Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1

    Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Presidenti i Greqisë, Papoulias nesër viziton Shqipërinë

    Publikuar më 02.11.2013 | 10:33


    Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, pritet që të vizitojë vendin tonë ditën e nesërme. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e informacionit të Presidencë, ku thuhet se “me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, më 3-5 nëntor 2013, do të vizitojë zyrtarisht vendin tonë Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias”.

    Presidenti Papoulias do të mbërrijë nesër në vendin tonë që nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit “Nënë Tereza”. Presidenti Nishani do të presë Presidentin Papoulias me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në Institucionin e Presidentit të Republikës, ditën e hënë, 4 nëntor 2013. Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papoulias do të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe, ku do të marrin pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre. Në përfundim të takimeve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Papoulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi. Presidenti Nishani dhe Presidenti Papoulias do të jenë të pranishëm si dhe do të përshëndesin tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare, që do të zhvillohet, në 4 nëntor 2013.

    /Shekulli Online/ E.L./

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Karolos Papulias - Shqiperia eshte Greqi dhe Greqia eshte Shqiperi!

    Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias zhvillon nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani. Papulias do ta nisë vizitën e tij të dielën më 3 nëntor dhe do qëndrojë deri më datë 5. Herën e fundit që ishte nisur drejt vendit tonë, ekzaktësisht 8 vjet më parë, u kthye mbrapsht, nga Gjirokastra drejt vendit të tij, pasi në Sarandë, ku kishte planifikuar një takim me homologun e kohës, Alfred Moisiu, u ndal nga protestat e komunitetit çam, para hotel Butrintit. Edhe këtë radhë kreun e Shtetit helen e pret një klimë e veçantë në Tiranë, pavarësisht deklaratave zyrtare të të dy palëve, për marrëdhënie të shkëlqyera. Ndërkohë, mes dy vendeve, përveç ligjit të luftës mbeten pezull çështja çame, kufijtë detare dhe toponimet në pasaportat e emigrantëve. Papulias shoqërohet në këtë vizitë nga 3 ministra ai i Mbrojtjes, Energjisë dhe Arsimit.Axhenda e presidentit grek do të vijojë të dielën me një takim me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule si dhe me Kryepeshkopin Anastas.

    Të hënën bisedime me homologun Nishani, kreun e Kuvendit Meta, Kryeministrin Rama si dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të zhvilluar nga ambasada e vendit të tij. Presidenti Papulias do të vizitojë më pas shkollën greke Arsakio dhe do të darkojë me homologun e tij shqiptar, nga i cili ka marrë dhe ftesën.

    Të martën paradite, Papulias do të vendosë lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, më pas do të takohet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas të cilës niset drejt jugut me helikopter, për një takim me minoritetin grek në Derviçan dhe kryebashkiakun e Gjirokastrës. Ky moment do të jetë fundi i vizitës së parë zyrtare të Papulias në vendin tonë.

    ***
    Vizita

    Presidenca greke bëri të ditur dje detaje të vizitës së Papulias në Shqipëri, ku në njoftimin zyrtar thuhej se kreu i shtetit grek do të takohet të hënën me udhëheqjen politike dhe shtetërore të Shqipërisë. Ndërkohë, ditën e martë, Presidenti i Greqisë do të shkojë me helikopter nga Tirana në Gjirokastër, ku do të vizitojë zona ku jeton minoriteti grek në Shqipëri. Në këtë qytet, kreu i shtetit grek do të marrë edhe titullin “Qytetar Nderi” që i është akorduar më parë nga Këshilli Bashkiak. Vizita e Papuliasit në Shqipëri, zhvillohet disa ditë pas asaj të ministrit të Jashtëm Evangelos Venizelos dhe nga media greke vlerësohet si një hap i duhur i Athinës për të “ngrohur” marrëdhëniet midis dy vendeve. Por pavarësisht deklaratave të fundit për thellimin e marrëdhënieve mes dy vende, sërish do jenë një sërë çështjesh të cilësuara si problematike që pritet të jenë sërish në plan të parë të diskutimeve mes Presidentit grek dhe krerëve të politikës shqiptare. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Greqisë në një konferencë shtypi për gazetarët pas vizitës në Shqipëri tha se deklaratat e tij në Tiranë ishin tezat e politikës greke, mbi të cilat do të mbështetet edhe vizita e Presidentit grek në Shqipëri. Marrëveshja e kufijve detarë, ligji i luftës çështja çame si edhe ajo e toponimeve do të jenë çështjet të cilat edhe në saj të problematikës që përmbajnë, do të diskutohen me prioritet të veçantë mes palëve. Po ashtu një nga temat kryesore të vizitës së Presidentit grek në Shqipëri do të jetë dhe varrezat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në kufirin apo në trojet shqiptare, gjatë luftës italo-greke. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë greke, Jorgos Sulas, ka kërkuar së fundmi që të shtrihen kërkimet për varret e ushtarëve grekë, duke pretenduar se një varreze e tille gjendet në Përmet. Presidenti Papulias viziton Shqipërinë pas thuajse 8 vitesh, por edhe vizita e fundit e tij në vend dështoi. Në vjeshtën e vitit 2005, Papulias u kthye mbrapsht nga Gjirokastra drejt Greqisë, pasi në Sarandë, ku kishte planifikuar një takim me homologun e kohës, Alfred Moisiu, u ndal nga protesta çame.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 02-11-2013 më 13:04

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Karolos Papulias - Shqiperia eshte Greqi dhe Greqia eshte Shqiperi!

    tamam ashtu si thote ky eshte , kete fjale un e kam thene qe ne 2000 kur vizitova per here te pare ne greqin ndryshimi ishte qe greqia nga shqiperia kishte rrogat me te larta
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Papulias me Janullatosin, meshë shqip në kishë

    TIRANE-Presidenti i Greqisë Karolos Papulias ka nisur takimet e tij mbrëmjen e djeshme.Në fillim u takua me kryepeshkopin Janullatos në selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë. Gjatë vizitës Papulias është shprehur se ndihet i kënaqur që ndodhet në Shqipëri.

    Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias vizitoi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare ku u prit nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos dhe drejtues të lartë të klerit ortodoks shqiptar.

    “Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. Greqia nuk e ka braktisur asnjëherë Shqipërinë dhe do vazhdojë t'i qëndrojë pranë. Ka nisur një epokë e re ku do jemi në krah të njëri-tjetrit” – ka deklaruar Papulias në takim. Më pas ai ka marë pjesë edhe në meshën e Kishës Ortodokse, e cila u zhvillua në gjuhën shqipe.

    Emri:  Papulias-ne-Kishen-ortodokse-256x300.jpg

Shikime: 398

Madhësia:  21.6 KB

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Karolos Papulias - Shqiperia eshte Greqi dhe Greqia eshte Shqiperi!

    TIRANE- Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, nisi dje vizitën e tij zyrtare treditore në Tiranë, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Bujar Nishani.

    Sot Presidenti i Republikës Nishani ka pritur homologun e tij grek, Karolos Papoulias me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në institucionin e Presidentit të Republikës. Paralelisht me vizitën që mbahej në Presidencën shqiptare, Shoqata ‘Camëria” ka mbajtur një protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, tek zona e Piramidës.

    Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papoulias po të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe, ku do të marrin pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre.

    Në përfundim të takimeve, Nishani dhe Papoulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi. Mandej të dy autoritetet do të jenë të pranishëm si dhe do të përshëndesin tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare.

    Gjatë vizitës dyditore në Shqipëri, presidenti grek do të takohet edhe me drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe jetës politike në vend, si dhe pritet të zhvillojë një takim në Gjirokastër me përfaqësues të minoritetit etnik grek.

    “Çamëria” tubim
    Ndërsa presidenti grek Karolos Papoulias ndodhet në Tiranë dhe po takon Presidentin Nishani, Shoqata "Çamëria" zhvilloi një tubim paqësor në orën 10:00 përpara Piramides.

    Në fillim u caktua si vend që tubimi të bëhej para Pallatit të Kongreseve dhe ajo para Presidences. Policia e Tiranës ndryshoi vendin e tubimit të Shoqatës “Çamëria” pas kërkesës së bërë nga ambasada greke. Sipas policisë ambasada greke kërkoi ndryshim vendi për arsye sigurie.

    “Z.Papoulias, çështja çame është një çështje ende e pambyllur dhe t'i je shprehur se duhet të kalohet 20 vite që të mbyllet kjo çështje. Ndaj 20 vite kaluan dhe Papoulias duhet të mbajë fjalën e atëhershme për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. Ne duam t'i tregojmë Papoulias se çështja çame do kontribuonte në përmirësimin e marrdhënieve mes dy vendeve”, tha kryetari i Shoqates "Çameria", Ardian Tana sot gjatë protestës.

    Në fjalën e tij para protestës, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka theksuar origjinën e z.Papoulias ndërsa i ka bërë thirrje që vizitën e sotme ta shfrytëzojë për pajtim historik të 2 kombeve. Me një gjuhë patriotike, Idrizi përmendi çështjen ende të pazgjidhur të çështjes çame dhe ligjit të luftës që Greqia ende e ka në fuqi me Shqipërinë. Idrizi i ka kërkuar Papoulias të mbajë fjalën e dhënë para 20 vitesh.

    “Z Papoulias, çështja çame është një çështje ende e pambyllur dhe ti je shprehur se duhet të kalohet 20 vite që të mbyllet kjo çështje. Ndaj 20 vite kaluan dhe Papoulias duhet të mbajë fjalën e atëhershme për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. Ne duam ti tregojmë Papoulias se çështja çame do kontribuonte në përmirësimin e marrdhënieve mes dy vendeve.
    Mendon se nuk e njeh çështjen çame, se nuk e sheh rritjen tonë, forcimin tonë, por ne në çdo shesh ku do dalim, do jemi më të fortë se kemi çdo shqiptar me vete.

    Presidenti i Greqisë, është bashkëkombasi ynë, çam ortodoks dhe vetëm ai nuk duhet të ketë frikë nga kompleksi, ai është dëshmitar i gjallë i gjenocidit që është bërë ndaj vëllezërve të një gjaku, ai ka luftuar krah për krah me batalionin 'Çamëria'.
    Nga ky shesh i bëjmë thirrje Papoulias, të takon për moshën që ke luaj rolin e pajtuesit mes dy vendeve, për gjakun që ke, mos u bëj bartës i segmenteve anakronike të vendit ku je prijës. Keni rastin historik ti bëni shërbimin dy kombeve që i përkisni. Nga zgjidhja e çështjes çame dhe heqja e ligjit të luftës”,- tha Idrizi në tubim.

    Takimet dje

    Mandej rreth orës 21:30, Presidenti i Greqisë zhvilloi një takim me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

    Pas takimit Dule u shpreh se fokusi i takimit ishte çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai e konsideroi Papoulias, një mik të Shqipërisë. "Patëm nderin, kënaqësinë dhe gëzimin e veçantë që të takohemi me Presidentin Papulias, të dëgjojmë mendimet dhe vlerësimet e tij në lidhje me marrëdhëniet midis të dy vendeve, për perspektivën europiane të vendit. Ishte një takim, i cili mund të imagjinohet lehtësisht prej kur dihet se z.Papoulias ishte diplomati i parë që hapi në mënyrë simbolike portën e Doganës së Kakavijës. Besojmë se kjo vizitë do të shënojë çeljen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Të drejtat e pjestarëve të minoritetit grek në Shqipëri, forcimi i marëdhenieve dypalëshe dhe rëndësia e veçantë e tyre për rajonin dhe mbështeja e Greqisë për integrimin, ishin fokusi kryesor i takimit", - u shpreh Dule.
    Ai theksoi se çështja e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botëre, nuk është një çështe e kohës së fundit, por është një çështje që kërkon zgjidhje dinjitoze. Sipas kreut të PBDNJ-së, njëherazi nënkryetar i Parlamentit, Papoulias i ka shërbyer jo vetëm Greqisë, por gjithë rajonit. Sipas Dules vizita e presidentit grek hap një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. "Çështja e varrezave kërkon një zgjidhje dinjitoze, me shumë humanizëm, me shumë sensibilitet dhe larg tendecioziteteve politike të ditës", - theksoi kreu i PBDNJ-së.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Presidenti Nishani pret homologun grek, Papoulias. Nishani: Marrëdhëniet tona nuk duhet të dominohen dhe të përcaktohen nga probleme të së shkuarës, por nga e ardhmja e përbashkët.

    4 nëntor 2013

    Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot me një ceremoni zyrtare në Presidencë, Presidentin e Republikës Greke, Karolos Papoulias.

    Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papoulias zhvilluan fillimisht një takim kokë më kokë, e më tej vijuan me një takim dypalësh në krye të delegacioneve zyrtare përkatëse.

    Në përfundim të këtyre takimeve dy presidentët dhanë nga një deklaratë për shtyp.

    Deklarata për shtyp e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

    Përshëndetje të gjithëve,

    Është kënaqësi për mua, si President i Republikës së Shqipërisë, të mirëpres sot Presidentin e Republikës Greke, z. Karolos Papoulias, si zyrtarin më lartë të Greqisë, vendit fqinj dhe mik.

    Vlerësova lart Presidentin Papoulias për rolin dhe kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë e Greqisë, gjatë periudhave që ai ka shërbyer në pozicione të ndryshme të larta të Republikës Greke, veçanërisht si President.

    Falenderova homologun tim grek, për mbështetjen që vendi i tij dhe personalisht Presidenti Papoulias i kanë dhënë komunitetit të madh të emigranteve shqiptarëve në Greqi gjatë këtyre dy dekadave, të cilët nga ana e tyre kanë shërbyer dhe do të shërbejnë në vijimësi, së bashku me minoritetin grek në Shqipëri, si ura të forta lidhëse dhe bashkëpunimi midis dy popujve tanë.

    Gjithashtu, vlerësova lart mbështetjen e Greqisë në integrimin euro-atlantik të Shqipërisë veçanërisht në procesin e anëtarësimit në NATO si dhe në pritshmërinë tonë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, në dhjetor të këtij viti.

    Viti i ardhshëm do të jetë një vit shumë i rëndësishëm edhe për faktin se Greqia do të marrë Presidencën e radhës së BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, por edhe për ambicien tonë si Shqipëri për të avancuar në procesin e kandidimit në BE.

    Vlerësuam, së bashku me Presidentin Papoulias, ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, si edhe shqyrtuam mundësitë për ngritjen e tyre në një nivel më të lartë, me qëllim arritjen e një zhvillimi të mëtejshëm e më cilësor, në fusha me interes reciprok.
    U ndalëm konkretisht në nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe të investimeve greke në Shqipëri.

    Gjithashtu, theksuam rëndësinë e kontakteve më të shpeshta në nivele të larta.
    Në takim vlerësuam rëndësinë që kanë për dy vendet tona Projektet TAP edhe ai Adriatiko-Jonian, si projekte energjetike, por edhe paqeje dhe stabiliteti për gjithë rajonin tonë.

    Në agjendën e marrëdhënieve dypalëshe ka edhe çështje, të trashëguara apo të reja, që duhet të futen në rrugën e trajtimit për të gjetur zgjidhje.
    Këto çështje u ngritën gjatë këtij takimi.

    Marrëdhëniet tona nuk duhet të dominohen dhe të përcaktohen nga probleme të së shkuarës, por nga e ardhmja e përbashkët.

    Mendojmë se Fryma e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë duhet të përcaktojë dhe drejtojë bashkëpunimin midis dy vendeve tona.

    Ne besojmë se me vullnet të përbashkët si dhe në frymën e mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë, në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, pikërisht për t’i kontribuar forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy vendeve, duhet të zgjidhen të gjitha problemet.

    Kërkova që Parlamenti Grek të shfuqizojë Ligjin grek të Luftës, akoma në fuqi, dhe që mban në sekuestro konservative pasuritë e shtetasve shqiptarë në Greqi, si edhe abrogimin e të gjitha ligjeve që rrjedhin prej tij dhe që janë në kundërshtim me nenin 15-të të Traktatit të Miqësisë.

    Shpreha shqetësimin për moszgjidhjen ende të çështjes së toponimeve, e cila po bëhet pengesë për lëvizjen e lirë dhe shërbime që lidhen me legalizimin e dokumenteve të tjera.

    Delimitimi detar midis dy vendeve mbetet një çështje për tu zgjidhur.

    Pala jonë është e gatshme për të gjetur një zgjidhje të përbashkët me palën greke, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm të secilit vend.

    Ky takim ishte një rast i mirë për të ndarë së bashku me Presidentin Papoulias opinione lidhur me zhvillimet e fundit në rajon, promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe perspektivën euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

    Në këtë kuadër, theksova se Kosova ka provuar edhe për më skeptikët se pavarësia e saj ishte zgjidhja e duhur në shërbim të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë.

    Nënshkrimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi shënojnë një fazë të re dhe përbëjnë një shembull domethënës se si, me vullnet të mirë e besim reciprok, mund të zgjidhen problemet mes fqinjëve, madje edhe kur ata vijnë nga një e kaluar e afërt konfliktuale.

    Vlerësova edhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike midis Greqisë dhe Kosovës.

    Pala shqiptare i qëndron mendimit se qeveria greke me vullnet politik dhe në interes të paqes dhe stabilitetit në Ballkan e më gjerë, do të konsiderojë pozitivisht njohjen e shtetit të Kosovës.

    Unë i uroj edhe një herë mirëseardhjen Presidentit Papoulias, këtij miku të veçantë të Shqipërisë e shqiptarëve.

    Ju faleminderit!


    Presidenca

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Karolos Papulias - Shqiperia eshte Greqi dhe Greqia eshte Shqiperi!

    Kryeministri Rama pret Presidentin grek Karolos Papoulias

    Kryeministri Edi Rama priti sot në takim, Presidentin e Republikës së Greqisë, zotin Karolos Papoulias dhe delegacionin që e shoqëron.

    Kryeministri Rama i uroi Presidentit Papoulias mirëseardhjen dhe i shprehu gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit me Greqinë, në dritën e miqësisë e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të partneritetit strategjik.

    Në takim u theksua vullneti i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi se një kapitull i ri do të shënojë bashkëpunimin e dyanshëm, si dhe atë rajonal.

    Kryeministri Rama u shpreh se roli i Greqisë si një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, ka një rëndësi domethënëse për rajonin dhe se Qeveria shqiptare konstaton me kënaqësi vëmendjen që Greqia po i kushton rajonit. Kryeministri Rama nënvizoi se një epokë e re është hapur në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit pas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës.

    Presidenti Papoulias e uroi Kryeministrin Rama për detyrën e lartë dhe e siguroi për mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. “Greqia”,- u shpreh Presidenti Papoulias -,” e pret Shqipërinë sa më parë në BE dhe ajo do të jetë në krah të saj, në këtë përpjekje.”

    Kryeministria

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Karolos Papulias - Shqiperia eshte Greqi dhe Greqia eshte Shqiperi!

    Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Presidentin e Greqisë SH.T.Z. Karolos Papoulias


    Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës Greke z. Karolos Papoulias.

    Kryetari i Kuvendit z. Meta, pasi i uroi mirëseardhjen në Tiranë, shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin për këtë vizitë shumë të rëndësishme të Presidentit të Greqisë në Shqipëri, dhe vuri në dukje rolin historik dhe kontributin e çmuar të z. Papoulias në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

    Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Papoulias ndanë bindjen se tashmë ka filluar një erë e re bashkëpunimi mes dy vendeve dhe se marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen më tej përmes Komisioneve të përbashkëta të punës dhe përmes frymës konstruktive dhe vullnetit të sinqertë. Në këtë kuadër, u vu theksi mbi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

    Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Papoulias ndanë bindjen për rëndësinë që kanë minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi, si ura të forta bashkëpunimi dhe miqësie mes dy popujve dhe dy vendeve fqinje.

    Presidenti Papoulias, pasi e uroi z. Meta për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit, shprehu mbështetjen e plotë të Greqisë ndaj Shqipërisë, dhe veçanërisht ndaj objektivave të vendit në procesin e integrimit evropian. “Një Shqipëri në Bashkimin Evropian, do të jetë kontribut jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe më tej”, u shpreh Presidenti Papoulias.

    kryetari i kuvendit zKryetari i Kuvendit Meta shprehu bindjen se pas vizitës dhe mesazheve domethënëse të Presidentit Papoulias në Tiranë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë do të shënojnë një përparim të dukshëm. “Në këtë drejtim, fryma dhe parimet e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe parimet e Bashkimit Evropian, janë baza e trajtimit konstruktiv dhe e gjetjes së zgjidhjeve racionale të çështjeve të mbartura nga e kaluara”, u shpreh z. Meta.

    Kuvendi i Shqiperise

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Deri ne c`pike mund te arrije paturpesia e medias duket qarte ne kete fraze,..., e veshtire eshte te besohet ne "injorancen" e gazetareve dhe te balkanweb,te cilet e cilesojne si "perjashtim" meshen shqip ne Kishen tone Orthodhokse
    Por sigurisht qe dielli me shoshe nuk mund te mbulohet.Kisha jone qe prej vitit te lumur 1937 eshte autoqefale dhe keshtu edhe vete Zoti Krisht flet shqip me kenaqesi dhe edhe meshat ne gjuhen tone te bukur jane nje bekim nga Zoti,...,por paturpesia e balkanweb dhe e vete gazetares qe jepte lajmin se "ndryshe nga heret e tjera, kete rradhe, u meshua ne shqip, ne prezence pe Presidentit Papulias", tregon qarte, perpjekjen per te bindur dhe manipuluar opinionin publi, per nje pozicion gjoja antishqiptar te KOASH-it, por kryesorja eshte lufta ndaj Kryespikopit Anastas,..,
    nese vazhdoni te nderuar gazetare te medias te mundoheni te bindni kosovaret se ne KOASH nuk meshohet shqip, vete faktet do t`ju bejne qesharake, sepse shqiptaret e dine mire se ne c`gjuhe meshohet ne Kishen Orthodhokse..., nje gje eshte e sigurt,..diskreditimi i gjithkujt qe lufton Kryepiskopin dhe Kishen tone Orthodhokse,...
    Nese ka ndonjeri qe nuk i pelqen fakti qe ne Kishen Orthodhokse gjithcka eshte shqip, kjo eshte ceshtje tjeter,..., tashme as femijet nuk i genjeni dot me..
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Shume zhurme per asgje.
    Erdhi presidenti dhe cfare beri?...Nje vrime ne uje.Vara vingu qeveritaret grek dhe ligji luftes nuk po hiqet.Ceshtja Came as qe ka nisur te diskutohet.Keta me duket vijne te hane ndonje drek qyl ketej .Vijne e flasin kodra pas bregut per kufirin detar e per eshtra ushtaresh imagjinar.
    President ...kockat president ...lol
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •