Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Shkarkimet në Policinë e Shtetit, PD padi në Gjykatë dhe interpelancë në Kuvend

    Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen


    TIRANË-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiraj zëvendësoi sot një pjesë të strukturës drejtues të policisë së kryeqytetit. Emërimet prekin strukturën e policisë në Tiranë dhe në gjithë qarqet e vendit.

    Nga detyra është liruar kreu i policisë së Tiranës, Bernard Caushaj, në vend të tij është emëruar Ardian Çipa. Sokol Bizhga është emëruar nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

    Jep doreheqjen nga detyra e kreut te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj. Burime zyrtare thonë se Artan Didi do te propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vend të Hysni Burgaj. Hysni Burgaj emërohet drejtor i Akademisë së Policisë.

    Pas shkarkimeve si drejtues të sektorëve të ndryshëm të policisë, shumë ish-krerë janë emëruar specialistë të thjeshtë në sektorë policorë.

    Menjëherë pas bërjes publik të lajmit të krerëve të rinj të policisë, ministri i Brendshëm Tahiri i është drejtuar zyrës së kryeministrit Edi Rama ku po zhvillon një takim me dyer të mbyllura.

    Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Tiranës vjen pak orë pas takimit që u krye mbrëmjen e së martës në Ministrinë e Brendshme mes kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri.
    Kreu i qeverisë Edi Rama mbërriti në Ministrinë e Brendshme rreth orës 21:00 dhe zhvilloi takim me dyer të mbyllura me ministrin Tahiri, kreun e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe Bernard Caushaj.
    Takimet kanë qenë të veçanta pasi pas largimit të Burgaj nga ministria e Brendshme mbërrin Bernard Caushaj.

    KRERET E POLICISE NE QARQE
    -Ardian Çipa, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Tirane
    -Ervin Hodaj, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Fier
    - Kastriot Skenderaj, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Vlore
    -Haki Çako, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Gjirokaster
    -Lorenc Panganika, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Berat
    -Ilirjan Balla, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Kukes
    -Perlat Vatoci, emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Diber
    -Edmond Tarkaj, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Korçe
    -Perlat Çullhaj, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Durres
    -Shaban Nexhi, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Shkoder
    -Niko Brahimaj, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Lezhe
    -Neritan Nallbati, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Elbasan

    LEVIZJET E REJA
    -Muhamet Rrumbullaku, emerohet ne detyren Shef i Sektorit te Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
    -Altin Qato, emerohet ne detyren Zv/Drejtor i Pergjithshem ne Departamentin per Sigurine Publike
    -Tonin Vocaj, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
    -Nikolin Bala, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
    -Mergim Hoxha, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
    -Gjergj Jorgo, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
    -Pellumb Seferi, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
    -Arjan Bozhaj, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
    -Artan Cuku, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP

    -Bernard Caushaj, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
    -Halit Murataj, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
    -Emri Vata, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
    -Arben Hajdarmataj, emerohet ne detyren Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor
    -Aleks Hajdari, emerohet ne detyren Shef i Sektorit te Trafiqeve te Paligjshme, ne DPP
    -Muharrem Furriku, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
    -Izet Hysa, emerohet ne detyren Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor
    -Saimir Muça, emerohet ne detyren Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor
    -Shkelzen Aliaj, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
    -Astrit Halilaj, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
    -Jashar Vrekaj, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
    -Ilo Keçka, emerohet ne detyren Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
    -Besnik Muçmata, emerohet ne detyren Shef i Sektorit te Policise Gjyqesore ne Drejtorine e Forces se Posaçme ne DPP
    -Gentjan Shehaj, emerohet ne detyren Shef i Sektorit te Aseteve Kriminale ne DPP

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Struktura e re, largohen 285 policë. Departamentet reduktohen në 6 specialistë

    NGA: AURORA KOROMANI


    TIRANE-Tkurret struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Lajmi konfirmohet nga burime brenda kësaj strukture, të cilat bëjnë me dije se njoftimi për këto ndryshime ka dy ditë që ka ardhur. Sipas këtij njoftimi, administrata e Policisë së Shtetit do të reduktohet, por askush nuk do të largohet nga puna. Të njëjtat burime sqarojnë se në këtë rast i gjithë personeli që do të largohet, do të punësohen në komisariatet e vendit. Ky ka qenë urdhri më i ri i Ministrisë së Brendshme, urdhër me të cilin punonjësit e kësaj strukture janë njohur dy ditë më parë.

    Struktura
    Sipas urdhrit më të ri të Ministrisë së Brendshme, do të ketë një tkurrje të organigramës së Policisë së Shtetit. Burime pranë këtij institucioni sqarojnë se ndryshimi do të prekë strukturat e departamenteve të caktuara, të cilat deri tani kanë pasur nga 9 specialistë. Por, me urdhrin e ri, tashmë ky numër do të reduktohet në 6 persona. Sipas urdhrit më të ri, të gjithë specialistët e tjerë do të largohen, por nuk do të përjashtohen nga radhët e strukturave të policisë. Mësohet se të gjithë specialistët që do të preken nga këto ndryshime do të kenë mundësi që të punësohen pranë komisariateve të policisë, ndonëse me grada më të ulëta. Duke parë organigramën aktuale të Policisë së Shtetit, numërohen 95 sektorë të ndryshëm, të ndarë sipas departamenteve dhe funksioneve të ndryshme, dhe 5 departamente, të ndara në këtë mënyrë: Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Departamenti për Sigurinë Publike, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse dhe Departamenti për Trajnimin Policor. Sipas kësaj organigrame, aktualisht në këto struktura janë punësuar rreth 855 punonjës, por me urdhrin e ri, ky numër do të reduktohet. Duke u bazuar në faktin se për çdo sektor do të ketë nga 6 specialistë, atëherë sipas urdhrit më të ri të Ministrisë së Brendshme, nga administrata e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të largohen 285 punonjës. Por, deri tani dihet vetëm fakti i reduktimit të numrit të punonjësve, por nuk dihet ende se kur do të nisë tkurrja e administratës. Ndërkohë, këto ditë në radhët e policisë mbizotëron ndjenja e pasigurisë tek të gjithë punonjësit, sepse askush nuk e di se kë do të prekin ndryshimet e strukturës së re. Ndërkohë, ditët në vijim ndryshimet do të prekin edhe radhët e drejtuesve të policisë. Kjo, pasi ende nuk është vendosur se kur priten lëvizjet në radhët e uniformave blu, por ajo që dihet me siguri është fakti se emrat janë përpiluar për të gjithë drejtuesit e policisë. Burime nga radhët e policisë bëjnë me dije se ministri i Brendshëm, ka bërë gati emrat e rinj që do të zëvendësojnë drejtuesit e policisë në qarqet e vendit. Vetëm pak javë më parë, me urdhër të ministrit Tahiri, u larguan nga radhët e Policisë Rrugore 88 efektivë policie. Ndërsa, vetëm disa ditë më parë, 22 prej këtyre efektivëve të larguar u punësuan në një vend tjetër pune, në radhët e patrullave në komisariatet e kryeqytetit.

    Organigrama aktuale:
    95 struktura
    Çdo strukturë-9 specialistë
    5 Departamente: Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Departamenti për Sigurinë Publike, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse dhe Departamenti për Trajnimin Policor.
    Në total 855 punonjës

    Organigrama e re:
    95 struktura
    Çdo strukturë-6 specialistë
    Në total 570 punonjës
    Largime-285 punonjës
    Policia Rrugore-88 efektivë të larguar, pak ditë më parë
    22 efektivë të larguar, të punësuar në komisariat

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Rama në Ministrinë e Brendshme, takim 1 orësh me Tahirin, Burgaj e Çaushaj

    TIRANË-Një takim në orët e mbrëmjes, pa praninë e gazetarëve ka qenë ky i sotmi mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
    Ka qenë personalisht kreu i qeverisë që pas një takimi në Pallatin e Brigadave mes një fondacioni amerikan dhe kreut të shtetit ka mbajtur hapin direkt në Ministrinë e Brendshme.

    Kjo është vizita e parë e Ramës në një ministri që pas marrjes së postit si kryeministër, ndërsa besohet se temë e diskutimit ka qenë situata e rendit në Shqipëri.

    Në ministri, në momentet e takimit që nisi rreth orës 21:00 ka qenë dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Pas daljes së Burgaj, nga ambientet e Ministrisë së Brendshme, aty ka mbërritur drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj.

    Rreth orës 22:05, Rama la ambientet e Ministrisë së Brendshme.

    Mësohet se takimi minuta nuk ishte njoftuar zyrtarisht për mediat.
    Sot ne mbremje ne ambientet e Ministrise se Brendshme

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Pra Policia e Shtetit, do te ndjeki fatin e Gardes se Republikes, qe u shperbe si institucion 85 vjecar i atij vendi. Policia e Shtetit do te shkurtohet me 40% te numrit te policeve aktuale. Besoj se krimi ne Shqiperi ka rene aq ndjeshem, sa Shqiperise e shtetit nuk i duhen me police qe punojne per te kapur kriminele e trafikante droge. Qytetaret e vendit duhet te ndihen me te sigurt sot qe rradhet e policise se shtetit jane shkurtuar me 40%.

    Por ajo qe eshte me e bukura ne lajmin me siper eshte pjesa ku thuhet: "do shkurtojme 280 punonjes nga Policia e Shtetit ne Tirane, dhe te liruarit nga detyra nuk do ti pushojme nga puna por do ti degdisim neper komisariatet e qarqeve te vendit." Me pak fjale, ai polici i karrieres qe punonte ne departamentet e Policise se Shtetit, duhet te levizi veten dhe familjen e tij nga Tirana ne nje nga rrethet e vendit, duhet te presi uljen e grades qe mbante, duhet te presi edhe uljen e rroges se kish me pare qe vjen automatikisht me uljen e grades.

    Kush e ka hale ne sy Policine e Shtetit?

    Jo qytetaret. Trafikantet e droges e klanet kriminale te vendit. Dhe keto levizje jane sherbime qe Rama po ua ofron atyre.

    Qytetare shqiptare, siguria juaj eshte ne duar te sigurta!

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Ndryshimet në polici, reagon Basha: Emërimet antiligjore

    Ndryshimi i gjithë krerëve të Policisë së Shtetit është komentuar sot nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili i quajti antiligjore emërimet e reja. Basha tha për mediat se “kjo qeveri është qeveri e zhbërjes së gjithçkaje, është qeveri e mungesës së transparencës, këtë e faktojnë emërimet antiligjore në policinë e shtetit. Këto emërime nuk janë vetëm shqetësim i opozitës por janë shqetësim për të gjithë shqiptarët, sepse kjo qeveri dhunoi konsensusin e 30 majit, që është një hap pas për Shqipërinë”.

    Më tej ai foli dhe për bojkotin e opozitës në komisionet parlamentare ku po diskutohet dhe miratohet akti normative i qeverisë për Nëpunësin Civili. Ai e ka cilësuar këtë vendim të opozitës si pasojë e sjelljes së mazhorancës ndaj saj

    Në një prononcim për mediat, Kryetari Basha u shpreh se: “I bëmë të qartë ambasadorit Sequi qëndrimin e opozitës për ndryshimin e ligjit të nëpunësit civil, ku jemi të vendosur të ndalim përpjekjen e qeverisë që po mohon gjithçka të arritur nga qeveria e mëparshme”.

    Kryetari Basha sqaroi se: “Bojkoti i opozitës në komisione është një investim i mazhorancës për të prishur konsensusin, nuk është zgjedhja jonë është zgjedhja e tyre. Mazhoranca çdo shqetësim që kishte ta kishte hedhur në tryezën e dialogut, në tryezën e konsensusit, opozita do të qëndroj unanime në raport me aktin normativ”.

    Komentet Basha i bëri pas një takimi me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë znj. Emma Bonino. Siç njofton zyra e shtypit pranë Bashës “gjatë bisedës u diskutua në lidhje me bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe mbështetjen thelbësore që Italia i ka dhënë integrimit të vendit në BE, anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, liberalizimit të vizave, dhe bashkëpunimin për projektet strategjike si Gazsjellësi-Trans-Adriatik.

    Duke iu referuar situatës aktuale politike në vend dhe debatit maxhorancë opozitë në lidhje me prishjen e konsensusit mbi ligjin e administratës civile, znj. Bonino theksoi se mesazhi i Brukselit është, se parimi më i rëndësishëm që do të vlerësohet në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është ai i gjithëpërfshirës”.

    Duke iu referuar situatës aktuale politike në vend dhe debatit maxhorancë opozitë në lidhje me prishjen e konsensusit mbi ligjin e administratës civile, znj. Bonino theksoi se mesazhi i Brukselit është, se parimi më i rëndësishëm që do të vlerësohet në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është ai i gjithëpërfshirës”.

    MAPO

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    vazhdo Sajmo djali,keshtu brravo,hici gjith langarecet,qe te ndertohet policia sic duhet duhet bere saktesisht kjo qe po ben..sepse peshku gjithmo qelbet nga koka,pra pastrim masiv nga lart-posht,qe te mos pushohen vetem policet e thjeshte.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BLEDI_SH për postimin:

    goldian (09-10-2013)

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Ndryshimet në polici, Berisha: Hakmarrje e Ramës, emëroi delinkuentë dhe trafikantë

    TIRANE- Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha e cilësoi hakmarrje primitive të Edi Ramës për bandat e shpartalluara, shkarkimin nga detyra të gjithë drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm, zëvëndësdrejtorët dhe drejtorët e të gjitha qarqeve të vendit.

    Në një reagim të tij në Facebook, ish kryeministri akuzon Ramën se, në kundërshtim flagrant me ligjin e Policisë së Shtetit, Rama ka emëruar në drejtim njerëz delinkuent, trafikant, bashkëpunëtorë të grupeve dhe organizatave kriminale dhe persona që bashkëjetuan në simbiozë të plotë me mafien me të rrezikshme të Europës.
    “Akti i dënimit kolektiv të drejtuesëve të Policisë së Shtetit është hakmarrja primitive e Edivin Kristaq Ramës për bandat e shpartalluara nga Policia e Shtetit, si banda e rrugës së Kavajës, bandat e Lushnjës, Durrësit, Hakmarrja për Drejtësi, ajo e Dritan Dajtit etj, me të cilat Rama kishte shndërruar Tiranën në lavatriçen gjigande të parave të krimit në rajon.”- shkruan Berisha.
    Ndërsa ka shprehur mirënjohje të madhe ndaj, siç shprehet ai, këtyre shërbëtorëve të shoqërisë dhe kombit, ish kryeministri e konsideron këtë një kthesë drejt të shkuarës, goditje në palcë e rendit, qetësisë, sigurisë së qytetarëve dhe integrimit të vendit në BE.

    Panorama

  9. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Pse deri tani ka pasur siguri dhe qetesi qytetari????
    Kush e ka pjerdh polcin deri tani? Polici, deri tani te pakten, "bente detyren" me te lodhurit, se nuk ja ka mbajtur ASNJE polici ne shqiperi t'i ktheje llafin nje te forti me makine me xhama te zinj, po kush nuk jeton ne shqiperi mbase nuk i di keto gjera.
    Mire ja ben barkderrave, sikur dhe me 90% ti shkurtoje njelloj do jete.


    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pra Policia e Shtetit, do te ndjeki fatin e Gardes se Republikes, qe u shperbe si institucion 85 vjecar i atij vendi. Policia e Shtetit do te shkurtohet me 40% te numrit te policeve aktuale. Besoj se krimi ne Shqiperi ka rene aq ndjeshem, sa Shqiperise e shtetit nuk i duhen me police qe punojne per te kapur kriminele e trafikante droge. Qytetaret e vendit duhet te ndihen me te sigurt sot qe rradhet e policise se shtetit jane shkurtuar me 40%.

    Por ajo qe eshte me e bukura ne lajmin me siper eshte pjesa ku thuhet: "do shkurtojme 280 punonjes nga Policia e Shtetit ne Tirane, dhe te liruarit nga detyra nuk do ti pushojme nga puna por do ti degdisim neper komisariatet e qarqeve te vendit." Me pak fjale, ai polici i karrieres qe punonte ne departamentet e Policise se Shtetit, duhet te levizi veten dhe familjen e tij nga Tirana ne nje nga rrethet e vendit, duhet te presi uljen e grades qe mbante, duhet te presi edhe uljen e rroges se kish me pare qe vjen automatikisht me uljen e grades.

    Kush e ka hale ne sy Policine e Shtetit?

    Jo qytetaret. Trafikantet e droges e klanet kriminale te vendit. Dhe keto levizje jane sherbime qe Rama po ua ofron atyre.

    Qytetare shqiptare, siguria juaj eshte ne duar te sigurta!

    Albo
    Cdo gje eshte relative...

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    bravo rama. po ben ate qe berisha nuk ishte i afte ta bente ne 2005-en. hiqnii se jane hajdute dhe nuk jane efikase.
    shkurtimet do i benin mire buxhtit te shtetit.

  11. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Shkarkohen të gjithë drejtorët e policive në qarqe, Hysni Burgaj jep dorëheqjen

    Nuk besoj te kete ne Evrope polic te korruptuare si keta ne Shqiperine tone te dashur.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •