Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 124
  1. #31

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Ne cdo vend normal quhet te jepte doreheqjen ai qe fiton zgjedhje ne kete menyre dhe te ndiqen penalisht te gjithe qe munden. nuk eshte ndonje surprize qe blihet vota, por kur dalin prova hapur eshte rasti me i mire per te bere dike shembull.

    Pastaj te perseriten zgjedhjet

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Eshte nje nga lajmet me te turpshme dhe me te hidhura qe kam lexuar ne kete forum ne vite:

    1. Turp per gjithe qytetaret e Korces, turp per gjithe qytetaret e Shqiperise, qe e shesin voten e lirine e tyre per 20000 leke te qelbura. Vota e lire eshte liria juaj, eshte ajo qe ju ben qytetare te lire te atij vendi. A vlen liria juaj vetem 20000 leke? Liria nuk ka vlere, eshte e pacmueshme. Vota e lire eshte edhe pasuria juaj ne ate vend. Si qytetare sovrane te atij vendi. me ate vote, ju vendosni se kush do t'iu perfaqesoje, kush do te qeverisi vendin apo qytetin, ju vendosni per fatet e vendit e gjithe shqiptareve. Shqiperia nuk ka goje, vota juaj eshte goja e saj. A shitet nderi i te qenit shqiptar per 20000 leke?

    2. Turp per gjithe mediat e vendit, qe nga gazetat e deri tek televizionet e kontrolluara nga politika dhe krimi i organizuar. Duhet te dilte nje emision satirik si "Fiks Fare" qe te hetonte dhe nxirrte ne drite kete fenomen kaq negativ per demokracine shqiptare dhe vendin. Turp t'iu vije te gjithe atyre qe e quajne veten gazetare ne Shqiperi kur "Fiks Fare" ben punen e tyre me mire se sa vete ata. Eshte detyra juaj qe te raportoni mbi keto fenomene e te beni transparencen me publikun. Eshte detyra juaj qe te mbani pergjegjes njerezit ne pushtet apo te politikes. Ju jo vetem qe nuk e beni nje gje te tille, por jeni kthyer ne vegla te tyre. Dhe arrijme ne kete pike, ku vota e shqiptareve shitet per 20000 leke te vjetra, pasi keta njerez qe bejne akte te tilla, e dine qe ju do te beni nje sy qorr e nje vesh shurdh.

    3. Ata politikane qe blejne voten e shqiptareve, nuk e njohin turpin. Keta duhet te perballen me drejtesine e vendit. Prokuroria duhet te hetoje ate qe ka ndodhur, te gjeje personat e implikuar, qe nga ata qe shperndanin parate e deri tek ata qe i dhane ato para per te blere vota. Paraja e krimit te organizuar, paraja e droges, po blen voten e shqiptareve e po e kthen Shqiperine nga nje shtet demokratik ne nje narko-shtet. Nga nje Shqiperi evropiane ne nje Shqiperi Kolumbiane.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-11-2013 më 11:25

  3. #33
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Eshte nje nga lajmet me te turpshme dhe me te hidhura qe kam lexuar ne kete forum ne vite:

    1. Turp per gjithe qytetaret e Korces, turp per gjithe qytetaret e Shqiperise, qe e shesin voten e lirine e tyre per 20000 leke te qelbura. Vota e lire eshte liria juaj, eshte ajo qe ju ben qytetare te lire te atij vendi. A vlen liria juaj vetem 20000 leke? Liria nuk ka vlere, eshte e pacmueshme. Vota e lire eshte edhe pasuria juaj ne ate vend. Si qytetare sovrane te atij vendi. me ate vote, ju vendosni se kush do t'iu perfaqesoje, kush do te qeverisi vendin apo qytetin, ju vendosni per fatet e vendit e gjithe shqiptareve. Shqiperia nuk ka goje, vota juaj eshte goja e saj. A shitet nderi i te qenit shqiptar per 20000 leke?

    2. Turp per gjithe mediat e vendit, qe nga gazetat e deri tek televizionet e kontrolluara nga politika dhe krimi i organizuar. Duhet te dilte nje emision satirik si "Fiks Fare" qe te hetonte dhe nxirrte ne drite kete fenomen kaq negativ per demokracine shqiptare dhe vendin. Turp t'iu vije te gjithe atyre qe e quajne veten gazetare ne Shqiperi kur "Fiks Fare" ben punen e tyre me mire se sa vete ata. Eshte detyra juaj qe te raportoni mbi keto fenomene e te beni transparencen me publikun. Eshte detyra juaj qe te mbani pergjegjes njerezit ne pushtet apo te politikes. Ju jo vetem qe nuk e beni nje gje te tille, por jeni kthyer ne vegla te tyre. Dhe arrijme ne kete pike, ku vota e shqiptareve shitet per 20000 leke te vjetra, pasi keta njerez qe bejne akte te tilla, e dine qe ju do te beni nje sy qorr e nje vesh shurdh.

    3. Ata politikane qe blejne voten e shqiptareve, nuk e njohin turpin. Keta duhet te perballen me drejtesine e vendit. Prokuroria duhet te hetoje ate qe ka ndodhur, te gjeje personat e implikuar, qe nga ata qe shperndanin parate e deri tek ata qe i dhane ato para per te blere vota. Paraja e krimit te organizuar, paraja e droges, po blen voten e shqiptareve e po e kthen Shqiperine nga nje shtet demokratik ne nje narko-shtet. Nga nje Shqiperi evropiane ne nje Shqiperi Kolumbiane.

    Albo
    "Shqiperi te kam dhjere, qe s'te njoha asnje here."

    Faik Konica

    Emri:  faik-konica.jpg

Shikime: 339

Madhësia:  8.2 KB

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Blerja e votave, Prokuroria nis hetimin

    Organi i akuzës në Korçë kërkon materialet te “Fiks Fare”, sot sekuestrimi i videos së publikuar.

    Grupi hetimor, listë me emrat e 10 personave që do merren në pyetje.

    Prokuroria e Korçës fillon hetimet për “blerjen e dyshuar të votave” në procesin zgjedhor për kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti. Burimet zyrtare thanë dje se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka regjistruar kryesisht (pa denoncim) procedimin penal për “dhënie shpërblimi dhe premtimeve për të votuar”. Dosja penale është hapur pas pamjeve filmike të transmetuara ditën e hënë, datë 4 nëntor 2013, në emisionin “Fiks Fare” në televizionin “Top Channel”, ku disa shtetas dyshohet se jepnin para në këmbim të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Korçë. Organi i akuzës tha se në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Korçës do të shfrytëzojë materialin e prezantuar gjatë emisionit, si edhe do të kryejë hetimet lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari, të dyshuar si kundërvajtje penale.

    Hetimi
    Procedimi penal në lidhje me “blerjen e votave” nga shtabi elektoral i kandidatit të PS në Korçë, Sotiraq Filo, është regjistruar dje rreth orës 11:00. Që në orët e para të mëngjesit, organi i akuzës ka shqyrtuar materialet e publikuara në media dhe pas një vlerësimi paraprak është vendosur nisja e hetimit. Në orët e pasdrekes, një prokuror i ardhur nga Korça është paraqitur në zyrat e emisionit që transmetoi pamjet dhe ka kërkuar sekuestrimin e materialeve. Burimet nga organi i akuzës thanë se regjistrimet filmike me gjithë të dhënat e tjera pritet të vihen në dispozicion të Prokurorisë ditën e sotme.

    “Pazaret”
    Të paktën dhjetë persona pritet të jenë dëshmitarët e parë që do të merren në pyetje nga prokuroria, krahas këqyrjes së materialeve filmike të marra nga emisioni “Fiks Fare”. Ndonëse në transmetimin publik personazheve u është fshehur fytyra, prokuroria ka kërkuar të marrë materialin e plotë dhe origjinal, ku identifikohen bashkëbiseduesit. Në këtë mënyrë, grupi i hetimit tha se do të identifikojë personat që kanë kontaktuar me studentët dhe ata që i kanë instruktuar ata si duhej të votonin e më pas të shkonin në një banesë 3-katëshe në Korçë ku u ndaheshin nga 2 mijë lekë të rinj, pasi të provonin se kishin votuar kandidatin e PS-së, Sotiraq Filo. Studentët pritet të pyeten si dhe nga kush janë kontaktuar.

    TRAZHGIM SOKOLAJ

    Panorama

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Basha: Blerja e votave, nën hundën dhe me bekimin e Ramës

    Kreu i PD i kërkoi dje Prokurorisë hetim të shpejtë e të plotë.

    “Të anulohen zgjedhjet, të përsëriten në kohë të përshtatshme”

    Partia Demokratike kërkon hetimin e plotë të zgjedhjeve për Bashkinë e Korçës, pas publikimit të videos së “Fiks Fare”, ku studentët shkonin nga Tirana për të votuar kandidatin socialist në këmbim të një shume prej dy mijë lekësh. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi në një konferencë për shtyp se hetimi i organit të akuzës duhet të jetë i shpejtë dhe i gjithanshëm ndaj organizatorëve të këtij rasti, por edhe ekzekutorëve. “Blerja e votës është vrasja e demokracisë. I kërkojmë Prokurorisë që në mënyrë urgjente të kryejë sekuestrimin e të gjitha materialeve në të gjitha zyrat e Partisë Socialiste në Korçë. Të kryejë një hetim të shpejtë, të plotë dhe të gjithanshëm të ekzekutorëve që blenë votat në shkëmbim të parave, por, mbi të gjitha, të organizatorëve që përdorën para të mafies për të blerë pushtetin e Bashkisë së Korçës”, u shpreh Basha. Ai tha më tej se Kryeministri Rama i damkosi dhe shkatërroi zgjedhjet për pushtetin lokal. Sipas liderit të opozitës, njerëzit e kandidatit socialist që organizuan blerjen e votave e kryen gjithë veprimtarinë e tyre nën bekimin e kreut të maxhorancës. “Banda e kapur nga kamerat e ‘Fiksit’ dhe simotrat e saj të vendosura në pika të ndryshme të qytetit për të blerë vota, për të blerë abstenimin e zgjedhësve, të supozuar si kundërshtarë të Partisë Socialiste dhe për të ushtruar presion mbi zgjedhësit në përgjithësi, e ushtruan veprimtarinë e tyre kriminale nën hundën dhe me bekimin e Edi Ramës dhe mbarë kupolës së qeveritarëve dhe mercenarëve të tyre që kishin zbarkuar në Korçë dy ditë me radhë për të drejtuar dhe siguruar operacionin e manipulimit të zgjedhjeve me metodën e tyre perverse dhe kriminale të blerjes së votës”, u shpreh më tej Basha. Sipas tij: “Në Korçë Rama dhe të tijtë bënë të dielën një provë të përqendruar të kësaj metode të përdorur edhe në zgjedhjet politike të 23 qershorit, me planin për ta përdorur gjerësisht në zgjedhjet e ardhshme. Ky është shpjegimi i arbitraritetit dhe paligjshmërisë që po ngrenë me shpejtësi në sistem në qeverisjen e tyre: eliminimi i zgjedhjeve të lira, eliminimi nëpërmjet blerjes së votës i gjykimit të drejtë popullor”. Kreu i demokratëve tha më tej në daljen përpara mediave se PD-ja ka gati kërkesën për anulimin e zgjedhjeve të manipuluara botërisht, si dhe krijimin e kushteve për përsëritjen e tyre në një kohë të përshtatshme, me garancitë e domosdoshme ligjore dhe kushtetuese. “Por ne jemi sot të vendosur të hedhim çdo hap tjetër për të ndaluar dënimin me vdekje të zgjedhjeve të lira e të ndershme nëpërmjet parave të pista të krimit dhe mafies politike në vend. Zgjedhjet e lira nuk i dorëzojmë. Kushtetutën dhe ligjin nuk i japim. Demokracinë nuk e japim”, u shpreh më tej kreu i demokratëve.

    Strazimiri
    Deputeti Gent Strazimiri reagoi dje pas incidentit me zyrën e PD-së në Mat. “Klima e frikës dhe e terrorit po ndihet mbi qytetarët e vendit, por në veçanti qeveria e Edi Ramës është e interesuar të vërë nën presion demokratët, opozitën e vendit. Me blerje votash, me blerje mandatesh, me dhunim zyrash e dhunë të çdo natyre, Kryeministri 20 mijë lekësh po rreket të shkurajojë demokratët dhe qytetarët e këtij vendi, këdo që nuk brohoret për të. Por e ka gabim. Demokratët nuk tremben. Ne nuk tulatemi për asnjë moment. Jemi dhe do të jemi përballë antiligjit, antikushtetutshmërisë, përballë dhunës qeveritare”, deklaroi Strazimiri.

    Topalli
    “Blerja e vullnetit politik është hedhja në erë e themeleve të demokracisë jo me dinamit, por me para të pista! Kjo e Korçës është shumë e rëndë, sepse e pamë krimin me zë dhe me figurë! Por kjo është vetëm një copëz minimale e asaj që ka ndodhur më 23 qershor! Më 23 qershor mafia përdori gjithçka ‘për të shpëtuar’ nga Sali Berisha! Më 23 qershor mafia i bashkoi të gjithë kundër Sali Berishës! Tani, bosët e mafies janë edhe ‘onorevoli’! Bashkë me horrat e tjerë ata kanë ‘rilindur’! Vendi është në rrezik”, shkruan ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në rrjetin social “Facebook”.

    Panorama

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Grupi i PD, komision hetimor për “Korçën”

    Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar manipulimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Korçës. Kreu i Grupit të deputetëve demokratë, Edi Paloka, tha mbrëmë në një konferencë për shtyp se ky është vetëm hapi i parë që do të ndjekë opozita. “Në mbledhjen që sapo zhvilluam si Grup Parlamentar, ne diskutuam më shumë se dy orë lidhur me fenomenin e rëndë, i cili u faktua, pra e theksoj që vetëm u faktua me zë e figurë dje në një emision televiziv ‘Fiks Fare’, pasi dihej që ishte një fenomen i njohur për të gjithë ne dhe i denoncuar nga ne. Prandaj ne si hap të parë kemi vendosur ngritjen e një komisioni hetimor në Parlament, dhe sigurisht ky do të jetë vetëm hapi i parë, pasi një ngjarje kaq të rëndë ne nuk mund ta lëmë as në heshtje dhe as në harresë. Bëhet fjalë për vetë themelet e demokracisë, për vetë themelet e pluralizmit në Shqipëri”, tha Paloka në përfundim të mbledhjes së Grupit. Sipas tij, Partia Demokratike e ka denoncuar që në zgjedhjet e 23 qershorit fenomenin e blerjes së votave nga dy aleatët e koalicionit të majtë, Rama- Meta. “Dje, siç të gjithë e ndoqëm, morëm konfirmimin se kemi të bëjmë jo me një rast të veçantë, por me një sistem të ngritur e të përgatitur nga këto dy figura, me qëllimin që vota e lirë e shqiptarëve të mos jetë më e lirë, që demokracia të mos jetë më demokraci, që parlamentarizmi të mos jetë më parlamentarizëm”, u shpreh më tej kreu i Grupit Parlamentar demokrat. Dy ditë më parë ishte deputeti Eduard Halimi, i cili kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Korçë.

    Panorama

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    PD dorëzon kërkesën në KQZ, Bylykbashi: Anulim dhe përsëritje zgjedhjeve në Korçë. Komision Hetimor

    TIRANE- Partia Demokratike dorezon ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kerkesen per anulimin e zgjedhjeve te pjesshme ne Korce.

    Zgjedhje qe pas mbylljes se procesit te numerimit nxoren fitues Sotiraq Filon, kandidatin e majte me mbi 10 mije vota me shume.

    “U faktua me filmim dhe ze nga nje televizion kombetar, ku dolen qarte provat e blerjes se votes. Mbi bazen e nenit 160 dhe 161 i kerkojme KQZ te shpalle zgjedhjet te pavlefshme dhe t’i perserise ato”- tha perfaqesuesi i PD-se, Oerd Bylykbashi, pas dorezimit te kerkeses.

    Sipas tij KQZ duhet t’i jape pergjigjen e merituar dhunimit te se drejtes se votes. “Shteti i se drejtes eshte e vetmja garanci per te siguruar qe zgjedhjet te jene te lira dhe te ndershme. KQZ te jape ate ndeshkim qe duhet nje procesi te korruptuar zgjedhjeve te Korces”- tha ai, duke shtuar se PS ka perdorur masivisht kete metode te piste te blerjes se votes me parate e mafias, jo vetem ne Korce.

    Sipas tij, Rama-Meta jane te bindur se asgje nuk i ndalon ne arrogancen e tyre sa perdorin nje taktike te tille kunder zgjedhesve.

    “Shqiptaret te harrojne se nese sot nuk merr goditje kjo skeme kriminale qe udhehiqen nga kryeministri Rama dhe bashkekryetari Meta, do te kene zgjedhje te lira”- tha ai.

    Nje dite me pare ishte vete kreu i PD-se, Lulzim Basha qe duke akuzuar kreun e qeverise, kryesocialistin Rama per damkosje te zgjedhjeve, deklaroi se vjedhja dhe blerja e votave ne Korce, u be me bekimin e vete Rames.

    Panorama

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Berisha: Ja si i mori votat don Edvini!

    TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj PS-së për blerjen e votave në Korçë, gjatë zgjedhjeve të së dielës për kryebashkiakun e ri, pas emërimit të Niko Peleshit në postin e zv/kryeministrit.

    Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha ka ironizuar kryeministrin Rama, duke publikuar një fotografi të një kartëmonedhe 20 mijë lekëshe, me kokën e shefit të qeverisë.

    “Ja si i mori votat don Edvini!”- shkruan Berisha bashkëngjitur fotos.

    Emri:  75528_1.jpg

Shikime: 753

Madhësia:  94.4 KB

    Balkanweb

  9. #39
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    Ne nje shoqeri normale demokratike indinjata e njerezve duhet te kishte mbushur rruget e Korçes. E heqin veten dhe per te qyteteruar, po mesa duket qytetarine e paskan vetem per te hedhur kupa, e puthur çupa.
    Ky episod i shemtuar eshte vetem maja e ajsbergut. Blerja masive e votave solli ne pushtet kete qeveri hibride, ajo po e mban akoma.

    Vjedha e votes ka qene tipar kryesor, identifikues per te majten (e ashtuquajtur) shqiptare. Keta nuk i adoptohen dot nje ambienti demokratik, gares se ndershme, programeve, keta gjithnje kthehen te metodat jashte ligjore kur vjen puna ne zgjedhje. Keta nga ilegaliteti vijne dhe ne ilegalitet shkojne.
    Vjedhja ashiqare e votes ne Korce, nepermjet blerjes se votes me para ne dore eshte rast flagrant qe duhet te shqetesoje cdo njeri qe kerkon demokraci ne Shqiperi, jo surrogato te saj. Vecanerisht opozita politike duhet ti veje gishtin kokes dhe ta dije me ke ka te beje. Sic duket 3 rotacione demokratike te pushtetit qe kane ndodhur ne Shqiperi, nuk mjaftokan per ta vene ne brazde demokratike e ligjore Edi Ramen.

    Turp per te gjithe ata qe besuan me te vertete ne nje Rilindje, sepse ata qe votuan per vend pune, po presin rradhen para partise e skane kohe t'ju skuqet faqja.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: “Fiks Fare” zbulon blerje votash nga Partia Socialiste tek studentët në Korçë

    qe top-qeni te sulmoje edver ramen ben te mendosh se o jane duke bere sikur po sulmohen me njeri tjetrin OSE edveri ja ka futur sa krahu atyre qe jane pas top-qenit dhe ata po behen miqte e Saliut duke u bere armiqte e edverit ..... "armiku i armikut tim eshte miku im"
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •