SHKODËR - Katër të rinj kanë gjetur vdekjen në një aksident automobilistik në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ngjarja tragjike u prit me pikëllim nga banorët e qytetit, Bashkia e të cilit shpalli dhe ditë zie. Por zia që pllakosi 4 familje shkodrane rëndohet dhe më tepër kur nëna e një prej viktimave pëson një atak në zemër teksa qante trupin e të birit
Ora 12:10-Nëna e një prej adoleshentëve të aksidentuar ka rënë në vdekje klinike si pasojë e një infarkti në zemër. Elvie Duli teksa qante trupin e të birit të sapoardhur nga morgu, ka pësuar një atak në zemër. Pavarësisht ndihmës që iu dha në moment dhe dërgimin në spital, mjekët konstatuan se Elvie Duli ka mbërritur gati pa shenja jete dhe se ka rënë në vdekje klinike.
Trupi i të riut, Raelv Duli do të varrosej ditën e nesërme, ndërsa vëmendja tani është dhe tek nëna e tij që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Aksidenti
Ora 05:30-Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kryebushat në orën 05:30. Një automjet tip ‘BMW’ me targë SH1818D është përplasur me një kamion me targa PU1463A, i cili transportonte lëndë drusore.
Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen në vend 4 persona, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit. Personat e përfshirë në aksident janë të gjithë të rinj, të moshës 18-19 vjeç.
Burime nga policia bënë të ditur emrat e personave të përfshirë në aksident, të cilët janë Raevl Duli 17 vjeç, Xheni Anamali 18 vjeç, Ledio Pirani, Orlend Mreca 17 vjeç,Osman Mraja 18 vjeç, drejtuesi i ‘BMW’, ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas të dhënave të para nga policia dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtësia e madhe e të dy automjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë së Shkodrës, të cilët kanë shoqëruar në komisariatit drejtuesin e kamionit me targa PU1463A, Prenkë Ndreca, 48 vjeç nga Puka, i cili po hetohet për rrethanat e kësaj ngjarje që i mori jeten katër të rinjve
shkodranë
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ve-154849.html
Krijoni Kontakt