Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi? Nga Dr. Olsi Jazexhi

    Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi?

    Emri:  Forumi-islamik.jpg

Shikime: 1770

Madhėsia:  27.8 KB

    Dr. Olsi Jazexhi!

    1.
    Nė datėn 6 nėntor 2013 gazeta Express qė botohet nė Kosovė, dhe njihet si gazeta e SHIK-ut apo mė saktė media e gangsterėve qė mbajnė nė pushtet kryeministrin kosovar Hashim Thaēi, botoi njė shkrim me titull “Politikani qė mbron islamizmin nė Kosovė rezulton agjent i Kundėrzbulimit Serb (KOS)”. Shkrimi i cili ishte njė mish-mash faktesh, shpifjesh, kėrcėnimesh, dhe raportesh agjenturore i ngjante kryekėput shkrimeve qė botoheshin nė Shqipėri nė Gazetėn Shqiptare nė kohėn e Fatos Nanos kundėr muslimanėve. Kokteji i shpifjeve, kėrcėnimeve, aludimeve dhe fakteve qė ishin sjellė nė kėtė shkrim ishte gatuar nė mėnyrė tė atillė qė tė linēonin publikisht njėrin prej aktivistėve mė me famė tė Islamit nė Kosovė, Fuad Ramiqin. Spiunėt e Agjencisė sė Kosovės pėr Inteligjencė, apo tė kujtdo agjencie tjetėr qė kishin furnizuar Expressin me tė dhėna mbi Fuadin, nė raportin qė kanė botuar tregojnė se dinė shumė mbi Fuadin, tė cilin, edhe pse kundėr tij – mesa unė di – nuk ka ndonjė urdhėr prokurorie pėr hetim pėr ndonjė krim, rezulton se ilegalisht e gjurmojnė kėmba kėmbės sikur tė jetė armik i Kosovės. Spiunėrit e Thaēit dinin pėr shembull qė Ramiqi ka qenė njė nga themeluesit e Forumit Musliman tė Kosovės, qė ėshtė drejtuesi kryesor i Partisė LISBA, qė ka qenė veprimtar i LDK-sė, zėvendes i komandantit tė Forcave tė Armatosura tė Republikės te Kosovės gjatė kohės sė luftės, qė ka takuar kryeministrin turk Erdogan etj. Por faktet e dhėna nga gazeta Express, pėrziheshin me shpifje dhe aludime tamam si ato qė bėjnė apo bėnin nė Shqipėri islamofobė sikur Kastriot Myftaraj dhe Piro Misha.

    Agjencia e Kosovės pėr Inteligjencėn ėshtė njė organizatė e mbushur me katundarėt e cubat e Hashim Thaēit. Shumė spiunė qė punojnė sot pėr kėtė agjenci, besoj qė duhet tė vijnė nga ish-anėtarėt e bandave kriminale qė u ndėrtuan nė Kosovėn e pas luftės dhe bėn me qindra krime nė vend, ndėr tė cilat dyshohet qė tė jetė edhe vrasja e rivalit kryesor tė Hashim Thaēit, Ahmet Krasniqit. Megjithatė, tamam si nė tregimin e hajdutit qė thėrret “kapeni hajdutin” edhe nė shkrimin nė fjalė, autorėt anonimė tė traktit kundėr Fuad Ramiqit, e akuzojnė tė fundit si tė dyshuar nė vrasjen e eprorit tė tij nė FARK, e pėr mė tepėr e shpallnin agjent tė Kundėrzbulimit Serb (KOS).

    Hetimi i AKI-sė kundėr Fuad Ramiqit ėshtė kriminal, ilegal dhe kundėr tė gjithė ligjeve tė Kosovės. AKI-ja e ka tė ndaluar qė hetimet e saj t’ia jap mediave. Hetimet e saj duhet t’i jepen vetėm prokurorisė, kur prokuroria ngre njė akuzė kundėr njė qytetari. Gazeta Express qė ka botuar kėtė linēim ka shkelur ligjet e Kosovės nė shumė pika. E para shkelje ka tė bėj me faktin qė ajo i referohet dokumentave tė klasifikuara sekrete tė njė institucioni tė pavarur tė sigurisė siē ėshtė AKI. E dyta, edhe sikur raporti i AKI-sė tė jetė i vėrtetė kodi i gazetarisė nė Kosovė, ligji mbi privatėsinė, ligji kundėr shpifjes, ligji pėr lirinė e shprehjes etj nuk lejon qė kundėr qytetarėve kosovarė tė bėhen kėsi linēime publike. Edhe sikur Fuad Ramiqi tė ishte armik i Kosovės, fytyra, emri mbiemri dhe familja e tij duheshin mbajtur sekret sipas tė gjitha ligjeve nė fuqi nė Kosovė, pasi me shkrimin qė Express ka botuar ka vėnė nė rrezik jetėn e Ramiqit. E nė anėn tjetėr nėse Fuad Ramiqi do tė ishte agjent e kriminel siē gazeta Express pretendon, kundėr tij do tė duhej tė niste njė proēes penal-juridik, duhej tė hapej gjyq dhe tė shpallej fajtor nga gjykata. Vetėm pasi tė ishte gjetur fajtor pėr tė gjitha kėto akuza gazeta Express dhe spiunėt e AKI-sė mund tė publikonin shpifjet e tyre.

    2.
    Sulmi i ulėt dhe ilegal qė hafijet e Hashim Thaēit kanė bėrė kundėr liderit islamist kosovar nuk ėshtė as i pari dhe as i fundit nė historinė e fitneve, shpifjeve dhe sulmeve qė spiunazhet shqiptare kanė bėrė nė historinė e tyre kundėr qytetarėve tė Kosovės por edhe Shqipėrisė. Nė kėto 20 vite e fundit ne kemi parė si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, sesi spiunazhet e huaja dhe bashkėpunėtorėt e tyre shqiptarė kanė sulmuar njė sėrė figurash publike shqiptare. SHIK-u i Kosovės qėndron i akuzuar pėr bėrjen e njė numėr ekzekutimesh mafioze gjatė dhe pas luftės, ndėrsa nė Shqipėri, SHISH-i ka sulmuar politikanė e persona publikė nė vazhdimėsi nė vitet e fundit. Pjesė e sulmeve tė spiunazheve shqiptare kanė qenė edhe hoxhallarėt e besimtarėt muslimanė tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Nė Shqipėri psh. sipas dėshmive tė hoxhė Artan Kristos, ky i fundit u burgos dhe u akuzua pėr nxitje tė terrorizmit vetėm pėr faktin pse nuk pranoi t’ia shes shpirtin Shejtanit e tė bashkėpunojė me SHISH-in kundėr besimtarėve tė tjerė muslimanė. Nė Kosovė, hoxhė Shefqet Krasniqi e shumė hoxhallarė tė tjerė kanė qenė pre e sulmeve tė AKI-sė dhe organizmash tė tjerė, vetėm pėr faktin se ketė hoxhallarė gėzojnė mbėshtetje tė madhe nė opinionin publik dhe kundėrshtojnė politikat anti-islamike tė qeverive kosovare.

    3.
    Personat qė lexojnė kėtė shkrim mund tė pyesin; pėrse i sulmon dhe shpif AKI-ja dhe SHISH-i besimtarėt dhe aktivistėt muslimanė si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė? Dhe po ashtu, pyetja lind se ku qėndron problemi nė shkrimin qė AKI-ja ka botuar kundėr Fuad Ramiqit?
    Arsyeja pse AKI-ja, por me raste edhe SHISH-i i Shqipėrisė i sulmojnė besimtarėt dhe aktivistėt muslimanė sot nė Ballkan, lidhet me pozicionin gjeopolitik qė dy vendet shqiptare gėzojnė sot nė Evropė. Shqipėria dhe Kosova janė dy vendet e vetme me shumicė muslimane nė Evropė. Evropa dhe Perėndimi nuk i duan muslimanėt, e duke qenė se tė dy shtetet shqiptare sot janė haptazi koloni tė Perėndimit, guvernatorėt perėndimorė qė komandojnė Tiranėn dhe Prishtinėn nuk lejojnė nė asnjė mėnyrė qė nė dy vendet shqiptare muslimanėt tė kenė pushtet demokratik apo tė jenė pjesėmarrės nė politikėn e vendit. Ne kemi parė shumė qartė Kosovėn psh. e cila qė prej krijimit tė saj si satelit i NATO-s nė vitit 1999, ėshtė ngrehur si njė republikė militante laik-katolike. Shtetarėt jo-demokratik kosovar qė nga Atifete Jahjaga qė emėroi ambasadori Dell e deri te Hashim Thaēi qė u pėrzgjodh si lider i Kosovės nga Madeleine Albrighti – pėrkundėr Ahmet Krasniqit – nė mėnyrė tė vazhdueshme i kanė treguar opinionit publik kosovar se kėta dy kllounė janė vendosur nė pushtetin e Kosovės pėr tė luftuar Islamin e muslimanėt kosovarė. Kjo ėshtė arsyeja pse nė njė kohė qė nė shkollat e Kosovės dhe institucionet e saj publike, populli indoktrinohet me laik-katolicizėm, e herojtė e shtetit kosovar variojnė qė nga katoliku Skėnderbe e deri te Nėnė Tereza, vajzat me shami dėbohen dhunshėm nga aksesi ndaj arsimit dhe administratės publike. Qeveria kosovare dhe ambasadat e huaja qė komandojnė ushtrinė e “shoqėrisė civile” dhe mediale nė Kosovė, nė mėnyrė tė vazhdueshme, sulmojnė Bashkėsinė Islame tė Kosovės dhe kryemuftiun e saj, besimtarėt dhe ēdo demonstrim publik tė Islamit nė vend, me qėllim qė Islami dhe muslimanėt kosovarė tė nėnshtrohen, trėmben dhe pranojnė rolin e dhimive apo qytetarėve tė dorės sė dytė, nė republikėn e trafikantėve tė veshkave qė NATO ka ndėrtuar nė Ballkan.

    Arsyeja pse Fuad Ramiqi linēohet publikisht dhe ilegalisht nga spiunėt e Hashim Thaēit, tė cilėt e shpallin agjent serb dhe vrasės tė shokut tė tij, bėhen me qėllim frikėsimi dhe defamimi publik tė liderit islamist kosovar. Fuad Ramiqin e shkretė mė parė e kanė deklaruar si anėtar tė Hamasit, e tani nga Hamasi duan ta ēojnė nė Beograd.

    4.
    Sulmi qė bėhet kundėr Fuad Ramiqit synon qė me njė gur tė vrasė disa zogj. Zogu i parė qė AKI-ja e Hashim Thaēit kėrkon tė vrasė ėshtė “larja e duarve” me vrasjen e Ahmet Krasniqit. Logjika dhe faktet qė kemi parė deri mė sot mbi krimet e SHIK-ut nė Kosovė, tregojnė logjikshėm qė Ahmet Krasniqin e vranė grupet kundėrshtare kosovare qė mė pas edhe morrėn pushtetin nė Kosovė. Akuzimi qė i bėhet zėvendėsit tė Krasniqit, Fuad Ramiqit si i dyshuar nė vrasjen e tij dhe si bashkėpunėtor i Beogradit, bėhet sipas stilit qė austro-hungarezėt vijuan nė Shqipėri nė vitin 1913-1914, kur shpifėn dhe akuzuan Esat Pashė Toptanin si vrasės tė Hasan Riza Pashės. Edhe pse dėshmi tė shumta tregojnė qė Hasan Riza Pashėn e vranė katolikė shqiptarė qė ishin nė shėrbim tė Malit tė Zi, austro-hungarezėt tė cilėt e kishin halė nė sy Pashėn e Tiranės, pėr famėn qė mori nė mbrojtėn e Shkodrės dhe mobilizimin qė i bėnte muslimanėve shqiptarė – ata pėrdorėn shpifjen kundėr tij nė mėnyrė qė ta kthenin nga hero nė armik tė Shqipėrisė. Kėtė gjė kėrkon edhe SHIK-u apo AKI-ja e Hashim Thaēit tė bėj sot me komandant Fuad Ramiqin. Ata duan ta diskreditojnė, ta bėjnė tradhėtar, ta izolojnė nga masat e kosovarėve qė e shohin si hero – e mė pas – nėse kanė mundėsi edhe ta eleminojnė sikur Ahmet Krasniqin. Nė anėn tjetėr, sulmi publik qė bėhet kundėr Fuad Ramiqit dhe shokėve tė tij, synon qė ti jap mesazh tė gjithė besimtarėve muslimanė nė Kosovė e t’u tregojė qė 1. Vėlla Hashimi ju survejon tė gjithėve, dhe 2. nėse doni tė drejta pėr Islamin nė Kosovė, Hashimi dhe Atifetja do t’u shpallin agjentė tė Beogradit dhe njė ditė mund t’u gjejė edhe fati i Ahmet Krasniqit.

    5.
    Unė e njoh personalisht Fuad Ramiqin. Ai ėshtė burrė i drejtė, fukara, besimtar musliman qė ka brengė pėr krimet qė po bėhen nė Kosovėn e pas luftės. Si shumė veteranė tė tjerė tė luftės ai jeton nė varfėri. Ndryshe nga cubat e Hashim Thaēit tė cilėt u pasuruan pas luftės duke vjedhur e grabitur pasuritė e popullit, Fuadi qė ėshtė i papunė, i parrogė dhe i diskriminuar publikisht nga regjimi laik-katolik kosovar, ka vendosur qė tė ndihmojė muslimanėt e Kosovės qė tė mbrojnė tė drejtat e tyre. Nėpėrmjet aksioneve tė tija qytetare por edhe politike publike ai lobizon pėr tė drejtat e muslimanėve nė Kosovė kudo e ngado. U kėrkon drejtorėve te shkollave tė lejojnė vajzat me shami tė vazhdojnė studimet, kėrkon qė nė Prishtinė e gjetkė tė ndėrtohen xhami nė mėnyrė qė muslimanėt tė mos falen nė borė e nė shi si fukarej, kėrkon qė nė Kosovė tė mbrohen vlerat e familjes tė cilat po shkatėrrohen nga invazioni kulturor i Perėndimit etj. Fuad Ramiqi ėshtė njeri idealesh tė larta. Ai nuk ėshtė langaraq si shumė politikanė tė tjerė kosovarė qė janė vėnė nė shėrbim tė agjenturave perėndimore tė cilat po LGBT-izojnė e degjenerojnė vendin. Me dijet dhe eksperiencėn qė ka, po tė ishte mynafik e oportunist, do tė ishte kyēur nė ndonjė parti politike tė korruptuar apo OJQ tė financuar nga Perėndimi e do tė kishte bėrė goxha lekė.

    Megjithatė ai nuk ka pranuar tė ndjekė kėtė rrugė. Ai ka vendosur tė ndjekė rrugėn e Shaban Polluzhės dhe herojve tė tjerė tė historisė sė Kosovės, tė cilėt nuk pranuan t’ia shesin shpirtin Shejtanit e tė bėhen me kaurėt e Beogradit apo Vatikanit. Nga qė i dhimbet Kosova dhe tradita e saj, ai ėshtė kyēur nė Partinė Lėvizja Islame Bashkohu. Nga qė i dhimbet Islami, ai i qėndron nė krah hoxhallarėve kosovarė dhe vajzave me shami, tė cilėt janė viktima tė vazhdueshme tė represionit policor dhe agjenturor tė regjimit tė Hashim Thaēit.

    6.
    Unė e njoh personalisht Fuad Ramiqin. Dhe me aq sa kam pare, dėgjuar e kuptuar, jam mėse i bindur se ai ėshtė njė burrė trim dhe fisnik, besimtar dhe veprimtar i arrirė. Ėshtė patriot shqiptarist dhe nė asnjė mėnyrė nuk do tė pranonte tė bashkėpunonte me Beogradin kundėr vendit tė tij. Sulmi personal dhe i ulėt qė u bė kundėr tij nga gangsterėt e Hashim Thaēit nuk ėshtė as i pari dhe as i fundit. Nė Shqipėri ne kemi parė sulme edhe mė tė ulėta nė kėto 20 vitet e fundit. Edhe unė personalisht jam sulmuar nga islamofobėt e Shqipėrisė, sikur Piro Misha me kompani, tė cilėt mė kanė akuzuar pėr agjent, ekstremist, shiit, vehabit e turlifarė shpifjesh, vetėm pėr faktin se kam mbrojtur nė vazhdimėsi tė drejtat e muslimanėve shqiptarė. Qėllimi i shpifjeve dhe sulmeve qė agjenturat bėjnė kundėr aktivistėve muslimanė nė Kosovė dhe Shqipėri, ėshtė qė t’i diskreditojnė, izolojnė e trembin aktivistėt nga puna fisnike qė ata bėjnė nė mbrojte tė fesė sė Muhamedit a.s.. Mynafikėt dhe fitnexhijtė kėrkojnė qė t’i izolojnė veprimtarėt nga besimtarėt. Ata duan qė muslimanėt shqiptarė tė jenė raja tė bindur taksapagues ndaj regjimeve tė Tiranės dhe Prishtinės, dhe nė asnjė mėnyrė tė mos i lejojnė qė tė kthehen nė qytetarė aktivė dhe vendimarrės nė vendet e tyre.

    7.
    Fuad Ramiqi dhe shokėt e tij qė luftuan pėr ēlirimin e Kosovės nga Serbia, nuk pranojnė qė tė jenė qytetarė tė dorės sė dytė nė Kosovėn tė cilėn ata e ēliruan vetė. Pėr kėtė arsye edhe linēohen e diskreditohen nė publik. Megjithėkėtė, unė jam i besimit qė shpifjet kundėr Ramiqit dhe shokėve tė tij nuk do tė pijnė ujė. Besimtarėt e vėrtetė kosovarė duhet tė kujtojnė ajetet e Kuranit nė suren Huxhurat ku Allahu i kėshillon besimtarėt qė tė mos besojnė shpifjet e njerėzve tė ligj kundėr njerėzve tė mirė. Pėr kėtė arsye unė edhe u apeloj qytetarėve kosovarė qė ti qėndrojnė nė krah Fuad Ramiqit dhe Partisė sė tij nė mbrojtje tė Islamit nė Kosovė, edhe pse spiunėrit e Hashim Thaēit do tė pėrdorin turlifarė taktikash pėr t’i thyer, trembur e diskredituar ata, ashtu siē bėn edhe qafirėt e Mekės kundėr Muhamedit a.s. dhe shokėve tė tij. Por, muslimanėt e Kosovės nuk duhet tė gėnjehen nga shejtanėrit e AKI-sė nė lidhje me Fuad Ramiqin. Ata duhet qė Fuadin ta gjykojnė sipas kėshillės sė Jezu Krishtit, i cili nė Ungjill na kėshillon e thotė qė: pema duhet gjykuar nga frytet e saj. E frytet e Fuad Ramiqit janė tė mira pėr Islamin e muslimanėt e Kosovės. Pėr kėtė arsye ai edhe duhet ndjekur e mbėshtetur!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi? Nga Dr. Olsi Jazexhi

    Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi?
    Perse te mos sulmohet Fuad Ramiqi...?!

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi? Nga Dr. Olsi Jazexhi

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Perse te mos sulmohet Fuad Ramiqi...?!
    Mos bej interesantin pa lidhje por thuaj troc cke per te thene.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi? Nga Dr. Olsi Jazexhi

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Perse te mos sulmohet Fuad Ramiqi...?!
    Sulmohėt kur posedon fakte, e jo kur thua se e dim edhe ēfar kafe pin ! Prandaj eshte agjent i serbis !

    Un se bej 'melaqe' Fuadin, por as nuk them se eshte agjent i serbis, sepse me keq se agjenti, e me i flliqt se dacici, del te jet vet Hashim Thaci me banden e tij kriminale te shik-ut ! Kjo faktikisht ka emrin qeveri-mafioze !!
    … ///

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Pėr: Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi? Nga Dr. Olsi Jazexhi

    Fuad Ramiqi ,nuk e di ne eshte apo jo agjent i Serbise vetem se e di me siguri(e njoh shume mire ate dhe familjen e tij) se Fuad Ramiqi nuk beson vertete ne ato qe thote rreth fese ,feja eshte menyra e vetme e mbetur per te dal nga veshtiresite ekonomike qe ka ,per kete te jeni te sigurt!
    Eshte i ngulfatur nga kredite ne banka ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ane : 11-11-2013 mė 09:17

  6. #6
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi? Nga Dr. Olsi Jazexhi

    Citim Postuar mė parė nga ane Lexo Postimin
    Fuad Ramiqi ,nuk e di ne eshte apo jo agjent i Serbise vetem se e di me siguri(e njoh shume mire ate dhe familjen e tij) se Fuad Ramiqi nuk beson vertete ne ato qe thote rreth fese ,feja eshte menyra e vetme e mbetur per te dal nga veshtiresite ekonomike qe ka ,per kete te jeni te sigurt!
    Eshte i ngulfatur nga kredite ne banka ...
    A e qesim ne gjyq ? …
    … ///

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Pėr: Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi? Nga Dr. Olsi Jazexhi

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi?

    Emri:  Forumi-islamik.jpg

Shikime: 1770

Madhėsia:  27.8 KB

    Dr. Olsi Jazexhi!





    6.
    Unė e njoh personalisht Fuad Ramiqin.
    Dhe me aq sa kam pare, dėgjuar e kuptuar, jam mėse i bindur se ai ėshtė njė burrė trim dhe fisnik, besimtar dhe veprimtar i arrirė. Ėshtė patriot shqiptarist dhe nė asnjė mėnyrė nuk do tė pranonte tė bashkėpunonte me Beogradin kundėr vendit tė tij. Sulmi personal dhe i ulėt qė u bė kundėr tij nga gangsterėt e Hashim Thaēit nuk ėshtė as i pari dhe as i fundit. Nė Shqipėri ne kemi parė sulme edhe mė tė ulėta nė kėto 20 vitet e fundit. Edhe unė personalisht jam sulmuar nga islamofobėt e Shqipėrisė, sikur Piro Misha me kompani, tė cilėt mė kanė akuzuar pėr agjent, ekstremist, shiit, vehabit e turlifarė shpifjesh, vetėm pėr faktin se kam mbrojtur nė vazhdimėsi tė drejtat e muslimanėve shqiptarė. Qėllimi i shpifjeve dhe sulmeve qė agjenturat bėjnė kundėr aktivistėve muslimanė nė Kosovė dhe Shqipėri, ėshtė qė t’i diskreditojnė, izolojnė e trembin aktivistėt nga puna fisnike qė ata bėjnė nė mbrojte tė fesė sė Muhamedit a.s.. Mynafikėt dhe fitnexhijtė kėrkojnė qė t’i izolojnė veprimtarėt nga besimtarėt. Ata duan qė muslimanėt shqiptarė tė jenė raja tė bindur taksapagues ndaj regjimeve tė Tiranės dhe Prishtinės, dhe nė asnjė mėnyrė tė mos i lejojnė qė tė kthehen nė qytetarė aktivė dhe vendimarrės nė vendet e tyre.

    !
    ,Fuad Ramiqi besimtar musliman ,tej ne fyt ne kredia e ky na thote nuk eshte munafik

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi? Nga Dr. Olsi Jazexhi

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Mos bej interesantin pa lidhje por thuaj troc cke per te thene.
    Kunder nje personaliteti te diskutueshem dhe te dyshimte publik dhe politik eshte e lejuar te shkruhet edhe pa pasur prova dhe fakte te gjykates...
    Po te kerkoheshin fakte dhe prova te gjykates per te shkruar lidhur me dyshimet per korrupsion, tradheti, keperdorime, mashtrime, manipulime... te politikaneve dhe personaliteteve tjera publike, atehere jo vetem qe do te duhej te mbylleshin shumica e gazetave (perfshi edhe bllogjet etj. ne internet), por do te mbaronte edhe demokracia.
    Eshte e qarte se asnje gazete dhe asnje person nuk ka te drerjte te denigroje nje personalitet publik, duke u thirrur ne deshmi inekzistente, te shpikura per qellim te denigrimit dhe keshtu me radhe. Por njekohesisht eshte e mjaftueshme, nese pohimet arsyetohen dhe argumentohen ose me veprime te personalitetit ose me dyshime te personave apo institucioneve tjera reale dhe te kontrollueshme.
    Ne raste te vecanta natyrisht se mund te jete i nevojshem edhe vendimi i Gjykates.

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi? Nga Dr. Olsi Jazexhi

    qyre qyre..olsi jazikziu kenka ba doktor shkencash..eh qysh po shtohen perdite doktoret e shkencave por edhe profesoret..veq ne trojet shqiptare degjon te kete profesora dhe doktora ne lemine fetare..dhe asnjehere nuk e merr vesh kush jua dha kete titull shkencor e me cfare teme e mbrojten doktoraturen apo profesorllikun..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Pėrse sulmohet Fuad Ramiqi? Nga Dr. Olsi Jazexhi

    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    qyre qyre..olsi jazikziu kenka ba doktor shkencash..eh qysh po shtohen perdite doktoret e shkencave por edhe profesoret..veq ne trojet shqiptare degjon te kete profesora dhe doktora ne lemine fetare..dhe asnjehere nuk e merr vesh kush jua dha kete titull shkencor e me cfare teme e mbrojten doktoraturen apo profesorllikun..
    Olsi Jazexhiu nuk ka titull fetar, eshte Historian me profesion.
    … ///

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •