INTERVISTA/ Flet e motra e Margarita dhe Kristaq Tutulanit, mėsuesja Afėrdita Tutulani

-Margarita dhe Kristaq Tutulani u pushkatuan mė 6 korrik 1943 nė Gos, Kavajė

-Margaritėn dhe Kristaqin i tradhtuan, ata pas pak orėsh do iknin nė mal

-Margarita ishte njė femėr qė fliste me sy, unė njėrės vajzė i vura emrin e saj

-Enver Hoxha vinte ēdo 5 Maj nė shtėpinė tonė

-Nėna ime mė shumė donte Ramiz Alinė, ai i thoshte mama

-Arsimi nė Shqipėri nė sistemin monist ishte i pėrkryer

-Ahmet Zogu ėshtė tradhtar i atdheut nuk i takon bust nė Tiranė

-Pėr figurėn e Enver Hoxhės duhet tė bėhet referendum

-Ahmet Zogu ka helmuar babanė tim, Milto Tutulani

Albert ZHOLI


Jeta e saj ka shumė ulje-ngritje, mbushur me ngjarje nga mė befasueset. Ishte nė shtėpi kur arrestuan nė “Mangalem”, lagjen karakteristike beratase ku kanė o kemi ende shtėpinė. Marshall Martini, fashisti italian u tregua i pamėshirshėm pėr Margarita dhe Kristaq Tutulanin. Ishte dy korrik 1943 dhe 4 ditė mė pas mė 6 korrik ata i pushkatojnė nė Gos tė Kavajės. Njė pushkatim makabėr. Por ajo thotė se nė sistemin monist familja e saj ka qenė e respektuar. Enver Hoxha dhe gjithė Byroja Politika vinin dhe e vizitonin familjen e saj nė 5 Maj. Por nėna e saj respektin mė tė madh e kishte pėr Ramiz Alinė, pasi ai i thoshte mama dhe ishte shumė i dashur. Nė kėtė intervistė ajo thekson se duhet riparė figura e Enver Hoxhės, pasi kur vlerėsohet Ahmet Zogu qė shiti Shqipėrinė patjetėr qė Enver Hoxha ka mė vlera. Por befas ajo shpėrthen nė lot duke akuzuar Ahmet Zogun si vrasės tė babait tė saj Ministėr i Financave nė qeverinė e Zogut. Ajo thotė se babai ėshtė helmuar prej tij pasi nuk firmoste shitjen qė bėnte Zogu minierave, pyjeve apo tokave shqiptare.

Ju keni mbajtur mbiemrin e prindėrve, pse?

Ka qenė njė dėshirė e nėnės time pėr tė mbajtur mbiemrin tim dhe unė kėtė dėshirė ja bėra prezent bashkėshortit kur do martoheshim. Kėshtu qė unė sot e kėsaj dite kam mbiemrin e vajzėrisė.

Ju jeni nga fisi i famshėm i Tutulanajve tė Beratit?

Po. Nga ai fis jam, njė fis qė tėrė jetėn e vet ja ka kushtuar shqiptarizmės. Unė jam motra e Margarita dhe e Kristaq Tutulanit, tė cilėt i vrau dora gjakatare e pushtuesve nazisfashistė.

Margarita dhe Kristaqi kanė mėsuar nė Tiranė, po ju?

Edhe unė nė Tiranė kam mėsuar. Kam qenė nė shkollėn pedagogjike. Margarita ishte nė Institutin “Nėna Mbretėreshė”. Pra nėna jonė bėnte ēmos tė na arsimonte. Arsimimi ishte kryesore pėr tė. Kursente edhe bukėn e gojės pėr vete pėr tė na arsimuar dhe ja arriti qėllimit.

Kur ėshtė larguar Margarita nga Instituti “Nėna Mbretėreshė”?

Pas vitit tė parė tė pushtimit, pasi ajo u lidh shumė me Luftėn Nacional Ēlirimtare, sė bashku me vėllanė Kristaq Tutulanin. Urdhri i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė ishte qė ata tė shkonin nė Berat, qė tė organizonin aty lėvizjen dhe njėsitet guerile tė qytetit. Ajo u angazhua shumė nė luftė.

Cila ishte detyra kryesore e Margaritės nė kėtė organizim nė Berat?

Detyra kryesore ishte tė organizonte tė rinjtė, por sidomos gratė nė kėtė luftė, pasi flitej pėr njė luftė tė pėrgjithshme. Pra ishte viti 1940, kur kishin filluar tė organizoheshin formacionet e para partizane.

Pra shtėpia juaj u kthye nė bazė tė rėndėsishme lufte?

Sigurisht. Nė atė zonė ishte shtėpia e parė e luftės. Edhe shokėt ilegal qė vinin nga Tirana, nė shtėpinė tonė vinin.

Ēfarė moshe ka pasur atė kohė Margarita?

Nė vitin 1940 ajo ishte fiks 18 vjeē, pasi ishte 6 vjeē mė e madhe se unė. Por ishte e zhvilluar dhe me shumė temperament. E shihje gjithmonė nė lėvizje. Ajo kishte njė buzėqeshje si pranverė, njė buzėqeshje tė veēantė qė e kishin zili tė gjithė. Pėr kėtė tė veēantė dhe unė bėra diēka tė veēantė kur linda.

Ēfarė bėre?

Unė linda binjake dhe njėrės nga binjaket ja vura emrin Margarita. Kjo ishte dhe dėshira e nėnės time. Dhe unė sikur e desha mė shumė kėtė vajzė. Duke u rritur pashė se ajo i ngjante tamam Margaritės, motrės time. Ajo kishte sy kaq tė veēantė sa unė i kam gjetur njė emėr tė veēantė atyre syve.

Ēfarė emri?

Sy qė flasin vetė. Pra nė sytė e saj gjeje ēdo gjė tė bukur. E gjeje shumė thjeshtė atė ēka kėrkoje. Sytė e saj flisnin sa miliona fjalė. Sy tė menēur. Unė tek sytė e Margaritės thoshte mamaja ime, kuptoja ēdo gjė nė sy, pa mė folur ajo. Pra e kuptoja dhe kur ishte e gėzuar edhe kur ishte e hidhėruar edhe kur ishte e lodhur. Komunikimi im me tė ishte vetėm me sy.

Si u arrestua Margarita?

Margarita u arrestua papritur. Ata motėr e vėlla duhej tė largoheshin nga Berati, pasi kishin rėnė shumė nė sy. Aktiviteti i tyre dukej sheshit, pasi spiunėt bėnin punėt e tyre. Por atė moment qė ata duhej tė iknin Sekretari i Qarkorit tha qė s’mund ta lėmė Beratin pa kėta njerėz, pasi kėta na bėjnė punėn. Pra kur diskutohej tė iknin nė mal apo tė qėndronin, ata i arrestuan sikur t’i ēonte njeri me dorė aty nė shtėpi.

Kur u arrestuan?

Nė dy korrik tė vitit 1943 dhe i pushkatuan nė 6 korrik tė vitit 1943 nė Gos tė Kavajės, pra katėr ditė mė vonė. Kur ata e kishin vendosur qė tė iknin nė mal, kur duheshin dhe pak orė, i arrestuan. E ēuditshme, spiunėt kishin bėrė punėn e tyre. Ne banojmė nė lagjen “Mangalem” dhe ata erdhėn dhe i kapėn nė shtėpi. Qėndresa ishte e madhe, por Marshall Martini qė drejtonte operacion u tregua i pamėshirshėm. Mė nė fund tė kapėm,- i tha,- tani ē’do na thuash? Do them se je njė pushtues i ndyrė qė koha do tė gjykojė keq. Kjo ishte fjala e fundit e saj nė praninė time. Pastaj ata i ēuan nė Kuesturė. Aty thirrėn dhe nėnėn dhe motrėn e madhe Xhenin. Ē’do bėni me ta i pyeti nėna? Ata ishin tė lidhur. Gjithė Berati u shqetėsua. Pėr disa ditė ata i torturuan shumė keq pėr tė treguar shokėt, por ata s’e bėnė kurrė. Nė orėn 12 tė drekės sė datės dy, korrik i nisėn pėr nė Durrės. I torturuan dhe aty dhe i ēuan nė Gos, ku i pushkatuan. Pasi i pushkatuan i lanė aty, pa varr, nė njė tokė djerrė.

Si e morėt vesh pushkatimin e tyre?

Na e tregoi bariu i fshatit. Ai nga larg e kishte ndjekur gjithė ngjarjen. Ai pasi pa qė u larguan trupat e pushkatimit, shkoi tek juristi nė Bashkinė e Kavajės. Ai kishte marrė vesh se kush ishin, dhe u tha dhe emrat. Tė nesėrmen shkoi dajoja me njė shok nga Berati dhe i verifikuan qė ishin ata dhe i varrosėn nė atė vend. Njėsiti gueril i qytetit tė Beratit i zhvarrosi dhe i ēoi nė Skrapar. Mė vonė ne i morėm nė Berat. Ne i morėm nė vitin 1949.

Ju ēfarė pune keni bėrė pas ēlirimit?

Unė kam qenė arsimtare, nė shkollė 8-vjeēare, por dhe tė mesme. Kam punuar gjithmonė nė Tiranė si nė shkollėn “Mihal Grameno”, “Kushtrimi lirisė” mė vonė dhe nė shkollėn e mesme “Ismail Qemali”. Kam dhėnė gjithė kohėn lėndėn e historisė. Mė vonė kur linda dy binjaket mė afruan nė shkollėn “Hoxha Tasim” ku dhe e mbylla punėn, kur dola nė pension.

Si ka qenė mėsimdhėnia nė sistemin komunist?

I pėrsosur. Kėrkesa nė maksimum. Nuk njihnim mitmarrje. Ti merrnim ne lekė nxėnėsve? O zot. Po ahere ēfarė do u mėsonin qė si tė vidhnin?! Nė shkollė shkohet qė tė mėsosh se si tė duash, respektosh, tė mos vjedhėsh, tė mos vrasėsh. Po sot ēfarė u mėsojnė?

Ahere mėsuesi ishte perėndi. Ne i donim nxėnėsit si dritėn e syve. Si fėmijėt tanė. Ku kishte ahere tė mos shkonte nxėnėsi nė shkollė. Bėhej nami, ore nami. Njė kujdes i jashtėzakonshėm pėr shkollė, mjetet didaktike, laboratorėt, pastėrtinė. Kontrolle tė pėrhershme. Shkolla ishte mbi gjithēka. S’kishte ahere shfaqje tė tilla, qė as emrin s’ua dinim.

A janė vlerėsuar Margarita dhe Kristaq Tutulani nė sistemin monist?

Shumė. Gjithmonė pėrmendeshin. Madje, ishin dhe nė librat e shkollės. Ato qė ata dhanė pėr Shqipėrinė i morėn vlerėsimet. Nėna ime kurrė nuk kėrkoi gjė pėr ta, por vetė udhėheqėsit e kohės i kanė vlerėsuar.

Ka shkuar ndonjėherė Enver Hoxha apo Mehmet Shehu nė shtėpinė e nėnės tuaj?

Pas ēlirimit edhe nėna erdhi nė Tiranė. Erdhi mė para se unė tek motra e madhe Xheni, e cila ishte martuar me Frederik Nosin. Ēdo 5 Maj nė shtėpinė e nėnės do tė vinte Enver Hoxha. Por edhe nė festa tė tjera. E ngushėllonte nėnėn duke i thėnė “Ata janė flakadanė tė edukimit tė brezit tė ri. Dhanė jetėn pėr atdhenė”. Fjalėt e tij ishin mjaltė pėr figurėn e motrės dhe vėllait tim. Mund tė them se gjithė anėtarėt e Byrosė Politike vinin nė shtėpinė tonė. Tė gjithė flisnin me njė konsideratė pėr motrėn dhe vėllanė tim, pasi e vlerėsonin nė maksimum atė luftė. Tė gjithė familjet e dėshmorėve respektoheshin nė atė sistem, le tė thonė diktatorial. Sot po lihen nė harresė dhe figurat ndėr mė tė mėdhatė. Kjo ėshtė njė ēudi.

Po nga tė gjithė kė kishte mė tė preferuar nėna jote?

Kishte Ramiz Alinė. I ngjiti me tė dhe e donte shumė. Dhe ai gjente rast dhe vinte vazhdimisht. Mund tė them se Ramiz Alinė nėna ime e donte si djalin e vet. Nėna ime quhej Kristina. Ramizi i thoshte gjithmonė mama, sa herė vinte. Kur i thoshte ashtu, ajo lotonte dhe i hidhej nė qafė. Kjo mirėsi e tij, e bėnte shumė tė ndjeshme dhe e trajtonte sikur tė ishte Kristaqi gjallė. Ajo e pėlqente Ramizin se ishte i qetė, nuk tregonte egėrsi, komunikonte me tė gjithė. I dėgjonte tė gjithė. E vlerėsonte shumė luftėn.

Sot mohohet lufta nacional ēlirimtare, cili ėshtė mendimi juaj?

Kur dėgjoj deklarata tė tilla rrėqethem. Ata qė thonė kėshtu ose nuk kanė lexuar ose paguhen tė flasin me kėtė gjuhė. Unė kam qenė mėsuese historie dhe e di shumė mirė se sa e ka vlerėsuar bota luftėn tonė nacional ēlirimtare. Ajo luftė na radhiti pėrkrah fitimtarėve pėrndryshe ne rrezikoheshim tė ekzistonim si shtet. Tė gjithė shtet bashkėpunues me nazifashizmin, morėn jo pak ndėshkime. Tė gjitha ato qė shpifin sot shikojnė ėndrra dhe flasin pėrralla pėr fėmijė? Kush e dogji Borovėn? Kush i vrau motrėn dhe vėllanė tim? Kush e bėri operacionin e dimrit qė njihet nga gjithė bota? Qoftė Italia si Gjermania erdhėn si pushtues. Kėtė e di dhe bufi, pasi 5 Majin e feston gjithė bota. Greqia a e mohon kėtė luftė? Po Serbia? Po vetė Amerika e lartėson atė luftė, madje udhėheqėsit e saj ēdo 5 Maj shkojnė nė Moskė.

Si do ta cilėsonit tekstin e sotėm tė Historisė sė Shqipėrisė me tekstin e viteve tuaja?

Dėgjo, teksti i kohės sonė vetėm se kishte disa ideologjizma, por kurrė nuk luhej me data, kurrė nuk luhej me seriozitetin. A mohohen rrėnjėt e asaj historie. Pėr mė tej figurat e Ismail Qemalit dhe tė Skėnderbeut nė atė kohė vlerėsoheshin shumė mė shumė se sot. Ne nė atė sistem festonim me madhėshti tė dy festat 28-29 Nėntori, ndėrsa sot festohet apo jo vetėm njė datė.

Si do ta cilėsonit vendimin e fundit tė Qeverisė “Rama” pėr vendosjen nė zyrat e administratės shtetėrore portretin e Ismail Qemalit?

Ėshtė vendimi mė i drejtė. Ismail Qemali i pėrket tė gjithėve, ėshtė figura qė i bashkon tė gjithė shqiptarėt pa bindje politike, ndėrsa tė gjithė Presidentėt shqiptarė janė zgjedhur, apo propozuar nga njėra apo tjetra parti politike, duke qenė anėtar tė njėrės apo tė tjetrės parti. Pra nuk simbolizojnė bashkimin. Nuk ka lindur ende nė Shqipėri njė figurė kaq tė madhe, kaq historike, kaq emblematike. Madje do thoja mė shumė se kaq.

Ēfarė do tė thoje?

Qė duhet parė figura e Enver Hoxhės. Ai ishte vėrtetė diktator, por s’e mendoj kurrė qė tė jetė mė e vlerėsuar figura e Ahmet Zogut. Ahmet Zogu ka vrarė sa e sa patriotė, sa e sa kundėrshtarė politikė. Ahmet Zogu ka vrarė dhe babanė tim.

Si, Ahmet Zogu ka vrarė babanė tėnd?

Po. Po. Mos u habit, por dokumentet janė zhdukur.

Ēfarė pune ka bėrė babai juaj?

Babai im quhej Milto Tutulani, dhe nė qeverinė e Zogut ka qenė ministėr i Arsimit dhe ministėr i Drejtėsisė dhe ministėr i Finacave. Ka qenė 12 vjet deputet i Beratit dhe ėshtė vrarė nė vitin 1933.

Po si e ka vrarė Ahmet Zogu babanė tuaj?

Babai im ishte sėmurė dhe shkoi pėr vizitė nė Napoli. Ai shkoi pėr t’u kuruar pėr depresion. Nuk kishte asnjė sėmundje tjetėr. Madje, ne po pėrgatiteshim ta ēonim pėr vizitė nė njė klinikė austriake e specializuar pėr kėtė sėmundje. Nė qeverinė e Zogut ai ka qenė 10 vjet ministėr. Kishte mbaruar pėr financė nė Selanik, kishte mbaruar dhe nė Athinė Fakultetin e Drejtėsisė dhe mė pas nė Napoli mbrojti njė doktoraturė. Mund tė them se ishte Akademiku i parė shqiptar. Pra pėr mua ėshtė helmuar nė Napoli dhe kur erdhi Zogu e priti me tė gjitha nderet. Ngriti flamurin nė gjysmė shtizė, etj..

Po pėrse ta ketė helmuar Zogu babanė tėnd?

Sepse babai im nuk i pėlqente ato pehlivanllėqe tė Zogut qė e kishte shitur Shqipėrinė me koncesione, qė nuk donte tė firmoste shumė urdhra tė Zogut pėr pasurinė e Shqipėrisė. Pra babai im ishte i ndershėm dhe e donte shumė atdheun. Nuk donte tė shitej Shqipėria. Pra u gjet rasti qė babai im tė zhdukej nga faqja e dheut. Njė njeri shumė besnik, i dashur, i rregullt, i zgjuar, patriot. Ne jemi nga njė familje me shumė emėr qė nga gjyshi.

Kush ka qenė gjyshi juaj?

Gjyshi im ka qenė Dhimitėr Tutulani njė ndėr firmėtarėt e Aktit tė Pavarėsisė. Ai ja kushtoi gjithė jetėn atdheut dhe ashtu e edukoi dhe djalin e tij, pra babanė tim, me atdhedashuri.