iku pe leshi, erdhi 20 mije lekshi
Kjo duket si teater cheap studentesh,
show fallco per te denigruar socialistet.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Mund te jete "show" brenda socialisteve lol .... mbetet per t'u pare...
Zgjedhjet në Korçë, PD: Votat u blenë me nga 20 mijë lekë, të ripërsëriten
Një ditë pas zgjedhjeve, Partia Demokratike i ka konsideruar si të manipuluara zgjedhjet për Bashkinë e Korçës, duke e blerë çdo votë me 20 mijë lekë.
Ka qenë deputeti Eduard Halimi, që duke iu referuar një emisioni investigativ, pohoi se: “Fakte tronditëse dolën sot në mbrëmje në sytë e gjithë shqiptarëve, për manipulimin e paturpshëm të votimit në Korçë, për blerjen e zgjedhjeve, për shkeljen e Ligjit dhe të Kodit Zgjedhor.
E gjithë Shqipëria, pa me sy dhe dëgjoi me veshë se si zyrat e Partisë Socialiste në Korçë paguanin ditën me diell 20 mijë lekë për çdo votë njëlloj si në 23 qershor. Me zë e me figurë, u kapën pagatorët qeveritarë, duke shpërblyer me 20 mijë lekë të vjetra votën në favor të Partisë Socialiste. Duket qartë se qeveria e sheh votën e qytetarëve si një mall që duhet blerë".
Sipas Halimit, blerja e votës është shkelja më e rëndë e ligjit, krimi më i rëndë elektoral, goditja më e egër ndaj elementit bazë të demokracisë që janë zgjedhjet e lira e të ndershme.
Më tej, Deputeti Halimi nënvizoi se: “Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë që të nisë menjëherë një hetim të plotë e të gjithanshëm, të sekuestrojë menjëherë të gjithë dokumentacionin dhe regjistrat qe u panë nga të gjithë shqiptarët në zyrat e PS në Korçë dhe të kërkojë ndërshkimin më të ashpër ndaj të gjithë ekzekutorëve, organizatorëve, urdhëruesve, përfituesve dhe financuesve të këtij akti të rëndë".
“Partia Demokratike kërkon anulimin e zgjedhjeve në Korçë dhe përsëritjen e tyre, me kusht që të ofrohen garanci nga vëzhguesit, që Rama dhe të tijtë të heqin dorë nga zakoni i blerjes së votës siç u pa sot qartë nga të gjithë shqiptarët – përfundoi deklaratën, deputeti Halimi.
(m.s/BalkanWeb)
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
keshtu eshte kur shet dinjitetin me tundime vithesh, dhe kerkon llogarite e taksave me fuqine e kart onit.
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
pse ju duket kaq gje e madhe mo..hajt ma edhe ju..nje kryetar bashkie u zgjodh me vota te blera..ne kemi gjysmen e parlamentit me vota te blera dhe nuk u be qameti e shqetesohemi per nje kryetar bashkie..nga i mori ilir meta 16 deputete ??..prej 4 deputetesh qe kishte ju bene 4 fish..e ku..kur ishte i maruar me sali berishen dhe kur kishte bere 21 janarin..rrofte 50 mije lekeshi per te..ja sot ka bere 19 deputete me 50 mije lekeshin..dhe me e keqja se keta ta shtrengojne rripin ne gryke sa ta marrin frymen..te pakten kryetari i bashkise nuk ka gje ne dore..thjeshte administron njato 5 lek qe ja jep qeveria..
eh sa lire e shet veten shqiptari..rrezik me i thene uli breket per 50 mije lek edhe meshkujt i ulin..
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Skandal!!!!!!!! Pse kjo mund te quhet "SKANDAL" kur kjo politika jone e ka kthyer ne institucion "blerjen e votes"? Ne te gjithe jemi deshmitare per ate cfare ndodhi ne zgjedhjet parlamentare te qershorit, te gjithe jemi dhe ishim deshmitare dhe askush nuk foli, askush nuk ngriti zerin, askush nuk u ngrit ne nivelin e nje europiani te mirefillt per te denoncuar per te i thene dajos daje dhe derrit derr. Ne jemi keta qe derrin e kemi pranuar per dajo dhe do ta pranojme per sa kohe qe keta bicim politikanesh na udheheqin. Dhe une ashtu si shume te tjere i pame keto gjeste e kurre nuk ngritem zerin ndaj dhe sot jam i indinjuar me veten time, me politikanet e Shqiperise meme, me kete rrace te poshter qe ska din e imam, qe ska moralin me minimal te udheheq nje komb drejt europes. nejse me shpirt le te i drejtohemi zotit per ti mallkuar keta njerez, keta reptil pseudopolitike...... Koha duhet te jete e shqiptareve dhe jo e maskarenjeve..................
Plasi keq fare, u be nami. Po blihen votat me 20 mije leksha.
Dy gjera vura re une, njerezit nuk u pyeten asnjehere se per ke votuan, thjesht a votuan. E dyta eshte se mbulimi i shpenzimeve te udhetimit per studentet nuk mund te konsiderohet si blerje vote, sepse vota e fshehte mund te jepet per kedo ne kuti.
Edhe Basha vui avionet e Belle Air ne dispozicion, auztobuzat e panumert nga Selaniku, Athina etj. Blerje ishin dhe ato?
Jo te gjithe njerezit i kane mundesite per te udhetuar ne vendlindje per te dhene voten e tyre pavaresisht deshires. Krijimi i ketyre mundesive te anetaresuareve ne nje subjekt politik nuk do te thote blerje vote.
Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 05-11-2013 më 09:05
Epo te vidhet vota edhe atehere kur e di qe e ke te sigurte fitoren,vetem keta mund ta bejne,ju eshte bere semundje e pasherueshme
Per mua bej si te duash, une per vete nuk shoh tv shqiptar,por per nje gje jam i sigurt,para 2-3 muajsh ishte i besueshem tashti qenka bere i pabesueshem.
Thelbi i kesaj teme nuk eshte besueshmeria e ''topit te chanelit'' por shitblerja e votave per 2-kg mish,veprim ky mjaft i ulet pavaresisht se kush e kryen.
MOS I NDY TEMAT no name
Krijoni Kontakt