Ėshtė kjo ideja qėndrore e njė shkrimi qė ze njė faqe tė plotė nė gazetėn prestigjoze 'La Repubblica'.
Nė tė rrėfehen italianėt e Shqipėrisė, vend njė orė larg ku siē tregon njė prej tė intervistuarve mund tė rilindėsh. Profili i atyre qė pėr shkak tė krizės apo thjesht sepse nuhasin mundėsi tė reja ėshtė gati i papritur : mosha 20-50 vjeēare, kryesisht nga veriu i Italisė.
Fillimisht ishin sipėrmarrės e specialistė nė fusha tė ndryshme, mjekė, avokatė apo arkitektė. Ndėrsa tani Shqipėria po tėrheq edhe saldatorė, mekanikė, mjeshtra ndėrtimi apo guzhine. Pėr sa i pėrket numrit tė emigrantėve italianė nė Shqipėri, shkrimi flet pėr njė komunitet prej rreth tre mijė personash, shifėr qė parashikohet tė dyfishohet nė dy-tre vitet e fundit.
Italianėt emigrojnė nė Shqipėri pėr tė pėrfituar nga lehtėsimet fiskale dhe krahu i lirė i punės, nė njė vend ku italishtja ėshtė shumė e pėrhapur. Shpesh ata ndihmohen nga tė njohur shqiptarė, jo rrallė bėhet fjalė pėr emigrantė shqiptarė me banim prej vitesh nė Itali. Edhe mes tyre ka shumė qė kthehen nė atdhe pėr tė pėrfituar nga mundėsitė e reja. Tani qė kujtimi i eksodit masiv shqiptar drejt brigjeve italiane ėshtė vetėm njė kujtim i tė shkuarės.
/ Top Channel
Krijoni Kontakt