Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Pedofilia, një "orientim seksual" i pandryshueshëm?

    E vërteta mbi pedofilinë

    Thua pedofil dhe në mendje të vjen menjëherë një monstër. "Është një sëmundje dhe mënyra e vetme që kemi për të mbrojtur është të gjejmë një terapi", nënvizon një psikiatër. Më pas ai shton: "Gjatë zhvillimit psikoseksual askush nuk vendos dhe zgjedh të joshet nga femrat, meshkujt apo fëmijët. Orientimi seksual i çdo individi zbulohet në bazë të asaj që e tërheq. Pedofilët urrejnë që ta bëjnë këtë gjë". Por çfarë është pedofilia? Është një ves, apo sëmundje, sa e përhapur është? A mund të kurohet? Pedofil apo pederast? Fjala pedofili vjen nga greqishtja "paidophilia", e përbërë nga "pà is" (që do të thotë fëmijë) dhe "philia" (dashuri). Në vitin 1886, psikologu i famshëm Richard von Kraff-Ebing e përkufizoi pedofilinë erotike, interes seksual, drejtuar ekskluzivisht fëmijëve para pubertetit, ose para adoleshencës, pra para zhvillimit seksual. Sot, psikiatri dhe shumë të tjerë theksojnë se pedofilia është një orientim seksual i pandryshueshëm, i karakterizuar nga këmbëngulja dhe ndonjëherë tërheqja ekskluzive për fëmijët para pubertetit. Ai që tërhiqet nga adoleshentët nuk është pedofil, por pederast, dhe nuk konsiderohet si i sëmurë. Psikiatri John Bradforc, i cili e ka studiuar pedofilinë prej 26 vitesh, nënvizon se 4 për qind e popullsisë janë pedofilë, ndërsa të tjerë thonë 1,1 për qind. Shpeshherë pedofilia shfaqet në faqet e para të gazetave. Në Gjermani, çdo vit, zhvillohen 200 procese gjyqësore për pedofilinë, por shpeshherë bëhet fjalë për abuzime false: kush nuk e kujton profesorin e matematikës, që në vitin 1989, pasi e dërgoi vajzën e tij 2-vjeçare në urgjencë për t‘i dhënë ndihmën e shpejtë, sepse kishte shumë gjakrrjedhje, përfundoi në faqet e para të gazetave si një monstër. Një muaj më vonë u zbulua se Miriam kishte një tumor, nga i cili edhe vdiq. Si ky rast ka miliona të tjerë. Por në disa raste, individë të ndryshëm janë vërtetë pedofilë. Kjo diagnozë psikiatrike tregon vetëm tërheqjen seksuale: jo të gjithë pedofilët abuzojnë me fëmijët, madje shumë prej tyre janë në gjendje të kontrollojnë veprimet e tyre. Cili është ndryshimi ndërmjet atyre që abuzojnë me fëmijët dhe atyre që nuk abuzojnë? Si bëhesh pedofil? Psikiatri është i bindur se kush e shndërron tërheqjen platonike në veprim kriminal ka edhe një formë sëmundjeje, shpeshherë të trashëguar, prekjen, që e bën pedofilinë një mendim fiks, të pakontrollueshëm. Me fjalë të tjera, pedofilia është forma më shkatërruese mes formave të ngacmimeve seksuale, si mania për t‘u dukur (ai që tregon organet gjenitale) mazokizmi, apo disa forma të ndryshme të seksualizmit të paarsyeshme dhe të pandalshme, të cilat mund të mblidhen me një fjalë të vetme "varësi seksuale". Pse disa persona bëhen pedofilë? Janë hedhur hipoteza se në fëmijëri pedofilët kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale, por kjo ishte e vërtetë vetëm një në tre pedofilë. Më pas u mendua për një pengesë në zhvillimin e orientimit seksual, kur truri adoleshent maturohet dhe interesi seksual zhvendoset nga partneri në moshën e para pubertetit, tek ai pas moshës së pubertetit, me karakter të pjekur seksual. Tumori përgjegjës Në vitin 2003 u publikua një rast i çuditshëm: një 40-vjeçar u transformua në harkun kohor të një viti nga heteroseksual në pedofil. I shtruar në një spital të Shteteve të Bashkuara nga një dhimbje koke e padurueshme, i tërhoqi vëmendjen mjekut të turnit, i cili po i shërbente. Ai e kontrolloi me shumë imtësi rastin e pacientit dhe papritur zbuloi një tumor cerebral në koren orbitofrontale. Pasi i hoqën tumorin, pacienti u kthye sërish heteroseksual. "Korja orbitofrontale është e përfshirë në rregullimin e sjelljes shoqërore. Humbja e kontrollit të impulseve çon në anomali të aftësisë së gjykimit dhe në sjellje të çuditshme. Ndoshta pacienti ishte pedofil para tumorit, por arrinte ta kontrollonte mirë veten. Shfaqja e tij në atë pjesë, e tregoi edhe më shumë patologjinë, duke e bërë të pakontrollueshme", shpjegonte ai në një revistë shkencore. Kështu, të gjitha studimet u përqendruan në atë pjesë të kores dhe në nëntor të 2007-ës, një psikiatër gjerman studioi me rezonancë magnetike bërthamore trurin e 18 pedofilëve maniakë (9 të tërhequr nga vajza të vogla dhe 9 nga djem të vegjël), duke i krahasuar me ato të 24 bashkëmoshatarëve të tyre hetero dhe homoseksualë. Në koren e trurit orbitofrontale të pedofilëve dendësia e neuroneve ishte 2-4 për qind më e ulët në krahasim me jo pedofilët, e madje kishin edhe më pak neurone në hapësirat e tjera. "Se çdo të thotë e gjitha kjo, ende nuk dihet. Kush vuan nga sjellje të tjera anormale ka këto lloj anomalish në koren e trurit orbitofrontale dhe një ndryshim i kësaj hapësire cerebrale zvogëlon aftësinë për të kontrolluar impulset dhe sjelljet e varura", vazhdonte më tej ai. Anomali të tjera Këto rezultate u konfirmuan nga shumë mjekë të tjerë mbi një numër të madh pacientësh. Në këtë rast lind pyetja: nga se shkaktohen këto anomali cerebrale? "Jemi shumë pak të informuar se si truri e ‘qeveris‘ interesin seksual. Por dimë se mes pedofilëve ka një numër të madh maniakësh. Më shumë se gjysma janë të shkurtër dhe jo të zgjuar, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë". Shumë pedofilë kanë edhe shqetësime të tjera të personalitetit (25% kanë sjellje të tjera prej maniaku; 22,5% janë antisocialë; 20% narcizistë; 20% kanë vështirësi të krijojnë marrëdhënie). Vetëkontrolli "Është e vërtetë, pedofili nuk ka faj, por ka përgjegjësinë të kontrollohet", thotë psikiatri. Por në fakt, jo gjithmonë është i aftë ta bëjë këtë gjë. Kjo shpjegon kërkesën për ndihmë të shumë terapive që nuk ndikojnë mbi tërheqjen seksuale, por mbi shprehjen e saj. Për momentin nuk janë të disponueshme studime të besueshme për terapitë e ndryshme. Pjesa orbitofrontale

    News.al

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Pedofilia, njër "orientim seksual" i pandryshueshëm?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E vërteta mbi pedofilinë

    Në vitin 1886, psikologu i famshëm Richard von Kraff-Ebing e përkufizoi pedofilinë erotike, interes seksual, drejtuar ekskluzivisht fëmijëve para pubertetit, ose para adoleshencës, pra para zhvillimit seksual. Sot, psikiatri dhe shumë të tjerë theksojnë se pedofilia është një orientim seksual i pandryshueshëm, i karakterizuar nga këmbëngulja dhe ndonjëherë tërheqja ekskluzive për fëmijët para pubertetit. Ai që tërhiqet nga adoleshentët nuk është pedofil, por pederast, dhe nuk konsiderohet si i sëmurë.
    nga sa kam degjuar dhe lexuar perkufizimi i pedofilise eshte mjaft i mjegullt..pjesa dermuese e konsiderojne pedofil dike qe ka deshire sexuale me nje te mitur ku te mitur fusin te gjithe ata qe jane nen moshen 18 vjeq..kurse disa shkojne edhe me larg kur cilesojne pedofil edhe dike qe shkon me nje me te madhe se 18 vjet por qe ka diference te madhe ne moshe..

    ec e merre vesh kush eshte me e sakta..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Pedofilia, një "orientim seksual" i pandryshueshëm?

    Pedofilet jane njerezit me te degjeneruar qe munde te egzistojne.Nuk ka terapi qe i ndihmon,pervec ,apo burg i perjetshem ose kastrimi.
    Pedofilet munde te krijohen permes ciklit te dhunes ne familje duke e transmetuar dhunen njeri pas tjetri - keqtrajtuesin dikush tjeter me pare e ka keqtrajtuar,dhe ky keqtrajton dike tjeter.Keta persona zakonisht abuzojne ( ne mes tjerash edhe sexualisht) me femijet e tyre.Femijet e huaj nuk i prekin.
    Tip tjeter i pedofilit munde te jete nje njeri jo familjar,i terhequr dhe asocial.
    Hulumtimet tregojne qe shumica e pedofileve latent,vetem enderrojne,por nuk guxojne te kalojne pragun.

    Terapi nuk ka ... mire eshte te behet regjistrimi i pedofileve te denuar,te botohen fotot e tyre.Ti ndalohet afrimi afer shkollave fillore dhe cerdheve.
    Ose zgjidhja me e mire - kastrimi (tredhja).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •