzet minuta qė tė fillonte mesha, dhe si pėrherė ai po ecte ngadalė nė oborrin e vogėl para saj. Kishte kohė qė e bėnte kėtė, nė shenjė mirėseardhje pėr ndjekėsit e meshės, pėrherė e mė tė pakėt. At Gjergji ishte ndėr ata pak priftėrinj qė kishin mbetur nė qytet, megjithėse nė moshė relativisht tė re. Tė tjerėt, mėsuesit e tij, apo udhėheqėsit shpirtėrorė, ishin rralluar pak e mė pak nė atė histori tė dhimbshme qė fillonte qė prej vitit tė largėt ’45. Atėherė kishte ndodhur edhe hataja. Ishin burgosur, dėnuar, pushkatuar, varur apo njė pjesė e madhe ishin ridėnuar, dhe pas njė periudhe lirie ishin punėsuar si bojaxhinj, berberė, kėpucarė apo hamej, ngado nė qytete e katunde; i kishin rikthyer nė burgjet e tmerrshme tė Burrelit e Spaēit, apo edhe tė punės nė kėnetat si ajo e Maliqit e shumė tė tjera kėsodore. At Gjergjin e kishte shpėtuar pikėrisht mosha e tij. Ishte diku pėrtej tė dyzetave, por regjimi i ri i komunistėve e kishte gjetur djalė tė sapombaruar shkollimin dhe pa kurrfarė lidhje nė qytet. Origjinėn e familjes e kishte nga Zara e Jugosllavisė, por me rrėnjė prej malėsive tė Gjakovės. Kjo prejardhje e kishte shpėtuar. Nėn miqėsinė e komunistėve me jugosllavėt, ai ishte konsideruar “pa rrezik”, dhe kėsodore e kishin pėrjashtuar prej listave tė pogromeve fetare. Kishte filluar si famullitar nė njė prej kishave tė periferisė dhe mė pas, burrė rreth tė tridhjetave, ishte caktuar prift i kishės sė franēeskanėve, me lejen e komunistėve, shi ngaqė nuk kishte asnjė lidhje nė qytet. Qė nga ajo kohė jetonte nė afėrsi me njeriun e vetėm tė mbetur nga trungu, vėllanė e madh, Lushin, tė atin e Toninit, ose Tonos, shokut tonė “tė grupit”. Kjo ishte gjithēka ai kishte nė kėtė botė, me pėrjashtim tė disa kushėrinjve tė largėt, mbetur nė tokat e tė parėve, afėr qytetit tė famshėm verior, me emrin prejardhės gjaku, tashmė pjesė e shtetit tė ri jugosllav.

Ndėrsa po priste edhe disa minuta pėr t’u kthyer brenda nė kishė, At Gjergji kujtoi jo pa dhimbje se si kishte ndryshuar planimetria pėrreth kishės. Ndėrtesa e madhe ngjitur (kuvendi i fretėrve ku strehoheshin gjithashtu edhe miqtė apo bujtėsit e saj) ishte tashmė njė “shtėpi popullore”, ku jetonin shumė familje, kryesisht oficerėsh tė ulėt, qė ndėrroheshin nė ēdo njė-dy vjet. Po ashtu ndėrtesa tjetėr, njė vilė dykatėshe me oborr tė madh e gjithė lule, pjesė e kuvendit tė fretėrve franēeskanė, ishte kthyer nė kopsht fėmijėsh. Ndėrtesa tjetėr ngjitur, pjesė e kuvendit, qe shndėrruar nė shkollė 8-vjecare. At Gjergji kish thėnė ndėr vete se gjėja mė e mirė, tė paktėn qė i kishte mbetur pa ia marrė kishės (edhe atij sigurisht), ishte Zoti. Kishte shpėtuar se ishte tepėr lart, aty ku histeria komuniste nuk kishte mbėrritur pėr 22 vjet rresht. Tė paktėn nuk kishte mundur deri mė tash t’i ndante njerėzit prej Tij. Lutju Atij, – i tha vetes, – vetėm Atij. Gjithēka tjetėr ėshtė idiotėsi! Ajo mbetej edhe koraca mė e fortė pėr t’u mbrojtur dhe ecur nė jetė… me shpresė, me besim.

U fut brenda nė kishė. Bėri rrugėn deri te altari, me hap tė shpejtė. Kori i xhakonėve ishte gati. Gjystina po priste veē njė shenjė prej tij pėr tė filluar. Ngriti paksa kokėn dhe hodhi njė vėshtrim tė shpejtė nė sallė. Nė stolat e gjatė, tė pėrkulur nė gjunjė, nė pritje tė muzikės, korit dhe meshės, ishin vetėm pesė-gjashtė vetė. Ngriti kokėn lart. Mbylli sytė si pėr njė lutje tė gjatė. Ani, erdhi pėrgjigjja, Zoti nuk bėn llogari me numra! Ani, tė gjithė do kthehen njė ditė!

Uli kokėn dhe muzika filloi bashkė me zėrat fėminor tė xhakonėve dhe lėvizjet e lehta tė duarve tė Gjystinės.

Pas pak do tė thoshte meshėn, njėlloj si nė ditėt mė tė mira kur nė sallė kishte njerėz edhe nė kėmbė, nė fund tė saj, thellė, diku afėr portave pėrherė tė hapura… Ani!

Menjėherė pas meshės, sapo xhakonėt lanė sallėn e kishės, Gjystina u fut me shpejtėsi nė dhomėzėn e vockėl tė rrėfimit, si tė mos donte ta shihte askush. At Gjergji e kish kuptuar thjesht nga vėshtrimi i saj nė oborrin para kishės. Ai mbėrriti pak ēaste mė vonė nė anėn tjetėr tė dhomės sė rrėfimit, me njė parandjenjė qė ajo kėrkesė pėr rrėfim kishte diēka jashtė njė procedure tė zakonshme.

Parandjenja e tij, nė kėtė rast thjesht si njeri, nuk e kishte gabuar. Ishte njė dėnesė qė vinte nga ana tjetėr e dhomėzės, nga ku rrėfimtarja nuk arrinte tė artikulonte me shumė se gjysma fjalish dhe fjalėsh tė mbetura nė atė hapėsirė tepėr tė vogėl, qė i mbivendoseshin njėra-tjetrės. Midis atyre dy-tri gjysma fjalėsh tė shqiptuara keqas dhe qė ripėrsėriteshin si pėr tė pėrligjur kėrkesėn pėr ta shpėtuar nga e keqja rrėfimtaren e bukur, At Gjergji arriti tė veēonte fjalėt njė fėmijė dhe im shoq. Zėri i saj dridhej aq shumė prej lotėve, sa ai do tė kishte dėshiruar me gjithė shpirt, po tė kishte mundėsi, qė ta zgjaste dorėn pėr t’ia fshirė nga ana tjetėr e dhomėzės sė vockėl tė rrėfimit. Megjithatė, At Gjergji formuloi vetėm njė pyetje, relativisht tė gjatė, qė pėrmbante shumė fjalė, megjithėse ishte tepėr i sigurt se nga ana tjetėr Gjystina nėn dėnesėn e pandalshme kishte mundur tė veēonte vetėm togfjalėshin “ti apo ai”, qė mbaronte me njė pikėpyetje tė madhe nė fundin e tij, shi si njė gur tmerrėsisht i rėndė pėr t’u lėvizur.

Gjystina doli sakaq nga dhomėza e rrėfimit, me mėdyshjen shoqėruese nėse duhej ta linte aty apo ta merrte me vete gjithė atė peshė tė ftohtė e tė pashpirt.

Kambanat vazhdonin tė binin, por ndoshta tani me atė ritmin e lodhur tė fundmeshės. Ajo e uli njė grimė vellon e kapelės sė errėt, qė iu ngjit pas fytyrės ende tė njomur prej lotėve.

Fragment nga romani i ri “Viti i qenve”, botimet “Toena”

http://www.standard.al/viti-i-qenve/